Festivali Folklorik i Gjirokastrės, Hasi interpreton i bashkuar

PREZENTIM DINJITOZ I HASIT NĖ GJIROKASTĖR

Shkruan: Man Poga - Has, 08. 04. 2010

     Ishte nata e tretė e Festivalit Folklorik tė Gjirokastrės, ku u paraqitėn me punimet e tyre grupet nga Qarku i Kukėsit. Nė kėtė Qark pėrfshihen, Rrethi i Kukėsit, Hasit dhe Tropojės. Grupi nga Qarku i Kukėsit pati rreth 60 perfaqėsues, prej tė cilėve 48 valltarė e instrumentistė, ndėrsa tė tjerėt kėngėtarė. Prej kėtyre, 21 pėrfaqėsues si, valltarė, kėngetarė dhe istrumentist ishin nga krahina e Hasit. Veēantia e kėsaj nate tė festivalit ishte se Grupi i Hasit u pėrfaqėsua ristas i plotė nė hapsiren e vet gjeografike, duke u shtrirė edhe nė Hasin e Kosovės.

Historia

     Territori i Hasit u nda padrejtėsisht pas luftrave ballkanike ne fillim te shekullit XX, kjo ndarje u saksionua ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913. Mu nė lindje, Hasi i Shqiperise nėpėrmjet vijės kufitare tė vėne qė nė vitin 1913 (qė ndau Kombin pėrgjysmė) kufizohet me Republikėn e Kosovės, pėrkatėsisht mund te themi me vetvetėn. Mjafton tė hedhėsh njė vėshtrim pėrtej malit tė lashtė tė pashtrikut dhe shikon gjysmen tjetėr tė krahinės sė Hasit. Gjymtimi i territorit tė Hasit gjatė shekullit XX nuk krijoi vetėm njė izolim tė paparė, por, mė thellė akoma, njė ndarje shpirtėrore, kulturore dhe etnografike me vetvetėn, ndarje e cila u pėrjetua jo me pak dhimbje.

Foto: Kėrcimi karakteristik i burrave

Pėrfaqėsimi

     Nė hapėsirėn e Hasit tė Kosovės, midis shumė shoqėrive kulturore, pėr nga mėnyra e organizimit, larmisė sė punėve dhe pėrfaqėsimin denjitoz, shquhet Shoqėria Kulturore Artistike “Malsori” e themeluar me 7 mars 1975 nė Gjonaj, me drejtues, studiuesin Z. Haziz HODAJ. Kjo shoqėri ka marrė pjesė nė shume festivale folklorike, ku mund tė veēojmė: pjesmarrjen si pėrfaqėsuese e kultures sė Hasit dhe Shqiptarėve tė Kosovės nė Festivalin Ballkanik nė Ohėr, me 1983 dhe njė here nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Folklorit nė Zagrep tė Kroacisė me 1988. Ndėrsa Hasi i Shqipėrisė, qė prej themelimit tė Pallatit tė Kulturės “Pjetėr Bogdani” Krumė, pėrfaqėsohet me grupin e vet artistik nė ēdo organizim kulturor, rajonal apo kombėtar, sot drejtohet nga artisti Hysen DIDA. Pas vitet 90”, kontaktet  mes ty pjesėve tė Hasit u shtuan, kėsisoj edhe bashkėpunimet nė fushėn e kultures filluan tė marrin forma reale, aq sa, tashme mund tė themi se kemi njė Has tė njėsuar, tė paktėn nė mėnyren e pėrfaqėsimit kulturor, si brenda trojeve shqipfolėse ashtu edhe jashtė saj.

Foto: Grupi i vajzave tė Hasit

Gjirokastėr 2009

     Nė fillim nė skėnė u paraqiten rapsodėt e famshėm Dida, Ēela dhe Kovaēi, pa tė cilėt nuk imagjinohet dot folklori jonė si frymėzim i nje letėrsie tė lashtė popullore. Ato u duatrokitėn disa here nga tė pranishmit tė cilėt, u rrėnqethėn nga kėnga me titull: “Veē Bashkimi ėshtė forca e Kombit”, nė kėtė rapsodi bėhej fjalė pėr unifikimin kombėtar nė ide, si fuqi kryesore pėr tė mirėn e vet kombit. Njė prezantim tė veēantė pati interpretuesi me bishnicė, Zog Sheta. Ai la mbresa tek juria dhe tė pranishmit, me origjianalitetin qė tejēoi nga ekzekutimi i  melodive baritore tipike tė krahinės sė Hasit.

     Befasimi mė pas na vjen nga treshja Hasjane e cila interpretoi me mjeshtėri njė kėrcim karakteristik tė burrave tė Hasit, qė me emocionin maksimal e krijues popullor e kėrcyen Ramadan Totaj, Dylber Geca, dhe Luan Sadria.  Madhėshtia e kėtij kėrcimi tė shtang, aq, sa kujton se nė skenė po lėvizin tre majat e Pashtrikut.

     Nė prezantimin e rradhės hyjnė mė elegancė grupi i vajzave tė Hasit, ku pėrveē hijeshisė sė portretit, tė bėn pėrshtypje veshja me Kollan. Studiuesit e Folklorit dhe Artit Popullor e kanė cilėsuar kėtė veshje bashkė me xhubletėn si dy veshjet me unikale pėr nga lashtėsia dhe larmia e simboleve e ngjyrave qė mbart. Vajzat interpretuan njė valle karakteristike si dhe njė pjėsė nga “Larja e pėlhurės” ku u shoqėruan me kavall nga Besnik Osmangecaj.

     Para se t’i linin skenėn Hasjanėt, kanė pėrshėndetur me kengėn: “Mymleqeti nė kam asht ēue” e interpretuar nga kėngėtarėt Hamit Kastrati dhe Pėrparim Brati qė zėrin e tyre e dėgjojnė me ėndje edhe nė Kosovė, ky interpretim i ka dhėnė zjarr kėngės me motive tė shprehjes sė revoltės ndaj pushtuesve Turq.

Foto: Interpretimi me bishnicė i artistit Zog Sheta

Vlersimi

     Nė natėn e fundit tė Festivalit emocionet shtoheshin edhe me tepėr, sepse juria do tė vendoste pėr ēmimet. Grupi Folklorik “Hasi”, nė pėrfaqėsimin qė bėri nė Festivalin Folklorik Gjirokastėr 2009 nuk doli duarbosh. Por, nė kategorinė: “Ēmime pėr individė” u vlersua me ēmimin e pare nė interpretimin me bishnicė (aerofone), me artistin Zog SHETA. Pėrfaqėsimi i grupit foklorik “HASI” si njė njėsi e vetme kulturore e etnografike, (edhe pse nė dy shtete), transmeton njė mesazh tė madh e njė madhėshti qė Hasit i ka pėr Hije.

* Kontakti me autorin: man poga (m_poga@hotmail.com)