Krijimtaria si mision dhe pėrkushtim jetėsor

 

 

STRUKTURA TREGIMTARE E ROMANEVE TE ADEM DEMAĒIT

 

 

Shkruan: Dr.Sadri Fetiu - Prishtinė, 20. 03. 2010

 

 

Hyrje

     Nė letrėsinė shqipe Adem Demaēi njihet si autor i 7 romaneve. Gjashtė prej tyre janė botuar 1, kurse i shtati, qė ishte shkruar nė kohėn e rinisė sė autorit, si dorėshkrim ėshtė konfiskuar nga UDB-eja mė rastin e arresimit tė autorit dhe deri tash ka mbetur i pabotuar 2. Para se ta hartonte veprėn e tij tė njohur “Gjarpinjtė e gjakut”, njėrin ndėr romanet e para tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, Demaēi ishte dėshmuar si talent i theksuar me njė numėr tregimesh, qė shquheshin pėr qasje tė veēantė moderniste ndaj krijimtarisė tregimtare dhe pėr origjinalitet tė mėnyrė sė rrėfimit, nė tė cilėn gėrshetohen me mjeshtri tė rrallė format narrative tė traditės sė krijimtarisė popullore nė prozė me teknika tė veēanta tė prozės moderne qė shkojnė nga monologu i brendshėm e deri te rrėfimi specifik i rrjedhės sė pėrrroit tė ndėrgjegjės.

     Me gjithė ndėrprerjen shumėvjeēare, heshtjen e detyrueshme tė Adem Demaēit nė krijimtari, pėr shkak tė dhjetėvjetėshave tė burgjeve tė tij, me gjithė kalimin e njė kohė relativisht tė gjatė nga romani i parė e deri tek i dyti, krijimtaria e kėtij autori nė fushėn e romanit ka unitetin e saj, qė lidhet me krijuesin dhe me preokupimin e tij pėr veprėn e vet, si edhe me konceptin e krijuar pėr letėrsinė qė ai e kishte pėrvetėsuar nė moshėn e rinisė kur kishte filluar studimin e letėrsisė sė pėrgjithshme, apo siē thuhej atėherė, tė letėrsisė botėrore.

     Nė studimet e letėrsisė theksohen shpesh aspektet teorike qė e ndajnė krijimtarinė letrare nga autori, duke dėshmuar se ajo ka pavarėsinė dhe ecurinė e veēantė dhe nuk i atribuohet personalitetit tė autorit. Konceptet e kėtilla nuk mund tė jenė krejtėsisht tė pranueshme, sepse nė shumė raste i ka mohuar realiteti i mirėfilltė e madje janė tė paqėndrueshme plotėsisht nė qoftė se vepra i nėnshtrohet njė analize me tė hollėsishme tė procesit krijues dhe individualiteti tė krijuesit “tė derdhur” deri nė detajet me tė parėndėsishme tė rrefimit tė tij brenda strukturės sė tėrėsishme tė romanit. Sidoqoftė, aspekti i kėtillė teorik nuk mund tė lidhet nė asnjė segment me rastin konkret: Adem Demaēin dhe romanet e tij. Duhet tė thuhet qė nė fillim se autori i kėtyre romaneve ashtu siē ishte individualitet i rrallė nė jetėn shoqėrore (dhe politike) tė Kosovės 3, po ashtu ėshtė krejtėsisht i veēantė edhe nė krijimtarinė e tij, sidomos nė romane. Duke pasur njė qasje krejtėsisht origjinale ndaj strukturės sė romanit, duke respektuar forma tė caktuara tregimtare, qė pėrfaqėsojnė veēanti tė theksuara stilistike, duke i  strukturuar idetė dhe idealet e pėrgjithshme njerėzore brenda kėtyre formave, ai arriti tė krijojė njė mėnyrė krejtėsisht origjinale tė rrėfimit, tė cilėn u pėrpoq ta pasurojė me pėrbėrės tė rinj, duke shfrytėzuar njė gamė tė gjerė mundėsish qė zėnė fill nė konceptet me tė thjeshta tė botėkuptimeve popullore dhe tė shprehjes sė tyre me njė gjuhė aforistike e deri tė konceptet mė tė avancuara tė mendimit idealist tė filozofisė sė pėrgjithshme, tė mbrujtur me pėrbėrės fantasiko-shkencorė qė hasėn nė teoritė ende tė diskutueshme kuantike nė botėn e sotme.

 

“Gjarpinjtė e gjakut”

     Qysh nė romanin e parė, Adem Demaēi, duke gjurmuar nė thellėsitė shpirtėrore tė shqiptarit tė robėruar, arrijti qė ta paraqesė tėrėsinė e vlimeve tė tij tė brendshme, duke depėrtuar deri nė nuancat mė tė veēanta kuptimore tė sjelljes sė tij tė hollėsive tė lėvizjeve dhe tė gjestikulacioneve, e pastaj edhe tė gjuhės sė tij karakteristike si ngjyrim i lokalizuar i shprehjes sė konservuar tė shqipes shekullore. Mund tė thuhet lirisht se askund nuk tingėllon me shqip e folmja karakteristike e zonės sė Llapit sesa ne gjuhėn e personazheve tė shumicės sė romaneve tė Demaēit. Madje, mund tė thuhet se disa margaritarė frazeologjikė e aforistikė tė shprehjes popullore, qė i japin dinamizėm tė veēantė strukturave rrėfimore tė kėtyre romaneve janė bėrė pjesė e pandashme e gjuhės autoriale tė vetė shkrimtarit narrator.

     Duke i pasur parasysh veēoritė qė e karakterizojnė strukturėn tregimtare tė romaneve tė Adem Demaēit, me gjithė unitetin e pėrgjithshėm si proces i prozės tregimtare, nė romanet e tij tė deritashme hasim pėrbėrės tė caktuar tė katėr strukturave tregimtare, qė duke i zbėrthyer pėrbėrėsit e caktuar, mund t’i vėshtrojme brenda katėr romaneve tė kėtij autori.

     Shikuar nė pėrgjithėsi romani i parė i Adem Demaēit ėshtė vepėr qė brenda vetvetes i bart tė gjitha pėrmasat e njė tregjedie klasike. Brenda strukturės sė pėrgjithshme rrėfimore gėrshetohen format e rrefimit autorial nga pozicioni i rrefimtarit tė gjithdijshėm, qė megjithatė bėnė pėrzgjedhje tė veēantė pėrmbajtjeve tė caktuara, me dialogėt qė e dinamizojnė paraqitjen e tėrėsisė dhe monologėt qė shprehin dilemėn, dhembjen, dyshimin dhe i japin kuptim tė veēantė pozicionit dramatik tė konfliktit tė pėrgjithshėm. Struktura e kėtillė rrėfimore qė zė fill semantikisht nga kuptimi i shtresės alegorike tė cilėn e pėrcakton gojėdhėna pėr tre gjarpinjtė si pėrcaktues tė fateve tė pėrgjithshme tė pėrfaqėsuesve simbolik tė tri shtresave shoqėrore ose tri strukturave etnike. Mu kėtu zė fill rrėfimi pėr fatin e popullit shqiptar nė robėri tė dyfishtė, ku krahas dhunės sė sundimit tė huaj vepron edhe dhuna shpirtėrore si pasojė e zakoneve tė egra tė hakmarrjes. Mirėpo, romani nuk  duhet tė kuptohet “me interes me fort etnografik se letrar” 4, sepse  nė anėn tjetėr tė kuptimėsisė tragjike tė jetės shpėrthen bukuria jetėsore, loja pa brenga e barinjve, ėndrrat e bareshave, dashuria e fshehur nė thellėsitė e shpirtit, fillet e  ndėrrimeve shoqėrore si paralajmėrim i lėvizjes sė zgjimit kombėtar, tradita e bukurisė sė artit popullor, dėshira pėr ta tejkaluar moralin e ēuditshėm egoist, qė ėshtė mbyllur nė guacėn e pathyeshme tė njė botėkuptimi shumė tė thjeshtėsuar e tė kufizuar pėr vlerat morale. Krahas paraqitjes sė hakmarrjes dhe vėllavrasjes, Adem Demaēi me rrėfimin e tij nė roman synonte tė dėpėrtonte sa mė thellė nė psikėn e shqiptarit tė ngarkuar nga vuajtjet shekullore nė robėri, tė tkurrur pėr shkak tė luftės pėr ekzistencė tė thjeshtė fizike nė tokėn e tij, simbolikisht nė “pėrroin e thatė”, tė atrofuar deri nė skajshmėri nė kornizėn e moralit tė dyfishtė patriarkal me norma shumė tė ngurta tė veprimit brenda familjes dhe fisit.

     Me stilin lapidar tė autorit narrator, por edhe tė dialogėve e monologėve tė personazheve autori krijon njė ornament tė rrallė tė kundėrvenies sė bukurisė dhe vrazhdėsisė sė situatave tė tensionuara dramatike. Personazhet e individualizuar pėrcaktohen nga veprimet dhe sjelljet e tyre, qė manifestohen gjatė rrjedhės dialogjike tė rrėfimit, por edhe pėrshkruhen nga autori me mjete tė zgjedhura e tė kursyera, duke paraqitur edhe detaje tė gjestikulacioneve dhe tė mimikėrisė. Ndėrmjet tyre shquhet Mustafė Maloku, monologu pėrmbyllės i tė cilit sikur i jep fund dramės sė madhe tė hakmarrjes dhe e hap shtegun e shpresės pėr ardhmėrinė. Duke ndėrtuar nė imagjinatėn e lexuesit mozaikun e pėrgjithshėm tė vlimeve shpirtėrore dhe pėrgjithėsisht tė botės shqiptare tė njė epoke, duke i saktėsuar nė radhė tė parė pėrmasat realiste dhe projeksionet e tyre tė brendshme si paraqitje estetike origjinale nė romanin “Gjerpinjtė e gjakut”, ai e le tė hapur shtegun pėr vazhdimėsinė e rrėfimit, kėshtu qė vepra mbetet e hapur pėr plotėsime e mbindėrtime individuale nga ana e lexuesve.

      Romani i parė i Adem Demaēit, qė pati njė jetė tė veēantė receptive, sepse u lexua si literaturė e ndaluar nga shumė breza tė tė rinjve tė Kosovės dhe tė viseve e tė tjera shqiptare, me gjithė tematikėn e veēantė, e ka ruajtur aktualitetin e tij si vlerė e krijimtarisė, sepse mund tė lexohet dhe pėrjetohet pėr shkak tė fuqisė sė veēantė shprehėse tė artit tregimtar, qė e karakterizon poetikėn e mirėfilltė tė romanit.

 

Krijimtaria si mision dhe pėrkushtim jetėsor

    Studenti i ri i letėrsisė botėrore, Adem Demaēi, qė e kishte realizuar ligjėrimin e romanit tė tij tė parė nė bazė tė parimeve themelore tė kompozicionit tė veprės epike, duke krijuar nė vepėr me pėrbėrės tė shprehjes moderne, do t’i kthehet pėrsėri romanit pas njė pauze tė dhunshme gati dyzetėvjeēare, me njė pėrvojė shumė mė tė pasur jetėsore dhe krijuese, sepse burgjet e tij nuk ishin kohė krejtėsisht e bjerė, por shkollė e veēantė e jetės dhe e artit. Duke konsideruar krijimtarinė si mision tė veēantė dhe si pėrkushtim jetėsor ndaj popullit tė tij, pėr tė cilin si veprimtar i ēėshtjes kombėtare kishte bėrė sakrifica kaq tė mėdha, ai do t’i pėrkushtohet pėrsėri artit, i vetėdijshėm se pėrvoja, pasuria e ideve, mund tė shndėrrohet nė vlerė artistike duke u gatuar me ndjeshmėrinė mė tė thellė tė botės emocionale dhe duke gjetur forma pėrkatėse tė ligjėrimit artistik. Kėshtu do tė vazhdojė misioni i idealistit ēlirimitar edhe nė fushėn e romanit, sepse ngarkesa e pėrgjithshme shpirtėrore dhe pėrvoja jetėsore, ushtrimi i durimit pozitiv, kontemplacioni metafizik, mėsimi i virtyteve nė “shkollėn” e burgjeve, duhet tė bėheshin pasuri pėr njė numėr mė tė madh njerėzish. Kėshtu,  romani “ Liber pėr Vet Mohimin” pėrmban ligjėrimin pėr kuptimin metafizik tė qenies njėrėzore, ėndrrėn pėr lirinė, pėr pėrsosjen e jetės dhe tė shpirtit njerėzor nė njė botė plotė kontraste, kotėsi, absuditet dhe vetėmashtrim.

     Mėnyra me tė cilėn autori i qaset realizimit tė veprės, tėrėsia e ligjėrimit tė saj midis ėndrrės fantastike, absurdit dhe realitetit, ku gėrshetohet edhe pėrbėrėsi fantastik i komunikimit tė njeriut me botėn pas vdekjes, si botė absolute e shpirtėrave, e bėjnė kėtė vepėr tė Demaēiit qė tė karakterizohet si “roman modern i ideve”, qė e karakterizon “e ashtuquajtura konkretėsi fantastike” 5. Kjo konkretėsi si formė e ligjėrimit pėr realitetin e pėrcaktuar qartė nė aspektin kohor dhe hapėsinor pėr pėrbėrės tė njė ironie pėr gjendjen e mjerė tė botės shqiptare, manifestohet nė aspektet mė tė gjera tė realizimit stilistik tė romanit, qė herė - herė mbetet nė nivele tė prozės dokumentare, politike e fejtonistike. Aspektet e ligjėrimit modern kėtu i pėrforcojnė edhe pėrbėrėsit e theksuar fantastiko- shkencor, qė motivohen me paraqitje tė situatave filmike dhe me kėmbėngulėsinė e autorit narrator pėr ta realizuar motivacionin argumentues edhe nė situata kur ēdo gjė ėshtė e imagjinuar.

     Ligjėrimin e karakterizon edhe vetėvėshtrimi nė thellėsitė mė tė fshehta tė qenies njerėzore pėr tė gjurmuar harmoninė, barazpeshėn konstante tė shpirtit, thelbin e tij si kuptim i universit absolut tė botės brenda procesit tė vazhdueshėm pėr pėrsosje shpirtėrore tė qenieve njerėzore. Mbi kėto baza ligjėrimore gjejnė mbėshtetje edhe paradokset e caktuara pėr shpirtin e shqiptarit, me anė tė tė cilave formėsohet ironikisht konkretėsia e rrugės sė tjetėrsimnit tė tij nėn barrėn e dhunės sė sundimit tė huaj. Mirėpo, nuk duhet harruar se kėtė roman e karakterizojnė edhe njė numėr epizodės krejtėsisht veristike me njerėz konkretė nga realiteti i pėrditshėm, qė shikuar nė tėrėsi bėhen pjesė e njė alegorie, qė pėrfaqėson amullinė e pėrgjithshme, dėshtimin e njė euforie tė rreme, tė shndėrruar nė pritje dhe mbllaqitje tė kotė, bisedat e thata teorike e filozofike qė bėhen nė njė kafenė tė imagjinuar dhe konkrete, si pėrgjithėsim simbolik i njė pozicion, qė paraqitet edhe me emrin e pazakonshėm “Nė fund tė pusit”.

     Kėtu duhet shtuar edhe situata e dyzuara groteske tė kontrasteve tė skajshme midis vlerave dhe antipodeve tė tyre, midis vesit dhe virtytit. Megjithatė me anė tė ligjėrimit tė autorit narrator nė kėtė vepėr ėshtė paraqitur ėndrra e madhe e njeriut qė si shpirt i trazuar nė njė botė kaotike lufton pėr ta gjetur ēelėsin me tė cilin do ta hapte rrugėn e lirisė pėr popullin e tij dhe mėnyrat mė tė sigurta pėr ta mbrojtur e pėrsosur botėn njerėzore nė kohėn kur shkenca (nė roman: fantastika shkencore) ka arritur kufijtė e skajshėm pėr tė konstuktuar aparate mrekullibėrėse, siē ėshtė “shatrapuli” 6 i kėtij romani. Edhe romani i dytė i Demaēit, pa strukturė tė theksuar kompozicionale, i ndėrtuar me anė tė njė ligjėrimi tė lirė me plotė nuanca tė gjuhės sė pėrditshme tė mjediseve tė caktuara urbane e rurale tė Kosovės, mbetet vepėr e hapur, qė sot komunikon mė qartė me lexuesin se ne kohė kur ėshtė botuar, kurse nesėr, nė njė distancė edhe mė tė madhe kohore, do tė rrezatojė nė mėnyrė edhe mė tė plotė vlerat e artit tė saj dhe tė burimit tė ideve tė reja pėr ardhmėrinė...

 

Kuptimi i veēantė i njė dashurie

     Pėr aspekte tė veēanta tė hulumtimit tė formave pėr mbruajtjen e ideve brenda artit tė romanit shquhet vepra tjetėr e Adem Demaēit me titull “Dashuria kuantike e Filanit”. Ky ėshtė njė roman me strukturė tė veēantė, sepse ėshtė hartuar brenda nėntė letrave qė Filani ia dėrgon tė dashurės sė tij - Dardhės. Duhet tė thuhet qė nė fillim se veēantia e veprės pėrcaktohet edhe nga emrat e tė dy protagonistėve - Filanit si kuptim i deperonalizimit formal tė autorit narrator dhe tė Dardhės, si emėr i pazonshėm pėr traditėn shqiptare, qoftė nė kuptimin e mirėfilltė tė emėrtimit, qoftė edhe nė atė tė simbolikės sė paraqitjes sė gruas sė dashur nė traditėn shqiptare. Dardha nė roman ka njė rol krejt pasiv dhe mbetet vetėm si subjekt tė cilit i dėrgohen letrat me anė tė postės elektronike, kurse Filani pėrfaqėson autorin narrator qė me anė tė ligjėrimit tė tij tė veēantė e rrėfen njė pjesė tė autobiografisė sė tij. Pra, romani ėshtė formalisht epistolar dhe autobiografik 7, por nė realitet ėshtė njė ligjėrim i veēantė poetik i anagazhimit individual tė autorit narrator nė jetėn politike dhe brenda romanit tė personazhit paraqitet edhe njė rrėfim i gjatė pėr fatin historik tė shqiptarėve tė Kosovės nė dhjetėvjetėshat e parė pasė Luftės sė Dytė Botėrore. Ligjėrimin e romanit e karakterizon mėnyrė e sinqertė e rrėfimit tė ngrohtė njerėzor, ndėrsa ndjeshmėria e pėrjetimit, ndjenja e dhembjes dhe e krenarisė janė pėrbėrės karakterizues qė e pėrshkojnė veprėn qė nga fillimi e deri nė fund. 

     Brenda ligjėrimit tė romanit, qė i ka shtigjet e hapura tė rrėfimit total, vėrehet lidhmėria e natyrshme e fatit tė individit me fatin e pėrgjithshėm tė popullit. Mozaikun e gjerė kėtu e pėrbėjnė edhe pėrshkrimet lapidare, por edhe copėzat e veēanta tė botės sė brendshme tė shumė personazheve epizodike, duke filluar nga njerėzit e rėndomtė tė familjes e tė farefisit tė autorit narrator, mėsuesit dhe arsimtarėt e tij, moshatarėt e lagjes e tė shkollės, shokėt e burgjeve e deri tė  hafijet, gjykatėsit, udbashėt etj. Ndonėse krijohet pėrshtypje se rrėfimi ka njė rrjedhė normale kronologjike dhe se nė tė janė pėrfshirė detaje autobiografike, qė nuk kanė ndonjė peshė tė veēantė pėr tėrėsinė e tij,  lexuesi i vemėndshėm do tė vėrejė fare qartė se kėtu kemi njė seleksionim tė rreptė tė hollėsive qė e pėrbėjnė strukturėn tregimtare dhe se tė gjitha kėto lidhėn me synimin e autorit pėr tė krijuar njė vepėr tė mirėfilltė artistike, nė tė cilėn brenda kuptimit estetik njėsohen vlerat, midis tė cilave shquhet madhėshtia e kombėtare me bukurinė dhe thjeshtėsinė e njerėzores.

     Duke u nisur nga mėnyra e shprehjes qė e pėrcakton forma e komunikimit me anė tė letrės, si zgjidhje qė nėnkupton edhe lirinė e pėrcaktuar nga intimiteti i komunikimit me njė qenie tė dashur, mund tė thuhet se brenda thjeshtėsisė sė ligjėrimit nė roman ėshtė mbuajtur edhe sė pari dhembja e pėrgjithshme pėr fatkeqėsinė e njeriut tė dėnuar, por edhe bukuria e madhėshtisė sė qendresės, e fuqisė ekzistenciale pėr ta pėrballuar fatkeqėsinė dhe  pėrgjithėsisht tė keqen, qė rrezaton deri nė thellėsitė mė tė panjohura tė ndjeshmėrisė njerėzore. Me vetė mėnyrėn e strukturimit dhe me pėrmbajtjen ligjėrimore si aspekt i pėrcaktuar brenda kohės dhe hapėsirės nė tė cilėn ndodhin ngjarjet,  edhe ky roman i Adem Demaēit mbetet strukturė e hapur, jo vetėn nė kuptimin e vazhdimėsisė konkrete, por edhe si hapėsirė receptive qė u ofrohet lexuesve nė horizontin e tyre tė pritjes. Mund tė thuhet se ky roman si krijim artistik me strukturė shumėshtresore shėnon edhe njė kthesė pozitive nė krijimtarinė e fazės sė dytė midis romaneve tė kėtij autori, prandaj edhe mori shpėrblimin e merituar tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

     Adem Demaēi pas kėsaj vepre ka shkruar edhe dy romane, qė i karakterizon forma tradicionale ligjerimore pėr ngjarje dhe personazhe nga mjedisi ynė. Pra, romanet “Heli dhe Mimoza” dhe  “Nėna Shegė dhe pesė gocat e saj” janė krijime qė kanė edhe njėfarė lidhje pėrmbajtjesore ndėrmjet tyre dhe ka mundėsi qė me ndonjė vepėr tė tretė tė pėrbėjnė njėfarė trilogjie rrėfimore pėr lėvizjen atdhetare tė rinisė sė Kosovės dhe pėr Luftėn e UĒK-sė. Shikuar pėrgjithėsisht, kėto dy romane i karakterizon njė rrėfim i shpejtuar plot dinamizėm dhe njė pėrmbajtje e pranueshme lehtė nga lexuesi i pėrditshėm, prandaj kanė disa veēori tė romaneve tė vikendit 8.

 

Lloji i ri i romanit - shtresat e kuptimore tė ligjėrimit

     Nė kohėn e fundit ėshtė botuar edhe romani mė i ri i Adem Demaēit me titull “Alb Prometheu”, qė nė krahasim me dy veprat e tij tė mėparshme, me gjithė pjesėn doktrinare 9, paraqet risi nė ligjėrimin e romaneve tė kėtij autori. Vepra ka njė strukturė tė veēantė tregimtare, sepse ėshtė ndėrtuar duke u bazuar nė disa shtresa kuptimore tė gėrshetuara mirė midis tyre. Sė pari, siē shihet nga vetė titulli nė roman e kemi shtresėn mitologjike qė liodhet me mitin e flijimit, me Prometheun e njohur si ne mitologji ashtui edhe nė letėrsinė klasike helene. Aty doemos ėshtė edhe mitologjia shqiptare me figurat e veta tė njohura tė orėve e tė zanave dhe me mjedisin e njohur tė kreshnikėve shqiptarė. Por, brenda romani ėshtė e hetueshme edhe prania e ngjarjeve dhe e personazheve historike qė nga periudha ilire e deri nė kohėn tonė. Duke depėrtuar nė shtresat e ligjerimit tė romanit do tė shohim se kėtu vepron edhe bashkėkohėsia konkrete, ngjarjet e pėrditshme tė kohės sonė. Mund tė thuhet se nuk ėshtė e rastit as konkretėsia gati krejt e tejdukshme e pranisė sė faktorit ndėrkombėtar nė Kosovėn e kohės sonė dhe e veprimtarisė sė Lėvizjes “Vetėvendosja”, emri i udhėheqėsit tė sė cilės korrespondon me emrin e heroit tė romanit.

     Pra, vėshtruar nga shtresimet e shumta qė pėrmban ligjėrimi i romanit mė tė ri tė Adem Demaēit mund tė flitet, nė mos pėr risi tė pėrgjithshme nė strukturėn tregimtare tė romaneve tė kėtij autori, tė paktėn pėr pėrbėrės tė rinj dhe krejt tė panjohur nė traditėn e deritashme jo vetėm tė romaneve tė kėtij autori, nė veēanti, por nė ato tė letėrsisė shqipe, nė pėrgjithėsi. Gjithashtu, duhet pohuar se brenda ligjėrimit tė romanit krijohet njė unitet i pėrgjithshėm i strukturave zhvillimore tekniko-shkencore qė nga lashtėsia e deri tek tė mbėrrimet mė tė sofistikuara tė elektronikės sė sotme. Romani pėrmban edhe shtresat e caktuara tė rrėfimit tė drejtpėrdrejtė pėr ngjarje historike, pastaj edhe pjesė tė traktateve filozofike e shoqėrore, qė paraqiten me anė tė strukturave tė dialogėve ndėrmejt personazheve tė imagjinuara dhe atyre reale.

     Shikuar pėrgjithėsisht romani “Alb Prometheu” ėshtė njė vepėr me strukturė tė veēantė fantasiko-shkencore, qė siē thuhet shpesh brenda ligjėrimit tė romanit, qėndron ndėrmjet ėndrrės dhe zhgjėndrrės. Ashtu si edhe nė raste tė tjera nė veprat e kėtij autori edhe kėtu kemi tė bėjmė mė njė ligjėrim alegorik. Mirėpo, falė kujdesit tė vetė autorit dhe gjuhės sė tij tė kuptueshme dhe plotė pasuri frazeologjike e figura tė traditės popullore, alegoria ėshtė shumė e kuptueshme, prandaj, mund tė thuhet se romani “Alb Prometheu” u pėrshtatet tė gjitha shtresave tė lexuesve shqiptarė, qė duke u argėtuar me lexim, mund tė mėsojnė shumė tė panjohura nga historia kombėtare e popullit tonė dhe t’i kuptojnė edhe rrethanat e veprimit tė ndėrkombėtarėve nė situatėn aktuale tė Kosovės.

     Romani mė i ri i Adem Demaēit e ka edhe dimensionin e vet dramatik dhe ndonjė pėrgjasim me veprėn “Prometheu i lidhur” i letėrsisė klasike helene. Personazhi simbolik i romanit, qė kushtimisht paraqet shqiptarin e robėruar gjatė shekujve - deri nė kohėn tonė, Alb Prometheu, ėshtė dėnuar nga Perėnditė e kohės moderne tė qėndrojė nė njė mjedisė tė akullt tė zonave tė bjeshkėve tė Veriut, i lidhur me zinxhir nė njė tendė, ku i ka kushtet elementare pėr jetės, por edhe mbikėqyrjen e aparaturave mė moderne elektronike tė kohės sonė. Perėnditė qė e kanė dėnuar me izolim presin qė ai ta zbusė qėndrimin e vet, tė heqė dorė nga liria, nga konceptet e veta tė pėrgjithshme shoqėrore, e nė mėnyrė tė veēantė nga koncepti pėr unitetin kombėtar. Me tė komunikojnė vetėm zanat, qė e vizitojnė pėr ēdo ditė dhe ky komunikim, ky dialog i qetė dhe i arsyeshėm pėrbėn tėrėsinė e ngjarjeve tė romanit. Zanat nė roman kan funksione tė ngjashme me ato tė muzave greke dhe ato janė tė pakapshme pėr elektronikėn moderne, qė e pėrdorinė dhunuesit modern tė Alb Prometheut.

     Drama e jashtme e Albit tė mbėrthyer me zinxhir nė ėndėrr - zgjendrrėn e tij nė kontakt me zanat shndėrrohet nė njė pėrjetim tė kėndshėm, nė njė bisedė tė frytshme pėr historinė, por edhe pėr kuptime tė tjera pėr kombin, pėr jetėn dhe ekzistencėn e pėrgjithshme tė qenieve njerėzore e hyjnore, pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen e njerėzimit. Gjuhėn e kėtij dialogu e karakterizon shprehja e e bukur me plotė urime, mallkime e figura tradicionale tė fjalėve dhe tė kuptimeve qė mund tė hasėn pėrgjithėsisht nė prozėn tonė popullore, por nė mėnyrė tė veēantė nė ciklin heroik tė kreshnikėve, me tė cilin lidhet mjedisi i paraqitur nė roman dhe pėrgjithėsisht atmosfera nė tė cilėn veprojnė qeniet mitologjike dhe simbolike qė janė personazhe tė romanit. Duke krijuar njė vepėr tė kėtillė romansieri Adem Demaēi i ka hapur shtegun edhe pėr kultivimin e zhanrit fantasiko-shkencor nė traditėn e romanit shqiptar.

 

Pėrfundim

     Duke pėrfunduar kėto konstatime tė pėrgjithėsuara pėr strukturėn tregimtare tė romaneve tė Adem Demaēit, nė fund do tė konstatojmė se ai me veprat e tij, ashtu si me veprimtarinė e tij atdhetare, ka mbetur personalitet krejtėsisht i veēantė pėr letėrsinė shqipe. Romani i tij shėnon mėnyrė tė veēantė tė ligjėrimit dhe ai zė vend krejtėsisht tė veēantė brenda traditės sė kėtij romani. Baca, me shtatė romanet e tij, me moshėn e tij, qė i ka nė ngarkesė edhe 28 vjetėt e burgjeve, megjithatė, nuk e ka pėrmbushur ende “detyrėn” e tij ndaj letėrsisė. Presim edhe befasi tė reja!

 

  1. Romanet titullohen: “Gjarpinjtė e gjakut”, 1958, “Libėr pėr Vetmohimin”,1994, “Heli e Mimoza”, 2006, “Dashuria kuantike e Filanit”, 2007, “Nėna Shegė dhe pesė gocat e saj”, 2008 dhe “Alb Prometheu”, 2008.

  2. Nė tė vėrtetė nga ky roman ishte botuar dikur vetėm njė fragment me titull “S’ka paqe ndėr kasolla”. Njė kopje e dorėshkrimit tė tij ruhet sot nė Arkivin e Kosovės.Nė dorėshkrim ka mbetur edhe drama “Popu” e shkruar nė burg.

  3. Pėr pikėpamjet e tij, pėr angazhimin nė tė mire tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, u dėnua tri herė dhe vuajti mė shumė se 28 vjet nė burgjet jugosllave, prandaj edhe u quajt “Mandela i Evropės”. Pėr angazhimin e tij nė dobi tė lirisė, tė barazisė, tė paqes e tė mirėkuptimit ndėrmjet popujve, pos tė tjerash, nga Parlamenti evropian mori ēmimin “Saharov”, etj..

  4. Robert Elsie, Historia e letėrsisė shqipe (origjinali anglisht: Hisory of Albanien Literature (1995)”, pėrkthyer nga Abdurrahim Myftiu, Tiranė 1997.

  5. Rene - Maria Alberes, Istorija modernog romana, Svjetlost, Sarajevo, 1967, f. 370.

  6. Libėr pėr Vet Mohimin”, Prishtinė, 1994, f. 100 - 110.

  7. Kadrush Radagoshi nė njė veshtrim tė tij botuar nė shtypin ditor shtron pyetjen se a ėshtė kjo vepėr roman epistolar, i personazhi, autobiografik apo enciklopedi e shpirtit…

  8. Romanin “Heli dhe Mimoza” Abdullah Konushevci do ta quaj edhe si njė lloj proze popullore, “sepse me pare se mbresėn estetike, autori synon tė komunikojė me publikun lexues me njė porosi apo mesazh tė drejtpėrdrejtė, duke i kumtuar atij fillet e lėvizjes atdhetare shqiptare.”

  9. Mujė Buēpapaj nė recension tė tij pėr veprėn, botuar nė shtypin shqiptar e ka titulluar: Njė komunikim doktrinar me lexuesin pėr lirinė dhe arsyen”.