Gjėma e tjetėrsimit

 

Politikanėt e Kosovės edhe njė herė i gėnjyen dhe i mashtruan votuesit e vet

 

Shkruan:Shukri KLINAKU

Prishtinė, 20. 5. 2008

 

Formulimi i ligjeve ėshtė mjeshtėri e madhe. Duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili nė ligjin pėr festat shtetėrore tė Kosovės, ndėrmjet ndalesave qė ngrit Pakoja e Ahtisarit, tė futė edhe 28 Nėntorin si festė kombėtare tė kombit shumicė (absolute) tė Kosovės

 


Nė projektligjin pėr festat nė Republikėn e Kosovės, tė cilin e ka pėrpiluar Qeveria e Kosovės, nuk gjendet 28 Nėntori. Pėr tė gjithė ata qė i lexojnė drejt dokumentet politike kjo nuk ėshtė befasi. Por kjo ėshtė befasi pėr shumė njerėz qė kanė besim te politikanėt qė i kanė votuar. Madje, mund tė jetė befasi edhe pėr disa (shumė) politikanė qė nuk lodhen pėr t’i lexuar drejt dhe seriozisht letrat qė i mbajnė nėn sqetull.

 

Tjetėrsimi

 

Qeveritarėt e sotėm dhe tė gjithė ata politikanė tjerė shqiptarė tė Kosovės tė cilėt thonė se kjo ėshtė “zgjidhja optimale”, apo “zgjidhje kompromisi” etj., duhet ta dinė se kjo nė radhė tė parė ėshtė pėrpjekja e parė pėr tjetėrsim tė shqiptarėve dhe nė radhė tė dytė zgjidhje naive.

Pse tjetėrsim? Sepse, pėr njė pjesėtar tė njė kombi festa mė e madhe ėshtė dita kur ai komb ka arritur njohje ndėrkombėtare me njė organizim sublim, siē ėshtė shteti. Pėr ne shqiptarėt ajo ditė ėshtė 28 Nėntori. Tash njeriu kėtu do tė mund tė numėronte njė mori faktesh historike, politike, etj. , megjithėse pėr to njė politikan “modern” do tė mund tė thoshte se janė “histori e thatė”, “emocion” apo “romantizėm”. Le ta quajė ky politikan kėtė si tė dėshirojė, por nėse mua njė qeveri ma mohon festėn mė tė madhe tė shqiptarėve, nėse ma shkėput historinė qė e kam mėsuar deri mė tani, nėse ma shkėput emocionin e kujtimit pėr Adem Jasharin e Bahri Fazliun qė vdiqėn me flamurin dhe pėr flamurin kuq e zi, nėse mė bėn privacione tjera tė kėtij lloji, unė i quaj pėrpjekje pėr tjetėrsim.

Pse ėshtė naive? Sepse, pėr t’u tjetėrsuar (shkombėtarizuar) ne shqiptarėt e Kosovės kemi pasur oferta edhe mė herėt, madje edhe mė tė ėmbla. Me fjalė tjera, pse fatura e shkombėtarizimit tonė u desh tė kushtojė rreth 12000 jetė njerėzish dhe pse e desh tė presim kaq vite, me kaq shumė vuajtje pėr t’u shkombėtarizuar, pasi kemi pasur oferta edhe mė herėt.

 

Mashtrimi

 

Politikanėt e Kosovės edhe njė herė i gėnjyen dhe i mashtruan votuesit e vet. Madje, nė lidhje me flamurin politikanėt e Kosovės i kanė gėnjyer dhe i kanė mashtruar edhe bashkėpartiakėt e tyre. Ja dy nga gėnjeshtrat e kėtyre politikanėve: “Flamuri kombėtar mbetet kombėtar, ndėrsa ky i kaltri ėshtė shtetėror”. Dikush nga politikanėt e ka pėrdorur edhe gėnjeshtrėn tjetėr: “Vetėm sa pėr OKB e kemi kėtė, se kuptohet, flamuri jonė ėshtė ai qė ka qenė gjithmonė”.

Nuk ėshtė befasuese qė kėta politikanė edhe pas aprovimit eventual tė ligjit pėr festa tė vazhdojnė me gjepura tė ngjashme. Pėr shembull, kjo mund tė jetė gėnjeshtra e radhės: “Qeveria vetėm si ditė pushimi shtetėror nuk e ka llogaritur 28 Nėntorin, pėrndryshe ne nuk e ndalojmė atė. Qytetari mund ta festojė e tė kėnaqet me tė...”

 

Rreziku

 

Tė gjithė shqiptarėt, edhe ata qė i janė druajtur gjėmės sė tjetėrsimit, i janė gėzuar pavarėsisė nga Serbia edhe tė njė pjese tė tokave shqiptare. Mirėpo, nėse qeveria e Kosovės nuk ndėrpret hapat e tjetėrsimit tė shqiptarėve tė Kosovės dhe mė gjerė, e fut Kosovėn dhe mė gjerė nė rreziqe tė mėdha. Sot do tė pėrmend vetėm njė rrezik, qė nuk ėshtė mė i madhi, e ai ėshtė mospranimi i flamurit tė kaltėr. Nė vend qė flamuri i ri tė kuptohet drejt dhe tė pėrqafohet si zgjidhje politike pėr shkėputjen e Kosovės nga Serbia, ky flamur do tė luftohet nga vetė shqiptarėt. Ndėrsa, protestat dhe manifestimet e ndryshme antiqeveritare, tė cilat nuk do tė ndalen, nuk po i llogaris nė rreziqe.

 

Zgjidhja

 

Kuptohet fakti se kjo qeveri ka pranuar „Pakon e Ahtisarit“ dhe nuk do tė ndalem pse, qysh, e ēka ka pėr pasojė kjo, sepse nuk dua tė flas kėtu pėr zgjidhje radikale. Por nėse dėshirojmė tė gjejmė njė zgjidhje tė ēastit dhe tė pjesshme, atėherė duhet tė lidhemi pėr faktin qė formulimi i ligjeve ėshtė mjeshtėri e madhe. Duhet tė shtyhet miratimi i ligjit pėr festat shtetėrore tė Kosovės dhe duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili nė kėtė ligj e fut edhe 28 Nėntorin, si festė kombėtare tė kombit shumicė (absolute) tė Kosovės, pėrkundėr ndalesave qė i ngrit Pakoja e Ahtisarit.

Pėr kėtė duhet tė angazhohen deputetėt e pozitės dhe tė opozitės nė kuvend. Ndryshe, dėshmorėt e 10 Shkurtit kanė rėnė pėr kėtė ēėshtje; dhe deputetėt e kėtij mandati rrezikojnė qė atyre dėshmorėve t’iu bashkohen edhe tė tjerė.

 

·       Kontakt me autorin: shukriklinaku@yahoo.com