Reagim drejtuar kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi

 

z. Kryeministėr, nėse pėrjashtoni festėn e Flamurit Kombėtar, do tė humbni gjithēka


Shkruan: Halil KATANA

Tiranė, 22. 05. 2008


I nderuar zoti Kryeministėr i Kosovės!


Na ke befasuar!


Nga kushdo tjetėr, qė ka ngrėnė nė sahanin e Titos, mund ta prisnim. Por prej teje, kurrė jo!

 

Ti je betuar me qindra herė para Flamurit Kombėtar.

 

Ti i ke mbuluar shokėt e tu, tė rėnė, me Flamurin Kombėtar!

 

Ti, me 16 shkurt 2008 shkove te varri i Adem Jasharit e i the: U KRY BACE!


Tani don ta heqėsh Ditėn e Flamurit nga kalendari i Festave tė Kosovės, pėr t“i bėrė qefin dikujt!


Ditėn e Flamurit e kannė festuar shqiptarėt edhe nė kohėn e Titos, edhe nė kohėn e Milosheviqit. Si mund tė mos e festojnė tani, kur kanė shtetin e tyre, pėr tė cilin me Flamurin Kombėtar nė dorė, kanė luftuar e shumė prej tyre kanė dhėnė jetėn.


Nuk justifikohet me kamuflime. Flamuri ėshtė festa e parė. Pas Flamurit vijnė dėshmorėt, pas dėshmorėve vjen dita e ēlirimit dhe nė fund vjen Dita e Pavarėsisė.


Nėse tė imponon Dikush, mė mirė mos harto ligj fare pėr Festat. Leri t’ i festojė populli, siē i ka festuar pėrherė.


Tė paktėn mos e ndėshko veten me ligj.


Ju mund tė mė thoni se nuk marr vesh nga politika.


Unė mund t’iu them me bindje se ligji juaj pėr festat, pa Festėn e Flamurit, ėshtė njė humbje e madhe, shkatėrrimtare pėr Ju. Ėshtė ndėshkimi qė tė jep populli dhe nuk ka oqean ta lajė. Ēka po tė duhet ajo politikė qė tė bėn tė pabesė me popullin?


Mė 17 shkurt Ju fituat gjithēka.


Tani, nėse pėrjashtoni festėn e Flamurit Kombėtar, do tė humbni gjithēka. Kėto po t“i thotė me sinqeritet njė oficer i Ushtrisė Shqiptare, me gradėn kolonel, qė ka drejtuar me vite shtypin ushtarak tė Ushtrisė, sot Kryeredaktor i Revistes PAVDEKĖSIA, organ i Organizatės Kombėtare pėr Dėshmorėt e Atdheut.