28 Nėntori i paharruar

 

Tė heqėsh dorė nga 28 nėntori, do tė thotė tė heqėsh

 dorė nga vetvetja…!

 

·       Sot, kryeministri i Kosovės, e heqė nga kalendari i festimeve 28 nėntorin. Tė heqėsh dorė nga 28 nėntori, do tė thotė tė heqėsh dorė nga vetvetja, do tė thotė tė heqėsh dorė nga e kaluara e jonė e lavdishme, ta varrosėsh atė, do tė thotė ta vrasėsh tė ardhmen tėnde. Por a duhet ne tė lejojmė ne njė gjė tė tillė? A duhet ne tė lejojmė njė turp tė tillė? A duhet ne ti lejojmė pėrpjekjet pėr shkombėtarizim tonė? A duhet ne tė lejojmė tė sillen kėshtu me ne? A duhet ne tė lejojmė....

 

     Shkruan: Nebih FAZLIU

     Prishtinė,  22. 05. 2008

 

     Tė shkruash pėr 28 Nėntorin nuk ėshtė e lehtė. Nuk ėshtė e lehtė sepse kjo ditė ėshtė nga mė tė shėnuarat nė historinė tonė kombėtare. Kjo ditė ngėrthen nė vetvete pėrpjekjet e panumėrta e tė pėrgjakshme tė popullit tonė pėr liri e pavarėsi. Janė tė shumta luftėrat e pėrgjakshme por edhe tė lavdishme qė bėri popull ynė pėr tė ardhur deri te kjo ditė. Ne nuk do tė ishim kėta qė jemi sot, po tė mos ishte 28 nėntori i djeshėm. Ne nuk do tė ishim kėta qė jemi sot, po tė mos ishin tė parėt tanė tė menēur, trima e tė papėrkulur pėrpara vėshtirėsive tė panumėrta, rrebesheve e stuhive tė kohės. Sa herė ka ardhur kjo ditė, ne i kemi nderuar tė parėt tanė, luftėrat e tyre tė lavdishme, kemi nderuar vetveten tonė. Mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė u shpall pavarėsia e Shqipėrisė, u ngrit flamuri kombėtar dhe u formua qeveria e parė kombėtare nėn kryesinė e Ismail Qemalit. Kufijtė e kėsaj pavarėsie tė shpallur nga Ismail Qemali, shtriheshin gjithė andej, siē thotė populli ynė, “aty ku i thuhet ujit-ujė e bukės-bukė”. Sa herė ka ardhur kjo ditė, ne e kemi festuar atė. E kemi festuar kėtė ditė edhe kur kemi qenė nėn pushtim klasik, nė rrethana shumė tė vėshtira. E kemi festuar kėtė ditė kudo ku kemi qenė. Dhe s’ka dyshim se do ta vazhdojmė tė festojė prapė, pavarėsisht ēfarė thonė politikanėt e sotėm.

 

     Sot, kryeministri i Kosovės, e heqė nga kalendari i festimeve 28 nėntorin. Tė heqėsh dorė nga 28 nėntori, do tė thotė tė heqėsh dorė nga vetvetja, do tė thotė tė heqėsh dorė nga e kaluara e jonė e lavdishme, ta varrosėsh atė, do tė thotė ta vrasėsh tė ardhmen tėnde. Por a duhet ne tė lejojmė ne njė gjė tė tillė? A duhet ne tė lejojmė njė turp tė tillė? A duhet ne ti lejojmė pėrpjekjet pėr shkombėtarizim tonė? A duhet ne tė lejojmė tė sillen kėshtu me ne? A duhet ne tė lejojmė....

 

     Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk duhet ta miratojnė njė projektligj tė tillė. Ata duhet me forcė ta kundėrshtojnė njė gjė tė tillė. Disa prej deputetėve tė kėtij kuvendi, kanė vuajtur nė kurrizin e tyre torturat mė ēnjerėzore nga pushtuesit nėpėr burgjet jugosllave, pikėrisht pėr kėtė flamur tė lavdisė e krenarisė kombėtare. Disa prej deputetėve tė Kosovės kanė qenė bashkėluftėtar tė dėshmorėve tė kombit, qė kanė dhėnė jetėn pėr liri, pavarėsi e flamur. Dėshmorė e kombit janė mbuluar me flamur kombėtar dhe janė pėrcjellė nė banesėn e tyre tė fundit. Prandaj, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, nuk duhet tė lejojnė kurrsesi qė data 28 nėntor, tė mos figurojė si festė kombėtare. Nėse nė damarėt e tyre rrjedh gjak i kulluar shqiptar, ata nuk duhet tė pajtohen me kėtė projektligj...

 

     Populli ynė nuk duhet tė pajtohet me kėtė. Ai duhet tė ngrihet kundėr kėtij projektligji antishqiptar. Ai duhet tė pėrdorė forma tė ndryshme pėr ta kundėrshtuar kėtė. Ai duhet ti thotė ndal kėsaj tė keqeje tė madhe. Sot o kurrė, populli duhet tė ngrihet nė kėmbė pėr tė kundėrshtuar projektligjin nė fjalė. Sot o kurrė, subjektet qė kanė qėllime tė larta patriotike duhet tė bashkohen pėr tė kundėrshtuar. Duhet tė bashkohen, si njė trup i vetėm, dhe sė bashku mė popullin ta pamundėsojnė miratimin e tij. “Bashkimi bėnė fuqinė”,- thotė i madhi popull. Le ta dėgjojmė kėtė mėsim tė madh tė tij. Le tė ecim gjurmėve tė mėsimeve tė tij. Le ta dėgjojmė sot kėtė mėsim, se nesėr bėhet vonė.

 

·       Autori i kėtij shkrimi ėshtė Pėrgjegjės pėr Riorganizim i LKĒK-sė.