Njė marrėveshje qė dėmton Kombin Shqiptar MARRĖVERSHJA
UJORE ME GREQINĖ, CĖNON EDHE
HAPĖSIRĖN AJRORE Shkruan: Tedi Blushi -
Tiranė, 12. 01. 2010 Cenimi i sovranitetit
edhe nga ajri! Marrėveshja e pėrcaktimit tė kufirit
detar me Greqinė e cenon sovranitetin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė
jo vetėm nė det, por edhe nė hapėsirėn e saj ajrore. Shteti shqiptar, nė bazė
tė sė drejtės ndėrkombėtare e njeh kufirin si vijėn ndarėse qė pėrmbledh
rrafshin vertikal tė hapėsirės tokėsore, ajrore, detare dhe nėntokėsore. Por,
fqinji ynė jugor nuk e njeh kėtė parim. Greqia mban ende nė fuqi dekretin me
numėr 6/18 tė vitit 1931, qė pėrcakton shtrirjen e hapėsirės sė saj ajrore 4
milje pėrtej hapėsirės detare. Deri mė tani, Athina zyrtare nuk ka bėrė tė
ditur asnjė qėndrim se dekreti 6/18 i vitit 1931 nuk zbatohet nė kufirin
detar shqiptaro-grek. Ndėrkohė
qė edhe negociatorėt e palės shqiptare kanė preferuar tė mos e sqarojnė
paraprakisht kėtė ēėshtje, para miratimit pėrfundimtar tė marrėveshjes
detare. Ėshtė e vėrtetė qė Shqipėria e ka eliminuar flotėn e saj ajrore. Por
kjo nuk do tė thotė qė vendit ti cenohen tė drejtat sovrane qė burojnė nga
hapėsira ajrore shqiptare, sikundėr janė tarifat e fluturimit nė korridorin
ajror tė Kanalit tė Otrantos, qė ėshtė shumė i trafikueshėm. Judge Advocate General
Referuar faqes zyrtare nė internet tė Zyrės Juridike tė Marinės Amerikane,
www.jag.navy.mil,
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės disa herė kanė ndėrmarrė veprime qė
kundėrshtonin dekretin me numėr 6/18 tė Greqisė pėr zgjerimin me 4 milje tė
hapėsirės ajrore pėrtej asaj detare. Nė vitet 1983, 1984 dhe 1985, SHBA i
kanė dėrguar Athinės zyrtare nota proteste pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė qė
Turqia e kryen kėtė gjė pothuajse pėrditė. Ndaj dhe efekti i dekretit grek tė
1931-it nė marrėveshjen detare Shqipėri-Greqi mund tė cenojė marrėdhėniet dypalėshe
tė Shqipėrisė me dy vende me rėndėsi strategjike pėr ne, sikundėr janė
SHBA-tė dhe Turqia. Kjo pasi me heshtjen e Shqipėrisė, marrėveshja e
pėrcaktimit tė kufirit detar me fqinjin tonė jugor nėnkupton mbėshtetjen ndaj
qėndrimit grek dhe kundėrshtim tė qėndrimit amerikan dhe atij turk pėr
mosnjohjen e kufirit ajror pėrtej atij detar. Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese pėrfundoi nė datėn 8 dhjetor, pas njė seance
maratonė qė zgjati rreth 7 orė, shqyrtimin e kėrkesės ankimore tė Partisė Socialiste
pėr marrėveshjen e kufijve detarė me Greqinė. Ka qenė hera e parė nė
historinė e kėtij institucioni dhe tė shtetit shqiptar, qė njė marrėveshje
ndėrkombėtare i ėshtė nėnshtruar shqyrtimit gjyqėsor. Gjithashtu, ka qenė
hera e parė nė historinė e kėsaj gjykate qė njė shqyrtim gjyqėsor ka zgjatur
nė njė seancė kaq tė gjatė. Pas dėgjimit tė palėve, ajo ēka vlen tė theksohet
ėshtė se me gojėn e pėrfaqėsuesve tė qeverisė janė pranuar mė nė fund tė
gjitha shkeljet ligjore qė fsheh kjo marrėveshje, tė cilat pėr 9 muaj me
radhė janė denoncuar nga Gazeta Shqiptare. Por, pavarėsisht kėtij fakti,
Gjykata Kushtetuese ka preferuar tė mos shprehet menjėherė pėr kėtė ēėshtje
dhe as tė bėjė publike njė datė se kur do ta bėjė kėtė |