Ne kemi liderė tė krizave!

 

 

SĖ BASHKU PĖR NJĖ FILLIM TĖ RI

 

Shkruan: Besnik Kryeziu - Würzburg, 07. 11. 2010

 

 

     Kosova dhe qytetarėt e saj si shumė herė deri mė tani, edhe njė herė janė nė njė udhėkryq historik. Tė ndahen njėherė e pėrgjithmonė nga qeverisja e keqe dhe korruptive apo tė vazhdojnė me votėn e tyre ta rizgjedhin kėtė keq’qeverisje. Kjo keq’qeverisje nuk ėshtė mė shumė apo mė pak se sa vetė jeta e tyre dhe e ardhmja evropiane e fėmijėve tė tyre. Kjo ndarje ėshtė e domosdoshme sepse do tė pėrcaktojė  rrugėn pėr dekadėn e ardhshme. Do tė dijmė se ka do tė shkojmė. Kjo ndarje do ta ndajė pėrfundimisht jo vetėm keq’qeverisjen por edhe mentalitetin e vjetėr qė ka lėshuar rrėnjė tė thella nė kėtė shoqėri. Shumė gjėra deri tani janė bėrė nė emėr tė qytetarit tė Kosovės dhe ky qytetar ka heshtur dhe vazhdon tė vetėflijohet nė mjerim dhe varfėri qė ia ka sajuar kjo klasė politike duke qenė thellė i bindur se kjo ėshtė e domosdoshme se kjo i bėn mirė shtetit mė tė ri.

     Klasa politike ka vazhduar tė pasurohet deri nė pafundėsi ndėrkoh qė qytetari ėshtė varfėruar deri nė skajshmėri  dhe prapė ka heshtur. Kjo heshtje si  duket ju ka dhėnė zemėr (nėse e kanė njė tė tillė) klasės politike tė vazhdojnė ta rrisin standartin jetėsor pėr veten dhe familjet e tyre, ndėrkoh qė pėr qytetarin e kanė rritur mjerimin dhe varfėrinė, frikėn dhe pasigurinė. E kam thėnė edhe nė njė shkrim timin tė mė hershėm se ne kemi liderė tė krizave dhe duke qenė se janė liderė tė krizave ata mbijetojnė vetėm nėpėr kriza. Edhe kjo krizė qė qytetarin e Kosovės po e dėrgon nė zgjedhje tė jashtėzakonshme ėshtė bė pėr tė mbijetuar nga pėrmbysja e anijes sė tyre politike, por qė kėsaj here do t'ju dal huq sepse qytetari i Kosovės nuk do tė hesht pėr asnjė ēmim cilido qoftė ai, sepse ai nuk donė tė fundoset bashkė me anijen e kėsaj klase tė mjeruar politike.

     Qytetari i Kosovės qė moti ka dėrguar sinjale tė qarta tek kjo klasė politike duke thėnė ,,boll mo'', ama kėta jo vetėm qė nuk i  kanė marrė serizisht kėto sinjale por edhe i kanė injoruar duke u bazuar nė atė filozfinė e pa parė dhe tė padėgjuar se: „hajt se kėta prapė heshtin“. Jo, qytetari i Republikės sė Kosovės nuk do tė heshtė mė, ai do ta marrė fatin nė dorėn e vetė, ai do tė flasė nga thellėsia e thellė e shpirtit tė tij, nga ajo thellėsi e pastėr dhe fisnike. Qytetari i Kosovės kėsaj here do ndryshime rrenjėsore dhe jo sipėrfaqėsore. Qytetari i Kosoves do ta gjejė forcėn e vetė pėr tė dalė nė zgjedhje dhe pėr tė votuar pėr njė fillim tė ri i cili atij ngadalė por sigurt do tė ia kthejė buzėqeshjen e ngrirė dhe tė harruar, do tė ia kthejė krenarinė e nėpėrkėmbur. Qytetari i Kosovės ia dha pėr njė dekadė besimin e vetė kėsaj klase politike por ky besim nuk rezultoi nė sukses dhe zvillim. Kjo klasė politike ndonėse do tė bėjė pėrpjekje pėr premtime tė reja dhe tė bukra elektorale, qytetari i Kosovės nuk do t'i besoj mė, sepse ata nuk janė mė gjė tjetėr pėrveē se limona tė shtrydhur.

     Njėri mund tė japė pėr shoqėrinė kur ka vetė vlera mbrenda tij, kėta janė hargjuar, nuk kanė vlera, nuk kanė se ēka t'i japin qytetarit tė Kosovės pėrveē se do ta qojnė nė kriza tė reja politike dhe socioekonomike. Kontrata politike mes qytetarit dhe kėsaj klase politike ka pėrfunduar si mė sė keqi njėherė e pėrgjithmonė. Qytetari i Kosovės e ka mundur frikėn pėrballė kėsaj klase politike se nuk mund tė ndryshojė asgje, ai ėshtė i bindur se fuqia e votės sė tij do t'ia  ndryshojė kahjen  proceseve politike dhe ekonomik, se vota e tij do ta ndryshojė jetėn dhe prespektivėn e shtetit tė tij.

     Pas njė pėrfundimi tė keq qytetari i Kosovės ka shansėn historike pėr ta filluar njė fillim tė ri dhe ai do ta bėj kėtė, sepse beson nė njė tė ardhme mė tė mirė dhe prosperuse, sepse beson se nuk e meriton tė jetonė me kokėn ulur si i huaj nė vendin dhe shtetin e vet. Ky fillim i ri do tė fuqizohet kur sė bashku do t'i bashkohemi nė kėtė mision historik “Vetėvendosjes” dhe Albin Kurtit sepse ata nuk pėrfaqėsojnė vetėm njė Iniciativė Qytetare, Parti Politike apo diēka tjetėr, ata pėrfaqėsojnė njė mision historik, pėrfaqėsojnė dėshirėn e madhe tė shqiptarėve pėr tė jetuar me dinjitet dhe krenari kombėtare pėrmbrenda familjes sė madhe evropiane, pėrfaqėsojnė dritėn kundėr territ. Levizja “Vetėvendosje” ishte dhe ėshtė shpirti i kėtij populli. Shqiptarė kudo qė jeni, ju nė Atdhe e ne nė mėrgim bashkohuni nė kėtė mision pėr ta ndryshur historinė, pėr ta filluar epokėn e re ku tė gjithė sė bashku do tė jemi krenar. Bashkohuni me “Vetėvendosjen” dhe Albin Kurtin qė Kosovės mos t'i shkėputet edhe ndonjė gjymtyrė nė bsisedimet e ardhshme me Serbinė, por qė tė gjitha gjymtyerėt tė bashkohen me trupin e vet tė natyrshėm dhe qė ky trup tė funksionojė shėndetshėm pa infuzione tė ndėrkombėtarėve. Dalshim faqebardhė!

 

…