“Megaloidea” greke nė veprim!

 

BIZANTIZIMI I GREQISĖ

 

Shkruan: Salih Mehmeti - Prishtinė, 07. 04. 2010

 

 

     Bota shqiptare duhet tė pushojė sė habituri me arrogancėn raciste tė manifestuar prej qarqeve mė tė larta tė shtetit grek. Mirazhi qė thur politika zyrtare e Shqipėrisė ėshtė njė Greqi kinse mirėdashėse, europiane dhe partnere e denjė ndaj shqiptarėve nė rrugėn pėr nė BE. Harrohet me apo pa qėllim se ėshtė pikėrisht kjo Greqi, shteti mė jomeritor i BE-s dhe NATO-s qė ėshtė pėrgjegjės pėr pėrvijimin e njė politike tė sertė kundėrshqiptare. Derisa politikanė shqiptar zgėrdhihen para kamerave me pėrfaqėsues tė shtetit grek (siē ishte rasti i vizitės sė Karamanlisit dhe temenaja e tėrė Kuvendit shqiptar ndaj tij) harrojnė se pikėrisht Greqia ėshtė pėrgjegjėse pėr kolonizimin e Epirit jugor, gjegjėsisht pjesės perėndimore tė tij - Ēamėrisė dhe rretheve malėsore tė Janinės, Fllorinės dhe Kosturit. Ėshtė pėrgjegjėse pėr asgjėsimin, shpėrnguljen dhe asimilimin e bashkėsive kompakte shqiptare jo vetėm nė Epir por edhe nė Maqedoni tė Egjeut, Thraki dhe Atikė. Greqia ndaj nesh nuk e ka sall tė kaluarėn kriminale por edhe tė ardhmen: kategoria themeltare e politikės greke mbetet amshueshmėrisht territori, pėrfitimi dhe zgjerimi i tij ku vazhdimisht nga politika, Kisha dhe Media greke sajohet pėrmes njė procesi postemocionalizimi njė viktimizim i paqenė i ‘kombit grek’. Mbjellet vazhdimisht psikoza e njė rrethimi komplotues nga tė gjitha anėt: nga veriperėndimi - shqiptarėt, nga veriu - sllavėt dhe nga lindja - Turqia. Duke shfrytėzuar kėtė blof viktimizimi dhe kompleks inferioriteti, segmente tė politkės greke goxha frytshėm kanė arritur indoktrinimin e shtresave tė ndryshme shoqėrore greke duke i rekrutuar mendėrisht pėr kryqėzatat e ardhshme pan-helenike ku do tė ‘ēlirojnė’: Vorio Epirin, Maqedoninė, Thrakinė dhe Azinė e Vogėl.

     Kėto struktura bizantine, nė kuptimin e mirfilltė tė fjalės, gjakojnė qė t’i piksin nė kokė ēdo greku se vetėm ‘Megali Ideja’ do tė jetė rehabilitim i ‘nderit tė humbur’ grek. Krahas kėsaj, edhe Kisha Ortodokse Greke mėton tjetėrsimin e etnive tė tjera nė Ballkan tė cilave religjionin ortodoks ua numėron arbitrarisht si kombėsi greke. Sė kėndejmi, Kisha Greke si palca kurrizore e etno-religjionit grek, ėshtė kolona e pestė e zgjerimit tė shtetit grek nė kurriz tė fqinjėve. Kisha Greke i pėrgjigjet tamam asaj Kishe kolonizatore, pėr tė cilėn dikur Franc Fanoni thoshte se ‘nuk e fton njeriun e kolonizuar nė rrugėn e zotit por nė rrugėn e tė Bardhit, nė rrugėn e zotėrisė, nė rrugėn e shtypėsit’. Edhe Kisha Ortodokse Greke nuk e fton grixhėn nė rrugėn e devotshmėrisė brenda caqeve religjioze, por synon, transcendimin e kėtyre caqeve gjėr nė ekspansionizėm politik e territorial. Me sa duket, gjedh i politikės kishtare ose kishės politike greke ėshtė figura e Kozma Etolianit (Κοσμάς Αιτωλός/Kosmas Aitolos1714 - 1779) i cili zdėrhallej tek bashkėsite shqiptare e vllahe tė konfesionit ortodoks duke blasfemuar pėrdorimin e shqipes apo vllahishtes nėpėr mesha, tė cilat i quante gjuhė tė djajve, pėrderisa nė shkollat e ngritura nga ai nė Thesali, Epir dhe Maqedoni pėrjashtonte pėrdorimin e shqipes dhe legalizonte pėrdorimin e neo-greqishtes bizantine (John S.Koliopoulos & Thanos. M.Veremis). Pėr ironi, Kozma Etoliani qė ishte gjithēka tjetėr pėrveē klerik, ėshtė shenjtėruar nga Kisha dhe shteti Grek si Hero Kombėtar me 20 prill 1961 kurse 24 gushti kremtohet githėandej Greqisė si dita e martirizimit tė tij. Thelbėsisht, Greqia dhe politika e saj e djathtė apo e majtė (qė tė dyja kanė pėrqafuar idenė e etno-nacionalizimit) qenėson me frymėn bizantine tė juntave tė kolonelėve ushtarak, me ‘Megali Idenė’ e saj dhe kompleksin e superioritetit historik, racial e kulturor ndaj tė tjerėve.  Ekzistenca e Tjetrit ose tė Tjerėve nuk njihet ose njihet vetėm nė rastet kur shpallet armik. Bindja e shumicės sė politikės greke qėndron nė njė krenari tė marrėzishme fashistoide tė njė shoqėrie homogjene etnikisht ku s’njihet ligjėrisht prania e askujt tjetėr.  Loring M. Danforth  nė librin e tij ‘The Macedonian Conflict: Ethnic Nationalism in a Transnational World’ shkruan:

               ‘Qėndrimi zyrtar grek nė lidhje me pėrbėrjen etnike tė popullsisė sė Greqisė ėshtė se nė Greqi nuk ka pakica kombėtare apo etnike. (…) I vetmi pėrjashtim nė pretendimin e pastėrtisė tėrėsore etnike ėshtė njohja e qenėsisė nė Trakinė lindore tė asaj qė kujdesshėm pėrcaktohet si ‘pakica religjioze’ muslimane’ (2002:34).

     Nė librin ‘Ethnic and political nations in Europe’ Jaroslav Krejēi dhe Vitezlav Velimsky japin kėtė pasqyrė tė atlasit demografik tė Greqisė:

‘Pakicat e tjera etnike nė Greqi - maqedonasit, shqiptarėt dhe aromunėt (kėta tė fundit tė njohur mė mirė me emrin Kuēovllah ose xinxarė) - nuk njihen si pakica etnike dhe janė subjekt i asimilimit gjuhėsor dhe kulturor. Ky proces ėshtė lehtėsuar nga fakti qė shumica e tyre jetojnė nė treva tė pėrziera dhe mė pėrjashtim tė disa shqiptarėve, ushtrojnė religjionin e krishterė ortodok; kjo i bėn ata edhe mė tė varur prej shkollave greke dhe politkės kishtare. Pakica shqiptare ėshtė pjesėrisht e shpėrndarė nė trevat ndėrmjet kufirit shqiptar dhe pėrreth Athinės. Numri i tyre asnjėherė nuk ėshtė vlerėsuar besueshėm. (…) Sipas Heraud numri i tyre nė Greqi nė fillmvitet e 70’ta pėrfshinte afėr 100,000 shqiptarė tė vetėdijshėm pėr etninė e tyre (1981: 165).

     Shi pėr kėtė mohim tė paarsyeshėm tė diversitetit etnik e kulturor nė Greqi, editori i ‘The Sunday Telegraph’ argumentonte se Greqia ka qenė e pamėshirshme nė shlyerjen e gjurmėve e shumėllojshmėrisė etnike, dhe pohonte se parasyeshmėria e  veprimeve tė saj, pėrfshirė pretendimin grek pėr tė monopolizuar tė kaluarėn klasike (nė tė cilėn tė gjithėpopujt evropian kanė hise) mund tė shpjegohet nga fakti se grekėt e sotėm janė njė pėrzierje e sllavėve, turqve, grekėve, bullgarėve, shqiptarėve, vllahėve, hebrenjėve dhe romėve. Nė vitin 1994 filozofi francez Alain Finkielkraut do tė shprehej: ‘Nė sytė e mi Greqia ka pushuar sė qeni pjesė e Europės, ajo ėshtė ēeuropianizuar’. Ky ēeuropianizim mund tė shpjegohet me termin pezhorativ ‘bizantizim’ qė simbolizon intrigėn nė pėrmasa shtetėrore, dinakėrinė dhe dhunėn.

Gogoli i dėbimit

     Duke marrė parasysh frymėn fashistoide tė strumbulluar nė strukturat sipėrane tė shtetit grek, nuk duhet marrė si habi as klithja histerike e ushtarėve grek nė paradėn e 25 marsit dhe parakalimit fashist tė togės sė marincave tė rojės bregdetare. Nė kėtė rast mė e padurueshme ėshtė sjellja kinse e shqetėsuar e politikanėve shqiptarė ndaj kėtij provokacioni racist. Sepse deri mė tani ēdo politikan shqiptar, pavarėsisht se a e mban bajrakun e sė djathtės apo tė sė majtės, janė etabluar si qullashė e qyqarė duke i harruar detyrimet kombėtare, qytetare dhe kushtetuese. Veēori qenėsore e kėsaj politike tė mefshtė ėshtė frika irreale se mos eventualisht njė kėmbėngulje sado e vogėl ndaj Greqisė do tė prodhonte njė reaksion nga Greqia tė pėrmasave katastrofike: dėbimin e qindra-mijėra emigrantėve shqiptar. Pėrvoja e 93’ės (dėbimi i mijėra punėtorve shqiptarė) dhe traumatizimi nga ajo ėshtė pėrzmadhuar. qėllimisht nga vetė Greqia aq sa edhe sot e kėsaj dite iu vėrtitet si Shpatė Damokleu mbi krye politikanėve aspak tė guximshėm shqiptar. Shtrohet me tė drejtė pyetja: nė rrethanat e sotme nė tė cilat gjendet Greqia a ėshtė e mundshme njė dėbim i emigrantėve shqiptarė? A ka hesap qė Greqia t’i dėbojė nga vendet e punės  qindra mijėra shqiptarė?

     Kriza e gjithmbarshme botėrore dhe veēmas kriza e sertė qė ka pėrthekuar Greqinė e pamundėsojnė njė dėbim tė tillė sepse po tė ndodhte ai,  atėherė vetė Greqia do ta paguante taksėn e konsekuencave negative. Njė dėbim i shqiptarėve nga vendet e punės, nė kohėn kur shėndeti ekonomik i Greqisė ėshtė nė pėrkeqėsim tė vazhdueshėm, do e sillte para njė bankrotimi e shfytyrimi ekonomik krejtėsor. Poashtu duhet tė tėrhiqet vėrejtja qė njė dėbim eventual i emigrantėve shqiptar do tė krijonte njė boshllėk tė madh i cili do tė yshte valė tė mėdha emigrantėsh nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Kėshtu qė, gogoli i dėbimit nuk mund tė shėrbėjė pėr as edhe njė moment mė shumė si shkas i mosreagimit dhe mefshtėsisė politike shqiptare. Politika shqiptare duhet tė pushojė sė qenuri skrupuloze karshi Greqisė. Politikės shqiptare i nevojiten mė shumė se kurrė impulse intrasigjence dhe rreptėsie politike. Kur themi, rreptėsi nuk nėnkuptojmė rreptėsi militanteske apo militareske por njė vlerė katėrcipėrisht europiane qė nuk e lejon askė tė tallet publikisht me dinjitetin dhe ndjenjat kombėtare tė njė populli. Shqipėria duhet qė ta avancojė dhe nxjerrė nga sirtarėt e salduar me hekur, ēėshtjen shqiptare nė Greqi. Ēėshtja shqiptare nė Greqi nuk e ka emrin ēėshtje pronash apo dėmshpėrblimesh; ajo ėshtė shumė mė e gjerė sesa kaq: ėshtė jo vetėm nė Ēamėri, por edhe nė Maqedoni tė Egjeut (Fllorinė, Kostur), Thraki (Evros, Rodope, Xanthi, Serez, Selanik dhe Kilikis), Atikė, More, etj. Pėr aq kohė sa Shqipėria nuk e problematizon ēėshtjen shqiptare tė Greqisė nė tėrė plotninė e saj, do tė pėrballemi edhe gjatė kohė me prirjet gjithnjė seperatiste tė ‘Vorio-Epirit’ dhe ‘pakicės greke’ nė Shqipėri. Departamenti i shtetit tė Shteteve tė Bashkuara qysh me 1943 e ka pikasur synimin e vėrtetė tė pretendimit grek nė Shqipėri:

‘Grekėt me gjasė janė duke e pretenduar Epirin verior me qėllim qė tė frikėsojnė shqiptarėt aq sa t’i detyrojė ata ta braktisin pretendimin e tyre tė drejtė mbi Epirin Jugor dhe veēanarisht trevės sė Ēamėrisė, e cila ėshtė thelbėsisht shqiptare’ (Foreign relations of the United States. Diplomatic papers, 1944: 115).

     Problematizimi i ēėshtjes shqiptare nė Greqi nuk duhet bėrė sebet komoditetit tė ndonjė rryme politike apo ndonjė politike agresive; pėrkundrazi, problematizimi i kėsaj ēėshtje madhore duhet tė bėhet nė rend tė parė pikėrisht pėr mbrojtjen e tė drejtave njerėzore nga shtypja dhe aparteidi shtetėror grek. Ēatia e pėrbashkėt europiane pjesė e sė cilės rrah gjoks tė jetė edhe Shqipėria, s’do tė jetė asnjėherė e rehatshme pėr asnjėri nė kohėn kur nė strukturat mė tė larta tė Greqisė qenėsojnė ende pėrbetime tė llojit kanibal se ‘me lėkurė turqish do bėhen opinga e mė zorrė shqiptarėsh lidhėse opingash’. Pandehma budallallėqe e disave se provokacioni i togės greke qe njė ‘rast i izoluar’ ėshtė e paqėndrueshme nga tė gjitha pikėpamjet. Pėrpjekjet e parreshtura kundėrshqiptare ē’prej 1913’ės dhe qė morrėn vrull pas 90’ve e deri mė sot tregojnė se mendėsia kundėrshqiptare nuk ėshtė aspak e izoluar nė Greqi por e pėrhapur nė tė gjitha nivelet e saj shtetėrore.

Senzibilizimi qytetar dhe kombėtar

     Pėr aq kohė sa strukturat shtetėrore shqiptare po shfaqin episodet mė tė padinjitetshme duke mos qenė nė lartėsinė e detyrave kushtetuese, atėherė shoqėria civile si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė duhet tė reagojė me metoda tė protestės qytetare. Natyrisht, kjo punė duket paksa si mundim Sizifi kur kihet parasysh rezignata e studentėve nėpėr tri universitetet mė tė mėdha shqiptare (Tiranė, Prishtinė dhe Tetovė), qenėsimi i mijėra OJQ-ve partikulariste dhe mungesa e njė emancipimi revoltues nė korniza tė demokracisė. Ėshtė interesante sesi ata qė rrahin mė sė shumti gjoks se janė prijatarė tė bashkimit shpirtėror tė shqiptarėve, Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH) tė udhėhequra nga ēeta 15 - 20 vetėshe e Albin Kurtit nė Prishtinė s’reaguan as edhe me njė deklarim fare formal. E vumė theksin nė ta, sepse pikėrisht ata e kanė zaptuar dhe monopolizuar terrenin e reagimit tė njėsuar gjithshqiptar nė emėr tė kauzave tė mėdha politike, tė cilat i shfrytėzojnė vetėm formalisht. Besueshmėrinė dhe prestigjin e fituar, ata nė vend se ta pėrdorin si njė katalizator tė reagimit qytetar e kombėtar, ata e shohin si njė mundėsi mburrjeje e pėrfitimi meskin nė syrin e kamerave.

 

Kontakti me autorin (salih.mehmeti@gmail.com)