Plani antishqiptar i Marti Ahtisaarit!

 

Pakoja e Ahtisarit shpėrfill nė tėrėsi identitetin kombėtar

 tė shqiptarėve tė Kosovės, jo vetėm 28 Nėntorin

 

      Shkruan: Ahmet QERIQI *

      Prishtinė, 20. 05. 2008

 

      Miratimi i projektligjit pėr festat zyrtare nga Qeveria e Kosovės mbėshtetet nė “pakon” e zezė tė Ahtisarit. Anashkalimi i festės mė tė rėndėsishme tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, 28 Nėntori, festa e katėrfishtė e popullit shqiptar, zbulon esencėn e kėtij plani krejtėsisht antishqiptar.


      “Pakoja” e Ahtisarit parasheh krijimin nė Kosovė tė njė entiteti tė ri, hibrid, i orientuar nė shpėrfilljen dhe degradimin e identitetit kombėtar tė shqiptarėve, nė mohimin e historisė sė tyre kombėtare dhe shpėrfilljen nė tėrėsi tė traditave, kulturės, historisė dhe qenies shqiptare nė kėto troje. Nuk ėshtė i rastit fakti se nė asnjė pikė tė kėsaj “pakoje” nuk pėrmendet madje as emri shqiptar, as historia, kultura, feja apo tradita. Pakoja njeh si legjitime kulturėn fetare serbe, gjuhėn serbe si gjuhė tė dytė zyrtare, tėrė historinė serbe, pranon si legjitime kishat dhe manastiret serbe, tė cilat kanė autonomi tė plotė dhe nė asnjė segment nuk varen nga Qeveria e Kosovės.

 
      Institucionet e Kosovės tashmė kanė filluar ta realizojnė kėtė plan, edhe pse plani ishte konceptuar me qėllim qė ta pranonte Serbia, si karrem pėr njohjen e pavarėsisė formale dhe tė kushtėzuar tė Kosovės, sepse 90 pėr qind e planit ka tė bėjė me tė drejtat e serbėve. Me qėllim pėr tė arritur kompromisin mes pėrfaqėsuesve tė Prishtinės dhe Beogradit, duke i joshur deri nė maksimum kėrkesat serbe, plani i Ahtisarit shkeli nė tėrėsi tė drejtat e ligjshme dhe kombėtare tė shqiptarėve. Edhe pse i tillė, ai u pranua nga tė gjithė liderėt politikė, nga tė gjitha institucionet e vendit si dhe nga tė gjithė deputetėt shqiptarė tė Kuvendit tė Kosovės, madje edhe nga disa zhurmaxhinj tė mėrzitshėm, qė kritikonin planin, por mė nė fund e pranuan, pa asnjė pikė turpi.

 
      Dhe tani kur po fillon tė realizohet ky plan, po i hiqet peta lakrorit. Tashmė po shihet qartė qėllimi afatgjatė dhe strategjik i Marti Ahtisarit, i cili ka paraparė, qė shqiptarėt e Kosovės ta ndėrrojnė dalėngadalė identitetin e tyre kombėtar, fillimisht duke ndėrruar flamurin, pastaj duke eliminuar festat kombėtare, duke pėrjashtuar 28 Nėntorin e vitit 1997, si datė e daljes publike tė UĒK-sė, duke anashkaluar 11 qershorin e vitit 1999 si ditė tė ēlirimit tė Kosovės, duke anashkaluar 5 Marsin si Ditėn e Dėshmorėve dhe gradualisht duke i konvertuar shqiptarėt nė njė identitet hibrid, pa asnjė element qenėsor kombėtar, pėrveē gjuhės, e cila me siguri se njė ditė do tė shpallet si gjuhė toske dhe do tė fillojė, ( nė mos ka filluar) tė pėrdoret dialekti gegė me shumė fjalė e shprehje sllave, turke, rome etj.

 
      Pranimi i pėrmbajtjes sė kėsaj pakoje, ėshtė pranim i zvetėnimit gradual tė konceptit tė kombėsisė dhe pranim i njė rikonvertimi tė qetė, njėjtė me konvertimin e dhunshėm fetar tė shqiptarėve nė kohėn e Perandorisė Otomane.

      Kosova, sipas planit tė Ahtisarit, ka tė ardhme paqėsore, vetėm pa identitet kombėtar, meqė pikėrisht pėr ta ruajtur kėtė identitet shqiptarėt luftuan kundėr serbėve, grekėve, turqve dhe tė gjithė pushtuesve. Ky plan pretendon pėr tė siguruar paqe, por me kusht qė pala mė e dobėt, nė kėtė rast pala shqiptare tė heqė dorė nga identiteti, me qėllim pėr tė joshur aspiratat shekullore hegjemoniste serbe nė Kosovė.

 
      Vilajeti evropian i Kosovės nuk do tė ketė tė ardhme. Me siguri se nuk do tė jetė e largėt dita kur elementi i pastėr idealist kombėtar do tė riorganizohet dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojė degradimin e historisė, tė gjuhės, tė traditės, kulturės dhe fesė, sepse pa kėto elemente kombi shuhet. Tekefundit, e gjithė historia jonė kombėtare ka qenė njė pėrpjekje e vazhdueshme shekullore pėr ta ruajtur identitetin, qenien, kulturėn, traditat. Rezultatet qė kemi shėnuar nė kėtė drejtim janė arritur me gjakun e derdhur rrėke pėr liri, nga brezi nė brez, qysh nga lashtėsia e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila nė asnjė segment nuk ėshtė pėrfaqėsuar nė kornizat e pakos antishqiptare tė Ahtisarit.

 

·       Autori ėshtė drejtor i Radios Kosova e lirė.

………………………

 

Ahmet Qeriqi: Rikthimi i toponimisė serbe nė Kosovė, sipas planit tė Ahtisarit