Brezat e tė rinjve shqiptarė po formohen pa njė

ndėrgjegje tė shėndoshė kombėtare!

 

 

HISTORIA DHE AKTUALITETI  I POLITIKĖS KOMBĖTARE

 

( “E shkuara” ėshtė njė mėnyrė leximi e “sė tashmes” -  Michael Oakeshott )

 

Shkruan: Enis Sulstarova ( * ) Tiranė, 05. 10. 2010

 

 

     Dihet se nuk mund tė ketė shoqėri njerėzore pa njė kėndvėshtrim pėr tė shkuarėn dhe tė ardhmen, prandaj historia, nė tė gjitha format e saj, orale apo tė shkruara, mitike apo shkencore, ka qenė njė nevojė njerėzore. Kėshtu ka qenė gjithmonė dhe kėshtu do tė jetė. Debatet pėr mėnyrat e shkrimit tė historisė apo tė shkollave tė ndryshme historiografike nuk e mohojnė aspak kėtė fakt. Nė kėtė kuptim, historia kombėtare ėshtė njė nevojė qė ka kombi pėr tė kuptuar se cili ėshtė, nga vjen dhe se ku po shkon. Shpeshherė nė Shqipėrinė e kohėve tė fundit historia kombėtare ėshtė etiketuar nė mėnyrė tė thjeshtuar si njė sajesė, si njė proces mit-krijues, si njė metodė e panevojshme pėr t’iu qasur proceseve tė sotme politike dhe shoqėrore. Ėshtė e kuptueshme qė pas rrėzimit tė komunizmit, edhe shikimi i shqiptarėve pėr tė kaluarėn e tyre do tė debatohej, disa figura tė vlerėsuara nga regjimi do tė zhvlerėsoheshin dhe figura tė tjera do tė dilnin nga harresa dhe do tė kėrkonin vendin e tyre nė kujtesėn e kombit. Ky debat mbi historinė, edhe pse ndonjėherė merr pėrmasa qesharake, ėshtė i pashmangshėm dhe i dobishėm, edhe pėr kulturėn demokratike nė formim e sipėr nė kėtė vend, mirėpo ndjehet se ėshtė kaluar ēdo cak atėherė kur sulmohet historia kombėtare si e tillė, kur trashėgimia historike dergjet pa kujdesin e merituar, apo kthehet nė njė mall pėr tregtarė matrapazė.

     Brezat e tė rinjve shqiptarė po formohen pa njė ndėrgjegje tė shėndoshė kombėtare, pa njė njohje tė kontributeve tė paraardhėsve tė tyre, qė kanė tretur mundin, pasurinė dhe madje jetėt e tyre pėr hir tė ardhmėrisė sė kombit. Klasa politike shqiptare shpeshherė dhe fatkeqėsisht vepron pa nxjerrė mėsimet e duhura nga historia e kombit, vepron sikur politika tė jetė njė risi e pėrhershme, gjė qė do tė thotė se nuk ka njė busull pėr t’u orientuar. Nė kėtė mėnyrė ajo ka bėrė gjatė njėzet viteve tė fundit shumė gabime, qė historiografia ka pėr t’i nxjerrė nė pah dhe ka pėr t’ia shėrbyer politikanėve tė ardhshėm, qė urojmė tė dinė tė mėsojnė prej tyre. Pėr tė perifrazuar disi njė thėnie tė njohur ata qė nuk e kujtojnė tė shkuarėn janė tė dėnuar pėr tė pėrjetuar sėrish atė, me tė gjitha tragjeditė e saj.

     Pse nevojitet historia kombėtare?

     Siē e vumė nė dukje, nuk mund tė ketė asnjė organizim, shoqėror apo institucional, asnjė vlerė, pa njė shikim nė histori. Kombi ėshtė njė pėrpjekje pėr tė rrėnjosur bashkėsinė politike te kultura e pėrbashkėt e njė grupi njerėzish, pra pėr tė krijuar njė vullnet politik midis atyre qė gjykohen se ndajnė afėrsi kulturore dhe shpirtėrore. Studiuesi i mirėnjohur i nacionalizmit Ernest Gellner ka shprehur formulėn se parimi i parė i nacionalizmit ėshtė pėrputhja e njėsisė politike me njėsinė kulturore. Ai shton se ky ėshtė njė proces historik, i formuluar mė parė nė Evropėn Perėndimore dhe mė pas i pėrhapur nėpėr tė gjithė rajonet e botės. Studiuesi tjetėr i nacionalizmi, Entoni Smith thotė se nėse ka njė dukuri vėrtet globale, kjo dukuri ėshtė nacionalizmi.

     Nė parantezė: kohėt e fundit njė kryeministėr i njė vendi fqinj akuzoi se nė Shqipėri ka njė rritje tė nacionalizmit, sikur tė bėhej fjalė pėr njė sėmundje. Pavarėsisht qėllimeve tė tij politike, “harrohet” se nacionalizėm ka kudo, nė forma nga mė tė ndryshmet, edhe nė shtetin e kėtij kryeministri qė ėshtė njė krijim nacionalist, sikundėr pothuaj tė gjithė shtetet e sotėm tė botės. Kombi ėshtė njė projekt politik, sepse krijimi i shtetit kombėtar apo ruajtja e tij kėrkohet pėr tė mbrojtur dhe njėsuar vullnetin e njėsisė sė pėrfytyruar kombėtare.

     Pėrfytyrimi i kombit patjetėr qė ka pėrmasėn e tij historike. Nėse ky pėrfytyrim me kohė zbehet dhe nuk jetėsohet nė aktualitetin politik, atėherė edhe projekti kombėtar braktiset zėvendėsohet me projekte tė tjerė, tė cilat nė njė epokė tė nacionalizmit dhe tė mbizotėrimit tė shteteve kombėtare, nuk mund tė jenė tjetėr veēse projekte alternative kombėtare. Projekti i tanishėm i forcimit dhe zgjerimit tė Bashkimit Evropian, nuk ėshtė projekt i krijimit tė njė kombi evropian, por i njė bashkimi tė shteteve kombėtare tė Evropės. Qytetaria evropiane bazohet te ajo kombėtare dhe kėtė besoj se kemi parasysh edhe me pėrzėnien me dhunė tė romėve rumunė nga Franca, megjithėse de jure ata janė qytetarė tė BE’sė.

     Ne shqiptarėt kemi historinė tonė kombėtare, e cila ka pasur sukseset dhe dėshtimet e saj, ose, po ta themi ndryshe, ēdo sukses ka pasur brenda njė dėshtim. Pėr tė kujtuar ca ēaste kyēe tė saj: Lidhja e Prizrenit dhe pushtimi i Ulqinit e Tivarit, pavarėsia e vitit 1912 e pasuar nga Konferenca e Londrės, shpallja e pavarėsisė sė Kovovės sipas formulave tė Ahtisarit etj. Dėshira pėr vetėvendosje kombėtare ka qenė e pranishme gjithmonė te shqiptarėt, qė nga Lidhja e Prizrenit e kėndej, por ka mbetur e parealizuar. Nė kėtė kuptim, projekti kombėtar shqiptar mbetet pėr t’u realizuar, por ai nuk mund tė realizohet pa iu referuar historisė sė tij dhe pa u aktualizuar kjo histori nė politikė-bėrjen e pėrditshme shqiptare, qoftė edhe brenda rregullimeve shtetėrore dhe institucionale ku ata gjenden sot.

     Nė mėnyrė paradoksale, pas valės sė demokratizimit nė Ballkan dhe pas rrėzimit tė Jugosllavisė, shqiptarėt nuk kanė pasur mė shumė liri tė garantuara me ligj qė nga tragjedia e vitit 1913, por elitat e tyre politike, nuk po i shfrytėzojnė pėr afrimin dhe bashkėpunimin e pjesėve tė kombit. Pėrkundrazi, vihen re hapa mbrapa nė dėm tė interesave kombėtare dhe shpėrfillje e hapur e simbolikės kombėtare. Ajo qė ndodhi disa kohė mė parė nė Kosovė me shpalljen kundėrkushtetuese tė stemės sė qytetit tė Prizrenit ėshtė njė ngjarje e cila nuk duhet kaluar lehtė. Pėr herė tė parė institucioni i njė shteti, i cili paraqitet si shteti i dytė shqiptar, shpalli kundėr ligjshmėrisė shėnimin e vitit 1878 nė stemėn e qytetit qė tregon selinė e Lidhjes sė Prizrenit.

     Kujtojmė kėtu se Lidhja e Prizrenit nė historinė tonė ėshtė shėnuar si fillesa e kombit, sepse ajo e ushtroi veprimtarinė e saj nė forma tė ndryshme nė tėrė hapėsirėn etnike shqiptare (edhe pse nė atė kohė nuk  kishte “rrugė tė kombit”) dhe nė kuadėr tė saj u artikuluan kėrkesa politike nė emėr tė kombit shqiptar. Aty fillon ideja e vetėvendosjes shqiptare pėrkundėr perandorive dhe traktateve ndėrkombėtare. Nėse historia e Lidhjes dhe mesazhet e saj nuk kujtohen, nėse simbolika e saj nėpėrkėmbet, atėherė rrjedhimisht rregullimet institucionale tė shqiptarėve do t’u binden traktateve ndėrkombėtare qė janė krijuar pėr interesa dhe ekuilibra tė fuqive tė mėdha.

     Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur nė kėtė drejtim, pėrkujtimi i 10 Qershorit nė Prizren qė tradicionalisht ka kryer Lėvizja Vetėvendosje! Dhe sė fundi nė bashkėpunim me Rrjetin e Organizatave Shqiptare. Nė njėfarė mėnyre, pa e ekzagjeruar aspak, kėto janė hapa pėr tė vėnė nė vend nderin e kombit. Ato qė po ndodhin sot me politikat kundėr kombit shqiptar kanė rrėnjė historike. Pėrderisa nuk kujtojmė pėsimet e tė shkuarės dhe nėse nuk kujdesemi pėr interesat kombėtare, nuk ėshtė aspak ēudi qė e shkuara nė njėfarė mėnyre rishfaqet nė aktualitet. Fakti qė sot nė Shqipėri kėrkohet pėrkrahje politike nga jashtė nė shkėmbim tė pazareve territoriale na tregon se nuk kemi zėnė mėsimet e duhura nga shkėmbimet apo lėshimet territoriale qė bėnte me Jugosllavinė mbreti Zog. Pėr ta rėnduar edhe mė krahasimin le tė kujtojmė se atėherė ai ishte president autoritar qė kishte ardhur nė fuqi me armė nė njė vend tė izoluar dhe nė njė epokė tė errėt pėr Evropėn, kurse sot dhe i mbėshtetur nga jashtė, kurse sot vendime tė papeshuara mirė tė ekzekutivit certifikohen pa tė keq nga parlamenti, duke anashkaluar pėrgjegjėsinė qė ai ka si shprehės dhe mbrojtės i interesave popullore dhe kombėtare.

     Fakti qė sot nė Shqipėri forca politike dhe krerė tė institucioneve tė shtetit shqiptar dhe Kishės Autoqefale Shqiptare pa u druajtur aspak i paraqesin incidente fatale midis tė rinjsh si prova tė persekutimit etnik dhe raste tė tilla shėrbejnė pėr presione tė ulta tė shteteve tė tjerė tė Shqipėrisė, tregon se nuk kemi nxėnė siē duhet mėsime nga Protokolli i Korfuzit. Fakti qė edhe pas 20 viteve demokraci ēėshtja ēame nuk bėn pjesė nė agjendėn shqiptaro-greke, edhe pse tani dy vendet janė aleate tė NATO’s, tregon se nuk kemi nxjerrė mėsimet e duhura nga gjenocidi ēam. Si mund tė mendohej nė kushte tė tilla bashkėpunimi nė NATO dhe BE i Gjermanisė me Poloninė, pa tė paktėn njė njohje formale tė fajit dhe pėrgjegjėsisė historike qė ka agresori i dikurshėm ndaj viktimės?

     Fakti se sot armiku i kombit qė akoma nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės dhe nuk pranon pėrgjegjėsinė pėr vrasjet, lėndimet dhe dėmet e luftės, shpallet nga Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė si partner strategjik, tregon se protagonizmi dhe megalomania politike ia ka zėnė vendin reflektimit mbi historinė dhe interesat kombėtare. Shpesh kemi dėgjuar nga krerė tė shtetit dhe qeverive shqiptare pėr kapituj tė rinj nė marrėdhėnie me fqinjėt nė emėr tė pėrparimit dhe vazhdimisht kemi parė se kėta tė fundit kanė ripėrtėrirė skenaret e vjetėr armiqėsorė ndaj shqiptarėve. Njė nga historianėt mė tė njohur nė botė, Erik Hobsbaum na kujton se historia ėshtė njė paralajmėrim ndaj ngatėrrimit tė modės me pėrparimin. Sot, si gjithnjė, na nevojitet kujtesa historike kombėtare pėr orientimin e drejtė tė politikės. Njė politikė kombėtare ėshtė gjithmonė aktuale dhe ėshtė politika e drejtė.

 

* ) Autori ėshtė pedagog  nė Universitetin e Tiranės.

 

 

 

ENIS SULSTAROVA: KOSOVA PA VETĖVENDOSJE!?

 

…