Flet Koēo Danaj pėr Agjencinė Informative Regjionale JUGpress SHQIPTARĖT DUAN NJĖ SHQIPĖRI
Autori i Platformės pėr
Shqipėrinė Natyrale Koēo Danaj nė Intervistėn dhėnė JUGpress-it ka deklaruar
se nė fund tė muajit Maj nė Tiranė do tė formohet Komiteti pėr realizimin e
kėsaj Platforme nė tė cilin do tė ketė pėrfaqėsues nga tė gjitha trojet
shqiptare, nga Presheva e deri nė Ēamėri (territor nga kufiri me Shqipėrinė
deri nė qendėr tė Greqisė). Danaj tha se pret qė Kuvendi i Kosovės
sė shpejti tė shpallė bashkimin me Shqipėrinė, sė pari nė baza konfederale.
Pres gjithashtu qė Maqedonia tė ndėrrojė formėn momentale tė shtetit duke e
kthyer atė nė baza federale. Marrėveshja e Ohrit e cila ende e mbanė
Maqedoninė nė kėmbė tashmė ėshtė e vdekur, me kėtė nė esence ėshtė shuar edhe
bashkjetesa mes shqiptarėve dhe maqedonasve, hapi i parė ėshtė Federalizimi
dhe hapi i dytė bashkimi me Shqipėrinė. Ka dy lloje tė dhembjeve, njėra ėshtė
dhembja pėr tė vėrtetėn tjetra dhembja pėr mashtrimin, unė jam pėr llojin e
pare sepse dhembja pėr tė vėrtetėn ėshtė shumė mė e lehtė se dhembja pėr
mashtrimin Danaj, i cili dikur ka qenė kėshilltarė
politik i tre Kryeministrave shqiptarė Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir
Metės tash Drejtor i Institutit pėr Prognoza Rajonale nė Tiranė tha se ėshtė
kundėr emėrtimit Shqipėri e Madhe sepse ky emėrtim ėshtė njė koncept politik
i cili doli pas marrėveshjes sė Prillit 1941 Ribentrop-Cijano Shqipėria
Natyrale tashmė nuk ėshtė vetėm njė ėndėrr, dėshirė apo vetėm perspektive por
njė problem tė cilit menjėher duhet ti gjendet njė zgjidhje. Zgjidhja e
kėtij problemi nuk do tė realizojė vetėm tė drejtėn e shqipatrėve pėr
vetėvendosje por edhe do ti hapė rrugė paqes dhe mirėqėnies nė Ballkan.
Shqipėria Natyrale ėshtė thelbėsore pėr paqen dhe progresin regjional. Sipas fjalėve tė tij ardhmėria e kėtij
regjioni ėshtė mė e mire se gjendja e tanishme Ne mėsojmė qė njėri me
tjetrin tė flasim jo sipas dogmės klasike e cila quhet fqinjėsi e mire por
pėr problemet e mėdha tė natyrės etnike Sipas fjalėve tė tij nė demokraci,
nė qarkullim nuk janė vetėm njerėzit por edhe idetė dhe mallėrat. Vetėm
trojet nuk do tė qarkullojnė Nė pyetjen se ēka sipas tij do tė mund
tė ndodhė nė trekėndėshin jugu i Serbisė, Kosovė dhe Maqedoni
veri-perendimore dhe se a mundė tė pritet atje jetė e qetė apo konflikte tė
reja Danaj tha se nuk ėshtė fare mire kur Ministri i Punėve tė Jashtme tė
Shqipėrisė shkon nė Preshevė dhe nuk i lejohet shqiptarėve tė atjeshėm ta
presin me flamuj kombėtarė shqiptarė Kjo tregon se nuk ekziston ligji pėr
pėrdorimin e simboleve kombėtare edhepse ka gati njė dekade qė ekziston
Marrėveshja e Konēulit Ai megjithatė ėshtė shumė i sigurtė se nė vend tė
armėve do tė zhvillohet bashkėjetesa, pėrkatėsisht dialogu pėr problemet
kryesore etnike Nė Platformė, pėrndryshe ėshtė cekur se
motoja kryesore ėshtė dialog me kėdo, dialog pėr gjithēka por pa vendosur
paraprakisht asgjė. Nuk ėshtė e rastit qė ėshtė potencuar se shqiptarėt kanė
derdhur aq shumė gjak saqė do tė mund ti bėnin jo njė po pesė Shqipėri.
Prandaj nuk ka mė nevojė pėr gjak. Deri dje flitej tė vdesim nė kėmbė sot
duhet tė themi tė jetojmė nė kėmbė. Nė vend tė armėve duhet dialog
demokratik. Unė jam i sigurtė se bashkėjetesa ėshtė e pashmangshme por nuk
pajtohem fare me disa, tė cilėt e pėrdorin bashkėjetesėn pėr tė mbuluar
dhunėn etnike ndaj kėdo. Danaj ėshtė kundėr harresės sė
historisė nė emėr tė ardhmėrisė sepse popujt pa histori nuk kanė ardhmėri
Por jam edhe kundėr atyre qė vazhdojnė tė jetojnė me historinė. Ajo na mėson
tė mos i pėrsėrisim gabimet. Marrėveshja e Versajės ka qenė marrėveshje
e dhunshme pėr disa popuj tė Ballkanit prandaj edhe ndėrkohė u pėrmirėsua
shumēka. Ka mbetur tė riparohet dhe Marrėveshja e Londrės sipas sė cilės edhe
u nda populli shqiptarė. Pėratė mendoj se populli shqiptarė dhe ai serb
jetojnė shumė mire njėri me tjetrin kur secili jeton nė shtėpinė vetė, kur
janė tė barabartė. Por nė Kosovė shumēka ėshtė artificiale prandaj
edhe u krijua Platformėn pėr Shqipėrinė Natyrale Nė pyetjen se a ėshtė e mundshme
bashkjetesa mes shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė dhe sa ėshtė i gatshėm
regjioni nė pėrballjen me tė kaluarėn Danaj u pėrgjigj se shumė mė tepėr
pengon mentaliteti se cilido emėr e mbiemėr. Ka raste kur segment politike
tė caktuara janė shumė mė tė rrezikshėm se cilido emėr i veēantė. Disa lider
politik pandėrprerė pėrmendin diktatorė tė sė kaluarės sepse intuita e tyre i
nxitė tė pėrsėrisin krimet e tyre por prapa perdes sė demokracisė. Pėr
kėtė ėshtė e patjetėrsueshme tė jesh demokrat i vėrtetė dhe i emancipuar e jo
tė merresh me emra tė kriminelėve. Pėr ta ekzistojnė organet pėrkatėse. Sipas fjalėve tė tij ky regjion duhet
tė ballafaqohet me tė kaluarėn qė tė mos pėrsėrite ana e errėt e saj. Tė
ballafaqohet me tė drejtėn e saj dhe jo me manipulimet e saja tė mėdha.
Ballkani nuk ėshtė mė Delja e Zezė e Europės. Kėtė regjion e kanė futur nė
ngatėrresa tė mėdha Marrėveshja e Londrės e vitit 1913 dhe Marrėveshja e
Versajės e vitit 1919. Me kėtė ėshtė krijuar njė regjion artificial me shtete artificiale.
Restaurimi tashmė ka filluar, patjetėr duhet njė Marrėveshje e re e Londrės,
me pjesmarrje edhe tė SHBA-ve, Marrėveshje e cila do ti hapė rrugė Shqipėrisė
Natyrale. E drejtė ėshtė qė tė ndodhė nė njėqindvjetorin e Marrėveshjes sė pare, 1913. Prandaj mė duhet tė them se fjala ėshtė pėr
drejtėsinė e vonuar. Pėr njė jetė ndryshe si thoni ju, duhet qė drejtėsia e
vonuar tė mos jetė drejtėsi e cunguar, tha nė fund Koēo Danaj. ( 13. 04. 2010)
|