KĖRKONI FALJE PUBLIKE
ZOTI AMBASADOR!
Tė gjithė
ata qė janė kundėr privatizimit tė PTK-sė janė nostalgjikė pėr tė kaluarėn
(mbase pėr ishJugosllavinė!), komunistė, robėr tė njėmendėsisė,
kundėrshtarė tė ekonomisė sė tregut, partizanė tė sė kaluarės tė cilėt
ruajnė ndjenja tė nostalgjisė pėr socializmin e Luftės sė Ftohtė dhe tė
kohės sė Jugosllavisė, konspirativė etj.etj.. Kėto janė vetėm njė pjesė
e cilėsimeve diskualifikuese qė i bėnė Ambasadori i SHBAve nė Kosovė z.
Kristofer Dell tė cilat u adresohen atyre qė nuk pajtohen me mėnyrėn siē
mendohet tė privatizohet PTKės e qė nuk do tė thotė se janė kundėr
procesit tė privatizimit.
Kėto cilėsime diskualifikuese tė
Ambasadorit Dell u drejtohen shoqėrisė civile nė radhė tė parė dhe OJQve
qė nuk janė nė valė tė njėjta me qėndrimet e z. Dell por nuk janė tė pėrjashtuar
as subjektet politike, parlamentare dhe joparlamentare! Tė cilėsohesh se je
nostalgjikė pėr ishJugosllavinė nė kohėn kur dihet pėr vuajtjet qė
qytetarėt e Kosovės, shqiptarėt nė veēanti kanė pėsuar pikėrisht nga ai
regjim ėshtė jodemokratike dhe johumane! Tė qenit komunistė nuk nėnkupton
menjėherė se jeni njeri i keq sikur se deklarimi se jeni demokrat nuk
nėnkupton se jeni njeri i mirė dhe vėrtet demokrat! Pėr qytetarėt e
Kosovės, shqiptarėt nė radhė tė parė ėshtė fyerje nėse nė ēfarėdo konteksti
ndėrlidhen me komunistėt jugosllavė sepse tė gjitha krimet ndaj shqiptarėve
janė bėrė nė emėr tė kėtij komunizmi! Prandaj ėshtė i tepėrt dhe jo i
drejtė cilėsimi diskualifikues i Ambasadorit Dell.
Z. Dell ėshtė pėrfaqėsues i njė shteti
ku liria e fjalės, shprehjes sė mendimit tė lirė dhe tė drejtat e njeriut
janė fundament mbi tė cilat ndėrtohen tė gjitha vlerat tjera tė njė
shoqėrie tė vėrtetė demokratike ndėrsa mėnyra se si sillet nė Kosovė ėshtė
pikėrisht e kundėrta e saj! Me kėmbėnguljen e tij qė me ēdo kusht tė
privatizohet PTK sipas sistemit knock-out, shpejt e shpejt, Ambasadori Dell
tregon qartė se interesimi i tij kalon mė shumė nė sferėn personale! Prania
e tij, nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė, pėr dallim nga ambasadorėt tjerė
dėshmon qartė qėllimin e tij qė ēdo gjė dhe ēdo proces tė konsiderohet si
pronėsi e tij.
Me praninė e vet edhe nė vendet jashtė
mandatit tė tij, me presionin qė u bėnė politikanėve pėr procese tė
caktuara politike e sidomos trysnisė pėr privatizimin e pronave publike,
Ambasadori Dell ėshtė frenues i proceseve demokratike nė Kosovė. Me
akuzimin dhe diskualifikimin e shoqėrisė civile nė Kosovė, Ambasadori Dell
ėshtė pengues i zhvillimit dhe forcimit tė shoqėrisė civile si parakusht
pėr ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike! Me akuzat dhe pėrpjekjet pėr
ngulfatje tė lirisė sė fjalės dhe lirisė sė medieve, Ambasadori Dell ėshtė
shembull tipik i njė nostalgjiku pėr ish Jugosllavinė dhe mendėsinė
komuniste!
Pėr kėtė arsye shefat e z. Dell duhet
ta shqyrtojnė punėn e tij nė Kosovė, fjalorin jodiplomatik qė e pėrdorė
duke i kėrcėnuar ata qė nuk mendojnė si ai dhe arsyet pse ėshtė nė
marėdhėnie tė padurueshme me shoqėrinė civile nė Kosovė! Pse e injoron
shoqėrinė civile! Nė fund tė fundit, Postė Telekomi nė SHBA dhe Britani tė
Madhe ėshtė pronė publike (shtetėrore) dhe nuk privatizohet nė asnjė
mėnyrė! Kemi shumė shembuj qė shumė privatizime qė janė bėrė nė shtetet nė
transicion nuk kanė qenė tė suksesshme dhe janė shndėrruar thjeshtė nė
mundėsi tė shkėlqyeshme tė pėrfitimit pėr politikanėt ndėrkombėtarė me
ndikim.
Ambasadori Dell nuk e ka dhėnė as
kontributin mė tė vogėl pėr luftimin e korrupsionit nė Kosovė dhe angazhimi
i tij ka qenė krysisht nė planin deklarativ. Nė planin praktik e ka penguar
ate luftė! Pėr kėtė arsye bashkėpunimi ka qenė dhe ėshtė i pamundur deri sa
Ambasadori Dell ta ketė kėtė qėndrim.
Mirėpo, para se tė largohet nga Kosova
dhe sinqerisht shpresoj se kjo ditė nuk ėshtė larg, Ambasadori Dell e ka
pėr obligim ti kėrkojė njė falje publike shoqėrisė civile nė Kosovė dhe
OJQve qė nuk kanė qenė nė njė mendje me tė, tė cilėt i ka diskualifikuar
me njė fjalor qė nuk i pėrket njė diplomati dhe tė cilat i ka diferencuar
sipas kritereve tė dėgjueshmėrisė apo padėgjueshmėrisė! Demokracia
shndėrrohet nė diktaturė nėse konsiderohet e drejtė ekskluzive e njė
personi qė vet i pėrcakton kriteret dhe pėrmbajtjen e saj!
Shėrbimi pėr Informim i KMDLNJsė
Prishtinė, 28. 10. 2010
|