TA NDIHMOJMĖ FAMILJEN E NDERIT TĖ KOMBIT PETRO
MARKO _________________________________________________________ A R T I S T Ė T, FUSHATĖ NĖ NDIHMĖ TĖ
FAMILJES SĖ PETRO MARKOS Shkruan: Alma Mile - 30.
04. 2010 Nga vajza e jugut,
tanimė ka mbetur vetėm hija. Paska qenė i hidhur fati i Markove. Njė sistem
bie, ngrihet njė tjetėr, por vuajtja nuk dashkėrka tė ndalet. Nė njė
apartament, qė i ngjan mė shumė njė galerie arti, mes librash, dorėshkrimesh
dhe pikturash, varur nė mure me igrasi, gdhijnė dhe ngrysin ditėt familja
Marko, gruaja, djali dhe vajza e shkrimtarit Petro Marko. Askush nuk do ta
besonte se familja e njeriut qė mban titullin "Nderi i Kombit", sot
po kalon momente tejet tė vėshtira. Po pėrballen me fatkeqėsi shėndetėsore,
tė cilat bėhen edhe mė tė hidhura prej vėshtirėsive ekonomike. Safoja, gruaja
e shkrimtarit, tashmė 85 vjeē, ka mbėrthyer shtratin, e pazonja tė kryejė
vetė asnjė shėrbim, ndėrkohė qė edhe i biri, Jamarbėri, nuk gėzon njė shėndet tė
mirė. Pėr ta kujdeset e bija,
Arianita, njė grua e dhembshur dhe e fortė. Fatkeqėsisht e gjithė familja
duhet tė mbahet vetėm me pensionin e Safos. Pėr shkak tė njė aksidenti,
Jamarbėri ka vite pa punė e po kėshtu edhe Aranita. Njė gjendje absurde, nėse
do tė vendosėsh nė kandar, gjithė ēka dhėnė Petro Marko pėr letėrsinė
shqiptare e po ashtu edhe Safo nė pikturė. E megjithatė, Arianita ėshtė njė
grua krenare dhe nuk do ti kishte shtrirė kurrė dorėn kujt pėr ndihmė. Ndaj
janė miqtė e saj, qė po ndėrmarrin njė "fushatė" sensibilizimi, pėr
tiu gjendur pranė. Pėr mė shumė
klikoni nė linkun poshtė: ______________________________________________________
|
_______________________________________________________________________
LEXONI:
PETRO MARKO - KUJTIMET E FĖMIJĖRISĖ NĖ NJĖ BLLOK SHĖNIMESH