Ēka mbeti nė kalendarin e festave?!...

 

Mohimi i identitetit kombėtar nė emėr

tė shtetit tė Kosovės!

 

     Shkruan: Smajl LATIFI

     Prishtinė, 22. 05. 2008

 

     Mohimi i datave tė shėnuara tė popullit shqiptar nga ana e Qeverisė sė Kosovės janė tendencė pėr t’u zhvendosur Kosova nga tabani kombėtar. Nuk ka edhe njė vend tjetėr (ndodhė vetėm me ne nė Kosovė), ku institucionet e tij tė ndjehen krenarė, pikėrisht nė momentin kur i braktisin hapur vlerat kombėtare dhe historike tė popullit tė vet. 

 

     U hoqėn nga kalendari:

-         28 nėntori-dita e flamurit kombėtar,

-         festa mė e madhe e kombit shqiptar; 5, 6, 7 marsi - Epopeja e UĒK-sė;

-         7 marsi- Dita e shkollės sė parė shqipe ose siē e quajmė, Dita e Mėsuesit;

-         5 maji-Dita e dėshmorėve tė kombit;

-         10 qershori - Dita e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, etj.

 

     Ēka mbeti nė kalendarin e festave: festa fetare, ndėrkombėtare dhe asgjė nga festat kombėtare shqiptare. Veprimet e njė qeverie qė heq dorė nga kujtesa e vet kombėtare, nga festat e veta, qė gėrshetojnė gjėrat mė tė shenjta tė kombit tė saj, absolutisht e shėndrrojnė atė nė njė qeveri antikombėtare. Andaj edhe veprimet e pėrmendura janė disa nga dėshmitė e largimit tė Qeverisė sė Kosovės nga pėrkatėsia kombėtare. E tėrė kjo nė emėr tė zotimit pėr tė pėrmbushur Paketėn e Ahtisaarit, e cila Kosovėn e trajton si vend multietnik, multikulturor, multifetar, multi...

 

     Ēdo pėrpjekje pėr tė tjetėrsuar emrin dhe qenien tonė kombėtare bėhet nėn presionin e qarqeve politike antishqiptare, ēoftė nė mėnyrė direkte apo indirekte. Kėto pėrpjekje bėhen pėr tė futur huti dhe ēoroditje nė mesin tonė. Meqė  tashmė shqiptarėt janė njė faktor serioz nė Ballkan dhe me tendenca tė ecjes nė rrugėn e progresit tė gjithanshėm, me tendenca tė bashkimit nė tėrėsinė e tij, pėr ta parandaluar kėtė rritje tė fuqisė ndikuese dhe vitalitetin e tij, ka qarqe qė iu intereson qė, tė bėhet presion ndaj tyre, tė hapen dilema absurde, sa tė kontestohet identiteti shqiptar i kėtyre trojeve, tė krijohen ndasi brenda nesh, tė kultivohet pėrēarja dhe tė zhvillohet njė lloj nacionalizmi kosovar, pėr tė ushqyer nė kėtė mėnyrė, kinse dallimet Kosovė-Shqipėri dhe pėr tė fuqizuar konceptin qė thellon ndarjet dhe pengon bashkimin kombėtar.

 

     Pakoja e Ahtisarit forcon kėtė dilemė, nis kėtė debat, thellon kėtė pėrēarje, nxit kėtė aventurė. Prandaj, ėshtė e nevojshme rezistenca e pėrbashkėt ndaj zbatimit tė saj, sepse kjo krijon mundėsi pėr njė politikė qė mbėshtetet nė interesat  kombėtare dhe qė ėshtė kreative. Ēdo pėrpjekje pėr tė ndėrprerė vazhdimėsinė historike dhe etnike tė kėtyre trevave, nuk i pėrgjigjet realitetit historik dhe aktual. Qeveritarėt aktual, shtetin e Kosovės duket se e kanė kuptuar dhe po e pėrdorin  si mjet pėr ta de-shqiptarizuar Kosovėn, apo mė saktė pjesėn e kombit shqiptar tė ndarė padrejtėsisht nga Shqipėria. Sot kur nė Kosovė mbi 90% tė qytetarėve janė shqiptarė, e qė mbijetuan pas kaq dekadash tė robėrisė dhe pushtimit tė egėr, pas kaq luftėrash e mundimesh tė pashembullta, pikėrisht pas ndarjes sė kėsaj pjese nga Serbia, gjėra tė tilla janė poshtėrim dhe fyerje e madhe dhe absolutisht veprime tė pamatura, tė dėmshme, tė pajustifikueshmė dhe me prirje antikombėtare. Nuk ishte e lehtė rruga pėr tė ardhur deri kėtu ku jemi sot. Dhe sigurisht qė jemi nė njė pozitė mė tė mirė se sa qė ishim dje.

 

     Tė gjithė duhet ta dinė, se kjo rrugė e gjatė dhe e mundimshme u pėrshkua duke e ruajtur tė fortė tabanin kombėtar dhe qenien shqiptare tė kėsaj treve tė martirizuar tė Shqipėrisė. Ndėrsa, sot, dalin “pėrfaqėsuesit” e saj “befasisht”, qetė-qetė pėr tė legjitimuar akte e ligje qė mohojnė vazhdimėsinė historike tė shqiptarėve nė kėto hapėsira. Nuk iu dhemb atyre se pozitat qė mbrojnė ata me tė tilla veprime ua sigurojnė  privilegjin e tė qenit nė pushtet. Ata nuk e ndiejnė peshėn e dhimbjeve tė popullit, peshėn e kushtrimit tė brezave, erėn e gjakut tė derdhur, lulėkuqeve tė Kosovės qė u bėnė flamur pėr kombin dhe atdheun. Ata kėshtu nuk pėrfaqėsojnė interesat dhe vlerat sublime tė tij. Prandaj, nėn presionin e tė tjerėve, ose pa tė, janė hedhur nė sulm pėr ta tjetėrsuar identitetin e kombit tė vet.

 

     Ėshtė e kuptueshme tė presin qytetarėt e Kosovės nga qeveria e tyre, nga tė zgjedhurit e tyre, gjėra qė mund tė krenohen, sepse nė sajė tė kėtyre premtimeve dhe zotimeve, qė iu  kanė dhėnė gjatė tėrė kohės, ata janė nė krye tė tyre. Por, ėshtė e tmerrshme tė dėgjojnė e tė shohin se si ata, nėpėrkėmbin krenarinė kombėtare duke luajtur me data e festa, tė cilat shqiptarėt i kanė kremtuar gjithmonė e do t’i kremtojnė, sepse festat e shqiptarėve janė vet shqiptarėt!

 

     Sipas Qeverisė sė Kosovės, nuk kanė asnjė peshė ngjarjet mė tė mėdha nė historinė tonė kombėtare. Ata po veprojnė me moton: sa mė shumė qė tė largohemi nga pėrkatėsia shqiptare dhe vlerat kombėtare, do tė jemi shtet mė i qėndrueshėm, mė funksional dhe mė afėr vlerave evropiane - do tė kemi identitet, do tė kemi zhvillim, do tė kemi pėrparim, etj. Nė kėmbim tė kėtyre qėndrimeve tė dėmshme, kanė zgjedhur pėr ta fuqizuar konceptin e tjetėrsimit nga emri dhe qenia jonė shqiptare, pra duke i shėrbyer  shkombėtarizimit. Qeveria me ligje tė tilla po i ngrit vetes pėrmendoren e turpit para historisė, ajo synon ta vrasė kujtesėn e popullit tonė, pėr t’i hapur udhė ecjes drejt identitetit tė ri “kosovar”. Ndryshe, zėrat pėr pėrmbysje tė vlerave tė cilėt na ka rėnė t’i dėgjojmė, nuk do tė ishin artikuluar zėshėm nga pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Kosovės, nuk do tė bėheshin tashmė zėra institucionalė. 

 

     Shqiptarėt kanė shumė arsye tė reagojnė, sepse askush nuk ka tė drejtė tė luajė me ndjenjat e tyre. Ata qė luajnė me tė kaluarėn e njė populli, nuk janė tė denjė pėr tė udhėhequr me tė.