Kah po shkon Etnikumi Shqiptar?

 

ANARKIA POLITIKE, MODEL I DĖSHTIMEVE

KOMBĖTARE DHE SHTETĖRORE

 

·       Autostrada Durrės - Kukės - Prishtinė s’do tė na bashkoj kurrė nėse apriori, s’do tė jemi tė bashkuar nė mendje dhe nė  shpirt…

 

Shkruan: Fehmi Ajvazi - Prishtinė, 08. 12. 2008

__________________________

 

Politikat kombėtare dhe shtetėrore, po bėhen nga njerėz jo

vetėm profesionalisht tė dėshtuar…

I

        Nė aktualitetin e sotshėm demokratik - modern, rrallė ndodh qė politikat e domenit tė lartė kombėtar apo shtetėror tė bėhen kuturu dhe, papėrgjegjshėm. Po tė kthehemi nė histori, e shohim qė politikat kombėtare dhe shtetėrore tė popujve dhe vendve tė ndryshme janė bėrė gjithmonė me sens dhe, nga nivele tė larta. Madje, edhe pėrpara pesqind - njėmij viteve! Ani qė historikisht s’ka pasur transparencė dhe ato janė zhvilluar prapa kulisave (diplomacia sekrete), larg opinioneve (kancelaritė sekrete), shumėēka ėshtė bėrė nga institucione tė caktuara - profesionale, nga persona tė autorizuar nė nivelet mė tė larta kombėtare - shtetėrore etj. Padyshim, edhe sot njė numėr i madh nga politikat kombėtare dhe shtetėrore projektohen, organizohen, stukturohen nga shėrbime tė ndryshme tė hapėta dhe tė fshehta, nga mekanizma tė sigurisė, nga kėshilla kombėtare etj. Por ēka ndodh nė hapėsirat shqiptare? Ka sė paku dy dekada qė politikat kombėtare dhe shtetėrore janė bėrė dhe bėhen paushall, janė bėrė dhe po bėhen nga njerėz jo vetėm profesionalisht tė dėshtuar por, edhe tė goditur nga intereset personale, grupore, klanore etj. Politikat tona kombėtare dhe shtetėrore ka dy dekada qė janė bėrė dhe po bėhen (krejt e pabesueshme), edhe nga tė ashtuquajtur persona partiakė, nga profiterė tė ndryshėm ekonomik, nga organizata tė ndryshme civile, fetare, hulumtuese (qendrat e tė cilave organizata as nuk janė nė hapėsirat tona), nga media dhe faqe interneti tė financuara prej qendrave tė dyshimta, nga kruzhoqe politikash dhe ideologjishė bastarde…! Thėnė pa kortuazi, politikat tona kombėtare dhe shtetėrore kruciale janė bėrė dhe po bėhen madje, edhe nėpėr debate tė ndryshme, tryeza, seminare nga njerėz tė pa thirrur, nga analistė tė dėshtuar politik, nga njerėz tėrėsisht jo kompetent. E keqja e pariparueshme qėndron nė atė qė politikat tona kombėtare dhe shtetėrore, janė bėrė dhe po bėhen edhe koluarave, kafeneve, kthinave tė fshehta ku tymon egoja amorale dhe fizicumi i ndyrė. Mė e keqja e gjithė tė kėqijave ėshtė fakti qė politikat tona kombėtare dhe shtetėrore, janė bėrė dhe bėhen disa herė edhe nga persona qė s’janė dėshmuar asnjėherė pėr saktėsi mendimi dhe veprimi. Pse? “Vizionet” e tyre (disa herė tė shkalluara pėr nga mendimi, projektimi, qėllimi), janė bėrė dhe po bėhen nė dimensione  kontradiktore: nė atė tė qėllimeve pėrfituese - preverze dhe, nė atė tė dyshimeve shumėdrejtimėshe!

 

Ē’bėn politika nė Tiranė, nė Prishtinė, nė Shkup…?

 

II

        Pse janė kėto zhvillime apsurde, diletante dhe qė s’po pėrfundojn asnjėherė…? Mos vallė, kėto realitete janė pashmangshėm paradokse tė vendeve tė pazhvilluara, tė vendeve rurale - shtetėrore, tė vendeve nė tranzicion apo paradokse tė ēuditshme tė gjendjeve tė trashėguara jo emancipuese, jo edukative, jo civilizuese. Mos vallė, kėto realitete janė paradokse tė rėndomta tė gjendjeve postraumatike individuale, shoqėrore, kombėtare tė shkaktuara nga sistemet, ideologjitė, robėritė e thella ? Mos janė kėto paradokse tė shoqėrive me identitete tė ngatėrruara shekullore, me tradita tė pėrziera etno - kulturore, me gjuhė, me zakone dhe me shumėēka tjetėr tė deformuar nėpėr kohė si pasojė e okupimeve tragjike - asimiluese? Apsolutisht, janė tė gjitha ngapak. Nuk ka shpjegim tjetėr! Prandaj, ka shumė fakte qė na shtyjn tė besojmė se dy dekadat tona tė fundit, nė vend tė zhvillimit kolektiv kanė quar nė regrese tė paparashikuara, nė stagnime gjithandej, nė pėrplotė deformime dhe kriza tė brendshme - kombėtare. Po pėrmend prandaj disa segmente aspak pozitive tė kėtyre dy dekadave mė t’fundit ku si te asnjė popull dhe si te asnjė vend, ėshtė dashur tė klasifikohen apriori si dekada politiko - strategjike - kombėtare. E para, unifikimi etnik nga pikėpamja e mentalitetit dhe e identitetit tonė kolektiv - kombėtar, nuk ka ardhė si dukuri e domosdoshme ( pozitive) e rinjohjes, e kooperimit, e bashkpunimit pėrkundrazi, janė diktuar e shfaqur deformime tė mėdha dhe ndasi qė vazhdojn tė thellohen. Pastaj janė shfaqur t’kurje etno - nacionale, ndarje, cikle mospajtimesh tė degjeneruara e tė nxitura nga pikėpamjet individuale, grupore, krahinore. Kėto apsurede, janė shprėndarė nga aktivizimet e koncepteve tė politikave tė dyzuara, tė politikave ē’integruese - partiake, tė politikave konfliktuoze kulturo - fetare, tė politikave tė deformuara gjuhėsore, tė politikave tė adoptuara dhe tė importuara partiake – shtetėrore etj. Apsolutisht, integrimet politike dhe administrative kombėtare - shtetėore janė bėrė fare pak, bazuar nė zhvillimet integruese euro - ballkanike. Kanė qen tė kuptueshme kėto ndarje deri nė vitin 1990, ngase ne jetojm nė disa shtete tė Ballkanit mirėpo, disa segmente sot janė tė mundshme tė realizohen pa e trazuar asnjė “djall” qė njohim ! Dhe ėshtė shumė  befasuese qė as dje dhe as sot, nuk ka integrime domethėnėse kombėtare nė arsim, nė kulturė, nė media, nė arte, nė sport etj. Integrime ekonomike, po ashtu ka fare pak. Tri shtyllat kryesore tė etnikumit shqiptar ( gjuha, teritori, gjaku ), mbesin edhe mė tutje tė margjinalizuara dhe nėn ndikimet e politikave ditore tė brendshme, rajonale dhe mė gjėrė. Bile, mbesin edhe tė nėnēmuara dhe tė goditura nga vet ne, nėse e kemi kuptuar pakėz dhe drejt realitetin e ri evro - ballkanik tė krijuar mbi patosin integrues - global, e qė me shpejtėsio marramendėse evoluon. 

        Ē’bėn politika nė Tiranė, nė Prishtinė, nė Shkup…? Soditė atdheun nga plazhet, nga zyrat, nga kafenetė, nuk ka invencion politik, dije, energji pėr t’i drejtuar problemet kruciale kombėtare dhe shtetėrore, apo ka tė tjera punė…? Gjėrat, aspak nuk janė nė rregull. Pasqyra, ajo qė e duam, po ndryshket nga fenomenet dhe dukuritė e ndryshme qė s’po kanė tė sosur…! Shfaqjet e shumė fenomeneve dhe dukurive tė njohura dhe tė panjohura deri dje, po kthehen nė pėrditshmėri. Nga t’ia fillojė sė numruari…? “Trinomi” i besimeve tona, njė eveniment yni kombėtar i panjohur nė botė pėr nga cilėsia, qėndrueshmėria, pėr nga mrekullia e ekzistimit ndėr shekuj ( bashkjetesa fetare ), po shkatrrohet si akullnaja nė polin e veriut. Kush po i denigron dishepujt tanė ( Skėnderbeun, Nėnen Tereze, Kadarenė…), dhe nė emėr tė kujt ? Kush po e ndanė Rilindjen Kombėtare nė luftėtar tė saj “tė krishterė”, dhe nė “luftėtar” tė saj “mysliman” ? Kush po e ndanė letėrsinė, muzikėn, shkollėn shqipe nė “tė krishterė” dhe, nė “orientale - islame” ? Kush i mbushi dhe kush po i mbush rrugėt e Romės, tė Athinės, tė Prishtinės, tė Tiranės dhe tė dhjetra qyteteve tė tjera evro - ballkanike me prostituta, me dilerė tė drogave, me narkomanė…? Pse nė vend se tė pakėsohet, ikja e shqiptarėve nga trojet e tyre po rritet edhe sot, si para vitit 1999? Ē’bėn politika nė Tiranė, nė Shkup, nė Prishtinė dhe, a ėshtė marrė ndonjėherė nė mėnyrė tė pėrbashkėt qė tė studioj dhe tė analizoj kėto fenomene qė e shpopullojn atdheun pėrditė? Si ėshtė e mundur qė edhe pas 18 vite tė tranzicionit nė Shqipėri, nė Greqi tė kemi njė diasporė ( siē pėrfolet ) me rreth 600.000 shqiptar? Si ėshtė e mundur qė 8 vite pas ēlirimit tė Kosovės, tė kemi njė diasporė me mė shumė se 500.000 shqiptarė? Po nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia Jugore sa shqiptar ka tė emigruar…? A po dehumanizohet, tėhujėsohet, asimilohet diaspora shqiptare gjithandej, nėpėr botė ? E pafalshme pėr politikėn kombėtare dhe shtetėrore, duhet tė jetė kjo gjendje. Ē’bėn politika shqiptare: fut rruza tė kuqe nė pe, apo i bie lahutės?  Tjetra: fenomeni i ngatrresave dhe i delikuencės nė vend se tė pakėsohet, rritet nė shkallė shqetėsuese. Gjakmarrja, njė akt primitiv ėshtė shtuar nė masė tė tmerrshme, sidomos nė Shqipėri. Fenomenet e krimit tė organizuar pėrhapen si kėpurdhat pas shiut gjithandej, si tė mos kishte fare politika dhe mekanizma tė sigurisė, polici, shėrbime sekrete, institucione edukative, shkolla etj. Ē’ka ėshtė mė e keqja, po rriten radhėt e atyre qė s’din shkrim - lexim padyshim, si rezultat i politikave ad - hoc tė shkollimit dhe tė punėsimit, tė mirėqenies, tė perspektivės. Pse kjo gjendje nė shkallė kombėtare, bazamenti i sė cilės nuk ėshtė analaziuar asnjėherė me seriozitet nė parametrat e duhur - vlerėsues nė trekėndėshin e lartpėrmendur? Dhe, pse nuk analizohet…? Pse ky stagnim shumėdimensional, ndėrkohė qė deformimet shoqėrore dhe kombėtare janė duke prekur edhe segmentet tona tė ndryshme intelektuale, familjare, qytetare? Ē’ėshtė kjo zallahi kombėtare dhe shtetėrore ? Qeverisjet tona, administratat, institucionet publike, mekanizmat e ndryshėm komunal dhe shtetėrorė frymojnė me tone tė padisciplinuara, frymojnė me logjikėn e papėrgjegjėsisė, tė shkeljes sė ligjit, tė nepotizmit, tė korrupcionit. Kemi hyrė nė njė rreth vicioz, nė njė zonė tė errėt ku nė mbrėmje bie nė gjum i varfėr, dhe nė mėngjes zgjohesh milioner ! Kemi hyrė nė njė rreth vicioz, nė njė zonė tė errėt ku nė mbrėmje bie nė gjum pa diplomė, dhe nė mėngjes zgjohesh magjistėr apo, doktor shkence ! Kemi hyrė nė njė rreth vicioz, nė njė zonė tė errėt ku nė mbrėmje bie nė gjum si nėpunės kurse nė mėngjes zgjohesh drejtor, apo diplomat ! Kemi hyrė nė njė rreth vicioz, nė njė zonė tė errėt ku nė mbrėmje bie nė gjum si aktivist partiak, kurse nė mėngjes zgjohesh si kėshilltarė politik, si ambasador apo, edhe si ministėr !

 

Politikanėt tanė, kur e kanė ngusht… kur u soset pushteti u

kthehen problemeve, akuzave, historisė, lajkave …

 

III

        Nuk ka kėshtu askund, dhe kjo zallahi qeverisėse e nivelit kombėtar dhe shtetėrorė ėshtė diametralisht nė kundėrshtim me rendin e ri demokratik, me qeverisjen demokratike, me parimet demokratike tė shtetit dhe tė shtetshmėrisė, me pėrvojėn dhe profesionalizmin. Ėshtė nė kundėrshtim edhe me politikat euro - ballkanike qė janė synime dhe parime kruciale tė NATOS-s, UE-sė etj.  Gjithēka nė kėtė botė ėshtė krijuar sipas kohės dhe rendeve, mjafton ta shohim natyrėn dhe fenomet e saja aq tė mrekullueshme se si funksionojn nė mėnyrė aq perfekte. Prandaj, idetė e marra dhe projektet apsurde tė politikave qė na kanė bėrė tė flasim pėrgjumshėm, duhet tė flaken pėr t’u zėnė koha dhe pėr t’u sanuar pasojat pėr tė cilat sot, s’jemi gjithaq tė vetėdishėm. Por ēfarė bėn politika, ēfar bėjn njerėzit kryesor tė saj, qeveritarėt tanė? Fillimisht, ata deri sa nuk i arrijnė qėllimet e tyre, domethėnė deri sa nuk ngjiten nė krye tė pushtetit me gjithfarė lajkash e mashtrimesh na shfaqen si engjuj dhe sapo ngjiten lart, i kthejn shqelmat elektoratit dhe ligjit tė cilin vet e miratojnė me kollaj. Nė kėtė mėnyrė, ata forcohen papėrgjegjshėm dhe nė mėnyra joparimore, pa i penguar ligji dhe pa i dhėnė pėrgjegjėsi askujt. Kur forcohen mirė, s’ka kush qė i zbret nga pushteti. Ndėrkaq kur fshihen apo ikin nga aferat qė i bėjnė, kur e kanė ngusht, kur u soset pushteti u kthehen problemeve, akuzave, historisė, lajkave dhe janė nė gjendje ta kallin elektoratin, ligjin, atdheun vetėm qė t’u shmangen prangave. Paradoksalisht, kėsisoji gjoja bėhen tė zėshėm, konsekuent, parimorė nė luftimin e sė keqės! Por nė tė shumtėn e rasteve, janė vet ata qė i kanė projektuar dhe gatuar deformimet, keqpėrdorimet e pushtetit, janė vet ata qė janė pasuruar nė emėr tė popullit dhe tė pushtetit. Dhe ata si gjenė gjė pėrkundrazi, ata qė pėsuan m’u nga politikat e tyre tė ēmendura “fshijnė lamen”, siq thotė populli! A ju kujtohet “17 marsi” nė Kosovė, apo, “Gėrdeci” nė Tiranė ? Ē’ishin kėto mandata ? Nga erdhėn, si u projektuan, si ndodhėn…? E ēuditshme: mė shumė stepen nė tė kėtilla raste ata qė me tė drejtė janė thirrur dhe tė emėruar pėr ta zbatuar dhe mbrojtur ligjin, pėr ti luftuar paradokset dhe deformimet shoqėrore e kombėtare, kriminalitetin se sa ata qė e kanė bėrė tė kundėrtėn !

 

Skena politike kombėtare, shtetėrore… gjallon me

 shumė paradokse

 

IV

        Mbase edhe jemi bėrė gaz i botės ose po bėhemi, edhe nuk e kemi parė mirė kėtė fakt. Logjika e njejėt (me pak ndryshime), vazhdon tė na sundoj nė kėso mėnyra si nė Tiranė, nė Prishtinė, nė Shkup. Skena politike kombėtare, shtetėrore, partiake, kulturore, ekonomike gjallon me shumė paradokse, po tė njejėta. S’bėhen dot bashk tre shqiptar, ose bėhen vetėm kur janė nė rrezik apo, kur strukturojn pėrfitime tė paligjshme - ordinere. E kundėrta: thirrjet pėr ndarje tė ndryshme, debatet banale, konceptet politike nga mė injorantet na kanė sjellė nė sfinksin e dilemave tė pafundėta. E para, jemi vėrtetė apo s’jemi njė komb kompakt, sė paku, shpirtėrisht. E dyta, pse gjith kjo shtjellė e ftohjeve tė brendshme, e mosbashkpunimeve, e dyshimeve…? Po bėhen gjithnjė e mė dominiuese konceptet pėr administrata tė ngurta - ē’integruese, pėr kultura tė ē’thurura dhe tė pėrqara, pėr gjuhė tė shkallmuar shqipe, pėr ekonomi tė centralizuar - krahinore, pėr politika tė thella divergjente - kombėtare etj. Dominimet e kulturave dhe civilizimeve nga mė tė ndryshmet ndėrkomėbtare, nė vend se tė shfrytėzohen si pėrparėsi e zhvillimit tė brendshėm (shoqėror dhe nacional), po na gllabėrojn nė mėnyra gati tjetėrsuese. Rrėnimi i shtyllave nacionale, identiteti, historia e civilizimit tonė nga mė tė vjetrit nė botė bėhet ēėshtje ekzistenciale. Bėhet ēėshtje ngase diletantėt sigurojn ca para nė xhep, sigurojn njė diplomė gjshtmuajshe, bėjn ndonjė institucion medial, shkruajn ndonjė libėr, flasin ndonjė gjuhė tė huaj dhe, hajt bacė: marrin kazmėn nė dorė si nė kohėn e bolshevizimit dhe, turren gjithandej nė rrnim tė vlerave mė sublime fizike dhe shpirtėrore tė civilizimit tonė. Ē’janė me mijrėa organizata joqeveritare tė huaja qė na kanė vėrshuar nėpėr hapėsirat tona kombėtare( nga lindja e perėndimi) , destinimet e tė cilave janė disa herė jo vetėm ē’orientuese por, edhe rrėnuese ? Njė mik imi mjaft i informuar mirė, mė thotė njė ditė qė njė nga shtetet e mėdha dhe tė fuqishme tė botės, ka tė instaluara pikėrisht nė Kosovė rreth 70 % tė tė gjitha kapaciteteve tė veta ( tė tė gjitha niveleve), nė shkallė rajonale. Po tė tjerėt, ta zėmė vendet qė janė tė disponuara shumė armiqėsisht ndaj nesh, ē’kapacitete kanė tė instaluara nė Kosovė, gjithandej nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe kudo ku jetojnė shqiptarėt…? Pse vallė…? Kushedi, por mbase ėshtė “edhe vendi, po edhe kuvendi”! Por edhe pėr faktin qė politikat tona nė shkallė kombėtare apo shtetėrore bėhen kuturu dhe, papėrgjegjshėm. Nuk mendoj qė duhet shkaktuar panik, frikė, dekurajime pėr asgjė tė kėsaj bote aq mė pak kur ne si popull dhe si shqiptar, kemi kaluar nėpėr krajatat - gologtė tė historisė dy mijė vjeqare dhe, kemi gjėlluar disi. Mirėpo, ē’rol ka politika nė thelb: tė orientoj apo tė ē’orientoj, tė integroj apo tė dezintegroj, tė zhvilloj apo tė shkatrroj, tė bashkoj apo tė ndaj, tė organizoj apo tė pėrfitoj, tė lėvizė apo tė vendnumėroj ? Ka shumė anarki dhe ēoroditje tė brendshme - kombėtare sa, s’ėshtė me rėndėsi se nė cilat hapėsirė shqiptare ndodhin ato. Prandaj, thėnja e Pashko Vases se, “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” s’do tė thotė asgjė tjetėr veē faktit se, pėrpara ēdo gjėje tjetėr prioritet janė ēėshtjet kombėtare dhe shtetėrore. Ku tjetėr lidhen mė mirė shoqėritė, kombet, shtetet, intereset tona tė pėrbashkėta individuale dhe kolektive, politikat, eknomitė, kulturat, besimet etj. Prandaj qasjet qė na shtyjn kah individualitetet tona tė pasigurta, jo tė frenueshme, tė degjeneruara, tė thyera dhe tė ngulitura nė bėrthamėn e formėsimeve egoiste dhe bastarde, qasjet qė na shtynė kah prirjet tona grupore dhe shoqėrore qė tė ecim nėpėr njė lakore tė ē’akorduar ( kontradiktore), janė vėrtetė pėr t’u parė me seriozitet dhe, aktualisht edhe pėr t’u sfiduar me pėrkushtim nga tė gjithė ne. Nė aktualitetin e sotshėm demokratik - modern, rrallė ndodh qė politikat e domenit tė lartė kombėtar apo shtetėror tė bėhen kuturu dhe, papėrgjegjshėm. Por kudo na mungojnė institutet, agjensitė, qendrat studiuese, zyrat adekuate tė politikave publike pėr qeverisje, pėr diplomaci, pėr propagandė - edukim, pėr hisotirografi, pėr siguri, pėr kulturė, pėr arkeologji, pėr media etj. Pra pyetja shtrohet: kush - ēka ka bėrė dhe, kush ēka  po bėn sot nėpėr atdhe…? Fenomenet qė i njohim dhe tė tjerat qė s’i kemi njohur deri mė tani, po na mbulojnė gjithandej. Janė fenomene tė kėqija. A ka nvojė pėr t’i renditur mė shumė…? Jo, sepse edhe kėto qė i pėrmenda mė lart janė mjaft dhe, patjetėr qė do tė vazhdojm t’i paguajm shtrenjtė e mė shtrenjtė…

 

·      Autori ėshtė gazetar dhe politolog