NJĖ ANALFABET, PĖR PRESIDENT!
Shkruan: Behxhet Sh.SHALA
- Prishtinė, 28. 10. 2010
Mizat e kalit dhe zanat e malit
Babagjyshi
imi i ndjerė, shpirti ndjesė i pastė, Hajdar Menxhiqi vdiq para disa vitesh
nė moshėn 104 ose 106 vjeēare! Vetėm Zoti e dinė se sa vjet i ka pasur nė
tė vėrtetė mirėpo me letra ka qenė jo mė pak se 104 vjeēar kur ndėrroi
jetė! U lind, jetojė dhe vdiq nė fshatin Lupē i Epėrm, pa e ndėrruar asnjė
herė adresėn e banimit. Nuk ka ditur as shkrim e as lexim, me njė fjalė nė
aspektin intelektual ka qenė analfabet! Sikur disa politikanė tė sotit!
Tėrė kohėn e ka kaluar duke ruajtur bagėtinė dhe duke e punuar tokėn pėr tė
siguruar bukėn pėr familjen e tij e cila ishte shumė e madhe. Gjithashtu,
gjatė vitit shiste edhe dru nė tregun e Vushtrrisė. Dhe, pėr kėtė duhet tė
kalonte nėpėr Gojbulė (fshat i banuar me serbė) dhe Samadrexhė. Si fėmijė
fare i vogėl qė e shoqėroja deri nė Vushtrri e qė pėr mua
ishte atraksion i vėrtetė ngase mbi 3 orė rrija i ulur mbi drunj duke i
dėgjuar troket e kuajve (Baloshit dhe Zekės) mbaj mend se ēdo herė kur
kalonim andejpari, serbėt na shanin dhe gjuanin me gurė! Babagjyshin e
takoja mė sė shumti gjatė pushimeve verore kur shkoja te dajėt. Ruanim
bagėtinė dhe tėrė ditėn e kalonim maleve. Isha kureshtar tė mėsoja ēdo gjė!
Ai ishte dėshmitar i gjallė dhe okular i shumė ngjarjeve historike qė
ndodhėn nė anėn e Llapit dhe Mitrovicės. Mė fliste pėr Azem Bejtėn, Hasan
Prishtinėn, Ukshin Kovaēicėn, Ahmet Delinė, Jahja Fushėn, Bajram Currin,
Shaban Bilallin, Shtatė Krajlat e Botės, Shaban Polluzhėn, Mehmet Gradicėn,
Imer Berishėn, Nuhi Veliun - Bradashin dhe shumė emra tė tjerė. Nė katundin
e dajėve ishte njė vend qė quhej Roga e Maxhunit e qė ishte emėrtuar pėr
shkak tė Cen Maxhunit. Apo, njė tjetėr, Te Pėrroi i Popit ku ēetnikėt kishin prerė kokat e shumė
shqiptarėve! Ēuditėrisht pėr Ahmet Zogun nuk kishte mendim tė mirė ndėrsa
pėr Isė Boletinin kishte pėshtjellime sikur shumica e llapjanėve. Pėr Fadil
Hoxhėn thoshte se ėshtė farė e komunizmit sllav tė cilit shqiptaria asnjėherė nuk ia ka
parė hajrin! Tregonte pėr otkupin qė e bėnin komunistėt me dhunė pas sė
cilės shumė veta vdiqėn nga uria. Pastaj pėr aksionin e mbledhjes sė armėve
kur edhe nė acarin mė tė madh detyroheshin tė rrinin nė ujė duke i pritur
hetuesit e UDB-sė! Tregonte pėr pajkoviqėt, mugoshėt, lakiqeviqėt,
trajkoviqėt, miladinėt, stojadinėt, zhivadinėt etj.tė cilėt pėrmes
fadilėve, sinanėve, shukranėve, kolėve, jetullahėve e shumė tė tjerėve ua
pinin gjakun shqiptarėve. Atėherė mė tregonte pėr njė mėsues qė e kanė
mbytur nė burgun e Prishtinės dhe e ngriste nė qiell doktor Xheladin
Dedėn qė nuk e paska nėnshkruar nji
letėr se ky mėsues paska vdekė prej exhelit! Mė vonė kuptova se fliste
pėr Fazli Grajēevcin. Gjithashtu mė tregonte pėr njė mėsues tjetėr tė
Letancit qė e kanė mbytė me dru nė burgun e Podujevės pėr shkak tė flamurit
shqiptar. Mė vonė kuptova se ka menduar pėr Shaban Shalėn. Ndonėse ishte
fetar, gjithnjė mė thoshte se shkolla dhe dija ti ēelė sytė prandaj e kanė
burgosė njė djalė tė ri tė demaēėve tė Lupēit tė Poshtėm. Atėherė, as qė
dija se kush ishte Adem Demaēi sepse nė shkollė na mėsonin pėr Milosh
Obiliqin, Boj na Misharu, Ēele-Kullėn, shokun Fadil, Ali, Xhavit, Jetullah
dhe shokun Tito. Mė vonė e mėsova se kush ishte Bacė Adem Demaēi dhe pse po
qėndronte nė burg andaj bėja pėrpjekje tė bėhesha hija e tij. Me vonesė e
kuptova se Milosh Obiliqi, Boj na Misharu, Ēele - Kulla nuk kanė tė bėjnė
fare me historinė tonė por me ate serbe.
E kuptova se shokėt si Fadili, Alia, Xhaviti nuk janė shokė tanė por
shokė tė Milosh Obiliqit, Dushan Mugoshės, Miladin Popoviqit, Kėrcunit,
Llukiqit etj. E ka pasur halė nė sy Jetullahun (Gashin) i cili vrante e
kėthjellte nė Llap si komunist i Beogradit! Kėtė Jetullahun e kam njohur
edhe unė sepse ka qenė fqinji i parė yni nė Podujevė. Kam mbetur pa mend
kur mė ka rėnė tė shkoj nė fshatin Dobėrdol
dhe nė shkollėn fillore tė fshatit e kam parė emrin e tij dhe bustin
e tij! Merreni me mend! Mė shumė se 11 vjet pas ēlirimit tė Kosovės, emri i
njė hiēi tė figurojė nė njė shkollė tė Kosovės sė lirė! Po ku je o Enver Hoxhaj , pashė zotin?! Emrat e tre dėshmorėve,
luftėtarėve tė UĒK-sė, tė po tė njėjtit fshat dhe me tė njėjtin mbiemėr,
Gashi nuk ishin askund! Marri dhe poshtėrsi, po shprehem me fjalėt mė tė
buta tė mundshme! Babagjyshi im nuk e ka dashur Enver Hoxhėn sepse thoshte
se na la nėn Jugosllavinė! Pėr Titon thoshte se ishte kopil i madh! Dhe
kishte tė drejtė, edhe nė rastin e parė edhe nė tė dytin! Babagjyshi mė ka
dashur shumė! Edhe kur gaboja nuk mė qortonte.
Vetėm njė herė i mbeti hatri nė mua! Kur boksuan Mohamed Ali (nuk e njihte
si Kasius Klej) me Xhoe Frejzerin! Tė gjithė ishin pėr Mohamed Alinė e
babagjyshi kishte hecur mė shumė se 3 orė nė kėmbė prej fshatit tė tij deri
nė Podujevė pėr ta pėrcjellur transmetimin televiziv tė kėti boks meēi qė
mbahej nė ora 2 tė mėngjesit. Unė isha pėr Frejzerin dhe ai fitoi! Kur
shokėt e Tahir Zemės, Heroit tė Kosovės na burgosėn dhe Gjykata
Ushtarake nė Zagreb mė dėnojė 12 vite, babagjyshi im ishte pėr herė tė parė
dhe tė fundit nė Zagreb. Nė gjykatore, me plisė tė bardhė. Gjykatėsi i
thoshte ta hiqte plisin e bardhė nga koka mirėpo ai as qė dėgjonte!
Shikimin e kishte fiksuar vetėm nė njė pikė! Te unė! Pasi dola nga burgu e vizitoja shpesh!
Kėrkesa e tij ishte ta takonte Adem Demaēin, i cili sipas babagjyshit tėrė
jetėn u dorgj nėpėr burgjet jugosllave e qė vallahi nuk po ia din vleftėn
hiē ky milet! Ia plotėsova dėshirėn babagjyshit por edhe Bacės Adem. Baca
Adem me do vjet qė i ka kishte nevojė me u takuar me akranēat e tij! Dhe mbase
nga babagjyshi im e ka marrė recetėn pėr jetėgjatėsi! Bisedat kanė qenė
kryesisht politike ndonėse babagjyshi ishte bėrė def nga veshėt sepse
thoshte se nuk i ka punėt mirė me tupanin e veshit! Me pėrgjegjėsi morale
dhe penale e them se mė shumė ka qenė i brengosur babagjyshi im pėr fatin e
Mitrovicės edhe nė javėn e fundit tė jetės sė tij se tė gjitha qeveritė e Kosovės, prej
pėrfundimit tė luftės e deri mė sot!
Diēka pėr nėntitullin
Babagjyshi
im pėr mua ishte minimarket lėvizės. Nė njėrin xhep mbante molla, arra,
lajthi ndėrsa nė tjetrin mbante gurė sheqer dhe sheqerka lara-lara. Kur
lodhesha duke hecur malit mipte nė vend tė infuzionit. Aty ku ishin kuajt,
buallicat dhe lopėt pėrkatėsisht nėn bishtin e tyre mblidheshin shumė miza.
Ato miza mblidheshin edhe nė bajgat e freskėtad he nė nevojtoren e mbuluar
me dėrrasa. Ishin miza tė serta dhe shumė tė lėvizshme. Kur e pyetja pėr
kėto miza babagjyshi I pėrmendte emrat e do njerėzve pėr tė cilėt kur u
rrita dhe u bėra tė dija mė shumė kuptova se ishin spiuj, njerėz pa moral,
lakmiēarė, tė poshtėr, pa kurriz qė pėr interesa personale punonin kundėr
popullit tė vet dhe qė u shėrbenin tė tjerėve. Pra, ishin ndytėsira qė mund
tė jetonin vetėm nė ambiente si nėn bisht, nė bajga dhe nė m..t. pas aq shumė kohe po bindem se sa shumė tė tillė ka
sot nė Kosovė. Kjo ėshtė bėrė thuaja dukuri pėr emra konkret nė shkrimet e
radhės, si nga shoqėria civile, OJQ-tė ashtu edhe nga politika! Tash po e
di se kush janė mizat e kalit por jam nė kėrkim tė Zanave tė Malit. Njė
herė babagjyshi pati humbur nja dy ditė nė mal dhe kur e pyeta se ku ka
qenė mė pati thėnė se e kanė thirrė Zanat e Malit! Deri sa pėr mizat e
kalit pėrmendte emra konkret, pėr Zanat e Malit nuk kishte shembuj prandaj
mbetėn mister pėr mua! Tregimi i dytė pėr Behram Piē (sh)pirikun: nuk e di
pėr ēfarė arsye por babagjyshi nuk e shqiptonte fjalėn pishpirik si krejt
bota por piēpirik. Sipas tregimit tė tij, Behram Piēpiriku kishte qenė
rrogėtar te Zhika i Gojbulės te cili i kishte mėsuar tė gjitha dredhitė. Nga njė fukara i kėputur fare u bė bukur i kamur. I vidhte pulat,
lopėt dhe ēdo gjė tjetėr dhe i dėrgonte nė depot e Zhikės! I bleu do kėlysh
tė katundit qė i shkonin pas dhe lehnin pėr te. Dikush pėr njė asht, dikush
pėr njė zorrė, copė mishi apo copė m..i! Kujt ia
bėnte me gisht rrihej si qeni i Alushit apo pėrfundonte nė burg! Prej
rrogėtarit u bė posllanik i katundit. Pastaj shkoi nė Podujevė ku u vendos
nė njė zyrė ndonėse nuk dinte shkrim - lexim! E ēuan nė njė kurs nate te
mėsues Ēeda, vėlla i Sllobės, kryeshefit tė UDB-sė qė bėnte kėrdi nė
Podujevė. Mėsoi shkrim - lexim dhe kreu kursin plotėsues nė UDB-ė! Pastaj,
pas provimeve qė i dha e transferuan nė Prishtinė ku filloi tė punojė si
arsimtar nė shkollėn ekonomike ditėn ndėrsa natėn rrinte nė ndėrtesėn e
sigurimit shtetėror! Bėri karrierė universitare dhe politike nė komitetin
krahinor dhe ate qendror tė Jugosllavisė! Pėr njė kohė humbi dhe askush nuk
dinte se ku ishte. Flitej se kishte shkuaar me detyrė nė njė vend mik tė
Jugosllavisė. Ndonėse humbi pėr njė
kohė tė gjatė babagjyshi im kishte frikė se mund tė kthehej dhe , siē thoshte ai : vaj halli pėr miletin e Kosovės
dhe tė Gjakovės! Sepse, sipas babagjyshit tim, ndjesė i pastė shpirti i
tij, ai qė njė kohė tė gjatė e ka hėngėr bukėn e Zhikės, mund tia shoh
shumė hajrin politikės! Dhe pėr
fund po e parafrazoj babagjyshin tim qė thoshte: nuk mund ti shėrbesh
Kosovės dhe shqiptarisė, nėse ke qenė klysh besnik i Serbisė!
Korrupsioni dhe bifurkacioni
Nė
raportin e fundit tė Transparency International, shteti i Kosovės ėshtė
radhitur nė majat e listave tė vendeve mė tė korruptuara nė botė, ndėrkaq
pėr Ballkan dhe Evropė jemi bindshėm tė parėt dhe tė pakonkurrencė! Ky
sukses i adresohet UNMIK-ut nė radhė tė parė dhe politikanėve tanė hajna!
Shpresojmė dhe aspak nuk dyshojmė se EULESH-i do tė angazhohet shumė qė ta
pėrmirėsojmė pozitėn nė ranglistėn botėrore tė shteteve mė tė korruptuara
dhe se do ta kalojmė edhe Somalinė, Bolivinė, Indonezinė, Ishujt Solomene
etj. Pėr kėtė ju garanton ish bossi i EULESh-it, Iv de Kermabon dhe bossi i
tashėm, Ksavier du Marnak! Politikanėt vendorė ofrojnė mbėshtetje tė plotė
nė zbatimin e kėsaj strategjie!
Piemonti i shqiptarisė, blenė patatet
e Serbisė
Shteti i
tė gjithė shqiptarėve, Shqipėria po e ndihmon shumė Kosovėn dhe ekonominė e
saj! Sė fundi i ka futur njė taksė tė veēantė pėr eksportuesit e patateve
nga Republika e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė i ka barazuar ēmimet e tregut sepse
njė kg.tė patataeve tė importuara nga Kosova i ka barazuar me njė kg.mish
tė importuar nga Brazili! Ndėrsa,
pėr ta dėshmuar pėrcaktimin europian dhe tė fqinjėsisė sė mirė, e ka blerė
tėrė tregun e prodhimit tė patateve tė Serbisė. Nė kėtė mėnyrė po i
flladitė prodhuesit e patateve tė Serbisė ndėrsa i ka ngrirė mėrdhirė
prodhuesit e patateve nė Kosovė!
Cinikėt dhe nostalgjikėt
Botėrisht
e pranoj se jam krejtėsisht i painformuar, nė lula madje! Pata menduar se
nostalgjikė tė Jugosllavisė dhe komunistė mund tė jenė ata qė i kanė
shėrbyer me besnikėri tė qenit ish Jugosllavisė, kanė qenė komunistė tė
pėrbetuar dhe spiuj tė certifikuar!
Dhe tė cilėt patėn pėrfituar shumė nė atė kohė dhe tė cilėt tash
pėrfitojnė edhe mė shumė si pjesė e institucioneve tė Kosovės! Pas deklaratės
sė dhėnė pėr medie nga Ambasada e SHBA-ve (lexo Ambasadorit Dell) po del se
nostalgjiku mė i madh jugosllav dhe kryekomunisti na qenka Avni Zogiani dhe
tė gjithė ata qė e kundėrshtojnė privatizimin e Postė Telekomit tė Kosovės
sipas parimit: everything is 99 cent Mendoj se pėr Ambasadorin Dell ėshtė
mė e levėrdishme qė pas pėrfundimit tė mandatit tė ulet dhe tė bisedojė
vėllazėrisht me drejtuesit e konsorciumit Bechtel Enka dhe me ta tė
barazohet e jo tė merret me shoqėrinė civile nė Kosovė apo ta humbė
rrugėn nė Kuvendin e Kosovės, nė
vend tė takimit me ushtruesin e detyrės sė presidentit tė Kosovės nė zyrėn
e tij, sillej nė sallėn e Kuvendit tė Kosovės nė mesin e deputetėve nė
kohėn pėr shqyrtimin e Strategjisė! Duket krejt rastėsisht!
|