Tė gjithė me gisht tė drejtuar nga Stalini TĖ FSHEHTAT E KONGRESIT XXtė TĖ BASHKIMIT SOVJETIK
Fjalimi
sekret Kongresi
XX i shkurtit 1956 formalisht kishte ardhur nė fund, kur delegatėve iu tha qė
tė ktheheshin nė Sallėn e Madhe tė Kremlinit pėr njė sesion tė
"mbyllur" shtesė, me fletėhyrje tė veēanta tė shpėrndara atyre qė
kishin tė drejtė tė merrnin pjesė. Gazetarė dhe tė ftuar nga Partitė
Komuniste simotra qenė tė pėrjashtuar nga pjesėmarrja. Hrushovi e miratoi
personalisht listėn e pothuajse 100 ishaktivistėve tė partisė, kohėt e
fundit tė rehabilituar dhe tė liruar, qė qenė ftuar tė merrnin pjesė.
Kryetari i Kėshillit tė Ministrave, Nikolai Bulganin hapi sesionin dhe mė pas
ia dha menjėherė fjalėn Hrushovit. Pėr pothuajse tė gjithė delegatėt nė
sallė, edhe titulli i raportit tė Hrushovit u duk i jashtėzakonshėm dhe
tėrėsisht i papritur: "Pėr Kultin e Personalitetit dhe Pasojat e
tij". Delegatėt e shtangur dhe sidomos veteranėt e partisė tė ftuar e
dėgjuan Hrushovin me njė heshtje tė akullt, vetėm duke e ndėrprerė rastėsisht
folėsin me shpėrthime habie apo indinjate. Shumė njerėz u ndjenė keq dhe u
desh qė tė mbaheshin apo shoqėroheshin jashtė sallės. Hrushovi deklaroi menjėherė se nuk kishte
ndėrmend tė diskutonte meritat apo arritjet e Stalinit, rreth tė cilave
tashmė ishte shkruar shumė. Ai do tė pėrqendrohej mbi fenomenin e zbuluar
vetėm kohėt e fundit nga Presidiumi dhe, pėr pasojė, i panjohur pėr partinė.
Ai e filloi me njė rrėfim tė konfliktit midis Leninit dhe Stalinit gjatė
muajve tė fundit tė jetės sė Leninit, qė kishte ēuar nė propozimin e Leninit
qė Stalini, tė cilin ai e akuzonte se ishte shumė arrogant, kapriēoz dhe
jobesnik, tė hiqej nga posti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Hrushovi foli pėr
rrethanat e dyshimta qė rrethonin vrasjen e Kirovit dhe dha dėshmi qė linin
tė kuptohej nė mėnyrė tė qartė nė pėrshirjen e mundshme tė Stalinit nė tė.
Fjalimi vazhdoi mė tej duke pėrshkruar represionet masive e tė paligjshme, tė
sanksionuara nga Stalini, torturat mizore e pėrjetuara nga tė burgosurit,
pėrfshi njerėz qė pak kohė mė parė kishin qenė anėtarė tė Byrosė Politike;
teksa ndodheshin afėr vdekjes, ata i shkruanin Stalinit, i cili i lexonte
letrat e tyre, por u injoronte kėrkesat. Midis shprehjeve tė forta
indinjuese, Hrushovi raportoi se Stalini kishte shfarosur mė shumė se gjysmėn
e delegatėve tė Kongresit XVII, pėr ironi tė fatit i njohur me emrin
"Kongresi i Fitimtarėve"; mė shumė se dy tė tretat e anėtarėve tė
Komitetit Qendror, tė zgjedhur nga Kongresi, gjithashtu u eliminuan. Hrushovi
akuzoi Stalinin pėr gabime flagrante nė vitet pėrpara lufte dhe e sulmoi atė
pėr shfarosjen e komandantėve mė tė mirė nė Ushtri dhe Marinė. Stalini ishte
pėrgjegjės pėr humbjet e Ushtrisė sė Kuqe nė periudhėn 1941-1942 qė rezultuan
nė pushtimin e pjesėve tė mėdha tė territorit sovjetik. Gjatė viteve tė
luftės, qe Stalini ai qė urdhėroi qė kalmukėt, karaēajt, ēeēenėt, ingushėt
dhe popuj tė tjerė tė pėrziheshin nga trojet e tyre. Pas lufte, aktivistėt e
partisė nė Pėrpara
Kongresit Kongresi XX erdhi si njė goditje e madhe
pėr delegatėt, tė gjithė anėtarėt e partisė dhe tė gjithė qytetarėt e vendit
qė nga fundi i shkurtit apo marsit kishin dėgjuar fjalimin. Vėzhgues tė huaj,
specialistė dhe politikanė tė huaj tė habitur qenė nė gjendje ta shikonin
tekstin e "fjalimit sekret", i cili shpejt e arriti Perėndimin
nėpėrmjet kanaleve tė ndryshme. Sipas shumė rrėfimeve, qe vetėm Hrushovi
njeriu pėrgjegjės pėr fjalimin, i cili u mendua se ishte pjesė e njė lufte
pėr pushtet brenda Presidiumit. Sigurisht qė pėr qytetarėt sovjetikė Kongresi
XX ėshtė ngushtėsisht i lidhur me emrin e Hrushovit, por nė fakt fjalimi i
tij nuk qe inciativė personale apo improvizim i befasishėm. Pėrpara se tė
mblidhej Kongresi XX, takime, diskutime dhe debate u zhvilluan nė prapaskenė
qė pėrfshinė beteja tė ashpra politike. Unė mund tė merrem vetėm mė pak prej
incidenteve tė rėndėsishme. Nga pikėpamja mjekėsore, vdekja e Stalinit me 5
mars tė 1953 ka pak tė ngjarė tė ketė qenė e papritur: simptoma alarmuese
rreth pėrkeqėsimit tė shėndetit tė tij ekzistonin qysh nga fundi i viteve
'40, por Stalini pothuajse kurrė nuk kishte bėrė analiza mjekėsore dhe rrallė
kėrkoi ndihmė nga doktorėt. Megjithatė, asnjė pėrgatitje nuk qe bėrė dhe nuk
kishte pasur asnjė diskutim rreth masave pėr ndonjė gjė tė pazakontė; nuk
kishte asnjė mekanizėm pėr t'u pėrballur me situatėn dhe asnjė trashėgimtar i
caktuar i dukshėm. Stalini i ndryshonte favoritėt e tij dhe dėshmi sugjerojnė
se nė vjeshtėn e 1952 ai kishte filluar tė mendonte pėr Suslovin si pasuesin
e mundshėm tė tij, gjė qė sigurisht nuk do t'u kishte ardhur pėr shtat
anėtarėve tė vjetėr tė Byrosė Politike. Ndėrsa Stalini ishte gjallė, nuk
kishte asnjė mundėsi pėr ta diskutuar ēėshtjen, pėrderisa anėtarėt e
Presidiumit pothuajse asnjėherė nuk mblidheshin pėrveēse nė darkat dhe drekat
e Stalinit, pas tė cilave ata drejtoheshin pėr nė zyra apo pėr nė shtėpi. Mė
sė fundi ata qenė nė gjendje tė flisnin me njėri-tjetrin sapo Stalini ishte
zhdukur nga skena dhe triumvirati i parė hyri nė fuqi, siē u pėrshkrua mė
parė. Sistemi totalitar evoluoi gradualisht, duke e arritur apogjeun e tij
pas lufte dhe bazohej nė pushtetin total dhe absolut tė njė njeriu: Stalinit.
Njė numėr i madh pikėpyetjesh lidhur me ushtrinė apo industrinė ushtarake,
organet ndėrshkuese apo sistemi gulag qenė vendosur vetėm nga Stalini, me
asnjė prej kolegėve tė tij tė lejuar qė tė ndėrhynte. Nė mėnyrė mė pak tė
dukshme, ai mori gjithashtu vendime unilaterale rreth ndėrmarrjeve gjigante
tė caktuara pas lufte, ashtu si dhe tė gjithė sistemit tė prodhimit tė armėve
bėrthamore. Shumė ēėshtje tė politikės sė jashtme zgjidheshin personalisht
nga Stalini. Ai nuk i konsultonte ministrat e rėndėsishėm rreth tregtisė sė
jashtme, financave shtetėrore dhe valutės sė huaj, por asnjė anėtar i Byrosė
Politikė apo zėvendėskryetar i Kėshillit tė Ministrave nuk kishte tė drejtė
qė tė ndėrhynte nė ndonjė zonė tė jetės sė vendit tė kontrolluar nga vetė
bosi. Megjithatė, tė tri njerėzit qė morėn drejtimin e vendit pas vdekjes sė
Stalinit u ndeshėn me probleme dhe ēėshtje qė erdhėn si surprizė e plotė pėr
ta. Nė sistem nuk kishte pasur asnjė transparencė, edhe pėr lojtarėt mė tė
vjetėr tė tij, dhe ky qe po aq shumė burim i pushtetit absolut tė Stalinit sa
pėrdorimi i terrorit apo kulti i personalitetit. I gjithė sistemi i
diktaturės totalitare mbėshtetej nė njė lider tė vetėm qė nuk kishte asnjė
zėvendėsues. Kjo i lejoi Stalinit qė tė ruante njė dorė tė fortė nė pushtetin
absolut nga njė prej rezidencave jugore tė tij nė Soēi apo nė Abkhazi, ku
kaloi pjesėn mė tė madhe tė kohės tė periudhės sė fundit tė jetės sė tij. Njė
luftė pėr pushtet brenda triumviratit qe kėshtu e pashmangshme dhe secili
anėtar i lidershipit tė ri me aleatėt e tij i kushtonte vėmendjen mė tė madhe
ēdo lėvizjeje apo prononcimi tė bėrė nga ēdo anėtar tjetėr. Ėshtė domethėnėse
qė asnjė nga trioja nuk e ngriti flamurin e Stalinit apo premtoi se do tė
ndiqte politikat e tij. Brenda njė rrethi tė ngushtė, Malenkovi dhe Beria ngritėn
problemin e nevojės pėr tė kapėrcyer "kultin e personalitetit". Ka
dokumente tė reja tė deklasifikuara qė tregojnė se aktualisht qe Beria ai qė
foli i pari kundėr kultit tė Stalinit mė me forcė dhe mė me vendosmėri se
Malenkovi apo Hrushovi. Rehabilitime tė matura u bėnė menjėherė pas funeralit
tė Stalinit dhe ndoshta personi i parė qė u lirua qe gruaja e Molotovit,
Polina Zhemēuzhina. Shumė anėtarė tė lidershipit kishin tė afėrm apo miq qė
qenė tė burgosur dhe Beria nuk kishte aspak synim qė tė vazhdonte t'i mbante
kėta njerėz nė burg, as nuk do tė Pas Kongresit Fjalimi i Hrushovit pati njė
efekt tė jashtėzakonshėm, nė njė kuptim kontradiktor, ndaj lėvizjes komuniste
ndėrkombėtare. Disa parti e mirėpritėn fjalimin (si pėr shembull ajo e
Italisė), ndėrsa tė tjerėt e pėrshėndetėn me njė mosmiratim tė fshehur me
vėshtirėsi. Mė tė pakėnaqurit qenė liderėt e Partisė Komuniste tė Kinės. Nė
Shtetet e Bashkuara, Francė dhe disa vende tė tjera ku materialet e Kongresit
XX qenė diskutuar publikisht, njė numėr i madh anėtarėsh tė thjeshtė u
larguan nga Partia Komuniste. Siē e dimė, Kongresi XX shėrbeu si njė moment
nxitės pėr trazirat nė Poloni nė vjeshtėn e 1956 dhe gjithashtu revoltėn nė
Budapest tė tetor-nėntorit tė po atij viti, megjithėse edhe njė numėr
faktorėsh tė tjerė luajtėn gjithashtu rol. Gjatė mbledhjeve tė anėtarėve dhe
aktivistėve tė partisė qė u zhvilluan nė mars nuk qe nė asnjė e mundur tė
shmangej njė diskutim pėr fjalimin e Hrushovit apo pėrpjekje pėr ta zgjeruar
kritikėn e kultit tė personalitetit dhe krimeve tė epokės sė Stalinit. Vetė
Hrushovi foli nė shumė prej mbledhjeve me aktivistėt e partisė nė Moskė dhe
nė Leningrad. Ai dukej sikur nuk kishte turp tė pranonte se kishte pasur
dijeni pėr shumė prej procedimeve jo tė rregullta qė e kryen nėn Stalinin,
por se kishte qenė i frikėsuar pėr tė shfaqur ndonjė kundėrshtim apo pėr tė protestuar.
Nė njė prej kėtyre mbledhjeve dikush nė sallė i dėrgoi Hrushovit letrėn qė
lexonte kėshtu: "Si ka mundėsi qė ju, njė anėtar i Byrosė Politike,
lejuat qė krime tė tilla tė tmerrshme tė ndodhin nė vendin tonė?".
Hrushovi e lexoi letrėn me zė tė lartė dhe mė pas tha: "Kjo letėr nuk ka
emėr. Ai qė e ka shkruar, tė ngrihet nė kėmbė!". Asnjė njeri nė sallė nuk e ngrit.
"Njeriu qė e ka shkruar kėtė letėr", tha Hrushovi, "ka frikė.
Kėshtu qe edhe pėr ne tė tjerėt me Stalinin". Kjo qe vetėm njė pėrgjigje
e pjesshme, por gjithsesi njė pėrgjigje e ndershme. Anėtarėt e tjerė tė
Presidiumit e gjetėn shumė tė vėshtirė tė pėrballeshin me pyetje tė tilla,
sidomos ata qė kishin qenė pjesė e rrethit tė ngushtė tė Stalinit nga mesi i
viteve '20, shumė pėrpara Hrushovit. Qe mbėshtetja e tyre ajo qė e mundėsoi
Stalinin qė tė grumbullonte pushtetin e tij. Pėr pasojė, larg nga tė qenit nė
gjendje tė pretendonin se kishin qenė vetėm dėshmitarė tė heshtur, ata
dukshėm qė qenė bashkėpunėtorė nė shumė krime tė regjimit. Sigurisht,
Hrushovi vėshtirė se kishte qenė dėshmitar i heshtur nė Moskė apo nė Ukrainė,
por ai tani ishte nė pushtet, nė kontroll tė partisė e tė organeve tė
sigurimit dhe shpresonte qė do ta kishte tė mundur ta fuqizonte pushtetin e
tij menjėherė pas Kongresit XX. Kjo nuk qe njė shpresė qė mund tė ndahej nga
Molotovi, Voroshilovi, Kaganoviēi apo Malenkovi. Vėshtirėsi tė dhimbshme
politike dhe psikologjike po pėrjetoheshin gjithashtu nga njerėzit nė nivelet
e mesme dhe tė ulėta tė partisė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me anėtarėt e
thjeshtė tė partisė. Ata qė punonin nė aparatin ideologjik tė partisė apo
shtypin e saj shpesh nuk kishin asnjė ide se ēfarė tė bėnin, ēfarė tė thonin,
si t'i shpjegonin ngjarjet e sė kaluarės.
Nė prill dhe maj tė 1956 shumė pėrpjekje pėr ta zgjeruar shqyrtimin e
kultit tė Stalinit u ndėrprenė. Njė prej bolshevikėve tė vjetėr qė i dėnoi
ashpėr krimet e Stalinit nė njė konferencė partie u pėrjashtua prej saj vetėm
disa ditė mė pas. Kur njė mėsues i marksizėm-leninizmit nė njė prej instituteve
teknike u pėrpoq tė trajtonte disa prej shkaqeve qė i dhanė jetė kultit tė
personalitetit, ai u thirr nė Komitetin e Partisė tė qytetit tė Moskės dhe u
kritikua ashpėr. Lajmi pėr kėtė incident arriti tė gjitha komitetet e partive
tė distrikteve. "Pravda" e ribotoi pa koment njė artikull nga
gazeta kryesore e Partisė Komuniste Kineze, i cili nėnvizonte se arritjet e
Stalinit qenė shumė mė tė mėdha se gabimet e tij dhe se bile shumė prej
gabimeve tė tij qenė tė dobishme pėr shkak se e kishin pasuruar "pėrvojėn
historike tė diktaturės sė proletariatit". Nė qarqet partiake u tha se
autori i kėtij artikulli qe vetė Mao Ce Duni. Mė 30 qershor tė 1956 Komiteti
Qendror miratoi njė rezolutė "Nė shpartallimin e kultit tė
personalitetit dhe tė pasojave tė tij", e cila u botua nė tė gjitha
gazetat. Kjo rezolutė si nė formė, ashtu dhe nė pėrmbajtje, qe njė tėrheqje
prapa nga fjalimi i Hrushovit nė Kongres. Nga ana tjetėr, ajo pėrfaqėsonte
progres pėrderisa aktualisht qe botuar dhe, pėr pasojė, qe bėrė njė dokument
qė ishte detyrues pėr partinė. Raporti
i Hrushovit nuk u qarkullua asnjėherė nė formė tė botuar; nė tė gjitha
mbledhjet e partisė teksti merrej menjėherė sapo tė ishte lexuar me zė tė
lartė dhe deri aktivistėt e partisė qė nuk kishin mundur tė ishin tė pranishėm
atė mbledhje nuk kishin asnjė mėnyrė sesi tė kishin mė akses nė kėtė libėrth
me kapakė tė kuq. Pėr mė tepėr, gjatė verės sė 1956, edhe vetė Hrushovi iu
referua Stalinit nė njė numėr fjalimesh publike si "revolucionar i
madh" dhe "marksist-leninist i madh". Partia, tha ai,
"nuk do ta lejonte qė emri i Stalinit t'u dorėzohej armiqve tė
komunizmit". Nga vera e 1956 u duk sikur jeta e vendit qe e ndarė nė dy
rrjedha shumė tė ndryshme, njėra prej tė cilave pasqyrohej nė shtyp, ndėrsa
tjetra, shpesh me njė domethėnie akoma mė tė madhe, injorohej nga tė gjitha
organet e komunikimit masiv. Procesi jashtėzakonisht i rėndėsishėm
socio-politik qė filloi nė gjysmėn e dytė tė 1956 - lirimi i pothuajse tė
gjithė tė burgosurve politike nga kampet dhe vendet e internimit - nuk
pėrmend kurrė publikisht. Njėkohėsisht, njė rishikim nė shkallė tė gjerė dhe
i shpejtė i ēėshtjeve ishte nė zhvillim, pasuar nga rehabilitimi pasvdekjes i
pjesės mė tė madhe tė tė burgosurve qė humbėn jetėn midis viteve 1935 dhe
1955. Muret e gulagėve filluan tė shemben nė Kolima, Vorkuta, Kareli, Siberi,
Kazakistan, Moldavi, Urale dhe Primorie. U krijua njė sistem i ri
rehabilitimi. Siē u propozua nga Hrushovi, mė shumė se 90 komisione speciale
u krijuan dhe u dėrguan nė kampet apo vendet e "vendbanimit
pėrjetė" pėr tė shqyrtuar ēėshtjet e tė gjithė tė burgosurve. Ēdo
komision pėrfshinte njė anėtar nga stafi i Prokurorisė, njė pėrfaqėsues nga
aparati i Komitetit Qendror dhe njė anėtar partie tė saporehabilituar. Kėto
"trojka" qenė pėrkohėsisht tė veshura me pushtetet e Presidiumit tė
Sovjetit Suprem dhe mund tė jepnin rehabilitime, falje apo reduktime tė
vendimeve. Vendimet e tyre nuk duhet tė miratoheshin nga autoritete mė tė
larta dhe hynin nė fuqi menjėherė. Edhe pėrpara se kėto komisione tė fillonin
punėn, njerėzit qė qenė burgosur pėr komente kritike rreth Stalinit, qė
kishin thėnė anekdota rreth tij apo shkelje tė tilla tė parėndėsishme, u
rehabilituan dhe u liruan sipas udhėzimeve tė dėrguara me telegraf nga Moska.
Pėr njė numėr arsyesh, procesi i rehabilitimit jo vetėm qė u dėmtua nga
defekte burokratike, por gjithashtu dhe nga padrejtėsi themelore. Tė
burgosurit qė qenė pushkatuar apo qė kishin vdekur nėpėr kampe
rehabilitoheshin vetėm nėqoftėse bėhej aplikimi nga familjarė apo miq. Kur njerėzit
rehabilitoheshin si pjesė grupi, asnjė pėrpjekje nuk bėhej pėr tė informuar
tė afėrmit apo fėmijėt e tė ndjerit qė do tė kishin tė drejtėn e marrjes sė
njė kompensimi tė vogėl. Asnjė rehabilitim formal nuk u bė pėr opozitarėt e
viteve '20, megjithėse ēdo i mbijetuar prej tyre u lirua. Po kėshtu nuk pati
ndonjė rishikim pėr gjyqet e hapura publike tė viteve '30. Asnjė nuk doli pėrpara drejtėsisė - as
hetuesit e NKVD-sė qė i torturonin viktimat e tyre, as drejtuesit apo
gardianėt e kampeve dhe burgjeve. Emrat e atyre qė bėnė denoncime tė pastra
fallse nuk u vunė asnjėherė nė dispozicion. Sidoqoftė, sa mė shpejt ish-tė
burgosurit filluan tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre, shumė prej spiunėve dhe
hetuesve u kapėn nga paniku. Pati raste njerėzish tė tillė qė humbėn mendjen
apo qė kryen vetėvrasje. Aktivistja e shquar e Komsomolit, Olga Mishakova,
denoncimet fallse tė sė cilės ēuan nė arrestimin e shumė figurave drejtuese
tė Komsomolit tė periudhėn 1937-1938, pėrfundoi nė njė spital psikiatrik. Pas
rehabilitimit pasvdekjes sė viktimave tė saj, Mishakova u shkarkua nga
pozicionet e saj dhe u pėrjashtua nga aparati qendror i Komsomolit.
Megjithatė, nė atė kohė ajo nuk ishte mė nė gjendje ta kuptonte atė qė kishte
ndodhur dhe vazhdonte tė shkonte nė zyrėn e saj ēdo mėngjes si zakonisht. Kur
fletėhyrja pėr nė ndėrtesė iu mor, ajo u bė e dhunshme dhe u desh qė tė
dėrgohej nė spital. Njė-ish hetues qė u bė Kolonel nė trupat e MVD-sė, pasi
njohu njė prej viktimave tė tij nė rrugė, i ra nė gjunjė dhe iu lut qė ta falte.
Njė ish-hetues tjetėr, duke e gjetur veten nė tė njėjtin pavion si njė i
burgosur tė cilin e kish marrė nė pyetje, i ra infarkt dhe vdiq. Pati shumė
situata tė tjera tė ngjashme. Kur drejtori i njė shkolle nė Oshecinė e Veriut
pas shumė vitesh burgimi dhe rehabilitimi vizitoi ministrinė e tij dhe njohur
ministrin e Arsimit tė vendit si njeriun qė kishte qenė hetuesi i tij, qe ai
tė cilit i ra infarkt dhe jo ministrit. Nė Kiev njė oficer i rehabilituar qė
u kthye nė ushtri, takoi torturuesin e tij dhe e qėlloi menjėherė nė vend.
Por ky lloj incidenti qe i rrallė dhe oficerėt e NKVD-sė qė kishin marrė
pjesė si nė represione, ashtu si dhe pjesėmarrės tė tjerė aktivė nė
paligjshmėrinė e kohėrave staliniane, shpejt u qetėsuan dhe pushuan sė pasuri
frikė. Shoqėria u zgjua shumė ngadalė nga mpirja totalitare e saj. Dhe nė atė
kohė shumica e tė burgosurve nė kampet e Stalinit prej shumė kohėsh
ndodheshin nė varre tė pėrbashkėta. Qe gjithashtu e vėrtetė se autoritetet
qenė mė pak entuziastė rreth ripunėsimit tė ish-tė burgosurve. Vetėm njė
numėr i papėrfillshėm tė burgosurish nė kampe u rikthyen me punė nė parti apo
nė aparatin shtetėror. Por disa ish-tė burgosur filluan tė shkruajnė kujtimet
apo romanet e tyre rreth kampeve dhe represioneve. Tė parėt qenė Solzhenicini
nė Riazan, Shalamovi nė Moskė dhe Jevgenia Ginzburg nė Lvov. Duke e mbajtur
tė fshehtė deri nga vetė familja e tij, ish-ēekisti nga Tbilisi, Suren
Gazarjan, filloi tė shkruante kujtimet e tij. Ish-filozofi
dhe punėtori i partisė P.I. Shabalkin filloi tė analizojė represionet
staliniste nė ditarin e tij. Aleksandr Todorskij, i mbijetuari i vetėm midis
gjeneralėve qė qenė dėrguar nėpėr kampe nė fillimin e viteve '30, i hyri
punės pėr rivendosjen e emrit tė mirė tė shumė komandantėve ushtarakė tė
cilėt nuk qenė rehabilituar akoma. Megjithatė, kėto pėrpjekje u ndeshėm me
njė kundėrshtim tė fortė brenda partisė dhe aparatit ideologjik. At do t'i
referoheshin njė thėnieje, e atribuar Hrushovit, se partia nuk mund dhe nuk
duhet tė pėrgatiste kurrė njė "Natė Shėn Bartolomeu". Nė fund tė
viteve '50, Hrushovi deklaroi publikisht nė shumė raste se populli sovjetik
dhe partia e tij do ta kujtonin Stalinin, do t'i jepnin drejtėsi atij dhe se
termi "stalinizėm" ishte shpikur nga armiqtė e socializmit. Trupi i
Stalinit vazhdoi tė qėndrojė nė mauzoleum nė krah tė Leninit. Nė Kongresin
XXI nė vitin 1959 nuk pati asnjė pėrmendje tė krimeve tė Stalinit. Gjithēka
ndryshoi me shpejtėsi dhe papritur nė Kongresin XXII nė fundin e vitit 1961,
por ky ėshtė fillimi i njė historie tjetėr.
(Marrė me shkurtime nga libri "The Unknown
Stalin" - Pėrgatiti: Armin Tirana) ( Materialet ilustruese nga moderatori i pashtriku.org, 05. 07. 2010) |