Kosovo: The Young Europeans!

 

EVROKOPUKĖT E RINJ TĖ KOSOVĖS!

 

Shkruan: Isa Mulaj - Prishtinė, 25. 02. 2010

 

 

     Pėrzgjedhja e kompanisė reklamuese ‘Saatchi & Saatchi’ dhe pagesa prej 6 milionė eurove nga Qeveria e Kosovės ėshtė rast skandaloz dhe shpėrlarje parashė. Kosova nuk ka nevojė aq shumė pėr reklamė sa pėr punė konkrete dhe tė kapshme. Kjo do tė ishte reklama mė e mirė, e jo pagesa marramendėse pėr reklamimin e hartės sė Kosovės. Nėse dikujt i shkon mendja nė emrin e Republikės sė Kosovės, atėherė ai mund ta gjėjė hartėn e saj nė internet, libra tė gjeografisė, atlase, etj.

Ēfarė pėrshtypje do tė mė bėnte mua ose juve reklamimi i hartės sė Mongolisė, Kuvajtit, ose Izraelit? Mendoj se kurrfare, sepse ėshtė diēka krejt abstrakte.

     Pra, Qeveria vendosi t’i jep kompanisė  ‘Saatchi & Saatchi’ djersėn e popullit ose paratė, dhe si shkėmbim t’i servojė gjėra pa shije siē ėshtė harta e Kosovės, e cila hartė ėshtė shumė mė e pavlerė se ato qė mund tė blihen nepėr kioskat e Prishtinės, ose mund tė merren falas nė internet. Hartat qė paguhen mė sė shumti 5 euro, janė mė praktike se kėto qė po i reklamon me pagesė prej miliona eurosh ‘Saatchi & Saatchi’.

     Tjetėr absurd i reklamės sė kompanisė pėr Kosovėn me parullėn ‘Kosova: Evrpianėt e Rinj’, ėshtė pamja poshtėruese e njerėzve nėpėr pano me disa mesazhe qė i krijojnė imazh tė keq Kosovės, ose ia shtrembėrojnė realitetin e saj. Ēfarė imazhi i krijon kjo Kosovės kur nėpėr fotografi dhe pllakata shfaqen disa ēoroda flokėshprishur, veshje bajate, profesione nė tė cilat nuk janė sa duhet tė aftė dhe nuk prodhojnė ndonjė rezultat, si

“filani luan basketboll”,

“ky punėtori fizik qė duket si melez me rroba tė pėrlyera, di tė ngjyros objekte tė betonit nė mėnyrė mekanike duke pėrdorur brushėn”,

“ky hamalli mund tė bart pllakėn e ketonit tė ngjyrosur nga melezi”,

“ky flokėshprishuri me trotinetė nė krah bredh pėr ēdo ditė nepėr trotuaret e Prishtinės”,

“kjo skilipecja di t’i bie violinės”, e kėshtu me radhė.

     Nga pamja, shumica e evropianėve po tė bėjnė njė xhiro nėpėr Kosovė dhe tė shohin se si duken nė pamje shumica e popullsisė sė Kosovės, do tė dyshojnė seriozisht nėse ata qė duken nė pano janė shqiptarė.

     Vetė pamja dhe pėrmmbajtja e porosive qė i cekėm mė lartė nėpėr reklama i bėnė shumė njerėz tė mendojnė se kėta [kosovarėt e rinj] qenkan ‘The Young Euruffians’ [Evrokopukėt e Rinj]. Pse nuk u shfaq askund se filani ėshtė duke vijuar akademinė e pilotėve [pėr Airbus dhe Eurofighter Typhoon], ose sė paku ėndėrron tė bėhet astronaut, zbulues, nobelist, ose “kjo skilipecja ėshtė mjeke dhe bėnė pėrpjekje pėr ta zbuluar vaksinėn kundėr kancerit, sidės...”, etj? Qeveria dhe ‘Saatchi & Saatchi’ lirisht mund tė paditen pėr poshtėrimin dhe pėrdhosjen qė janė duke ia bėrė Kosovės dhe qytetarėve tė saj.

Kontakti: isa.mulaj@gmail.com