Skandaloze Sarajevė:
Arrestohet, Damir Fazlliē konsulenti boshnjak i kryeministrit Sali Berisha · Ėshtė arrestuar nė Sarajevė nė Bosnje Damir Fazlliē, biznesmeni
boshnjak, i cili njihet mjaft mirė nga qarqet e qeverisė shqiptare. Ndryshe,
Fazlliē njihet edhe si kontaktet konsulencės me kryeministrin Berisha dhe
person me lidhje tė forta me njerėzit kryesore tė PD-sė, madje ortak biznesi
me tė afėrm tė njė prej ministrave kryesore tė kabinetit Berisha.
Gjatė vitit 2005, Damir
Fazlliē ishte ndėrmjetėsi kryesor pėr lidhjen e kontratės mes Partise
Demokratike dhe kompanise BJR, e cila ishte konsulentja zyrtare e kėsaj
partie nė fushatėn elektorale. Pas fitores sė kėsaj partie nė zgjedhjet
elektorale, Fazlliē filloi tė bėhej gjithnjė e mė shumė i pranishėm nė
Shqipėri dhe sipas burimeve tė medias ai ka qenė ndėrmjetėsi kryesor pėr tė
sjellė nė vendin tonė shumė firma tė cilat janė marrė kryesisht nė fushėn e
ndėrtimeve. Ndėr tė tjera edhe shtypi serb e ka cilėsuar Fazlliē si njė
kontrabandist ndėrkombėtar tė shumė aktiviteteve, nga cigaret, armėt dhe duke
vendosur lidhje politike tė ngushta nė Ballkan. Gjithashtu, ai konsiderohet
si njė nga tė dyshuarit pėr urdhėrimin e vrasjes sė ish kryeministrit serb, Gjingji. Sipas mediave serbe
arrestimi i tij do tė pasohet edhe me arrestime tė tjera. Fazlliē ka qenė
edhe nė listėn e tė akuzuarve tė Hagės, por mė pas u lirua nga kėto akuza.
Serbo-boshnjaku, akuzohet pėr shantazh financiar, ishte njė person i kėrkuar
dhe hetuar nė disa vende. Gjatė vitit 2005, Damir Fazlliē ka qenė ndėrmjetės
pėr lidhjen e kontratės mes Partisė Demokratike dhe kompanisė BJR, e cila
ishte konsulentja zyrtare e kėsaj partie nė fushėn elektorale, zėdhėnės i tė
cilės ishte ministri aktual i jashtėm Lulzim Basha. Gjithashtu, ai ka qenė
ndėrmjetės pėr tė sjellė nė Shqipėri shumė firma tė cilat janė angazhuar
kryesisht nė fushėn e ndėrtimeve. Fazlliē rezulton tė jetė ortak nė katėr
biznese nė Shqipėri. Mediat serbe e kanė cilėsuar Fazlliē si njė
kontrabandist ndėrkombėtar tė shumė aktiviteteve, nga cigaret, armėt dhe deri
tek influenca politike.
Damir
Fazlliē, ėshtė arrestuar mbrėmjen e sė premtes nė Sarajevė nė Bosnje sė
bashku me njė person tjetėr. Disa ditė mė parė edhe nė shtypin shqiptar u
botuan pėr ditė me rradhė citime, lidhur nga njė hetim qė po zhvillohej nė
Sarajevė kundėr biznesmenit Fazlliē si dhe lidhjeve tė tij me kryeministrin
Berisha dhe njerėz tė afėrt tė tij. Mediat serbe raportojnė se Fazlliē u
arrestua nė operacionin pėr kapjen e komandantit mysliman tė luftės nė Bosnje
Naser Oriē. Fazlliē rezulton tė ketė biznese nė Shqipėri. Fazlliē ėshtė njėri
ndėr tre personat qė u arrestuan mbrėmjen e sė premtes nė kuadėr tė njė
operacioni tė ndėrmarrė nga policia federale e Bosnje Hercegovinės. Mes 3
emrave tė arrestuar ėshtė dhe komandanti mysliman nė Srebrenicė Naser Oriē i cili
akuzohet nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pėr krime lufte. Operacioni ishte
urdhėruar nga Prokuroria e Sarajevės. Prokuroria kantonale e Sarajevės
zhvillonte dy hetime kundėr Damir Fazlliē, pronarit tė firmės "European Finance" dhe konsulentit financiar, me dyshimin
pėr mashtrime financiare dhe shpėrdorim. Kėtė e ka konfirmuar Branko Shlivar,
kryeprokurori kantonal. "E kemi nė
pėrpunim lėndėn qė ka tė bėjė me Damir Fazlliē, ndėrkaq bėhet fjalė pėr rastet
e firmės "AC European Finance" dhe "Capital Investment
Menagment Corporation". Duke pasur parasysh se nė rastin e
kėtyre firmave bėhet fjalė pėr firma fiktive, hetimet i kemi hapur kundėr dy
personave fizikė, pėrkatėsisht shtetas tė Bosnjės dhe shtetasve tė Britanisė
sė Madhe, pėr shkak tė veprės penale tė mashtrimit", - thuhet nė deklaratėn
me shkrim tė kryeprokurorit kantonal. Sipas rezultateve tė deritanishme tė
hetimeve, Damir Fazlliē nė emėr tė "European Finance" nga Sarajeva
ka marrė nga Enti Federal pėr Punėsim
qė nė vitin 1999, 25.000 KM (Konvertibilna Marka ėshtė monedha e Bosnjės, 1
euro = KM 1.95583), ndihmė pėr ndėrtimin e hotelit "Rogner" nė
Sarajevė. "Ky hotel duhej tė ndėrtohej nga njė kompani austriake, kurse
Damir Fazlliē nė cilėsinė e konsulentit duhej tė merrte pjesė nė tė gjitha
punimet. Fazlliē duhej tė ndihmonte pėr punėsimin nė kėtė hotel tė 100
punėtorėve. Hoteli nuk u ndėrtua asnjėherė, punėtorėt nuk u
punėsuan, kurse Enti Federal i Punėsimit 25.000 KM i shndėrroi nė njė hua pa
kthim pėr Damir Fazlliē",
- thuhet nė raportin e prokurorisė kantonale tė Sarajevės. Media i referohet dy tė
arrestuarve tė tjerė, (bashkė me Naser Oriē), njėri me emrin Nedim Sahimpasiē
dhe njė person tjetėr i njohur me pseudonimin "Sėitch" me kombėsi
serbe. Tre tė ndaluarit dyshohen pėr aktivitete tė ndryshme kriminale ku
pėrfshihet dhe pėrgatitja e disa qindra mijėra vulave boshnjake. Emri i
Fazlliē ėshtė i lidhur me njė numėr skandalesh jo vetėm nė Bosnje Hercegovinė
por edhe nė Serbi, Kroaci, dhe Shqipėri.
(Pashtriku.org
06. 10. 2008 ) |