A pėrfitoi Tadiēi nga vizita qė bėri nė Kosovė?

 

VENI, VIDI, VICI – ERDHA, PASHĖ, FITOVA

 

Shkruan: Dritan GOXHAJ - Tiranė, 10. 01. 2010

 

LexonI: Veni Vidi Vici dhe shikoni e dėgjoni: Tadić na Kosovu i Metohiji

 

    Ekziston njė shprehje e dikurshme latine, e pėrdorur nga Jul Cesari nė Senat, e cila nė shqip pėrkthehet: “Erdha, pashė,  fitova”. M’u kujtua kjo shprehje kur pashė fundin e vizitės sė presidentit tė Sėrbisė, Boris Tadicit, nė Kosovė. Ardhja dhe largimi i Tadiēit nga Kosova i pėrshtatej mė sė miri kėsaj shprehje, pasi ai erdhi nė Kosovė  atėherė kur deshi e si deshi, pa trimėrinė e politikanėve shqiptarė tė Kosovės dhe u kthye me fitoren qė ai deshi tė korrte. Pra, ai u tha serbėve, por qė ta dėgjonim edhe ne shqiptarėt, qė Kosova ka qenė dhe ėshtė pjesė e sėrbisė, edhe pse Politikanėt e “zgjedhur” tė Kosovės, e nė veēanti presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaēi, e kryeparlamentari Krasniqi kanė mė se dy vjet qė po mundohen tė na  mbushin mendjen se Kosova ėshtė shtet sovran e i pavarur.

    Edhe sikur t’i kishim besuar kėsaj frazologjie tė kėtyre njerzve me pushtet, nuk do tė mundnim tė vijonim t’i besonim mė, sepse nuk do tė na lejonte vizita e janarit 2010 e Tadiēit nė Deēan. Zotėrinjtė shqiptarė pushtetarė tė Kosovės e dinė mirė se njė udhėheqės i njė vendi fqinj, nuk do tė mund tė shkonte pėr vizitė nė njė shtet tjeter tė pavarur, me cilėsinė e kryetarit tė shtetit tė vet, pa marrė mė parė leje nga autoritetet pėrkatėse tė vendit pritės, ku do tė kryhet vizita. Pra, nė rastin tonė i bie qė Kosova ende ėshtė pjesė e Serbisė, pėr deri sa Tadiēi erdhi dhe bėri si deshi, pa i pėrfilluar “ultimatumet” e Sejdiut me shokė.  Por, nėse duam tė besojmė tė kundėrtėn, atė qė po na thonė pushtetarėt shqiptarė aktualė nė Kosovė se ajo eshtė e pavarur dhe sovrane, atehere lind pyetja:

- pse kėa “trima” nuk e ndaluan Tadiēin  para se tė hynte nė Kosovė?

    Po tė ishte Kosova e pavarur nga Sėrbia, President Sejdiu do ta kishte shumė tė lehtė tė urdheronte “ushtrine” e Kosovės (tė ashtuquajtur Forcat e Sigurisė), ndėrsa kryeministri policinė (SHPK) qė ta bllokonin qysh nė kufi “shkelėsin” e territorit tė shtetit “tė pavarur” Kosovė. Z. Sejdiu, disa ditė para visitės sė Tadiēit tha se ai po vjen pėr njė vizitė fetare. Ē’ logjikė! Z. Sejdiu ose nuk e ka haberin e detyrės qė po kryen, ose luan hajgare me popullin e Kosovės. Vizita e njė presidenti tjetėr nė njė vend qė pretendon tė jetė i pavarur, nuk mund tė jetė kurrėgjė tjetėr pėrveē se vizit politike, aq mė tepėr kur ajo bėhet pranė njė komuniteti pakicė, qė i pėrket kombit nga vjen vizitori, madje i shoqėruar nga forcat e rendit tė Kosovės. Qė Sejdiu me Thaēin e Krasniqin gėnjėjnė nė kėtė rast, e kupton dhe bufi, por si shpjegohet qė nuk morrėn as edhe njė masė pėr tė mos e parė populli shoqėrimin e sigurisė qė iu bė Tadiēit nga forcat e rendit tė SHPK, kjo na habit. Kjo tregon se kėta zotėrinj popullin e llogarisin totalisht budalla.

    Kjo mėnyrė vizite e Tadiēit i tregoi Sejdiut, Thacit e Krasniqit, por edhe gjithė tė tjerėve qė kanė iluzione se Kosova ėshtė shtet i pavarur, se ai - Tadiēi, mund tė vijė nė Kosovė sa herė tė dojė e kur tė dojė, pasi Kosova pėr Tadiēin ėshtė e do tė jetė pjesė pėrbėrėse e Serbisė.  Gjithashtu, kjo ardhje e Tadiēit nė Kosovė, nė 6 janar tė kėtij viti, nuk ishte pėr tė festuar Krishtlindjet Ortodokse nė Deēan tė Kosovės, pasi Tadiēi, ky bir i akademikut dhe filozofit komunist Lubomir Tadiē, nuk beson as nė Krisht e as nė Perėndi, por edhe pėr t’i treguar Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, se ėshtė duke u lodhur kot me gjyqin mbi pavarėsinė e Kosovės, pasi Sėrbia as qė ka pėr tė hequr dorė nga Kosova dhe kėtė siguri ia jep qėnia nė Kosvė e EULEX-it dhe e krerėve tė forcave aktuale politike nė Kosovė. Kėtė na e konfirmoi edhe ish kreu i shėrbimit tė fshehtė tė UĒK’sė, i cili na u mburr kur tha nė intervistėn e 3 janarit 2010 se ai na ka drejtuar njė shėrbim, i cili pėrbėhej nga 200 ish zyrtarė tė UDB-sė.  

    Mos u habisni!

    Tadiēi pasi erdhi mirė e bukur nė Deēan nėn sigurinė e SHPK-sė dhe tė rojeve personale tė tij, na deklaroi se edhe trashėgimia kulturore fetare qė ekziston nė Kosovė ėshtė trashėgimi e Sėrbisė dhe e gjithė qytetėrimit tjetėr botėror, por jo e shqiptarėve. Nė asnjė fjale tė tij Tadici nuk tha se manastiret e kishat nė Kosove jane trashegimi kulturore e popullit shqiptar nė Kosovė. Tė paktėn tė kish thėnė: edhe e shqiptarėve. Por nuk e tha fare. Gjithashtu, po nė manastir tė Deēanit, ai tha se Kosva do tė jetė pjestare e BE-sė vetėm si pjesė e Serbisė. Por, mesa pamė e dėgjuam, edhe kjo deklaratė e Tadiēi, Sejdiut me shok nuk i ėshtė dukur aspak politike dhe me nėnkuptim politik e nacionalist. Sepse pėr Sejdiun me shokė, mė rendėsi ka tė hyjnė nė Evropė si qytetarė tė Sėrbisė sesa si shtet i pavarur i Kosovės. Pėr politikanėt e Kosovės, shqiptarėt boll tė kenė tė drejtėn tė lėvizin lirshėm nė Evropė, pa le t’i quajnė serbė, shka, maxhupė, vėllej, nuk ka aspak rėndėsi. Kėta zotėrinj as e kanė lexuar ndonjėherė Pashko Vasėn, pa le tė tjerėt.

    Tadiē me anė tė kėsaj vizite gjithashtu arriti t’i tregojė botės se serbėt, tė udhėhequr nga politikanėt e tyre janė e vazhdojnė tė mbeten nė politikat e vjetra nacionaliste dhe se Evropa nuk ėshtė nė kundėrshtim, ndėrkohė qė ne shqiptarve na kėrkohet jo vetėm qė tė heqim dorė nga simbolet kombėtare, por mundėsishtė tė ndėrrojmė edhe emrin kombėtar e tė quhemi kosovarė. Pas ikjes sė Tadiēit nga Kosova, politikanėt “trima” tė saj dolėn e na thanė se ai e shkeli kushtin me tė cilin erdhi. E kėrcėnuan!!! Dhe kur e kėrcėnuan? Kur u bindėn qė ai kish arritur nė Beograd. Me njė fjalė, i ruajtėn bishtin.

    Pėrfundimisht mund tė themi se Tadiēi ka tė drejtėn morale tė pėrdori shprehjen e dikurshme tė Cezarit: “Erdha, pashė,  fitova”, me tė cilėn shprehet njė qėllim dhe njė sukses qė arrihet shpejtė e pa pasoja, nga qė ai konsolidoi edhe njė herė serbizimin e trashegimis kulturore tė Kosovės, kur Kosovėn e kanė njohur si shtet tė pavarur 63 shtete tė mėdhenj e tė vegjėl; fitoi vijimin e decentralizimit e tė ndarjes nė baza etnike tė Kosovės; fitoi shtimin e komunave artificiale serbe nė brendėsi tė Kosovės dhe nė kufi me Serbinė, etj. Dhe, sė fundi, me kėtė vizitė “paqėsore” Tadiēi fitoi edhe njė ftesė pėr njė vizitė po aq “paqėsore “ nė Tiranė, pėr tė inauguruar privatizimin e ekonomisė kombėtare tė shtetit shqiptar. Me sa po duket Tadiēi nuk pati vetėm njė fitore, por disa, gjė qė do tė thotė se u tregua mė strateg se Jul Cezari, nga qė ka tė bėjė me politikanė shqiptarė shumė atdhetarė.

 

 

VARFĖRIA INTELEKTUALE E NJĖ ZYRTARI

* * *

„FAJTORĖ“ JANĖ SHQIPTARĖT, I NDERUAR PROFESOR!