Kush ka lajthitur kaq keq?!?

 

Kuku medet po na shkombtarizojnė!

 

     Shkruan: Antoneta MARKU / 20. 05. 2008

 

     Prej se ka zbardhur dita e lirisė sė Kosovės nė qershor tė vitit 1999, njė vrushkull i madh bombash i janė lėshuar identitetit kombėtarė tė shqipėtarve tė Kosovės, qoftė nė emer tė “modernizimit”, qoftė nė emėr tė “kosovarizimit”... Ndryshimi i qenies sonė kombėtare ka qenė piknisja e gjithė kėtyre virusėve tė liga, tė cilat filluan ta hanin pak nga pak tė qenurit shqipėtarė nė Kosovė. Marrė nė shikim tė pėrgjithshėm tronditje tė tilla tė kohėpaskohshme megjithėse nuk shiheshin mirė shmangeshin pėrgjithsisht nga popullata e gjėrė, sepse vinin ose nga qarqe dhe burime tė dyshimta ose nga njerėz dhe figura tė pa pėrgjegjshme.

 

     Kryesisht “qortimeve” tė tyre se po pėrqėndrohemi tej mase nė qenien shqipetare pak ua vinim veshin, ngaqė njerzit qė dėrdėllisnin broqkulla tė tilla edhe dikur moti nė kohėn e “Jugosllavisė sė lavdishme” mbanin pishtarin e “vllazėrim-bashkimit” qė si tezė ngėrthente nė vehte zhbėrjen e shqipetarėve nga qenėsia e tyre kombėtare. Por, tani habia u shndėrrua nė mahnitje. Qeveria e Kosovės, miratoi tė hėnėn projektligjin pėr 11 festat zyrtare tė Republikės sė Kosovės, duke lėnė jashtė 28 Nėntorin, ditėn e flamurit kombėtar Shqiptar.

 

-         Ēfarė ėshtė kjo?!?

-         Kush ka lajthitur kaq keq?!?

-         Si guxon qeveria jonė tė nėpėrkėmbė aktin e burimit tė kombit shqipėtarė  - shpalljen e mėvetsisė sė Shqipėrisė?

-         Si guxon qeveria qė tė pėrbaltė flamurin e kombit, me tė cilin fėmijėt i kemi rritur dhe heronjėt i kemi mbėshtjellur nė varre?!?

-         Njė vendim tė kėtillė kaq rrugaq, tekanjoz, dhe qėllimkeq as edhe UNMIK-u nuk e solli, kurse e mori qeveria e Kosovės me njerėz qė dikur nėpėr malet e Kosovės bėnin betimin se do tė vdesin pėrpara atij flamuri…

 

     Ne e dimė se flamuri prej mistreci qė ia keni kapur nga bishti dhunshėm Kosovės duhet tė respektohet si flamur shtetėrorė, por ama zemrėn dhe gjakun mos na e nxjerrni nga shpirti, vetėm qė t“i pėlqeni Ahtisarit dhe qakallve tė tij. Shteti nuk bėhet duke mohuar vehten tėnde. Edhe ligjet mė tė thjeshta tė natyrės na mėsojnė se pėr tė ecur fėmija, ai sė pari duhet tė lind. Ne Shqiptarė jemi dhe tjetėr nuk bėhemi.