Njė javė pas vdekjes

 

NĖ PĖRKUJTIM TĖ SHOKUT

TĖ PRANGAVE, SABIT VESELI

 

Shkruan: Nezir Myrtaj - Prishtinė, 12. 08. 2010

 

 

     Gjashtė Gushti ndau nga jeta shokun tim tė prangave, me tė cilin na kishte bashkuar ndjenja e lirisė dhe e sakrificės pėr liri. Gjashtė Gushti goditi rėndė jo vetėm familjen dhe gjithė tė dashurit e Sabitit, por edhe zemrat e shokėve tė tij tė dikurshėm tė burgut e tė vuajtjes pėr ēėshtjen e lirisė sė Kosovės, e cili rėnkonte nėn thundrėn serbe. Gjashtė Gushti ndėrpreu jetėn fizike tė njė atdhetari tė devotshėm, tė njė burri sypatrembur, tė njė miku tė sinqert e tė njė shoku besnik, por fiksoi nė kujtesėn e tė gjithė atyre qė i deshi dhe e deshėn, shpirtin e tij tė qiltėr dhe kujtimet e pėrjetshme. Nė jetėn e njeriut mbeten tė papėrsėritshme disa momente pėrjetimi dhe sidomos tė tilla janė ato qė i shoqėron ndjenja e sakrificės tė cilėn e kėrkon atdheu dhe kombi. Sabit Veseli ishte njėri prej atyre qindra e mijėra tė rinjve qė Kosovės ia falėn vitet mė tė frytshme tė jetės e tė rinisė. Ai ishte brumosur me ndjenja atdhedashurie, i frymėzuar nga aktet historike tė trimėrisė sė Isa Boletinit e Dan Derocit; Azem Bejtės e Shotė Galicės; Ahmet Delisė e Kamer Loshit dhe tė qindra burrave tė dheut qė u dolėn zot trojeve stėrgjyshore. Kėto ndjenja Sabiti i sprovoi nė demonstratat popullore tė Pranverės sė vitit 1981 nė Mitrovicė, pėr t’i sprovuar pastaj forcėn, guximin dhe qėndresėn e tij nė ballafaqim me xhelatėt e UDB-es jugosllave, nė zyrat e hetuesisė; me prokurorėt dhe gjykatėsit e pashpirt nė gjykatat antishqiptare dhe me kriminelėt ikuizitorė nė qelitė e errėta tė burgut famėkeq tė Pozharevcit tė Serbisė.

     Nė jetėn e njeriut, po ashtu mbeten tė pashlyeshme ato momente nė tė cilat shpalosen nė formėn mė origjinale, shpirti dhe karakteri i njeriut. Pėr bashkėudhėtarėt e rrugės jetėsore tė Sabit Veselit, veēanėrisht pėr shokėt e burgut janė tė shumta momentet tė cilat i japin madhėshti figurės sė tij. Nė thesarin e kulturės revolucionare tė luftėtarėve tė lirisė tė epokės sė viteve ’80, do tė shkėlqejė pėrherė karakteri i shfaqur burrėror, solidariteti vėllazėror dhe guximi i paluhatshėm i Sabit Veselit. Ai i pėrkiste kategorisė sė “nacionalistėve dhe irredentistėve” tė pakompromis tė shqiptarėve, tė cilėt nga organet e burgut dhe zyrtarėt jugosllavė cilėsoheshin si ekstremistė tė pandreēshėm. Pėr kėtė arsye, Sabiti, pothuajse tėrė dėnimin prej 7 vjet e gjashtė muaj, e vuajti nė dhomat izoluese tė burgut, sikurse edhe shumica e shokėve tė tij, me tė cilėt edhe kishte lidhur marrėveshjen e fjalės pėr tė vazhduar rrugėn e lirisė, i bindur se kjo rrugė do tė ishte e gjatė dhe e vėshtirė. Nė mesin e veprimtarėve Fadil Vata, Afrim Zhitia, Kadri Luzha, Bardhyl Mahmuti, Beqir Beqa, Ibrahim Xhemaili, Halil Selimi, Ramadan Avdiu, Murat Bytyēi, Adem Grabovci, Hamėz Kryeziu, Taip Zeka, Sami Kurteshi, Imer Hasani, Bejadin Hasani, Nuhi Muhadri, autorit tė kėtij pėrkujtimi e tė tjerė, qė nė vitet 1984-1985 kishin forcuar lidhjet organizative, bėnte pjesė edhe Sabit Veseli. Ky fakt bėn qė ai ta vazhdojė jetėn organizative edhe pas daljes nga burgu, pėr ta vazhduar atė gjatė tėrė viteve ’90 e deri nė organizimin dhe zhvillimin e luftės ēlirimtare nga Ushtria Clirimtare e Kosovės.

     Nė ēastet vendimtare tė veprimit, konsultimi me Sabitin ishte i panevojshėm. Ai merrte vendimin e duhur, sepse atė ia diktonte ndėrgjegja e tij e pastėr. Nuk e harroj dot aktin e solidarizimit qė Sabiti me shokė ndermori nė mbėshtetje tė vendimit qė autori i kėtyre rreshtave kishte marrė nė dhjetor tė vitit 1985 pėr tė refuzuar punėn e detyrueshme shfrytėzuese nė burgun e Pozharevcit dhe kudo jashtė Kosovės. Nuk do tė harrohet kurrė as uniteti veprues i Sabit Veselit me rastin e kėrkesės pėr plotėsimin e kushteve pėr formėn ligjore e humane tė shėtitjes nė burg, mė 1987, si dhe me rastin refuzimit pėr mė se 18 muaj tė formės joligjore, torturuese e nėnēmuese tė shėtitjes qė imponohej nė kėtė burg izolues. Po ashtu nuk mund tė harrohet dot as uniteti i vendosur veprues i Sabit Veselit, me rastin e marrjes sė vendimit tė pėrbashkėt me shokėt tė vendosur nė izolim nė Pavijonin numėr 7, nė vjeshtė tė vitit 1988 pėr tė refuzuar qėndrimin nė dhomė dhe kontaktet me tė burgosurit serbė tė dėnuar pėr vepra kriminale. Nuk mund tė harrohen edhe shumė e shumė aksione tė tjera tė Sabit Veselit.

     Sabit Veseli u nda herėt nga jeta dhe nga ne. Atė, vdekja nuk e lejoi tė pėrmbushė moshėn normale jetėsore, ndėrsa ne na pikėlloi. Megjithatė, zemrat tona janė tė ngushėlluara, pėr faktin se ai pėrmbushi tėrėsisht detyrimin e tij jetėsor para atdheut dhe duke pėrmbushur kėtė detyrim para atdheut, ai ka pėrmbushur edhe detyrimet para familjes, para tė dashurve, para miqve dhe para shokėve tė tij. Sot e tutje, ne do tė na mungojė fjala, zėri dhe hareja e Sabitit, por nuk do tė shuhet kurrė kujtimi i mirė qė ruajmė pėr tė. Ai do tė pushojė i qetė nėn dheun e ėmbėl tė Braboniqit tė tij simbolik. Vdekja e kishte cytur atė jo tinėzisht dhe as tradhtisht qė tė vinte nga Zvicra nė Braboniq qė ai tė ekzaltohej me vendlindjen e tij tė lirė, edhe nė ēastet e fundit tė jetės. Ai kishte ardhur me dėshirė tė madhe, sic vinte cdo herė nė Kosovėn dhe Braboniqin e tij tė dashur, pėr tė marrė mallė dhe fuqi nga dheu i Kosovės.

 

…