Flet Afrim Hoti, kandidat pėr deputet nė listėn

e Lėvizjes Vetėvendosje! pėr Kuvendin e

Republikės sė Kosovės.

 

 

AFRIM HOTI

QYTETARI KĖRKON NDRYSHIME!

SĖ BASHKU ĖSHTĖ E MUNDSHME!

 

 

     Ukshin Hoti e kishte lidhur ngushtė fatin e vet me fatin e popullit tė vet tė ndaluar. Ai pėr asnjė ēast nuk u shkėput nga ky fat, edhe pse e pati mundėsinė. Heshtja e atyre qė e burgosėn dhe e zhdukėn mbase ėshtė e kuptueshme, por assesi heshtja e klasės politike dhe e botės akademike. Sido qė tė jetė, im vėlla u bė histori e lavdishme e kėtij populli. - thotė Afrim Hoti

 

 

Foto: Afrim Hoti me motrėn Myrvete

 

 

     Afrim Hoti ėshtė vėllai i intelektualit tė madh shqiptar Ukshin Hoti. Ėshtė vėllai i dėshmorit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Ragip Hoti. Ėshtė djali mė i vogėl i xha Nazyfit tė ndjerė, tė cilin granatat serbe e vranė, por nuk e dėbuan nga shtėpia. Ėshtė i burgosur politik dhe ka mbajtur disa vjet burgim. Biografia e Afrim Hotit dhe familjes Hoti ėshtė e mbushur me aktivitete pėr lirinė e Kosovės. Me kandidimin e Afrim Hotit, Lėvizja Vetėvendosje! po e nxjerrė nė dritė frymėn politike tė Ukshin Hotit, tė cilėn jo pa qėllim u munduan ta vrasin shumė herė armiqtė e shqiptarėve dhe argatėt e tyre. U deshėn shumė kohė e mund qė filozofia politike e Ukshin Hotit tė kuptohet dhe ta shohė dritėn dhe fillimin e realizimit tė saj nėpėrmjet kėtij brezi tė ri tė bashkuar nė Lėvizjen Vetėvendosje!

 

 

     PASHTRIKU: Zoti Hoti, jeni kandidat pėr deputet nga radhėt e Lėvizjes Vetėvendosje! pėr Kuvendin e Kosovės. Kush e gjeti kėnd: ju Vetėvendosjen apo Vetėvendosja juve?

     AFRIM HOTI: Faleminderit dhe po ndjehem i nderuar qė po mė jepet mundėsia qė nėpėrmjet faqeve tė gazetės sė respektuar “Epoka e re” tė komunikoj me opinionin dhe lexuesin shqiptar. Nė fakt, ka ndodhur edhe njėra edhe tjetra, apo mė mirė tė them se rrugėt tona janė bashkuar nė kėtė ēast pėr tė ecur sė bashku pėr atje ku jemi nisur, qė nga ndarja e Kosovės nga trungu shqiptar. Pra, bashkimin e kombit. Me vėmendje i kam pėrcjell zhvillimet politike nė vend e me kėtė rast edhe zhvillimin e Lėvizjes Vetėvendosje! dhe kam parė se kjo Lėvizje ėshtė autoktone nė filozofinė e saj politike dhe kombėtare. Nė Lėvizje Vetėvendosje! ėshtė brezi i ri, i cili nuk flet se ēfarė mendojnė tė tjerėt, por ēfarė mendojnė vetė ata. Kjo ėshtė jetike pėr ecjen dhe zhvillimin tonė si shoqėri. Pėr tė qenė tė sinqertė me lexuesin, por edhe me vetveten, shumė procese politike nė vend nuk kanė shkuar dhe nuk po shkojnė mirė. Kosova ka shumė sfida para vetes, tė cilat mund t’i pėrballojmė sė bashku me njė lidership tė ri dhe tė fuqishėm, siē ėshtė zoti Albin Kurti. Zoti Kurti ka dėshmuar se di dhe mundet, prandaj edhe e meriton besimin e shqiptarėve.

 

 

     PASHTRIKU: Kėto janė zgjedhje tė jashtėzakonshme dhe janė organizuar shpejt e shpejt. Mendoni se nuk do tė dėmtohet Vetėvendosja!?

     AFRIM HOTI: Pėr dėmtim nuk do tė thosha, por gjithsesi do tė ndalemi paksa nė rritjen e fuqishme dhe tė shpejtė tė Vetėvendosjes! Pavarėsisht skenarėve dhe llogarive qė mund t’i kenė bėrė disa, Vetėvendosja do tė dalė fituese me konceptin e saj politik, i cili ėshtė i mishėruar me qytetarin e Republikės sė Kosovės. Qytetari i Kosovės po kėrkon ndryshime dhe ai do t’i bėjė kėto ndryshime duke e fuqizuar politikisht Vetėvendosjen! Tė mos harrojmė, partitė qė janė nė skenė nuk kanė ēfarė tė japin mė. Kėto parti qytetarin e shohin dhe e duan vetėm pėr fushata elektorale. Vetėvendosja! nuk ėshtė se ka dalė kėto ditė si diēka e re, e porositur nga dikush dhe nga ndonjė qendėr vendimmarrėse pėr t’i hutuar qytetarėt e Kosovės. Vetėvendosja! ka identitetin e fuqishėm politik dhe kombėtar. Nė shumė raste ka qenė faktor vendimtar pėr zhvillimin dhe ecjen tonė pėrpara.

 

     PASHTRIKU: Ambasadori i SHBA’ve nė Kosovė duket i hidhėruar me Vetėvendosjen! Na thoni, cilat janė marrėdhėniet e juaja me faktorin ndėrkombėtar?

     AFRIM HOTI: Nė shikim tė parė dhe sipėrfaqėsor mbase edhe mund tė duket kėshtu, por unė mendoj se nė politikė gjėrat nuk janė statike. Tė jemi shumė tė qartė, pėr ne SHBA’ja dhe tė gjitha shtetet qė na kanė ndihmuar nė rrugėtimin tonė janė tė respektuara. Mendoj se nuk ėshtė mirė qė nė mungesė tė koncepteve dhe vizioneve tė luhet me karta aspak tė moralshme. Mosnėnshkrimi i tė ashtuquajturit Kodi i Mirėsjelljes ka tė bėjė me atė se ne nuk mund dhe nuk duam tė sillemi me standarde tė dyfishta para qytetarėve tė Kosovės. Ju lutem, pėr ēfarė demokracie po flasim kur partitė politike harxhojnė miliona euro nėpėr fushata dhe kurrė nuk e bėjnė transparente shumė e parave tė shpenzuara para qytetarėve. Edhe miqtė tanė do tė binden se servilizmi nuk ėshtė mirė as pėr ta e as pėr ne.

 

 

     PASHTRIKU: Si do tė jetė Vetėvendosja! pas zgjedhjeve, pozitė apo opozitė?

     AFRIM HOTI: Mendoj se pėr kėtė do tė vendosė vota e lirė e qytetarit tė Kosovės, por e rėndėsishme ėshtė se ne do tė mbetemi tė njėjtit nė tė dyja opsionet. Siē ka thėnė edhe zoti Kurti, ne nuk po hyjmė nė institucione pėr ta ndryshuar votėn tonė, por pėr t’i ndryshuar kėto institucione pėr dhe nė tė mirė tė qytetarėve. Jemi tė vetėdijshėm pėr barrėn qė na ka ngarkuar koha, sepse qytetari i Kosovės nuk guxon tė zhgėnjehet mė. Dhe kjo nuk do tė ndodhė me Vetėvendosjen!

 

     PASHTRIKU: Pėr fund, duke e ditur se jeni vėllai i Ukshin Hotit, mund tė na thoni pse gjithė kjo enigmė pėr fatin e tij?

     AFRIM HOTI: Ndonėse nuk mė takon mua tė flas, siē e di i tėrė opinioni mbarėshqiptar, Ukshin Hoti e kishte lidhur ngushtė fatin e vet me fatin e popullit tė vet tė ndaluar. Ai pėr asnjė ēast nuk u shkėput nga ky fat, edhe pse e pati mundėsinė. Heshtja e atyre qė e burgosėn dhe e zhdukėn mbase ėshtė e kuptueshme, por assesi heshtja e klasės politike dhe e botės akademike. Sido qė tė jetė, im vėlla u bė histori e lavdishme e kėtij populli. Historia nuk mund tė shtrembėrohet sipas tekeve tė dikujt. Ajo do t’i ulė vetėm tė merituarit nė sofrėn e vet. Unė jam i vetėdijshėm se Ukshin Hoti do ta marrė vendin e merituar vetėm me daljen e mendimit tė ri politik, sepse vetėm kėta e kuptojnė filozofinė politike tė tij. E di dhe jam i bindur se ne do t’i kthehemi Ukshin Hotit sepse kemi nevojė pėr mendimin e tij politik.

 

     PASHTRIKU: Diēka pėr fund, zotėri Hoti?

     AFRIM HOTI: Do t’i thosha qytetarit tė Kosovės tė dalė tė votojė dhe tė votojė pėr ndryshime. E di se e ka tė vėshtirė tė besojė se ne jemi ndryshe, pas gjithė zhgėnjimeve qė ka pasur nga kjo klasė politike, por i premtoj se nuk do ta zhgėnjejmė. Do tė jemi zė i fortė i qytetarit. Qytetari nėpėrmjet nesh do tė flasė nė Kuvendin e Kosovės dhe nė tė gjitha proceset politike. Sė bashku ėshtė e mundshme.

 

Intervistoi: Besnik KRYEZIU

 

 

( Ilustrimet i bėri moderatori i pashtriku.org - 27. 11. 2010 )