Nė fokus REZISTENCA POLITIKISHT KORREKTE Shkruan:
Visar Ymeri - Prishtinė, 01. 04. 2010 Kreu i procesit tė privatizimit nė Kosovė, Dino Asanaj (Kryetar i Bordit tė Drejtorėve tė Agjencisė
Kosovare tė Privatizimit - AKP), doli
prapė kėtė javė nė media. Pėrmes njė konference pėr shtyp ai kėrkoi kthimin e
fondit tė privatizimit nė Kosovė, pėr ti deponuar ato nė bankat e Kosovės.
Asanaj e di shumė mirė se kjo nuk ėshtė mėnyra pėr ti kthyer kėto para nė
Kosovė. Ai e di (dhe kėtė ia tha edhe Banka Qendrore e Kosovės-BQK) se pėr BQK-nė
Agjencia Kosovare e Privatizimit, tė cilėn e udhėheqė Asanaj,
ėshtė njė klient, dhe si e tillė ajo nuk mund ti tregojė BQK-sė se ku i mban
kėto para. (Natyrisht se mbajtja e parave tė BQK-sė nėpėr bankat jashtė
vendit, para kėto qė po tė futeshin nė ekonominė e Kosovės gjithsesi se do ta
zhvillonin atė, ėshtė e dėmshme, por kjo ėshtė njė temė tjetėr dhe nuk ėshtė
mėkati i vetėm i BQK-sė.) AKP-ja mund ti tėrheq kėto para nga BQK-ja dhe ti
dėrgojė kėto ku do. Pra Asanaj nuk ka nevojė qė ti kėrkojė ato pėrmes
konferencave pėr shtyp, mirėpo ta urdhėrojė tėrheqjen e kėtij fondi nga
BQK-ja si kryetar i Bordit tė AKP-sė qė ėshtė. Dhe madje kjo nuk ėshtė hera e
parė qė Asanaj e bėn kėtė, dhe mbase kaq i lejohet tė flas (nga Shefi,
dashakeqėsia, apo mosguximi i tij). Por kjo pak rėndėsi ka. Me rėndėsi ėshtė qė ai nuk po vepron nė
drejtim tė futjes sė fondit tė privatizimit nė ekonomi. Por ka diēka edhe mė
tė rėndėsishme nė kėtė rast: kėrkesat e Asanajt, tė cilat janė edhe mė
problematike se vetė motivet e shtrimit tė kėtyre kėrkesave. Asanaj nuk
kėrkoi asgjė tjetėr pėrveē se ta kthejė fondin e privatizimit pėr ta deponuar
atė nė bankat komerciale tė Kosovės. E pėr ta mbėshtetur kėtė kėrkesė tė tij
pompoze( nė kontekstin e Kosovės), Asanaj i dha edhe dofarė arsyesh. Fondi i
privatizimit aktualisht ėshtė duke fituar, sipas Asanajt, kamatė prej 0.1% nė
vit, ndėrkohė qė nė bankat vendore ai thotė se japin kamata prej 12-15%. Pra,
Asanaj kėrkon kthimin e kėtyre parave pėr ti deponuar ato nė bankat vendore.
Dhe me kaq pėrfundon kėrkesa e tij. E kush do tė pėrfitonte nga kjo? Po ta
pyesje Dino Asanajn nga kjo do tė pėrfitonte Kosova. Mirėpo kjo ėshtė
absolutisht e pavėrtetė (vėrtet, a do tė duhej tė pritej e vėrteta nga shefi
i privatizimit nė Kosovė?). Ta shohim pse. 463 milionė tė privatizimit janė
njė shumė e konsiderueshme e parashė pėr tė cilėn Kosova vėrtet ka nevojė. Ta
zėmė, hidrocentrali i Zhurit, i cili do tė prodhonte 305 MW/h energji
elektrike (diku afėr 7% tė konsumit tė gjithėmbarshėm) kushton 330 milionė euro.
Qeveria e Kosovės ka planifikuar qė ndėrtimi i kėtij hidrocentrali tė bėhet me
kapital privat, qė nėnkupton privatizim tė pėrfitimit nga hidrocentrali. Subvencionimi i bujqėsisė do tė
kushtonte diku afėrsisht 40 milionė euro nė vit. Investimet e pėrgjithshme nė
Trepēė qė kjo tė punojė me kapacitet tė shtuar kėrkojnė jo mė shumė se 150 milionė
euro. Por Asanaj nuk e kėrkon kėtė, nuk e kėrkon futjen e fondit tė
privatizimit nė ekonominė e Kosovės. Ai kėrkon deponimit e tij nė bankat
vendore. Pra jo tė pėrfitojė populli i Kosovės,
por bankat qė operojnė nė Kosovė, shumica dėrrmuese e tė cilave janė banka tė
huaja. Kėrkesa e Asanajt iu sjell pėrfitim tė huajve. Apo edhe fondit tė
privatizimit. Por
ky fond i privatizimit kujt i
takon? Kėto para janė ruajtur deri tash pėr tua kthyer borxhet kreditorėve
tė ndėrmarrjeve tė shitura. Kėta kreditorė nė shumicėn e rasteve kanė kėrkesa
pronėsie mbi ndėrmarrjet e shitura deri tash. Sipas rregullave tė caktuara
nga Rezoluta 1244 e UNMIK-u dhe tė pranuara ng institucionet e Kosovės dhe
Dino Asanaj, pronėsia e kėtyre ndėrmarrjeve do tė pėrcaktohet nga njė proces
arbitrazhi nė tė ardhmen. Po tė shkohet deri nė fund me kėto rregulla atėherė
shumė lehtė mund tė vendoset se prona paska qenė e ndėrmarrjeve serbe dhe se
kreditimi nga ato tash duhet tė kthehet nė formė borxhi me kamatė nga fondi
i privatizimit. Nė kėtė drejtim Asanaj kėrkon qė fondi pėr borxhin qė ia
paskemi ndėrmarrjeve tė Serbisė tė rritet duke kėrkuar kamata mė tė larta. Prapė
kėrkesa e Asanajt iu sjell pėrfitim tė huajve. Kamatat e bankave komerciale nė Kosovė
janė shumė tė larta, dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Mirėpo jo kamatat e depozitave
por ato tė kredive. Pėr depozita afatgjata vėshtirė se mund tė marrėsh kamatė
mė tė lartė se 5% (madje tash pas krizės financiare 5% ėshtė luks). Ndėrsa Asanaj
thotė se nė kėto banka fondi i privatizimit do tė merrte 12-15%. Kjo pėrveē
qė ėshtė gėnjeshtėr e kulluar, paraqet edhe njė defekt serioz tė rezonimit
ekonomik tė Asanajt. Bankat qė operojnė nė Kosovė sot kanė likuiditet tė
tepėrt. Shtrėngimi i kritereve tė kredidhėnies dhe kamatat e larta kanė bėrė
qė trendi i kėrkesės pėr kredi tė bie, ndėrkohė qė ai i depozitave ka
vazhduar me tė njėjtin trend. Rrjedhimisht, bankat kanė pėrfunduar me shumė
mė shumė para nėpėr duar sesa qė mund ti plasojnė nė kredi. E tash Dino
Asanaj kėrkon qė tua rris kėto para. Natyrisht bankat nuk do tu thoshin
jo kėtyre parave, por do ti merrnin ato me aso kushte qė nuk do tė dallonin
shumė nga kamatat aktuale. Pėr shkak se nuk kanė nevojė pėr to. Por kėrkesa e Asanajt nuk e kanė kėtė
qėllim. Ato synojnė
tiu sjellin pėrfitim tė huajve. Asanaj
kritikoi pėr tu mos kritikuar. Vėrtetė pushteti nuk mund tė ekzistojė pa e
pasur njė dozė rezistence ndaj tij. Mirėpo kėtė rezistencė ai e do vetėm tė
kontrolluar. Nė kėtė drejtim kėtė radhė ishte Asanaj ai qė rezistoi. Qė rezistoi
nė mėnyrė politikisht korrekte. Dhe kjo nuk ėshtė hera e parė. Tė njėjtėn
kėrkesė e kishte edhe para njė viti. Kėrkoi kthimin e parave, dhe
pastaj nuk u bė i dukshėm pėr 1 vit tė tėrė. Kėto kėrkesa, qė tė duken si
rezistencė, jo vetėm qė i lejohen nga pushteti por edhe kėrkohen prej tij. Pėr
shkak se janė pikėrisht kėto forma tė rezistencės qė e mirėmbajnė atė. Hashim Thaēi e shefat e tij kanė nevojė pėr
deklarime tė herėpashershme qė tingėllojnė mirė dhe zgjojnė shpresat e
njerėzve pėr tė mirė nė mėnyrė qė tė mirėmbahet gjendja e pashpresė e po
kėtyre njerėzve. Se shpresa, siē e thotė Walter Benjamin, na ėshtė pėr shkak
tė tė pashpresėve. Dhe pėr funksion ka, do tė shtonim, maskimin e gjendjes sė
pashpresė pėr ta vazhduar atė. Sepse e pamaskuar ajo nxit revoltė. Kėrkesat e
Asanajt, nė kėtė rast, nuk i ishin BQK-sė, por neve. Ai nuk kėrkoi kthimin e
fondit tė privatizimit nė Kosovė, sepse kėtė e dinte se nuk bėhej kėshtu, dhe
e dinte se kėshtu Kosova nuk pėrfiton (tė paktėn kėtė ia kishte thėnė edhe
BQK-ja para njė viti). Ai kėrkoi nga ne tė mos revoltohemi se, ja, kinse ai
qenka duke rezistuar pėr ne. Por rezistenca e tij ėshtė djallėzore. Sepse,
edhe po tė ishte e tillė, ajo do tė rezultonte nė pasurim tė tė pasurve, nė
koncentrim tė pasurisė nė duart e njė pakice. Ashtu siē po rezulton procesi i
privatizimit qė ai e udhėheq. E tėra kjo pėrbrenda projektit neoliberal,
ideologjisė sė Asanajt dhe shefave tė tij.
|