R e a g i m

 

RRENA E TRASHĖ, DĖSHMITĖ E HOLLA

 

Gjithė atyre me drejtė janė kundėr Kėshillit nacional shqiptaro-serb.

 

 

     Po, keni apsolutisht tė drejtė. Ky pakurrizor lojal sėrb e shqipfolės ka njė traditė familjare tani tė dėshmuar pėr tradhėti qė nga gjyshi e xhaxhai i tij. Tani edhe vetė KY klysh-shkau po bėn pazarin e fundit pėr ta futur kėtė Luginė shqiptare dhe popullin e saj nėn zgjedhėn sėrbe, nė shekullin e I-rė tė mileniumut tė tretė tė kėsaj epoke. Ju me tė drejtė konstatoni se kėto zgjedhje ishin njė shėrbim mė tepėr i drejtėperdrejtė pėr Serbinė dhe shtetin e tyre gjysmė tė falimentuar. Kėto zgjedhje kanė karakter tė njejtė sikurse qė ishin edhe zgjedhjet pėr parlamentin serb ku aktor kryesor nga kjo Luginė shqiptare ishte mu ky "iriq kombėtar” i cili edhe ashtu mė datėn 11 Maj 2008 agjencionit Tanjug i deklaroi se pret qė kėto zgjedhje nė tė cilat ai me disa shqipėtar tė tjerė mori pjesė, do tė kontribuojnė nė integrimin mė tė shpejtė tė Serbisė nė institucionet europiane.

     Pėr hirė te transparencės dhe objektivitetit ju bėj me dije se autori i kėtij "zbulimi" pėr formimin e Kėshillave nacionale pėr pakicat nė Sėrbi ėshtė kryenacionalisti sėrb Vojisllav Koshtunica, i cili njėherit edhe ishte Kryetar i Kėshillit pėr pakicat nacionale nė Serbi, dėshmia: B92 data 25.12.2005. citoj: "U diskutua pėr formimin e Kėshillave komunale pėr marėdhenie ndėretnike dhe pėr nxjerrjen e ligjit tė ri pėr kompetencat e Kėshillave nacionale". Produkt i kėsaj mbledhjeje janė tani kutitė e “mbushura” me votat e shqiptarėve pėr KĖSHILLIN NACIONAL KOMBĖTAR SHQIPTARĖ siē kanė dėshirė ta quajnė kėta trushkulur.

    Kėtu do tė ishim tė pa denjė dhe jo tė drejtė deri nė fund nėse nuk do tė i thonim ca fjalė pėr Shefin e shtabit zgjedhor tė PVD’sė pėr kėto zgjedhje, i cili nė periudhen kohore 2001-2004 ishte “ekspert” nė pėrzgjedhjen e projekteve nė Beograd, nė tė cilin projekt ishin pėrfshirė 10 pakica nacionale nga Serbia e ku ky “ekspert” ishte i vetmi  nga kėto 10 pakica nacionale nė nivel  shtetėror nė pėrbėrje tė kėsaj ekipe ekspertėsh.(Shiko Raportin final tė Sėrbis pėr periudhen 2001-2004 Publikim  special  Nr.35 Gusht 2006.)

     Me siguri se bagazhi i tij prej “eksperti” mundė tė ketė implikacione edhe nė detyrėn qė iu besua tani nė kėto zgjedhje pėr kėtė “pakicė nacionale” pjesėtar i sė cilės ėshtė ai njėherit edhe anėtarė i kėtij Kėshilli. Mė herėt po ky ishte ushqyer njė kohė tė gjatė nė Restorantin e parlamentit serb nė Beograd (viti 1992-l996), karrikė, nga e cila tani vazhdon tė ushqehet bosi i tij (viti 2007-2010).

     Njė shoku im atė ditė bėri publike edhe njė strofė tė njė vjerėshe qė ja kishte kushtuar kėsaj ngjarjeje:

 

Riza Hafija doli nė ēardak

Dhe e bėri njė hata

Vraponi vėllezėr,

Votoni pėr shka,

Vraponi vėllezėr ,

Vraponi kuti,

Se sot votohet pėr Serbi,

Pėr Serbinė Europė

Me shokė e pa shokė,

Me mu kry

Lider shiptari.

I ngarkuar me detyrė

Pėr t’ju kthy  shpirtėsi

Dhe shtetėsi kėsaj

"shenjte" Serbi.

 

     Desha vetėm t’ju pėrgėzoj pėr zėrin e ngritur arsyes dhe pėr mos i lėnė hafitė e llojeve ndryshėm ta thajnė djerėn e dheut parėve tanė.

Rrofshi,

Gjitha mirat,

Alushi nga Presheva ( * ) Preshevė, 10. 06. 2010

_______________________________________________________________

 ( * ) Autori ėshtė njė ish’bashkėpunėtror i Riza Halimit, (emri i tij ėshtė i njohur pėr pashtriku.org) dhe pėr shkaqe sigurie kėtė reagim e ka dėrguar pėr botim me pseudonimin ”Alushi”.