Drejtėsia e "ndėrtuar" nga UNMIK’u dhe bashkėpunėtorėt e tij shqipfolės ishte

njė sistem i krijuar nga mishi, gjaku dhe mendėsia komuniste jugoserbe!!

 

GJYKATAT NUK MUND TĖ PASTROHEN NGA POLITIKA

 

Shkruan: Xhevat Bislimi - Viti, 18. 04. 2010

 

______________________________________________________________________________________________________________

 

Drejtėsia nė Kosovė ėshtė "pushteti" mė i korruptuar

 

     "Gjykatat duhet tė pastrohen nga politika", "gjykatave duhet t’u garantohet pavarėsia", etj., janė refrene qė i dėgjojmė pėr ēdo ditė e pėr ēdo natė nga goja e ca diplomatėve tė huaj. Kėto refrene pėrbėjnė lajmin e dorės sė parė pėr mediat tona tė shkruara dhe elektronike. Me prononcimet, deklaratat dhe intervistat e tyre tė pėrditshme, kudo e nė ēdo kohė, kėta diplomatė dhe misionet e ndryshme nė Kosovė sikur mundohen t’ia mbushin mendjen popullit tė Kosovės se ata nuk po i merr gjumi pėr ta vendosur sundimin e ligjit, tė drejtėsisė dhe tė rregullit nė kėtė krahinė shqiptare, qė po duan me "dhunė" ta bėjnė "multietnike"!!

     Sipas tė gjitha raporteve qė bėhen, drejtėsia nė Kosovė ėshtė "pushteti" mė i korruptuar, mė jo funksional, mė i degraduar dhe mė problematik. Por, asnjėherė nuk vihet gishti nė plagė. Asnjėherė nuk thuhen arsyet e vėrteta pėr kėtė gjendje tė rėndė nė sistemin e drejtėsisė. Secilėn herė vetėm konstatohet gjendja! Askush nuk thotė ose nuk jep shpjegime pse e kemi kėtė gjendje? Edhe kur dikush "mundohet" tė jap shpjegime i fshehė shkaqet dhe arsyet e vėrteta pas ankesave pėr mungesė gjyqtarėsh, pėr rrogat e vogla, etj.!

     Pas trysnisė sė hapur dhe tė drejtėpėrdrejtė qė iu bė nga pėrfaqėsuesit e shumtė "specialė" dhe nga diplomatėt "specialė", Kryeministri Thaēi pėr herė tė parė drejtoi gishtin kah njėri prej shkaktarėve tė kėsaj gjendjeje nė drejtėsi. Ai tha se kjo gjendje nė drejtėsi dhe korruptimi ėshtė trashėguar nga UNMIK-u dhe tha se pa reformimin e drejtėsisė nuk mund tė luftohen korruptimi dhe krimi i organizuar. ( Lexoni tė gjitha rregulloret e UNMIK’ut - Sh.B) Ka tė drejtė, por ka edhe tjera. Drejtėsia e "ndėrtuar" nga UNMIK-u dhe bashkėpunėtorėt e tij shqipfolės ishte njė sistem i krijuar nga mishi, gjaku dhe mendėsia komuniste jugoserbe!! I gjithė sistemi i drejtėsisė pėrbėhej dhe pėrbėhet pothuajse nė tėrėsi nga gjykatės, prokurorė dhe avokatė qė ishin shkolluar dhe kishin dhėnė prova besnikėrie tė plotė nė njė shtet dhe sistem hegjemonist e pushtues. Besnikėria e tyre ishte provuar me ndjekjet dhe dėnimet e pashembullta qė i kishin bėrė popullit tė tyre shqiptar pėr arsyena tė pastėrta politike dhe ideologjike! Tė gjitha aktvendimet dhe aktgjykimet e tyre ishin politike, antidemokratike, antiqytetėruese dhe kundėrshqiptare. Tė gjithė kėta gjykatės, prokurorė e avokatė, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, ishin tė kapur nga shėrbimet sekrete jugoserbe. Aktgjykimet e tyre pėrgatiteshin nė zyrat e UDB-sė dhe tė komiteteve tė LKJ-sė! Pikėrisht kėta prokurorė e gjykatės u pėrzgjodhėn pėr gjykatės e prokurorė tė sistemit tė "ri" e "demokratik" tė Kosovės nga UNMIK-u! Pėr pėrzgjedhjen e tyre UNMIK-u kėshillohej nė vazhdimėsi edhe me Beogradin! E vura pikėn ēuditėse, por kjo pėr mua nuk ishte ēudi. Njė mision si UNMIK-u nuk mund (sepse nuk donte) tė ndėrtonte dhe as tė "prodhonte" sistem tjetėr drejtėsie. Ky sistem ishte nė pėrputhje tė plotė me synimin, angazhimin dhe projektin politik tė UNMIK-ut dhe atyre qė ishin prapa tij pėr njė "autonomi substanciale"!

 

Pas shpalljes sė pavarėsisė Kosova u bė me … dy gunga !!

 

     Pas shpalljes sė pavarėsisė Kosova u bė me dy misione dhe me dy pėrfaqėsues specialė (dy gunga)!! Nė vend se tė dėbohej UNMIK-u erdhi edhe njė mision tjetėr qė quhej EULEX!!

( Lexoni EULEX’i shtylla e parė (e re) e UNMIK’ut - Sh.B ) Emra dhe emblema tė ndryshme, por me qėllime dhe me projekt tė njėjtė: "Kosova e pavarur, por pa sovranitet"!! "Kosova multietnike me serbė, romė, turq, ashkali, boshnjakė, malazezė, kosovarė, egjiptjanė, kinezė dhe ēka tė doni tjetėr, vetėm shqiptare JO!! Realiteti historik, gjuhėsor, kulturor, etnografik, demografik dhe kombėtar (mbi 90 % shqiptarė) duhet tė pėrmbysej dhe ndryshohej me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet!? Rol dhe ndihmė tė veēantė pėr realizimin e kėtij projekti kundėrshqiptar dhe kundėrnjerėzor do tė luante edhe sistemi i drejtėsisė. UNMIK-ut, qė me politikat e tij diskriminuese dhe shkatėrrimtare pėr Kosovėn i shtyri shqiptarėt nė kryengritjen e 17 marsit 2004, i erdhi nė ndihmė edhe njė mision tjetėr, kėsaj radhe nga Bashkimi Evropian dhe njė pėrfaqėsues tjetėr "special"! Misioni i ri, EULEX, drejtohet nga njė gjeneral! Ky mision ishte ngarkuar ta mbante nėn kontroll tė plotė drejtėsinė, policinė dhe doganat! ( Lexoni vendimin pėr formimin e  EULEX’it vetėm 13 ditė para shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės COUNCIL JOINT ACTION 2008/124/CFSP of 4 February 2008  - Sh.B )

     Nė bashkėpunim tė ngushtė me UNMIK-un dhe Zyrėn Civile Ndėrkombėtare tė Pieter Feith (diplomat i regjur nė pazaret me ēėshtjen shqiptare, EULEX-i nuk do tė lejonte qė Kosova tė bėhej sovrane!? ( Lexoni  EULEX-i i nxit konfliktet ne rajon!  - Sh.B ) Ē’ėshtė e vėrteta varėsinė e Kosovės dhe copėtimin e saj e garanton edhe Plani ose Kushtetuta e Ahtisarit, e pranuar dhe e miratuar nga Grupi negociator. Me kėtė Kushtetutė tė Ahtisarit nė Anamoravė krijohen katėr komuna serbe (njė rajon serb apo njė Veri i dytė). Po tė realizohet ky projekt famėkeq dhe kundėrshqiptar, nė Anamoravė do tė kemi katėr komuna serbe dhe tri shqiptare!! Pikėrisht nė njėrėn prej kėtyre komunave serbe njė diplomat i huaj (special) kėto ditė i shpalli dy heronj tė rinj: Njėri serb dhe tjetri shqipfolės! Tamam si dikur…!

     Kėto misione dhe kėta misionarė "specialė" nuk kanė pėr qėllim tė vendosin sundimin e ligjit, tė rendit dhe rregullit. Qėllim i tyre ėshtė ta bėjnė ligjin nė Kosovė nė pėrputhje me politikat e tyre. Qėllim i tyre ėshtė ruajtja e pavarėsisė sė gjykatave tė Kosovės nga Kosova dhe nga interesat e saj, si dhe pėrdorimi i tyre si instrument i politikave tė tyre. Kjo u dėshmua qė nga ardhja e tyre nė kėtė vend. Ndarja e Veriut dhe e Mitrovicės nuk ėshtė bėrė nga Serbia, por nga kėto misione dhe nga kėta misionarė "specialė", qė zbatojnė marrėveshjet sekrete midis Serbisė dhe Fuqive tė Mėdha. Kėto misione edhe sot e kėsaj dite kėtė punė po bėjnė. Prandaj, thirrjet e tyre pėr sundim tė ligjit, etj., janė farsė dhe demagogji e pastėr pėr ta mashtruar popullin shqiptar. Rasti i Veriut, i Anamoravės, i Albin Kurtit dhe rasti i Drejtorisė sė Arsimit nė Komunėn e Vitisė janė dėshmia mė e mirė e politikave dhe e drejtėsisė sė gjeneralėve dhe "diplomatėve" tė kėtyre misioneve. Pėrkrahja qė kėta diplomat "specialė" i japin Enver Hasanit dhe Gjykatės kushtetuese tė Ahtisarit pėr vendimet e saj kundėrshqiptare nuk duan koment! Enver Hasani i dha tė drejtė vetes ta gjykojė dhe dėnoj njėrėn prej faqeve mė tė ndritshme tė historisė sė kombit shqiptar, Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit!! Prandaj po ia rrahin krahėt diplomatėt ‘specialė". Pėr kėtė do tė dekorohet edhe nga Serbia, qė e kishte rrafshuar Shtėpinė monument, ku ishte mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pati edhe ca patriotė tė mjerė qė thanė se vendimi i Gjykatės kushtetuese tė Ahtisarit dhe E. Hasanit duhet tė zbatohet!!

 

Si mund tė dilet nga kjo situatė?

 

     Plani ose Kushtetuta e Ahtisarit ishte prodhim i bisedimeve midis Serbisė dhe Grupit Negociator. Nė kėto bisedime tė pabarabarta ndėrmjetėsoi bashkėsia ndėrkombėtare e pėrfaqėsuar nga Ahtisari. Ky dokument, pas prezantimit tė tij, nuk u pranua nga Serbia dhe nuk u miratua as nga Kėshilli i Sigurimit. Nė kėtė kuptim ai nuk i obligon shqiptarėt dhe as klasėn e tyre politike dhe institucionale qė ta zbatojnė pikė pėr pikė dhe nė dėm tė tyre. Po tė kishte vullnet politik dhe kombėtar, po tė mendonin, gjykonin dhe vepronin si shqiptarė, politikanėt tanė (udhėheqėsit e partive dhe institucioneve) do tė uleshin dhe do tė merreshin vesh pėr njė strategji tė pėrbashkėt. Pjesė e kėsaj strategjie do tė duhej tė ishte edhe Tirana zyrtare dhe mbarė hapėsira shqiptare. Hapi i parė do tė duhej tė ishte largimi (dėbimi) i UNMIK-ut nga territori i Kosovės, hapi tjetėr "ēlirimi" i Veriut nga Serbia dhe ribashkimi i tij me Kosovėn. Hapi tjetėr do tė ishte fillimisht kufizimi i pushtetit tė EULEX-it dhe Zyrės sė Pieter Feith’it, kurse pak mė vonė largimi i tyre nga Kosova. Kėtė hap i takon ta bėjė, edhe pėr rolin e tij qė kishin gjatė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare, Hashim Thaci, Haradinajt, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Nait Hasani, Hydajet Hyseni, Bajrush Xhemajli, Albin Kurti, etj. Por, nismėn pėr t’i ulur kėta njerėz dhe tė tjerė nga partitė tjera, do tė duhej ta mirrte Adem Demaēi, symbol i Qėndresės sonė kombėtare. Vetėm pastaj mund tė bėhet edhe reformimi i thellė i sistemit tė drejtėsisė dhe zbatimi i saj nė interes tė qytetarit dhe tė vendit, reformimi dhe fuqizimi i policisė dhe segmentėve tė tjerė tė mbrojtjes dhe sigurisė. Vetėm pastaj politika, drejtėsia, mediat, ekonomia dhe gjithė jeta nė Kosovė do tė pastrohej nga ndikimi dhe dominimi i politikave tė Serbisė, shpeshherė tė mbėshtjella me ambalazhin EULEX-UNMIK. Nė kėtė pikė dhe nė tė gjitha pikat tjera do tė ecej drejtė unifikimit tė kėtyre sistemeve me shtetin shqiptar. Kėshtu do tė rritej roli i kombit shqiptar nė Ballkan. Kjo do tė shpiente nė zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare (ribėrjen e Shqipėrisė) dhe nė vendosjen e sigurisė dhe tė paqes sė pėrherėshme nė rajon e mė gjerė. Vetėm nėse bėjmė politikė tė kėtillė kombėtare dhe demokratike mund ta fitojmė dhe do ta kemi pėrkrahjen e miqėve tanė amerikanė dhe tė miqėve tjerė. Madje, do ta fitojmė edhe pėrkrahjen e atyre qė po mbajnė qėndrim armiqėsor ndaj ēėshtjes shqiptare nė Ballkan. Vetėm kėshtu do tė qetėsohet dhe pajtohet edhe vetė Serbia, Greqia...