Ekonomi
KEKu HUMB MILIONA NĖ FERRONIKEL!
Shkruan: Parim Olluri - Prishtinė, 04. 03.
2010
Pėr 1 milion euro
e gjysmė ėshtė dallimi nė faturim pėr rrymėn qė shpenzon ndėrmarrja Ferronikeli
nė muajt dhjetor tė vitit tė kaluar dhe janar tė kėtij viti, shkruan sot
Koha Ditore. Por, dallimet janė vetėm nė faturim tė rrymės qė bėhet nga
Korporata Energjetike, ndėrsa konsumatori i saj i privilegjuar Ferronikeli
ka bėrė pėrafėrsisht shpenzimet e njėjta nė kėta dy muaj. Nė kalkulimet qė janė bėrė pėr muajin
dhjetor nė bazė tė rekomandimeve tė Zyrės sė Rregullatorit pėr Energji (ZRrE)
vlerėsohet se energjia e shpenzuar nė tarifėn e lartė (kwh) - nė dhjetor ka
qenė 32 milionė e 838 mijė kilovatorė energji elektrike, nė tarifėn e ulėt
ka qenė mbi 20.019.942 kilovat. Energjia totale e shpenzuar ka qenė 52.58,914 (kwh), ndėrsa fuqia maksimale e
angazhuar nė dhjetor ka qenė rreth 76 mijė e 840 megavat energji elektrike. Pėr kėto shpenzime ndėrmarrja
Ferronikeli, sipas dokumenteve qė ka siguruar gazeta, ėshtė obliguar tė
paguante rreth 3 milionė e 101 mijė euro, plus TVSH-nė 465 mijė euro, ashtu
si ka paguar nė dhjetor 2009. Kurse, nė muajin e parė tė vitit 2010 pėr tė
njėjtat shpenzime si nė tarifėn e lartė si dhe atė tė ulėt kjo ndėrmarrje ka
paguar 2 milionė e 74 mijė euro me TVSH. Po ashtu, fuqia maksimale e
angazhuar nė muajin janar ka qenė 76 mijė e 840 kilovat energji elektrike.
Edhe shpenzimet nė tarifėn e lartė nė janar kanė qenė rreth 32 milionė (kwh)
qė janė pėrafėrsisht tė njėjta me muajin e fundit tė vitit 2009, ndėrkohė qė
edhe shpenzimet nė tarifėn e ulėt kanė qenė afro 20 milionė kilovat-orė
energji elektrike. Arten Bajrushi, zėdhėnės nė ndėrmarrjen
Ferronikeli, ka theksuar se kompania ku ai punon nuk mund tė bėjė publike
asgjė nė lidhje me kėtė rast pasi ėshtė biznes privat. Adresa ku mund tė
bėhen publike pėr opinion kėto shifra, sipas Bajrushit, ėshtė Korporata
Energjetike e Kosovės. Nė kėtė korporatė theksojnė se qėndron e kundėrta.
Vlera nė euro pėr muajin janar ėshtė 15.6 pėr qind mė e lartė se ajo e muajit
dhjetor. Kjo rritje vjen pas kėrkesės mė tė madhe pėr energji elektrike dhe
pėr fuqi maksimale mė tė madhe tė angazhuar, ka theksuar Viktor Buzhala,
zėdhėnės nė KEK. Sipas tij, fuqia maksimale e angazhuar
(kw) nė dhjetor ka qenė 73.101, ndėrsa nė janar ka qenė 76.841 (kw). Kurse
energjia e shpenzuar nė muajin e fundit tė vitit 2009 ka qenė 48.084.766 kwh,
kurse nė muajin e parė tė vitit 2010 ka qenė
52.858.914 kwh. Ndėrmarrja Ferronikeli sė bashku me Sharr Cem,
Trepēėn dhe Birrarinė e Pejės, futen nė grupin e konsumatorėve tė
privilegjuar tė Korporatės Energjetike. Ēmimi sipas kontratave qė kanė me
Korporatėn Energjetike kėta operatorė ekonomikė ėshtė 0.03 centė pėr njė
kilovat-orė energji elektrike. Pėr sa i pėrket Ferronikelit, nė tė kaluarėn
drejtuesit e Korporatės Energjetike shpeshherė patėn ngritur ēėshtjen e
shkėputjes sė kontratės me kėtė ndėrmarrje pėr shkak tė humbjeve qė
shkaktoheshin nga ēmimi trefish mė i lirė sesa me operatorėt e tjerė
ekonomikė.
|