Opinion

 

KAHET E ZGJIDHJES SĖ PROBLEMIT TĖ LUGINĖS

 

Problemi i Luginės sė Preshevės ka dy rrugė tė zgjidhjes sė saj: integruese shtetėrore serbe dhe integruese kombėtare shqiptare. Rruga e parė e zgjidhjes sė kėtij problemi do tė prodhonte konflikt dhe krizė tė vazhdueshme nė rajon, ndėrsa zgjidhja e dytė do tė ishte e drejtė, dhe do tė krijonte stabilitet, paqe, perspektivė dhe integrime euroatlantike.

 

Shkruan: Fehmi Ramadani - Prishtinė, 02. 02. 2010

 

 

     Qė nga periudha e konfliktit tė vitit 2001 dhe Marrėveshjes sė Konēulit, procesi politik nė Luginėn e Preshevės ka shėnuar njė degradim total, si me fajin e Beogradit, tė indiferencės sė politikės ndėrkombėtare, por edhe tė politikės pasive dhe jo frytdhėnėse tė faktorit politik shqiptar.

     Padyshim se, Beogradi ėshtė fajtori kryesor i neglizhencės sė kėtij procesi, i cili nė vend qė zbatojė obligimet e Marrėveshjeve tė nėnshkruara, ajo kėtė rajon e ka shndėrruar nė militarizues duke hapur baza tė reja ushtarake, duke angazhuar forca tė ndryshme tė xhandarmėrisė e policisė serbe, dhe kėshtu ėshtė duke e mbajtur rajonin nė tension tė vazhdueshėm. Rastet e fundit, sidomos arrestimi i 10 tė rinjve shqiptar kohė mė parė dhe mbajtjen e tyre nė burg pa fakte relevante, por edhe rasti i largimit tė shqiptarėve nga institucionet publike tė komunės si, gjyqėsi, prokurori, kundėrvajtje dhe gjeodezi, qarkullimi jo i lirshėm i njerėzve dhe i mallrave me Republikėn e Kosovės dhe Maqedoninė, mos hapja e kalimeve kufitare me Maqedoninė, sidomos atij ndėrmjet fshatit Miratoc dhe Lojan, grumbullimi i forcave tė ndryshme ushtarako e policore dhe tė xhandarmėrisė serbe nėpėr pika tė ndryshme tė rajonit, problemi i moslejimit tė simboleve kombėtare, arsimimi i degraduar kombėtar, mos hapja e ndonjė shkolle tė lartė apo Fakulteti nė gjuhėn shqipe, por edhe mosnjohja e dokumenteve zyrtare dhe diplomave tė Republikės sė Kosovės janė argumente tė bollshme pėr politikėn diskriminuese qė udhėheq Beogradi nė raport me popullatėn shqiptare tė Luginės. Kursi politik i Beogradit pak ka ndryshuar nga ai i regjimit tė Milosheviqit, dhe sipas tyre problemi i Luginės sė Preshevės mund tė zgjidhet vetėm me pėrdorimin e forcės. Tani, ky ėshtė plani i vetėm i Beogradit pėr zgjidhjen e kėtij problemi, ndėrsa zotimet e tyre ndaj marrėveshjeve ndėrkombėtare aspak nuk janė nė agjendėn e tyre politike.

     Pas Marrėveshjes sė Konēulit tė vitit 2001, Beogradi nuk kishte ofruar asnjė opsion demokratik e serioz pėr zgjidhjen e krizės sė Luginės. Ndėrsa, faktori politik shqiptar pas kalimit tė kėtyre viteve ka argumentin e madh pėr ndryshimin e strategjisė sė saj politike dhe hartimin e njė plani tė ri, duke ia bėrė tė qartė faktorit ndėrkombėtar, por edhe Beogradit. Mirėpo, para se tė hartohet ky plan duhet marrė nė konsideratė kėto teori, apo drejtime politike:

     1) Drejtimi integrues, apo shtetėror serb, i cili Luginėn e Preshevės e trajton si ēėshtje e mbyllur nė kuadėr tė shtetit serb. Sipas kėtij koncepti tė gjitha problemet e pakicave nė shtetin serb do tė zgjidhen sipas standardeve tė konceptit tė tyre, por edhe tė standardeve evropiane. Kėtė koncept politik e mbėshtet Rusia dhe disa vende evropiane qė janė mike tė Serbisė. Pra, me problemin e Luginės duhet tė merret kryesisht Beogradi duke i mbyllur dyert pėr interesimin e Tiranės dhe Prishtinės. Kjo shkollė serbe e rregullimit tė brendshėm tė marrėdhėnieve tė shtetit serb me pakicat ėshtė e njohur qysh nga koha Andriqit, Garashaninit, Rankoviqit, Titos, Milosheviqit, ndėrsa tani kėtė kurs politik ėshtė duke e vazhduar kryetari i tanishėm serb Boris Tadiq.  

     2) Drejtimi evropian, apo zgjidhja sipas standardeve evropiane pėr pakicat kombėtare. Kjo shkollė politike ka mbėshtetėsit e saj nėpėr disa grupe progresiste evropiane, Parlamentit Evropian, Kėshillit tė Evropės, Komitetit tė Helsinkit, tė drejtave tė njeriut, OJQ-tė e ndryshme tė kėtyre vendeve, por edhe tė Tiranės dhe Prishtinės zyrtare. Sipas kėtij koncepti dy komunat shqiptare, Bujanoci dhe Presheva duhet tė bėhen njėsi autonome nė kuadėr tė rajonit tė decentralizuar serb, qė kėto njėsi autonome tė kenė njė administratė efikase, tė udhėhiqen nga vendorėt dhe tė kenė kompetenca tė ndryshme nė lėmit komunale, duke pėrjashtuar plotėsisht kompetencat nė sferėn e sigurisė. Kėto komuna do tė  kenė buxhetin e tyre, por edhe ndihma nga donatorėt ndėrkombėtar nė rregullimin e mirėqenies sė tyre. Ndėrsa, Medvegja ėshtė e pėrjashtuar krejtėsisht si rast shqyrtues. Rasti i liberalizimit tė vizave pėr kėtė shtet tregon se Evropa ėshtė kundėr zgjidhjes sė drejtė tė problemit tė shqiptarėve tė Luginės, sepse kėtė ēėshtje e trajton si ēėshtje tė lirive individuale e jo tė drejtės kolektive. Metoda perfide e politikės evropiane, sidomos me zbrazjen e rajonit nga tė rinjtė dhe largimit tyre nėpėr vendet e ndryshme ėshtė dėshmia mė e mirė e politikės burokratike tė Brukselit dhe kjo politikė ėshtė nė kundėrshtim me parimet e vetė proklamuara tė Brukselit mbi mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė kolektivitetit.

     3) Drejtimi anglosakson(anglo-amerikan), e cila merė pėr bazė parimin e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut dhe kolektivit, realitetin e krijuar nė terren dhe propozon zgjidhjet politike. Njė koncept tė tillė e kishte proklamuar pėrfaqėsuesi i politikės sė jashtme amerikane z.Dana Rorabaher duke propozuar njė shkėmbimi territoresh nė mes Luginės dhe dy komunave tė pjesės veriore tė Kosovės, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Ky opsion kishte has nė kundėrshtime tė mėdha nė Kosovė, ndėrsa Tirana zyrtare nuk kishte shfaqur ndonjė qėndrim serioz. Po ashtu, nė mbėshtetje tė kėtij plani ishte prononcuar edhe Daniel Server, drejtor i Institutit pėr paqe nė Uashington, i cili disa herė ka paralajmėruar politikanėt shqiptarė nė Tiranė dhe Prishtinė mbi mundėsinė e zgjidhjes sė kėtyre problemeve nė bazė tė shkėmbim territoresh. Sipas kėsaj shkolle, kjo do tė ishte zgjidhja kompromisi me Beogradin, por edhe me mbėshtetėsit e tyre politik.

     4) Drejtimi pėr integrime kombėtare, apo vetė pėrcaktues, i garantuar me tė gjitha konventat ndėrkombėtare tė njeriut dhe tė popujve tė diskriminuar e tė shtypur. Ky opsion merė pėr bazė deklarimin e popullatės shqiptare tė Luginės, se nė cilin shtet do tė jetojnė. Ky drejtim ėshtė i drejt dhe vizionar, sepse mundėson integrime ndėr shqiptare dhe ėshtė njė zgjidhje demokratike dhe paqėsore. Kėtė opsion e mbėshtesin forcat mė progresiste si nė Shqipėri, Kosovė, Evropė dhe Amerikė. Kjo shkollė nė zgjidhjen e problemit tė Luginės ka pėr bazė parimin Wilsonian tė vetėvendosjes sė popujve, e cila mundėson integrimin se nė cilin shtet duan tė jetojnė ata. Kjo politikė nė zgjidhjen e krizės sė Luginės ėshtė mė e lirė, sepse kursen konfliktin dhe shkatėrrimin njerėzor e material. Ky opsion do tė vjen nė shprehje vetėm me ngritjen e nivelit tė lartė tė politikės shqiptare, organizimin e tyre serioz, pėrkushtimin e njėmendėt pėr zgjidhjen e problemeve kombėtare, si dhe tė njė uniteti mbarėkombėtar. Pėr tė realizuar kėtė drejtim, Lugina e Preshevės ka disa argumente mjaftė tė fuqishme, tė cilat mundėsojnė zgjidhjen e drejt tė problemit tė tyre:

     a) Dokumentacioni kadastral i viteve 1941-1947, atėherė kur Lugina e Preshevės ishte pjesė e Republikės sė Kosovės, por padrejtėsisht nga komunistėt jugosllavė ishte ndarė nga Kosova,

     b) Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1990 pėr bashkėngjitje tė sėrishme tė Luginės sė Preshevės me trungun e vet, Republikėn e Kosovės.

     c) Marrėveshja e Konēulit e vitit 2001, ndėrprerja e luftės, demilitarizimi i rajonit dhe zgjidhja e problemit tė Luginės sė Preshevės me mjete demokratike e paqėsore,

     d) Platforma politike e tri Kuvendeve komunale tė Luginės sė Preshevės (PMB) nė vitin 2006, ripėrsėritja e kėrkesave tė shqiptarėve tė Luginės pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre kolektive me mjete demokratike.

     Duke marrė parasysh drejtimet e lartshėnuara politike, por edhe kėto katėr shtylla kryesore kombėtare, sidomos duke pasur parasysh vulėn e luftės sė fundit tė UĒPMB-sė dhe tė gjakut tė derdhur pėr lirinė e Luginės, duhet tė projektohet plani i ri, i cili do t’i bėnte qė faktori ndėrkombėtar dhe Beogradi, pėrfundimisht tė pranojnė njė zgjidhje tė drejtė tė kėtij problemi. Vetė qytetarėt e Luginės tė deklarohen se cilin opsion do tė zgjedhin, mirėpo kėtė tė drejtė duhet t’ia mundėsojė faktori ndėrkombėtar. Ndėrsa, ēdo pėrpjekje pėr integrim nėn administrimin e Beogradit, nė kundėrshtim me integrimet kombėtare do tė ishte fatale pėr Luginėn, do tė prodhonte krizė permanente nė rajonin, si dhe do tė ishte dėshtim i politikės kombėtare e ndėrkombėtare. Prandaj, faktori politik nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, Preshevė dhe Ulqin duhet tė ketė njė qasje tė pėrbashkėt pėr problemet e pa zgjidhura kombėtare, sepse historia do tė ishte kundėr tė tyre, ndėrsa gjeneratave tė ardhshme nuk guxon t’u mbeten dilema pėr tė ardhmen e vendit tė tyre.