Parathėnie
e librit Shqiptarėt dhe grekėt
i shkruar nga Nuri Dragoj SHQIPTARĖT DHE GREKĖT NJĖ LIBĖR QĖ LEXOHET ME NJĖ FRYMĖ Shkruan:
Akademik,
Prof. Dr. Beqir Meta (
* )
Njė libėr i ri pėr
marrėdhėniet me fqinjin jugor, qė sjell meditime, pėrsiatje dhe analiza tė
shumta mbi lashtėsinė e popujve shqiptarė e grekė, mbi trashėgiminė e tyre
historike dhe mbi marrėdhėniet plot dritėhije, shpresa dhe iluzione, pėr
miqėsi qė janė fashitur dhe mbytur nga politikat e armiqėsisė, pushtimit,
asimilimit dhe nacionalizmit. Nuri Dragoj ka vėnė shpirtin,
patriotizmin e humanizmin e tij, nė kandarin e drejtėsisė sė historisė pėr tė
denoncuar ēdo fenomen e mentalitet negativ nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė e
Greqisė, qė ka tendencėn tė fanitet edhe nė ditėt tona dhe tė helmojė e
rrezikojė tė ardhmen. Njė libėr, ku historia dhe publicistika gėrshetohen
natyrshėm. Autori, me ndershmėri dhe me ndėrgjegje
tė pastėr intelektuale, ka dhėnė historinė pėr tė shpjeguar tė tashmen, ka
kryer depėrtimet nė thellėsi tė historisė pėr tė pohuar lashtėsinė e tė dy
popujve, vezullimin e pashuar tė qytetėrimeve pellazge, ilire e greke,
kapėrcimet nė mesjetė, ku fatet e tė dy popujve u bashkuan nė njė emėrues qė
ishte - fatkeqėsia e tyre. Mė tej, rezistenca heroike e arbėrve nėn
udhėheqjen e Skėnderbeut dhe pėrpjekjet foshnjarake tė njė pjese tė
historiografisė greke pėr tė pėrvetėsuar identitetin e heroit kombėtar tė
shqiptarėve, vijnė pėrmes njė kritike logjike dhe tė pakompromis. Ndihma e
shqiptarėve pėr revolucionin grek dhe shndėrrimi i asaj ndihme nė njė
fatkeqėsi, pėrbėjnė njė tjetėr linjė interesante tė kėtij botimi. Autori ka dhėnė me imtėsi lindjen e
politikės sė Megaliidesė dhe helmin permanent qė ajo shpėrndau nė
marrėdhėniet midis dy popujve. Aleanca e heshtur, por shumė efektive, e
Fanarit me Portėn e Lartė Osmane, pėr tė ndaluar emancipimin kombėtar nė
Ballkan, lufta e ashpėr e sistematike qė ata i bėnė kombit shqiptar e ndėrgjegjes
sė tij, janė dhėnė me nota sa dramatike, aq edhe realiste. Iluzionet, shpresat, pėrpjekjet e
udhėheqėsve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, - qysh nga periudha e Rilindjes
Kombėtare, deri pas krijimit tė shtetit shqiptar, - pėr tė krijuar njė aleancė
me grekėt, e cila do tė bazohej mbi parimet e barazisė, miqėsisė dhe
respektit reciprok; dėshtimet e mjera e fatkeqe tė kėtyre pėrpjekjeve, - si
rezultat i politikės dominuese dhe ekspansioniste greke, e cila kishte nė
thelb Megaliidenė, - pėrbėjnė njė bosht tjetėr solid tė kėtij botimi. Njė tablo therėse dhe plot realizėm
pasqyrohet pėr momentin e lindjes sė shtetit tė ri shqiptar dhe vitet e para,
tė dhimbshme, tė jetės sė tij. Greqia ishte nė krye tė politikės vrastare
kundėr kėtij shteti, politikė qė u shpreh me aneksimin e territoreve
shqiptare dhe me masakrat e tmerrshme kundėr popullsisė sė pafajshme
shqiptare, tė cilat kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kujtesėn tonė
kombėtare. Me mprehtėsi janė dhėnė aleancat
ndėrkombėtare tė politikės greke nė funksion tė aneksimit tė Shqipėrisė sė
Jugut, karakteri i tyre dhe amoraliteti e miopia e politikės sė jashtme
greke. Politika e Fuqive tė Mėdha, gjatė dy luftėrave botėrore dhe gjatė
Luftės sė Ftohtė, analizohet nė evolucionin e saj, duke vlerėsuar veēanėrisht
nė mėnyrė pozitive, politikėn amerikane, qė kontribuoi pėr pavarėsinė dhe
tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Dragoi sqaron se kyēi i zhvillimit,
unitetit dhe modernitetit tė kombit shqiptar, ėshtė harmonia, toleranca dhe
bashkėjetesa fetare. Por ai zbulon, si rrėnjėt historike, ashtu dhe betejėn
moderne qė po zhvillon Greqia e sotme, pėr ta shkatėrruar kėtė bazament
fondamental. Ēamėria, natyrisht qė do tė pėrbėnte njė
prej ndjeshmėrive tė veēanta tė autorit. Me sensin racional tė sė drejtės dhe
sidomos me dashuri, Dragoi, me penėn e tij, udhėton nėpėr dhimbjen ēame,
nėpėr koordinata hapėsinore e shpirtėrore, duke sjellė pėrpara vėmendjes sė
ēdokujt, jo thjesht faktin historiko-tragjik tė shqiptarėve ēamė, por edhe
pėrjetimin individual, duke e tejkaluar pozitėn vrojtuese apo shqyrtuese tė
studiuesit, dhe duke ardhur te lexuesi, si njė prej tyre, mbi tė cilėt ra
mizoria greke nė dy shekuj. Veēoria e kėtij libri ėshtė se i merr
njė nga njė tė gjithė elementėt e marrėdhėnieve shqiptaro - greke dhe i
zhvillon ato qė prej thellėsive tė historisė e deri nė ditėt tona, duke bėrė
njė paraqitje vertikale, qė zbulon qartėsisht dhe pa ekuivokė objektivat e
politikės sė sotme greke. Duke lexuar kėtė libėr, ēdokush mund tė
krijojė njė pėrfytyrim konkret pėr pasojat e ofensivės sė helenizmit nė
Shqipėrinė e Jugut dhe mė gjerė, nė shoqėrinė shqiptare nė ditėt tona, si dhe
rreziqet reale qė rrjedhin prej saj. Botimi ėshtė gjithashtu edhe njė homazh
pėr martirėt dhe dėshmorėt e shumtė shqiptarė, qė u persekutuan dhe u vranė
nga dora e zezė e nacionalizmit grek. Ata ishin lulja e elitės kombėtare
shqiptare. Pėr kėtė arsye, ai ka vlera edukative pėr brezin e ri, i cili ka
njohuri relativisht tė pakta pėr historinė e marrėdhėnieve shqiptaro-greke. Pėr tė gjitha kėto risi dhe vlera, kam
besimin e plotė se ai do tė jetė njė botim shumė i preferuar dhe i dobishėm
pėr lexuesit shqiptarė, tė tė gjitha kategorive e moshave. Ai ėshtė shkruar
me kulturė, me njė gjuhė tė thjeshtė, por tė pasur dhe me njė stil tėrheqės,
i cili e rendit kėtė botim nė kategorinė e atyre librave qė lexohen me njė
frymė. ( * Akademik Prof. Dr. Beqir Meta ėshtė Drejtor i
Institutit tė Historisė nė Tiranė. ) (
Titulli i parathėnies ėshtė i pashtriku.org
) |