Skandaloze!
Si raportonin te Fazliē ministrat e
Sali Berishės
==================================
Duket
se 33-vjeēari serbo-boshnjak, Damir Fazliē, nuk ka qenė "i
dashuruar" me Shqipėrinė vetėm pėr tė bėrė
biznes, por edhe pėr tė qenė sa mė brenda ēėshtjeve delikate tė shtetit tonė,
siē janė ato tė sigurisė kombėtare. Ish-funksionari i lartė i Ministrisė sė
Rendit Publik, Besnik Bakiu, nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip"
rrėfen pėr njė takim tė nivelit mė tė lartė qė mund tė organizojė njė shtet,
pėr sa i pėrket diskutimit pėr ēėshtje tė sigurisė sė kufijve, porteve,
aeroporteve etj., ku ministra, gjeneralė e drejtorė tė pėrgjithshėm janė
"rreshtuar" para tij. Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi,
shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė, drejtori i Pėrgjithshėm i
Policisė, drejtorėt e Pėrgjithshėm tė Aviacionit dhe Porteve, nė mars tė
vitit 2006, nė zyrėn e Fatmir Mediut, kanė raportuar e i kanė vėnė nė
dispozicion informacion tė klasifikuar, pikėrisht nipit tė kreut tė UDB-sė
serbe, Damir Fazliē-it, nė periudhėn kur ky shėrbim sekret famėkeq pėr gjithė
kombin shqiptar ishte shndėrruar nė armėn mė tė fuqishme dhe mė tė financuar
nga Milosheviēi, kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė. Nuk dihet se ēfarė u bė dhe
ku e destinoi kėtė informacion tė bollshėm dhe sekret Fazliē. Por zelli i
tepruar i pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė shtetit pėr tė dorėzuar pikat e dobėta
tė sigurisė sė vendit tonė te njė njeri i dyshimtė, i paverifikuar nga
shėrbimet tona tė inteligjencės, vetėm e vetėm sepse paraqitet si pjesėtar i
njė "ekipi tė lartė amerikan" (i pashoqėruar nga asnjė pėrfaqėsues
i ambasadės sė SHBA-sė nė Tiranė), duket se pėrbėn njė skandal pėrtej
"pastrimit tė parave tė pista" nga Qipro nė Shqipėri.
·
Foto: Takimi nė
zyrėn e Mediut. Krerė tė Ushtrisė, Porteve, Doganave dhe Aviacionit i
raportuan pėr sigurinė kombėtare
Shqip:
Zoti Bakiu, ditėt e fundit ju kemi parė shpesh nė kronikat arkivore tė televizioneve
nė njė takim tė zhvilluar nė Ministrinė e Mbrojtjes, ku i pranishėm ka qenė
edhe zoti Fazliē, tashmė personazh mjaft i pėrfolur nga media dhe politika
shqiptare.
Bakiu: Ka qenė ditė e diel paradite, nė mos gaboj data 4 ose 5 mars 2006, kur
mė telefonon drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė nė atė kohė, Bajram Ibraj, i
cili mė kėrkoi tė pėrgatisja urgjentisht njė material informativ tė gjerė pėr
ministrin mbi gjendjen e sigurisė nė kufi, pasi vinte njė delegacion shumė i
rėndėsishėm amerikan. Pasi pėrgatita materialin e zgjeruar dhe e dorėzova,
zoti Ibraj mė thotė se nė takim duhet tė merrja pjesė edhe unė. Fillimisht
refuzova, pasi nė thashethemnajėn e korridoreve tė ministrisė, unė "pėr
nevoja pune isha shkarkuar nga detyra" (gjė qė u vėrtetua shumė shpejt),
por kur mėsova prej eprorit tim se delegacioni qė pritej ishte shumė i
rėndėsishėm pėr ecurinė e reformave, pranova.
Shqip:Pėrse
u organizua ky takim dhe kush merrte pjesė nė tė?
Bakiu: Fillimisht nuk kishim dijeni (as drejtori i Pėrgjithshėm) pėr pėrbėrjen
dhe axhendėn e bisedimeve tė delegacionit "shumė tė rėndėsishėm"
amerikan (evidente kjo nė atmosferėn e tensionuar pėr seriozitetin dhe
rėndėsinė e takimit nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes). Kur pyetėm pėr
mė shumė hollėsi, na u tha se bėhej fjalė pėr njė delegacion tė nivelit shumė
tė lartė amerikan, i cili do tė kryesohej nga ish-sekretari i Sigurisė nė
SHBA zoti, Tom Rige. Na u tha gjithashtu se nė atė mbledhje do tė diskutohej
pėr sigurinė aeroportuale dhe kontrollin e kufijve tanė. Takimi u zhvillua nė
zyrėn e ministrit tė Mbrojtjes, zotit Fatmir Mediu. Pėrveē Mediut, tė
pranishėm ishin edhe ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi e ministri i
Transportit, Lulėzim Basha. Nė takim merrnin pjesė gjithashtu edhe drejtori i
Pėrgjithshėm i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra; drejtori i Pėrgjithshėm i
Porteve, Osman Metalla; shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Pėllumb Qazimi;
drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj; kapiteni i
Pėrgjithshėm i Kapitanerisė sė Porteve, njė drejtor drejtorie nė Shtabin e
Pėrgjithshėm dhe unė. Nė mes tė takimit erdhi edhe kėshilltari i
Kryeministrit, zoti Glori Husi. Ndėrsa nga pala amerikane, nė mos gaboj,
ishin zoti Tom Rige, zotėria qė na paska qenė Damir Fazliē dhe njė zonjė. Mbaj
mend qė nga ana e organizatorėve ishin marrė masat qė ky takim tė kishte njė
pasqyrim sa mė tė gjerė mediatik.
Shqip:
Ēfarė u diskutua nė takim?
Bakiu: Nė takim u diskutua ose mė saktė u raportua nga ministrat respektivė pėr
masat e mara nga dikasteret respektive, gjendjen e sigurisė dhe problemet e
vėshtirėsitė nė fushėn e sigurisė nė kufi, porte e aeroporte. Pas bisedės u
organizua edhe njė vizitė nė ambientet e qendrės operative tė gatishmėrisė sė
Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Shqip:
Ēfarė ju bėri pėrshtypje nė kėtė takim?
Bakiu: E para ishte ardhja me njė vonesė tė konsiderueshme nė takim e
delegacionit amerikan (gjė qė mė bėri nervoz, pasi njė mikut tim i kishte
ndodhur njė fatkeqėsi familjare dhe unė duhet ti gjendesha atij). E dyta,
mosshoqėrimi nga asnjė punonjės i ambasadės amerikane i kėtij
"delegacioni tė lartė", sidomos kur tek unė kishte lenė njė shije
jo tė mirė shoqėrimi (i pamotivuar protokollar) qė i kishte bėrė njė zyrtar i
lartė i kėsaj ambasade gazetarit Nikolas Gejxh gjatė takimit me politikanė tė
nivelit tė lartė. E treta, vetėsiguria e zotit Basha (i cili mbėrriti vetėm
disa minuta pėrpara se tė vinte delegacioni) dhe servilizmi i paprecedent pėr
tu bėrė sa mė i pėlqyer i zotit Olldashi. E katėrta, entuziazmi i pajustifikuar
i anėtarėve tė delegacionit pėr "reformat e shkėlqyera", qė kishim
bėrė nė fushat e mėsipėrme dhe lehtėsia qė ata "pranonin" pėr tu
gėnjyer.
Shqip:
Sot qė e keni marrė vesh se "amerikani" Fazliē paska qenė njė
serbo-boshnjak i akuzuar nga drejtėsia jo vetėm nė vendin e tij, si ndiheni?
Bakiu: Personalisht ndihem i fajshėm (nė mirėbesim ministror) dhe
institucionalisht i skandalizuar. Duke respektuar parimin e prezumimit tė
pafajėsisė, sikur edhe 1% e atyre qė janė botuar nė median shqiptare pėr
zotin Fazliē tė jenė tė vėrteta, ėshtė e papranueshme qė ministrat dhe
titullarėt e institucioneve kryesore shtetėrore tė sigurisė kombėtare
raportojnė pėr problemet e sigurisė dhe masat e marra pėr luftėn kundėr
trafiqeve dhe terrorizmit pėrpara njė personi tė tillė. Ti tregosh pikat e
dobėta tė sigurisė sė kufijve tė tu njė personi tė tillė, ėshtė... Mė falni,
por gjuha shqipe ėshtė e varfėr pėr ta thėnė. Populli thotė "ti varėsh
ujkut mėlēitė nė qafė". Shteti nė kėtė rast ėshtė mė shumė se i paqenė. Unė,
i ndodhur thuajse rastėsisht nė atė takim kohė mė parė, tani ngre supet, vė
pikėpyetjet e mia dhe kur lexoj ato qė thuhen nė faqet e shtypit, tronditem
dhe mbetem i pagojė...
Shqip:
Si e shpjegoni sot shoqėrimin qė zoti Fazliē i bėnte ish-sekretarit amerikan
tė sigurisė, zotit Tom Rige?
Bakiu: Pėr sqarim, tė paktėn unė personalisht (siē mu tha), e mora zotin
Fazliē si zyrtar tė lartė amerikan. Kurse pėr sa i pėrket pyetjes tuaj, nuk
arrij ta kuptoj dot kėtė shoqėrim. Pėr tė zgjeruar pyetjen tuaj, dua tė
evidentoj me shqetėsim njė keqpėrdorim qė i bėhet miqėsisė dhe dashurisė qė
populli shqiptar ka pėr SHBA, nga ana e politikanėve shqiptarė, duke
paraqitur mendimet personale tė disa individėve me shtetėsi amerikane, si
qėndrime zyrtare tė politikės amerikane. Kjo ėshtė spekulative, madje e
dėnueshme. Kėta politikanė duhet ta dinė mirė se SHBA janė miku mė i madh i
popullit shqiptar, duke na ndihmuar e mbėshtetur nė ecurinė e reformave
demokratike, dhe nuk ėshtė nė filozofinė e tyre si kampionė tė demokracisė,
preferencat pėr politikanė tė veēantė.
Shqip:
Meqenėse doli ky problem, si e gjykoni thirrjen e ekspertit amerikan pėr
ēėshtjen "Trebicka"?
Bakiu: Pėr mua ishte e panevojshme, pasi ekspertiza qė ju kėrkua ishte njė
veprim i thjeshtė rutinė, qė ekspertėt shqiptarė e kryejnė pėr fat tė keq si
pasojė e numrit tė lartė tė aksidenteve rrugore, shpesh herė. Problem tjetėr
ishte qė kjo ekspertizė u krye kur nė vendngjarje (pėr shkak tė kohės) kishin
ndodhur jo pak ndryshime. Shqetėsim ėshtė edhe pozicioni procedural i kėtij
eksperti. Pra, edhe kjo ngjarje tregoi mungesėn e dinjitetit dhe integritetit
personal e profesional tė institucioneve ligjzbatuese. Me "ekspertizėn e
postuar" prokuroria dhe policia lanė duart si Pont Pilati. Gjithashtu,
duke njohur organizimin dhe funksionimin e agjencive tė sigurisė nė SHBA dhe
legjislacionin ndėrkombėtar tė fushės, jam i paqartė pėr organin qė ju dėrgua
kėrkesa dhe pėr mėnyrėn e pėrzgjedhjes dhe caktimit tė zotit Teter nga
policia e Verxhinas, si ekspert nė kėtė ēėshtje.
Shqip:Para
disa ditėsh, me anė tė medias, ju i jeni drejtuar me njė letėr tė hapur
Prokurores sė Pėrgjithshme, zonjės Ina Rama. Ēfarė do ti shtonit kėsaj
letre, nė dritėn e zhvillimeve tė fundit?
Bakiu: Nuk heq asgjė nga ato qė i kam shkruar zonjės Rama, por do ti sugjeroja
institucionit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė minimalisht jo vetėm pėr
detyrim institucional, por pėr atė qytetar (u bė rreth njė javė qė
"ēėshtja Fazliē" ėshtė kryetema e ditės nė shoqėrinė shqiptare, duke
eklipsuar verbėrisht rezolutėn kundėr pavarėsisė sė Kosovės qė u votua nė
Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė dhe kur gjithė bota po merret me krizėn
ekonomike), tė kishte bėrė sikur tė merrte nė pyetje zotin Fazliē (edhe nėse
ishte e nevojshme ti paguante 1 orė vonesė ēarterin). Ai erdhi, foli, iku, i
shoqėruar me bodigardė tė njė lloji tė veēantė. I mungonte vetėm tapeti i
kuq. Nėse nuk kanė staturė pėr tu bėrė Rudolf Xhuliani apo Di Pietro
shqiptar, tė tentojnė ti afrohen prokurorisė tė shtetit mė tė brishtė
ballkanik, atij tė Bosnjės.
Shqip:
Si e komentoni ardhjen dhe largimin e zotit Fazliē nė Tiranė dhe akuzėn e
opozitės pėr rrėzim tė institucioneve tė sigurisė kombėtare?
Bakiu: Nuk dua tė bėj komente politike, pasi shpirtėrisht dhe juridikisht jam i
depolitizuar. Megjithatė, duke qenė ithtar i politikave institucionale,
mendoj se ngritja e komisioneve hetimore parlamentare ėshtė njė nga rrugėt mė
efikase pėr njė shoqėri normale dhe njė Republikė Parlamentare. Si qytetar,
duke njohur e respektuar tė drejtėn e ēdo individi tė flasė dhe mbrohet pėr
akuzat qė i bėhen, e quaj tė justifikuar; kurse pėr sa i pėrket mėnyrės sė
ardhjes dhe sidomos pėrcjelljes sė tij, e vlerėsoj tė panevojshme dhe pa tė
motivuar. Ēdo tejkalim i masės ėshtė i dėmshėm.
Shqip:
Nė pėrfundim, si ekspert nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare, si e vlerėsoni
situatėn e krimit tė organizuar nė Shqipėri?
Bakiu: Lufta kundėr tij ėshtė njė nga detyrimet qė ne kemi pėr integrimin
euroatlantik. Pėr kėtė mjafton tė lexosh raportet ndėrkombėtare pėr
Shqipėrinė. Por mė shumė se sa detyrim ndėrkombėtar, ky ėshtė njė detyrim pėr
vetė ne shqiptarėt, pėr tė ardhmen e kėtij vendi. Nė kėtė kuadėr desha tė
theksoj disa shqetėsime: E para, informaliteti i shoqėrisė shqiptare (jo
vetėm financiar), ėshtė njė nga faktorėt qė e minon kėtė luftė. E dyta,
brishtėsia, paqėndrueshmėria dhe politizimi i institucioneve pėrgjegjėse nė
kėtė luftė. E treta, inkriminimi verbal i politikės shqiptare. Historia e
dosjeve (pa zbardhur asgjė) nuk na ėshtė ndarė nė kėtė periudhė
postdiktature. Politikanėt shqiptarė nuk e kanė pėr gjė tė akuzojnė
njėri-tjetrin pėr lidhje kriminale nga mė tė frikshmet. Ky superinflacion i
pėrdorimit tė kėtyre akuzave dhe mosshoqėrimi me ndėshkime penale, pėrbaltja
e tė gjithėve nga tė gjithė, ka bėrė qė njeriu i ndershėm tė vetėpenalizohet
si i pazot se nuk qenka i tillė. E katėrta, strategji-ligjomania. Po tė
shikosh web site-n e institucioneve tė sigurisė kombėtare, lodhesh nga numri
i madh i strategjive kombėtare e ndėrsektoriale (nė jo pak raste tė
panevojshme); kurse po tė bėsh njė monitorim tė thjeshtė tė zbatimit tė
detyrave, do tė ngelesh i zhgėnjyer. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr
ligjet, pa u verifikuar efikasiteti i zbatimit tė tyre dhe problematika qė
nxjerr pėrditshmėria, fillon amendimi dhe ndryshimi tėrėsor i tyre.
* *
*
· Prokuroria sekuestron dokumentet nė tatime
e QKR. Rrezikon deri nė 10 vjet burg Fazliē, hetim pėr pastrim parash
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir
Fazliē, zyrtarisht ėshtė person nėn hetim, nėn akuzėn e pastrimit tė parave.
Prokuroria e Tiranės tha dje se nėse vėrtetohen akuzat politike dhe mediatike
ndaj tij, atėherė Fazliē rrezikon njė dėnim nga tre deri nė dhjetė vjet burg.
Krahas dėnimit, nė Kodin Penal tė Republikės sė Shqipėrisė pėrmendet edhe se
"kur vepra penale e pastrimit tė produkteve tė veprės penale nėpėrmjet
fshehjes ose mbulimit tė natyrės, burimit, vendndodhjes, vendosjes,
zhvendosjes sė pronėsisė ose tė tė drejtave tė tjera qė lidhen me pasurinė
ėshtė produkt i veprės penale, dėnohet edhe me gjobė nga 500 mijė lekė deri
nė 5 milionė lekė". Ditėn e djeshme, njė grup prokurorėsh kanė shkuar nė
Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit dhe kanė marrė dokumentacionin dhe
informacion pėr katėr firmat qė janė nė pronėsi tė Fazliē. Ndėrsa disa hetues
tė tjerė kanė marrė informacione nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave
nė lidhje me detyrimet tatimore, pėr tė cilat ka informacione se firmat e
biznesmenit serbo-boshnjak nuk kanė paguar detyrimet qė pėrmban ligji.
Burimet nga akuza thanė gjithashtu, se nėse vėrtetohen tė gjitha dyshimet e
ngritura nė media, atėherė ai mund tė merret i pandehur dhe pėr tė tė
dėrgohet njė fletė-thirrje nė vendin ku jeton. Madje mund
tė merren edhe masa sigurie ndaj Fazliē. Duket se prokurorisė i ka bėrė
pėrshtypje ardhjes dhe ikja "rrufe" e Fazliē nga Tirana, ku, pasi
ka dhėnė njė intervistė pėr njė televizion privat, ka mundur tė largohet,
megjithėse policia aeroportuale ishte nė dijeni se organi i akuzės e kishte
ftuar pėr deklarata nė prokurori. Burime zyrtare nga Prokuroria e
Pėrgjithshme thanė dje se dy hetues tė Prokurorisė sė Tiranės kanė telefonuar
policinė, duke e njoftuar se kishin si qėllim njoftimin e Fazliē prej tyre
pėr marrjen nė pyetje. Por nga ana e saj, policia i bėri me dije se nuk kishte
asnjė masė ndaj tij dhe se do tė vepronte nė bazė tė ligjeve. Pas kėsaj, dy
hetuesit e prokurorisė janė nisur urgjentisht drejt Rinasit, por dhe nė
momentin qė kanė protokolluar fletė-thirrjen vullnetare pėr Fazliē, ai ishte
larguar nga Shqipėria.
· Opozita: Lobi serb ėshtė ulur kėmbėkryq nė
politikė dhe biznes
· Mazhoranca reagon ndaj akuzave: Janė
spekulime tė sė majtės
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir
Fazlliē, me vizitėn e tij "blitz" nė Tiranė, ka tensionuar mjaft Kuvendin
e Shqipėrisė. Mazhoranca dhe opozita kanė replikuar ashpėr me njėra-tjetrėn,
duke mos i kursyer akuzat dhe sharjet mes tyre. Nė mėnyrė tė sinkronizuar
opozita ka deklaruar se lobi serb po ulet kėmbėkryq ne Shqipėri dhe kjo pėr
faj tė Kryeministrit Berisha dhe qeverisė sė tij, e cila po favorizon tė
gjitha bizneset serbe tė investojnė nė vendin tonė. Nėnkryetari i grupit
parlamentar tė PS-sė, Erjon Braēe, ka renditur disa nga firmat serbe tė cilat
ushtrojnė aktivitetet e tyre nė Shqipėri, pasi u ėshtė hapur rruga nga
Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtėm, Lulzim Basha. "Shqipėria,
95% tė energjisė sė saj tė importit qė i nevojitet pėr konsum e merr nga
Serbia, 5 firma vijnė e shtohen duke rritur ēmimet deri nė 400%. Energjia e
importit ėshtė gati 65% e energjisė sė konsumuar, pra ajo ėshtė jetike. Nėse
ajo mungon, vendi ėshtė nė kaos. Ne sot jemi tė varur prej tyre dhe kjo ėshtė
vepėr e Sali Berishės", ėshtė shprehur Braēe. Sipas tij, sot Shqipėria 60% tė drithit e importon nga Serbia, pra bukėn
e gojės. Pjesėn tjetėr e plotėson Rusia dhe Ukraina. Pra, ne
sot jemi tė varur totalisht edhe pėr bukėn e gojės prej tyre, dhe kėtu
pėrsėri faji ėshtė i Sali Berishės. Sot, tha nėnkryetari i grupit tė PS-sė,
veprat mė tė mėdha publike po na "i ndėrtojnė" po pėrsėri serbėt.
Mbikalimin kėtu nė mes tė Tiranės e bėri "Alpine", dega e saj nė
Serbi, autostradėn Levan - Vlorė, dega e saj nė Serbi, autostradėn
Levan-Tepelenė sėrish kompania "Alpine", dega e saj po prapė nė
Serbi. ByPass-in e Fierit - SCT me degėn e saj nė
Serbi, rrugėn Milot-Rrėshen pjesė e korridorit Durrės-Kukės po prapė dega e
saj nė Serbi, terminalin e pasagjerėve nė Portin e Durrėsit po prapė dega e
saj nė Serbi. Gati 200 milionė euro punė, tė gjitha para tė marra borxh nė
emėr tė qytetarėve shqiptarė nga banka tė huaja. Faji pėr kėto ėshtė pėrsėri
i Sali Berishės. Gjithashtu, sipas Braēes, edhe rrjeti mė i madh i shėrbimeve tregtare nė Shqipėri ra nė duart e serbėve
dhe ky rrjet zotėron gati 45% tė kėtij tregu. Dhe faji pėr tė ėshtė i Sali
Berishės. Po kėshtu, mjaft tė ashpėr nė fjalėn e tyre nė Kuvend kanė qenė
edhe deputetė tė tjerė tė opozitės si: Taulant Balla, Pėllumb Xhufi e Pandeli
Majko. Ish-Kryeministri Majko e ka cilėsuar vizitėn e Fazlliē nė Tiranė si
njė gjest tė paprecedent, kur shteti gjunjėzohet pėrballė njė njeriu me njė
CV kriminale tė pėrgjakshme. "Dje Fazlliē na solli
kėtu hijen e Dushan Mugoshės. Pėr sa kohė do tė
vazhdojmė ti kemi kėta horra mbi shpinė", tha Majko. Por
deklaratat dhe pretendimet e opozitės janė kundėrshtuar po me
kaq forcė nga deputetėt e mazhorancės.
·
Serbo-boshnjaku rrėfen variantin e tij pėr akuzat e shumta qė janė bėrė
ndaj tij nga media dhe politika shqiptare.
·
Damir Fazliē: Argita, vajza e Berishės, ėshtė avokatja ime pėr disa
biznese nė Shqipėri
Njeriu mė i pėrfolur dhe mė i akuzuar aktualisht nė Shqipėri, tashmė jo vetėm nga
media, por edhe nga prokuroria pėr pastrim parash, mbrėmė pėr gati dy orė ka
rrėfyer variantin e tij, nė emisionin televiziv "Opinion", pėr
gjithēka tė thėnė e shkruar kundėr tij kėto ditė nė Shqipėri. Interesante
janė pasazhet ku ai rrėfen miqėsitė dhe bashkėpunimin me
Berishėn, vajzėn e tij, Bashėn dhe kunatin e kėtij tė fundit, Erion Isufin.
Kush ėshtė
Fazliē, sipas Fazliē?
Kam nėnshtetėsi tė dyfishtė,
boshnjake dhe britanike. Kam lindur nė Bosnjė tė ish-Jugosllavisė, nė atė
pjesė qė u bė Bosnja e sotme mbas lufte. Familja ime ėshtė produkt i gjithė
Jugosllavisė sė vjetėr, e pėrzierė. Babai im ėshtė mysliman, kurse nėna
serbe-boshnjake. Jam larguar nga Bosnja, kam qenė nė shkollė nė Angli kur
filloi lufta dhe familja ime, pėr shkak tė pėrzierjes fetare, u bė e
padėshiruar nė pjesėn lindore tė Bosnjės, ku ne
jetonim atėherė, kėshtu qė ata u bėnė refugjatė dhe erdhėn e u bashkuan me
mua nė Angli, ndėrkohė qė plani ishte qė unė tė mbaroja shkollėn e tė
kthehesha nė ish-Jugosllavi. Jam larguar nė vitin 1991 pėr tė vazhduar
shkollėn nė Angli. Tani jam 33. Isha 16 atėherė. Unė tani jetoj midis
Uashingtonit dhe Londrės. Kompania ime kryesore ėshtė nė Londėr, kėshtu qė
shumica e lidhjeve tė mia tė biznesit janė nė Londėr, por familja ime jeton
nė Uashington. Unė jetoj shumicėn e kohės nė Uashington DC. Udhėtoj shumė nė
botė dhe udhėtoj shumė nė Evropėn Lindore, ku janė disa prej bizneseve tė
mia. Por zhvilloj shumė aktivitete biznesi edhe nė Londėr gjithashtu.
Bizneset
Jam investitor, kam disa kompani. Unė
investoj, unė kėrkoj pėr mundėsi investimi nė fusha qė kanė leverdi fitimi
dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Pėr shkak tė sė shkuarės sime, kam
kuptuar qė mund tė investoj mė shpejt se njė biznesmen normal amerikan qė nuk
kupton kulturėn dhe historinė e Evropės Lindore. Unė kam kuptuar qė mund tė
investoj mė shpejt dhe tė reagoj mė shpejt nė Evropėn Lindore. Gjeografikisht
mund ti gjeni nė Uashington DC, nė Gjenevė tė Zvicrės.
Kam pasuri tė
patundshme nė Uashington DC. Jam duke shqyrtuar disa mundėsi tė reja
investimi nė Florida tani. Pėr shkak tė krizės
financiare nė SHBA, ka mundėsi tė ngjashme me ato qė gjenden kėtu edhe nė
SHBA tani. Pra, kam biznese gjithashtu nė Londėr, nė Gjenevė. Nė Evropėn
Lindore, pothuajse nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore, nga Sllovenia nė
Shqipėri. Janė kryesisht nė pasuri tė patundshme dhe energji. Ndoshta unė kam
shumicėn e investimeve nė Bosnjė dhe Shqipėri. Pyetjes retorike se "nė
Shqipėri ju keni vetėm 4 kompani, me njė total prej
4 mijė dollarėsh dhe nėse ky ėshtė investimi juaj nė vendin tonė", ai i
pėrgjigjet: "Jo. Njė nga kompanitė e mia- dhe kam mėsuar se ka pasur
shumė keqkuptime rreth kėsaj kompanie nė media -ėshtė Crown Acquisition, e
cila ėshtė ende nė pronėsinė time. Kjo kompani iu shit ligjėrisht pėr 1,7
milionė euro njė kompanie qipriote tė quajtur Altaria
Research lid, e cila gjithashtu ėshtė nė pronėsinė time. Mė lini tjua
shpjegoj kėtė gjė. Unė kam investuar nė Shqipėri nė fushėn e pasurive tė
patundshme ende tė pashfrytėzuara, nė fakt kam investuar shumė nė pasuritė e
patundshme tė pashfrytėzuara, pėrreth Tiranės dhe nė vende tė tjera, me vizionin pėr ti zhvilluar kėto pasuri tė patundshme.
Kur bleva kėto pasuri tė patundshme nė Shqipėri, i kam blerė nėn kompaninė
Crown Acquisitions, nė pronėsi tė Damir Fazliēit. Tani qė po synoj
zhvillimin e kėsaj pasurie tė patundur, kam nevojė pėr burimet qė kam nė
kompaninė time qipriote, pėr tė menaxhuar investimet e ardhshme nė Shqipėri.
Sa tė fillojmė investimin fizik, rigjallėrimin e pasurisė sė patundshme qė
kemi blerė, pėr ta vėnė atė nė shfrytėzim, ne do tė kemi njerėzit qė do tė
punojnė nė Tiranė, qė do ti menaxhojnė kėto investime. Tani pėr tani, kėto janė
nėn kompaninė time qipriote, pėr shkak se do na duhet ta zhvillojmė kėtė
tokė. Pėr ta zhvilluar kėtė tokė na duhet tė paguajmė
arkitektė, studimet gjeometrike, studimet e nevojshme, dhe meqė ra fjala,
kėto studimet e nevojshme 90 pėr qind po realizohen nga staf lokal kėtu dhe
paguhen nga kompania mėmė nė Qipro".
Pastrimi i parave
Konstatimit dhe
pyetjes: "Ju ja keni shitur kompaninė tuaj vetvetes. Ky ėshtė pastrim i pastėr parash, apo jo?", Fazliē i
pėrgjigjet: Absolutisht jo. Le tė kthehem edhe njėherė e tė ta
shpjegoj se si ndodhi. Tė ftoj ty dhe ēdo gazetar tjetėr tė shkojė nė zyrėn e
tatimeve dhe tė shohė se ēfarė zotėron kjo kompani nė pasuri tė patundshme. E
bėra vetė. I kėrkova dikujt qė tė shkojė fizikisht nė zyrėn e taksave dhe tė
kėrkojė bilancin. Do ta shihni se bilanci i kėsaj kompanie reflekton
saktėsisht 1,7 milionė euro, shumė pėr tė cilėn u shit te
kompania mėmė, me qėllim zhvillimin e tokės. Kur ta shes kėtė kompani,
"Crown Acquisition", nė tė ardhme, nėse planet qė kam ndėrtuar shkojnė
mirė dhe nuk kam arsye pėr tė dyshuar, do ta shes, le tė shpresojmė, pėr
shumė mė tepėr para. Dhe atėherė do tė jem nė gjendje ti paguaj shtetit
taksėn pėr diferencėn. Pra⦠i kam paguar tė gjitha taksat pėrkatėse pėr
blerjen e tokės dhe tė gjitha transaksionet nė kompanitė e mia janė tė
realizuara. Mė tej gazetari e pyet: "Sipas Zyrės sė Regjistrimit tė
Biznesit nė Shqipėri, ju keni 4 kompani me njė
kapital total prej 4 mijė dollarė? 1 mijė dollarė secila. Cila
ėshtė pasuria juaj e vėrtetė nė Shqipėri"? Fazliē
i pėrgjigjet: "Kam investuar nė pasuri tė paluajtshme, tė pazhvilluara.
Arsyeja qė e kam bėrė kėtė gjė ėshtė sepse besoj qė qeveria e Shqipėrisė po
bėn veprimet e duhura pėr tė tėrhequr investime tė huaja serioze nė Shqipėri.
Qeveria e Shqipėrisė ka ulur taksėn nė nivelin e sheshtė prej 10 pėr qind, qė
ėshtė shumė i favorshėm pėr investimet e huaja direkte. Nėse kthehemi tek 4
mijė dollarėt, ky ėshtė kapital fillestar, qė duhet pėr tė filluar njė
kompani. Nėse kompania fillon aktivitetin, ajo mund tė sigurojė pasuri tė
patundshme e ēdo gjė tjetėr. Shpresoj qė bizneset e mia nė Shqipėri tė
vlerėsohen nė mė shumė sė 50 milionė euro. Veēanėrisht nė pasuri tė
patundshme. Mbasi tė zhvillohet shpresoj se do tė ketė njė
vlerė mė tė lartė".
Miqėsia me Berishėn
Pyetjes nėse ai
ėshtė ndihmuar apo favorizuar nga administrata shqiptare dhe Kryeministri i
Shqipėrisė nė vėnien e pasurisė 50 milionė euro nė Shqipėri, i pėrgjigjet:
"Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon ēdo
investitor tė huaj qė vjen kėtu. Favorizuar? Nga kush? Kryeministri? Absolutisht jo". Pyetjes: "Si
jeni bėrė kaq i pasur. Ju ikėt 16 vjeē e tani jeni 33 vjeē. 33 vjeē
dhe kaq i pasur?", ai i ėshtė pėrgjigjur:
"Faleminderit Zotit! Unė kam studiuar nė ato qė i konsideroj 3 shkollat
mė tė mira tė shkencave politike dhe ekonomisė nė botė. Kam frekuentuar Harrou School for Boys, pastaj kam studiuar nė Shkollėn
Londineze tė Ekonomisė dhe shkencave politike, gjithashtu kam studiuar nė
Shkollėn e Qeverisė Kenedi nė Universitetit Harvard nė SHBA. Nė Angli
studiova vetėm pėr dy vjet dhe pastaj fillova tė punoja. Kam studiuar nė tė
njėjtin vend ku studioi edhe George Soros dhe e mbarova shkollėn pėr aq kohė
sa i ishte dashur edhe atij. Na u desh e njėjta kohė
pėr ta pėrfunduar shkollėn. Kėshtu qė kam filluar tė punoj qė kur kam qenė 19
vjeē. Fillova tė punoja pėr Bankėn Britanike mė tė madhe tė investimeve nė
vlerė. Pra
kam punuar dhe besoj se kam pasur fat gjithashtu". Mė pas, faktit se
pėrse ai kishte vendosur tė investonte nė Shqipėri mbas ardhjes nė pushtet tė
Partisė Demokratike mė 2005 e jo mė parė, i ėshtė pėrgjigjur: "Kam
pėrgjigje fare tė qartė. Sė pari sepse besoj se
qeveria e re filloi tė promovonte ligjet e duhura pėr tė nxitur investimet e
huaja. Sė dyti, biznesi sikurse edhe politika, ėshtė i gjithi perceptim.
Perceptimi nė Evropėn Perėndimore dhe nė Shtetet e Bashkuara pėr qeverinė
tuaj tė mėparshėm ishte korrupsion. Erdha kėtu nė vitin 2004, pėr tė parė
mundėsi tė ndryshme investimi. Siē thashė, kompanitė e mia kanė bėrė biznes
nė kėtė rajon, kompanitė e mia private. Erdha nė
Shqipėri pėr tė parė mundėsi tė ndryshme tė pasurive tė paluajtshme.
Pėrshtypja ime atėherė ishte se ky vend kishte tė ardhme, por nė atė kohė
ishte duke u keqqeverisur. Nė atė kohė, pėrshtypja ime, thjesht pėrshtypja
ime, ishte qė njerėzit nė pushtet ishin mė tė preokupuar pėr tė qėndruar nė
pushtet, sesa pėr tė ēuar pėrpara Shqipėrinė. Mė lejoni tju them edhe diēka
tjetėr. Unė kam mbėrritur nė Tiranė rreth 1 orė e gjysmė mė parė. U ula dhe
udhėtova rrugės pėr nė Tiranė. Mė vjen kaq mirė tė shoh sa shumė ėshtė bėrė e
nė fakt po mendoja, pėr shaka tė gjithė kėtyre gjėrave, po mendoja pėr herėn
e parė qė erdha nė Tiranė dhe herėn e parė qė udhėtova nga aeroporti nė
qytet. Ėshtė njė ndryshim kaq i madh. Dhe ky ėshtė tregues
i nuhatjes sime prej biznesmeni, sepse qė nė fillim mendova qė kur tė kishte
njė qeveri tė re, ajo do tė bėnte diēka dhe mė duket se ata kanė bėra
diēka".
Pyetjes: "Ju i hapėt kompanitė tuaj nė Shqipėri nė shtator tė 2005-ės,
nė tė njėjtėn kohė kur Berisha u bė Kryeministėr. Si
e kuptuat nė 2 muaj, nga 3 korriku kur Berisha fitoi zgjedhjet deri nė
shtator, se qeveria e Berishės nuk ishte e korruptuar?", Fazliē i ka
dhėnė kėtė shpjegim: "Mė 2004 unė u takova me zotin Berisha. Herėn e
parė qė u takuam ai dhe unė folėm natyrisht pėr politikėn. Unė jam njė
republikan i zjarrtė, pėr qeverisjen e vogėl,
qeveria nuk duhet tė ndėrhyjė nė biznes apo nė jetėt e njerėzve, dhe gjeta
nga ana tjetėr e tavolinės dikė me tė cilin, ndoshta pėr herė tė parė nė
Ballkan, isha dakord 100 pėr qind pėr mėnyrėn se si duhet tė funksionojė
qeveria⦠Unė nuk kam folur kurrė me Sali Berishėn nė opozitė pėr biznes.
Kam folur pėr biznes me tė si Kryeministėr vetėm kur
mė ėshtė dashur ti paraqes qeverisė projekte potenciale. Dhe jam pėrpjekur
tė ndihmoj mikun tim Kryeministėr duke i sjellė
investitorė tė ndryshėm amerikanė dhe evropianė".
Telefonata me Berishėn pas "arrestimit"
Pyetjes pėr ndalimin e tij nga
policia nė Sarajevė, 33-vjeēari boshnjak i ėshtė
pėrgjigjur duke mohuar kategorikisht atė fakt: "Ndodhi tė enjten, jo tė
shtunėn. Tė premten isha nė Londėr, tė dielėn isha nė Londėr. Tė enjten gjatė
ditės po haja drekė me disa miq nė njė restorant nė
Sarajevė. Kur shkoj atje mė pėlqen tė ushqehem nė njė restorant tė vogėl
tradicional, ku shėrbejnė ushqim boshnjak. Pra unė shkova atje pėr drekė me
miq tė mi dhe gjysmė ore mbasi kemi filluar drekė,
njė person qė ishte ulur nė tavolinėn ngjitur me ne u arrestua. Ishte njė
skenė si ato tė filmave, kur ata erdhėn, forcat speciale, nuk e kam idenė
kush ishin. Arrestuan personin, e nxorėn atė jashtė restorantit dhe na
kėrkuan ne tė qėndronim aty, sepse duhet tė jepnim
dėshmi. Mė vonė morėm vesh qė personi ishte arrestuar pėr shantazh financiar
dhe policia donte tė na pyeste nėse kishim parė njeri tė hynte brenda, tė
dilte jashtė, qė kishte dhėnė para apo ēfarė ndodhi. Kėshtu qė na mbajtėn
atje pėr 1 orė. Dolėm jashtė. Shkuam nė rajonin mė tė afėrt tė policisė dhe
dhamė dėshminė tonė. Njė orė mė pas ne ishim nė
rrugė"... Deklaratės sė Berishės nė Parlament, 4 ditė mė parė, se
"unė mund ta sjell zotin Fazliē kėtu pėr tė folur me ju", ju dha
kjo pėrgjigje: "Oh, do tė mė pėlqente shumė kjo. Pas incidentit nė
Sarajevė, kam folur njėherė me Berishėn. I telefonova
pėr ta pyetur ēfarė ėshtė gjithė kjo gjė qė po ndodh nė Shqipėri. Ai qeshi e mė tha se ėshtė denigrim politik e mė pyeti si ėshtė
familja ime".
Miqėsia me Argita Malltezin
Pyetjes nėse kishte miq nė
politikėn shqiptare, Fazliē i ėshtė pėrgjigjur nė
mėnyrė pohuese: "Po, patjetėr. Kur erdha kėtu gjatė fushatės sė Partisė
Demokratike, miku im Berisha mė prezantoi me shumė
tė rinj qė ishin kthyer nė Shqipėri nga vende tė ndryshme tė botės, nga
shkolla shumė tė mira, pėr tu bėrė pjesė e kėsaj. Nuk mė pėlqen tė pėrdor
fjalėn lėvizje, por ajo ishte diēka qė vėrtet ngjante me njė lėvizje
politike. Mė duket se quhej KOP. Ishin kaq me
energji, donin tė ndryshonin vendin dhe po e them pėrsėri qė kanė bėrė njė
punė shumė tė mirė pėr ta ndryshuar vendin, dhe i kam takuar tė gjithė. Kam
kaluar shumė kohė pothuaj me tė gjithė nė KOP. Pėr
shembull Lulin, apo ministrin Basha. Kam lexuar disa nga gjėrat qė kanė
shkruar, kjo ėshtė⦠Nė vitin 2004, siē ju thashė, e takova zotin Berisha.
Mė pėlqyen idetė e tij, mė pėlqeu ai si njeri, dėshiroja ta ndihmoja atė si
njeri dhe tė ndihmoja Partinė Demokratike qė tė vinte nė pushtet dhe tė
fillonte tė realizonte gjėrat nė mėnyrėn e duhur, qė ky vend tė hapej. Ndėrsa
zoti Basha ėshtė shok i mirė. Kurse kunati i tij ėshtė njė djalė i ri, shumė i zoti dhe i zgjuar. I kėrkova nėse mund tė mė ndihmonte
me disa nga bizneset. Ai mė ndihmoi. Punuam sė bashku. Ai nuk qe asnjėherė
partner nė biznes. Ai ishte administrator i njė
kompanie. U pėrpoqėm tė bėnim disa gjėra me atė kompani, por mori mė shumė
seē e kisha menduar nė fillim. Ishte njė mundėsi potenciale pėr investime nė
pasuri tė patundshme. Dhe njė ditė ai vjen e mė thotė qė do tė donte tė
largohej. Nė fakt ai bėri atė qė do tė bėja edhe unė po tė isha nė pozicionin
e tij. Ai donte tė ndiqte biznesin e tij personal. Ai
ėshtė njė djalė i ri, shumė i zoti dhe besoj qė ka pėr tė qenė i suksesshėm
nė tė ardhme". Ndėrkaq, pyetjes nėse e njihte vajzėn e
Kryeministrit Berisha ai i pėrgjigjet: "Po, e njoh. Argita Malltezin.
Kemi miqėsi dhe ajo gjithashtu, si avokate, trajton
njė pjesė tė punėve tė mia nė ligjore nė Shqipėri Firma e zonjės Malltezi ka
pėrgatitur dokumente pėr njė pjesė tė kompanive tė mia. Nuk kam vetėm njė
avokat...".
Gazeta Shqip, Tiranė, 10. 10. 2008
|