GREQIA DREJT
PROTEKTORATIT Bazuar nė fuqinė shtrėnguese dhe mundėsitė reale pėr
vendimmarrje, Komisioni Evropian tashmė i ka marr frenjt e shtetit grek nė
duart e tij, ndėrkaq institucionet demokratike mbesin tutje si fasadė.
Aplikimi i protektoratit sipas modelit kosovar, mbetet ēėshtje e njohjes
formale. Shkruan Sadri RAMABAJA - Prishtinė,
17 shkurt 2012
Shpėtimtarėt e BE-sė, kėrkojnė rrugė pėr njė falimentim tė kontrolluar tė
Greqisė!
Trysnia nė rritje qė po ushtrohet ndaj Greqisė pėr tė miratuar mė nė
fund masat pėr shpėtimin e vendit nga falimentimi dhe flakja nga eurozona, ka
marrė pėrmasa dramatike. Shpėtimtarėt, duke filluar nga qeveria gjermane,
pastaj vendet tjera europerendimore ndjejnė lodhjen me kėtė kanar jugor tė
BE-sė. Ata tashmė janė shndrruar, me tė drejtė apo jo, nė gjykatės politik.
Falimentimin e shohin si proces tė pa shmangshėm. Ndėrkohė preferojnė tė
flasin pėr rrugėt qė do tė duhej tė ndiqeshin pėr njė falimentim tė
kontrolluar tė Greqisė. Kėshillat dhe qortimet nga Berlini, Rekiaviku etj.
Athinės i duken mė shumė se tallje. Zemrimi merr zjarrė pas kėrkesės publike
tė ministrit gjerman tė financave pėr shtyrje tė zgjedhjeve. Ndėrkaq kjo
kėrkesė erdhi pasi teknokratėt evropian u shokuan nga pamjet e shpėrfaqura tė
tė zemruarve dhe indinjuarve grekė nė ekranet televizive dhe rrjetin social,
gjatė orėve tė asaj mbrėmje, kur parlamentarėt po i nėnshtroheshin diktatit
tė Brukselit, duke votuar pro masave shtrėnguse qė prekin jetėn e qytetarėve.
Se si do tė votoj populli, pėr politikanėt evropian tashmė ėshtė e qartė,
prandaj kėrkojnė qė zėri i tij hė pėr hė tė mbytet. Presidenti grek Karolos Papoulias pa arritur tė frenoj
emocionet, shpėrthen me retorikėn tipike pėr politikanėt e pėrēmuar deri dje
tė pėrkdhelur sė tepėrmi. Por ky shpėrthim emocional dhe nacionalist, vjen
tek atėherė kur e sheh se ku ėshtė katandisur vendi. Kush ėshtė zotri
Shojble, qė e trajton Greqinė tė sėmurė? Kush janė holandezėt? Kush janė finlandezėt?,
shprehet ai plot mllef e i papėrmbajtur gjatė njė takimi me ministrin e
mbrojtjes dhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė ushtrisė greke. Ky zemrim atipik
pėr njė 82 vjeēar, erdhi pikėrisht ndaj kėtyre vendeve, meqė ato kishin
kėrkuar qė dhėnia e 130 miliardė eurove ndihmė Greqisė nga ana e BE e
paraparė pėr ditėt nė vijim, tė shtyhet deri nė prill, pas zgjedhjeve tė
parapara pėr prill. Shpėtimi i Greqisė plan i parealizueshėm Sipas analizave tė fundit tė treshes (BE, BQE
dhe FMN) ndihat e planifikuara nuk pėrballojnė dot shlyerjen e borgjeve dhe
disiplinimin afatgjatė tė politikave financiare greke. Ky ishte pėrfundimi i
telekonferencės qė kishin ministrat e financave tė vendeve tė UE-sė gjatė tė
mėrkurės qė lam pas. Sipas diplomatėve, gjendja e borgjit deri nė vitin 2020,
pėrkundėr programit tė ndihmave dhe shlyrjes sė pjesėshme nga ana e
huadhėnsve, mbetet sėrish mbi 125% tė bruto prodhimit kombėtar (BPK). Njė
diplomat ka pohuar si tė saktė raportin e tė pėrditshmes prestigjioze
franceze Le Mond, se me gjithė masat e parapara, gjendja e borgjit publik
nuk do tė bie nėn 129% tė BPK, pavarėsisht asaj se treshja planifikonte qė
deri nė vitin 2020 ta pėrkufizoj atė nėn 120% tė BPK. Ishin pikėrisht kėto
dilema qė e shtrėnguan kryesuesin e grupit evropian, kryeministrin e
Luksemburgut, Jean - Claude Juncker, qė tė deklarohet tė mėrkurėn nė mbrėmje
se tek tė hėnėn do tė marrin vendimet e duhura pėr paketėn ndihmėse pėr
Greqinė dhe atė pas konsultave shtesė me ministrat e eurozonės. Pas
protestave masive tė qytetarėve grek dhe paralajmrimeve pėr njė pranverė
tepėr tė mxehtė politike, huadhėnėsit kėrkojnė garancion shtesė me shkrim
prej dy udhėheqėsve tė dy forcave mė tė mėdha politike greke, qė aktualisht
janė bartėset e qeverisė teknike, Giorgios Papandreou (Pasok) dhe Antonis
Samaras (Nea Dimokratia). Pėrmes kėsaj garancie ata do tė duhej tė siguronin
huadhėnėsit se, politika e kursimeve dhe masave shtrėnguese financiare, qė
nėnkupton shkurtim tė mėtutjeshėm tė fondeve pėr ēėshtje publike, sociale,
arsim, zvoglim pensionesh etj., do tė vazhdojė tė mbetet strumbullar i
politikės greke edhe pas zgjedhjeve, pavarėsisht kush i fiton ato.
Samarasi, partia e tė cilit mbetet nė tė gjitha anketat si forca
politike numėr njė nė Greqi, por sipas tė gjitha gjasave pa mundėsinė qė tė
qeverisė e vetme, bėnė pėrpjekje tė lė njė derė tė vogėl dalėse, qė tė mos
respektohet pakoja ndihmėse, respektivisht qė i lė shtetit hapėsirė pėr tė
kėrkuar modifikimin e saj nė njė program konjuktural me peshė prej disa
miliardash dhe dhėnie tė Eurobonave nė kohė e rrethana mė tė pėrshtatshme pėr
Greqinė.
Por, krahas anketave qė flasin pėr fitoren e mundshme tė
konservatorėve grek (Nea Dimokratia), qė nė fakt ėshtė ndėr shkaktaret
kryesore tė kėsaj gjendje ku ndodhet Greqia sot, gjithnjė e mė shumė shtohen
zėrat qė flasin pėr njė pėrmbysje politike tė pritshme nė Greqi, duke sjell
nė skenė forcat politike qė tashmė janė pozicionuar pėr largimin e Greqisė
nga Eurozona dhe mosnjohjen e borgjeve. Kėto janė arsyet e vėrteta qė kanė bėrė qė tė
fitoj nė peshė gjykimi pėr shtyrjen e marrjes sė vendimit lidhur me paketėn
ndihmėse tek pas zgjedhjeve qė po afrojnė. Ky fakt dhe shtrirja e mundshme e
krizės edhe nė shtetet tjera tė eurozonės, e bėnė planin pėr shpėtimin e
Greqisė pothuajse tė parealizueshėm. Greqia si flakadan i mundshėm i pranverės evropiane Por masat shtrėnguese qė ndėrmori Parlamenti
grek para sė gjithash prekin njerėzit e vegjėl (punėtorėt, shtresėn e mesme,
tė papunėt
). Ky ėshtė ligji i ekonomisė neoliberlae. Ndėrkohė shkalla e
papunėsisė nė Greqi zyrtarisht thuhet se ka mbrri nė 19.2%. Sistemi
shėndetėsor lėngon rėnd - madje edhe sallat e operacioneve po mbyllen, meqė
nuk lejohet tė angazhohet personel i ri. Shkollat ka kohė qė janė shtrėnguar
t`i mbyllin kuzhinat pėr fėmijėt qė kishin nevojė pėr ushqim shtesė. Numri i
akteve tė vetėvrasjes ka shėnuar gjithashtu ngjitje drastike. Bazuar nė fuqinė shtrėnguese dhe mundėsitė reale
pėr vendimmarrje, Komisioni Evropian qysh tashti mund tė thuhet se ka marr
frenjt e shtetit grek nė duart e tij, ndėrkaq institucionet demokratike
mbesin tutje si fasadė. Aplikimi i protektoratit sipas modelit kosovar,
mbetet ēėshtje e njohjes formale. Nė historinė moderne tė shteteve, tė
mbarsur me rėnie - ngjitje, krizat kanė prodhuar edhe efekte pozitive. Duket
se kriza aktuale financiare, ekonomike, politike, morale
qė ka kapluar
Greqinė dhe jo vetėm atė, mund tė konsiderohet si njė fillim i ri nė jetėn
politike greke, qė flet shumė edhe pėr gjithė skenėn politike evropiane.
Gjasat janė pėr njė rilindje demokratike greke, si flakadan i pranverės
evropiane. Jo gjithėmonė kthesat historike i kanė
prodhuar qendrat e perandorive. Edhe periferia e BE-sė mund tė shėrbejnė fare
mirė si model pėr njė dalje nga rrethi vicioz i krizave, si produkt i
neoliberlizmit ekstrem tė kėtyre tre dhjetvjeēarėve tė fundit. Pranvera
evropiane lehtė mund tė zė fill nė Greqi, ndėrkaq njė rilindje demokratike evropiane
duket tė jetė proces i pashmangshėm. Unioni Evropian ėshtė para sė gjithash
projekt politik, qė ju ka sjell pėr mė
se 60 vjet popujve tė Evropės paqė, siguri, demokraci nė ngjitje dhe
mirėqenie. UE-ja ėshtė mė shumė se sa njė union ekonomik. Edhe kriza aktuale
po dėshmon se UE-ja ka nevojė urgjente pėr politika tė pėrbashkėta tė jashtme
dhe tė sigurisė, po aq sa edhe pėr politika tė pėrbashkėta ekonomike. Nė
garėn ndėrkombėtare me superfuqitė egzistuese si SHBA-tė dhe Kina, po edhe
ato rajonale nė ngjitje (
|