Kur Evropa
i lutet Serbisė?! |
EVROPA E MREKULLIVE DHE DEMONĖT BRENDA
SAJ Shkruan: Gjokė Dabaj -
Durrės, 3 mars 2012
Tek po e pėrcjellim mėnyrėn se si po e pranon Evropa
Sėrbinė nė federatėn e vet,
madje me procedurė tė shpejtuar,
nė mendje po na vijnė gurėt, shkėmbinjtė, qė ky kontinent ia ka hedhur dhe po
vazhdon tia hedhė vetėvetes mbi shpinė. Nė tė gjitha kohėt, sa herė qė ka
lejuar tė udhėhiqet nga pjesėt e veta negative,
jolargpamėse, ky kontinent ka
hedhur male gurėsh pėrmbi vete, i
ka ēuar nė mjerim popujt e vet, i ka futur nė luftėra popujt e vet dhe e ka
shkatėrruar e rishkatėrruar veten pa pushim. Evropa, simbol i progresit gjithnjerėzor! Kotinenti i
kulturės sė lashtė dhe tė re! Me qytete tė madhėrishėm! Me rrugė, hekurudha,
porte, tunele, aeroporte, ura tė bukura, lumenj tė sistemuar, herė shkumbues
e tė shpejtė, herė tė qetė e tė lundrueshėm, plantacione, toka tė zbukuruara,
pyje pushimndjellės! Tė gjitha sė bashku ia krijojnė njeriut idenė e parajsės
nė Tokė. Kontinenti ku njeriu ka shanse tė ushtrojė talentin e vet, tė bėjė
karrierė, tė bėhet i famshėm, tė bėjė para. Kontinenti qė jep shembuj se si
ndėrtohet shteti, shembuj tė ligjvėnies e tė ligjzbatimit, shembuj tė
administratės model korrektėsie. Kontinenti i universiteteve mijėvjeēarė, i
librit, i diturisė, djepi i iluminizmit, i enciklopedistėvet dhe i
enciklopedivet, djepi i shkencės, djepi i idevet, i filozofėvet dhe i
filozofisė, i teknikės, i teknologjisė, djepi i artevet. Muzikė, pikturė,
letėrsi, arkitekturė! Tė gjitha i ke aty!
Por ja qė edhe demonėt
janė aty! Evropa e luftėravet! Evropa e shkatėrrimevet! Evropa e krizavet
ekonomike e financiare urievdekjesjellėse! Shpeshherė gjeneruese e
padrejtėsivet nga mė tė papranueshmet! Mjafton tė kalojmė nėpėr kujtesė vetėm
disa nga luftėrat dhe tė lemerisemi. Luftėra 30-vjeēare, luftėra 40-vjeēare,
luftėra antiosmane tė pasuksesshme, luftėra napoleoniane vaterloase, luftėra
ballkanike shqipėrishkatėrruese, 2 luftėra botėrore (ndezur dhe djegur
pikėrisht kėtu nė kontinentin tonė), midis tyre njė luftė e Spanjės, mė nė
fund, edhe lufta qė e bėri Sėrbia, pėr fat, penguar vetėm nė fund nga
ndėrhyrja thuajse personale e njė Bill Klintoni! Kėto po na vijnė nėpėr mendje, tek po e pėrcjellim
mėnyrėn se si po e pranon Evropa Sėrbinė nė federatėn e vet, madje me
procedurė tė shpejtuar. Ne, nė parim, nuk jemi kundėr, qė edhe Sėrbia tė bėhet dikur pjesė e Bashkimit Evropian. Por
jo kėshtu! Bashkimi Evropian duhet tė
mendohet mirė, para se ta pranojė nė formacionin e vet kėtė shtet
historikisht keqbėrės dhe historikisht destabilizues. Mirėpo, me ēpo
shihet, Evropa, pikėrisht nė kėtė rast, nuk po mund tė ēlirohet prej
demonėvet tė vet, tė Mesjetės dhe tė Pasmesjetės. Pas Lufės sė Dytė Botėrore, Gjermanisė iu desh tė
paguajė reparacione pėr dėmet qė u
kishte shkaktuar Evropės dhe Botės. Gjermanisė, pėr denim, iu desh tė ndahet
dhe tė rrijė e ndarė mė dysh gati gjysmė shekulli. Oficerėt hitlerianė,
ish-nazistė, u gjurmuan pėr vite me radhė, deri nė Pse? Ėshtė e vėrtetė qė Sėrbia nuk shkaktoi dot njė luftė
botėrore. (Nuk e shkaktoi dot, po themi. Pėndryshe, do ta Evropa,
pėr tė gjithė kėta krime, qė ishin genocid
i pastėr, i kėrkoi Sėrbisė gjithsej nja 2 apo 3 kriminelė. A sanksione
janė kėta? (Tė gjithė kriminelėt e tjerė ia la tė lirė! Rrojnė tė lirė nėpėr Evropa i
di kėto gjėra. Evropa e di shumė mirė ēėshtė Sėrbia dhe prapė i lutet. Nuk i kėrkon llogari pėr
krimet, por i lutet. Ironikisht do
ta formulonim kėshtu lutjen qė i bėn Evropa Sėrbisė: Hajde, bėhu pjesė e federatės
sonė dhe rregulloje EDHE federatėn tonė ashtu siē e pate rregulluar
Federatėn e Jugosllavisė! Ndėrkaq pėr Republikėn e Shqipėrisė, Evropa thotė: Ata
po grinden, prandaj smund ti pranojmė. A pak po grinden nė Itali?!
A pak po grinden nė Greqi?! (Mbi 90% e shqiptarėvet e kėrkojnė me ngulm
aderimin nė Bashkimin Evropian!) Republikės sė Maqeonisė i thonė: Ndryshoje
emrin! Le tė kenė edhe tė drejtė (Megjithse Greqia, pėrveē se ka
qenė e pushtuar prej maqedonėvet
tė Antikitetit, ska tjetėr farefisni
me ata maqedonė dhe, nė ēėshtjen se si do ta quajnė veten sllavėt e kėtyre hapėsirave, nuk ka
tė drejtė pėr kurrfarė diktati.). Por, sidoqoftė, duke e krahasuar me
Sėrbinė, sllavėvet tė Republikės sė Maqedonisė as qė u duhej pėrmendur
ēėshtja e emrit. Ku e ka qėllimin Evropa qė e mban zvarrė kėtė pėrrallė
emrash? Republikės sė Kosovės i thonė: Hiqe cilėsimin REPUBLIKĖ, se e ke tepėr!
Fabrikojnė gjithfarė fusnotash e
gjithfarė fizibilitetesh, ndėrsa
nuk i thonė Sėrbisė, as qė u shkon mendja ti thonė Sėrbisė: Hiqe
MINISTRINĖ PĖR KOSOVĖN, suprimoje, se as Tani,
sna mbetet tjetėr, veēse tė pyesim: Ku po e ēon veten Evropa, duke iu
nėnshtruar nė mėnyrė kaq SHKURTPAMĖSE pjesės sė vet destruktive?! Duke iu
nėnshtruar kėshtu shokėvet tė Dik Martit e tė Karla del Pontes?! Ne
nuk na shqetėson Evropa e
di (ajo e mira, ajo vėrtet demokratikja) cila ka qenė e kaluara evropiane e
shqiptarėvet, e di si janė pėrballur ilioro-arbėrit, nga shekulli VII deri nė
shekullin XV me sllavėt nga njėra anė dhe me uzurpatorėt e Fronit Bizantin
dhe tė Kishė Lindore nga ana tjetėr, e di me ēsakrifica e kanė pėrballuar
arbro-shqiptarėt pushtimin disashekullor osman, e di si ėshtė pėrballur
Shqipėria e shekullit XIX dhe e shekullit XX me formacionet kuazievropinė tė
grekėvet dhe tė sllavėvet. Megjithatė, Evropa ka 20 vjet qė i mban peng kėta
shqiprarė, duke mos ua dhėnė mundėsinė pėr tė zėnė vendin qė u takon nė
Bashkimin Evropian, vend tė cilin e dėshirojnė, jo dinakėrisht si sėrbėt e si grekėt, por sinqerisht. Pse nuk po ndodh kjo punė?! Sepse fijet e politikės
atje po i manipulojnė me shumė shkathtėsi, me tinėzi tė pashoqe dhe me njė
dinakėri banale, pikėrisht ekinokokėt
mėlēibrejtės tė Evropės a la Dik Marti. E bėmė
njė krahasim me Gjermaninė. Tani po bėjmė njė tjetėr krahasim. Evropa po e shikon Evropa, duhet
tė dijė qė, pikėrisht duke iu nėnshtruar nė mėnyrė permanente tė kėtilla pjesėve
tė veta destruktive, negative, i
ka ndezur nė shekullin qė shkoi 2 luftėra botėrore dhe ėshtė djegur e pėrvėluar prej atyre 2 luftėrave.
Ėshtė koha kur pjesa pozitive e
saj, pjesa mė e kthjellėt e saja,
prej sė cilės gjithmonė kanė buruar vullneti i mirė dhe progresi, ti marrė mė mirė nė dorė fatet e kėtij
kontinenti, i cili, me tė drejtė, po kėrkon rrugė mė tė sigurta konsolidimi.
Por rrugėt e konsolidimit nuk vijnė
duke bėrė gabime kaq flagrantė, sa ējanė kėta, me qėndrimin ndaj Sėrbisė,
shtetit HISTORIKISHT KEQBĖRĖS. Durrės, 3 mars 2012
|