Kompromiset nė emėr tė „modernizmit“!

 

Mosrespektimi i 28 Nėntorit ėshtė kulmi i

kapitullimit tė qeverisė sė Kosovės


     Shkruan: Have Elezaj

     Plochingen, 22. 05. 2008

 

     Jetojmė nė kohėn e modernizimit kur secili popull e shtet identifikohet me festat, traditat e zakonet kombėtare dhe shpesh herė miratojnė edhe ligje ,,pėr hatėr''   tė shteteve fqinjė apo supėrfuqive, por gjithmonė nė dobi tė vetes, duke mos dėmtuar historinė as tė ardhmėn e shtetit tė vet dhe duke kėnaqur miqtė pėr bashkėpunim, duke mbetur tė nderuar e tė respektuar edhe nga populli.


     Republika e Kosovės si shteti mė i ri nė botė, filloj sprovėn e vet nė kėtė detyrė, me ēdo kusht politikanėt tonė donė tė dėshmojnė mirėkuptimin dhe bashkėpunimin me evropianėt, amerikanėt etj etj. Duke dashur tė pėrpiqem t'i kuptojė dhe duke ditur se duhet bashkėpunuar e bėrė kompromise pajtohem me ta, nėse ato vendime nuk do tė na dėmtojnė nė asnjė aspekt si popull e shtet nė zhvillim e as nė lėnjen anash tė festave e tė simboleve tė shenjėta kombėtare.

 

     Secili e dinė se simbolet kombėtare ruhen dhe rrespektohen. Miratimi i ligjit nga qeveria e Republikės sė Kosovės qė len jashtė festave zyrtare tė shtetit tė Kosovės 28 Nėntorin- ditėn e flamurit gjithėkombėtarė, flamurit kuq e zi, Nėntorin e Ismail Qemalit tė larė me gjak, ishte kulmi i kapitullimit pa kushte nga qeveritarėt tonė dhe pa trysni tė madhe nga ata qė duan me ēdo kusht t'u bėjnė qefin dhe t'i pranojnė si bashkėpunėtorė tė planeve tė tyre, qė ēojnė drejtė shkombtarizimit dhe ndarjes nga gjiri shqiptarė dhe dalėngadalė tė humbjes sė vlerave e tė identitetit tonė shqiptarė, pėr tė cilat u dha mundė, djersė, gjak e u shuan familje tė tėra.

 

     As njėrit nuk duhet t'i lejohet tė luaj nė emer tė '' modernizimit'' tė bėj kompromise kaq tė pa dobishme pėr shqiptarėt e Kosovės qė me ēdo kusht tentohet tė shndėrrohen nga shqiptarė tė Kosovės nė '' kosovarė''.

 

     Luftuam pėr tė mos e humbur identitetin tonė prej iliri, prej shqiptari qė qysh se na krioj nėna natyrė tė tillė u quajtėm edhe pse shumė rrufe dhe kobe tė zeza ranė mbi ne. Ēfarė bėhet sot?! Dhurojmė me tė dy duartė atė qė e mbrojtem shekuj tė tėrė dhe qė na mbrojti e na dalloj nga tė tjerėt, qė na dha emėr e integritet dhe na mbrojti nga asimilimi!

 

     Njė gjė tė tillė nuk e prisja nga politikanėt tonė, ka nė mesin e tyre qė luftuan vet dhe dhanė betimin para  flamurit kuq e zi me shqiponjėn dy krenare. Bota qenka e mbushur me ēudira...

 

     Pėr hatėr tė askujtė nuk harrohen simbolet e mbrojtura me gjak. Pranuam, disa me pahirė flamurin e ri tė Kosovės, por nuk ishte e detyrueshme tė menjanohej, tė largohej nga festat zyrtare flamuri gjithėkombėtarė.

……………………

 

Have Elezaj:  Nė pėrkujtim tė dėshmorėve tė kombit Hajrush e Tasim Elezaj