“Territoret autonome” serbe nė Kosovė!

 

Kosova dhe sfidat e pushtetit paralel

 

·       Populli i Kosovės, pas gjithė kėtyre vuajtjeve, sakrificave e qėndresės pėr tė mbijetuar nuk e meriton tė ndahet me.

 

Shkruan: Faton Mehmetaj, Prishtinė, 10. 09. 2008

___________________________________

 

     Ka kaluar mė se njė gjysmė viti qė nga pavarėsimi i Kosovės. Analistė tė ndryshėm, zyrtarė tė qendrave vendosėse por edhe diplomatė dhe politikanė tė ndryshėm kanė paraqitur modele rreth ndarjes sė Mitrovicės. Njė nga modelet ishte modeli i Triestes. Ky model ishte propozuar pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė 1947, nė mes Italisė e Jugosllavisė, me qėllim tė vendosjes sė popullatės sė pėrzier nė njė vend neutral dhe me qėllim tė uljes sė tensioneve lidhur me pretendimet territoriale qė kanė pasur tė bėjnė me rėndėsinė strategjike pėr tregti me Evropėn Qendrore. Ky problem si i tillė ishte shuar nė vitin 1977. Ky model, siē kemi mėsuar nga historia, nuk ka qenė i suksesshėm dhe tė gjithė e dimė se si ka pėrfunduar Trieste.

 

     Rastėsisht po tė aplikohet ky model pėr Mitrovicėn, atėherė shqiptarėve do t’u takonte tė merrnin territore tė shumta shqiptare qė sot gjenden nė Serbi, Mal tė Zi dhe Maqedoni. Problemet e ish-Sanxhakut tė Nishit, sidomos ēėshtja e Toplicės e Kosaonicės dhe vendeve tjera shqiptare edhe sot e kėsaj dite nuk janė trajtuar as rishikuar nga asnjė pozicion politik apo ekonomik. Duhet tė kihet parasysh kompensimi i dėmeve materiale dhe territoriale, kulturore, tė ruhen dhe tė mbrohen monumentet e kulturės qė kanė mbetur atje nga periudha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878), kohė kjo e cila nuk ėshtė fare e largėt.

 

     Propozimet e tilla janė asimetrike me realitetin objektiv ēfarė faktikisht ekziston. Qeveria serbe nė mėnyrė tė organizuar i ka blerė tokat dhe pasurinė e shqiptarėve dhe pėrmes dhunės sė organizuar dhe sistematike qė e ka bėrė pėrmes aparatit tė instaluar tė forcave tė sigurisė dhe grupeve tė armatosura, nė njė masė ka arritur ta realizon kėtė skenar pėr njė kohė tė shkurtėr. Projekti i spastrimit etnik nga elementi shqiptar nė veriun e Kosovės (edhe nė veriun e Mitrovicės) ėshtė bėrė para syve tė elementit ndėrkombėtar, por edhe qeveritė tona qė nga fillimi e gjer mė sot kanė pasur dhe vazhdojnė tė kenė qasje tė njėjtė ndaj kėsaj ēėshtjeje tejet tė ndjeshme.

 

     Nė saje tė pozicionit tė krijuar, Serbia edhe mė tutje ka njė qasje nė Kosovė dhe manipulon nė saje tė instrumentalizimit tė elementit tė pakicės serbe nė Kosovė. Kjo ka bėrė qė Serbia edhe sot tė ketė njė sovranitet ndaj pjesės sė minoritetit serb nė Kosovė, qėndrim ky qė edhe mė tutje vazhdon tė jetė i paprekur dhe i palimituar, kurse sovraniteti i Qeverisė sė Kosovės ndaj asaj pjese mbetet i kufizuar. Ndėrkombėtarėt dhe qendrat vendosėse edhe mė tutje vazhdojnė tė gėrmojnė pėr tė gjetur modele tė reja pėr Mitrovicėn dhe pjesėt tjera brenda kufijve territorialė tė Kosovės. Tendencat e vazhdueshme pėr tė krijuar minishtete brenda shtetit krijojnė hapėsira tė brishta dhe terren tė pėrshtatshėm pėr konflikte tė vazhdueshme.

 

      Propozimet e tilla dhe ngulja kėmbė pėr t’i realizuar kėto propozime rreth zgjidhjes sė problemit tė Mitrovicės sipas skenarėve serbė, paraqesin rrezik mė vete dhe njė vatėr tė tensionimeve tė reja mes Kosovės dhe Serbisė. Ky problem sa mė shumė qė tė zvarritet pa u rregulluar, do tė rritet mė shumė.

 

     Kur flitet pėr Mitrovicėn, pos njė varg modeleve tė afruara, pos modelit tė Triestes qė u pėrmend, si opsion tjetėr i mundshėm ėshtė paraqitur opsioni i ndarjes sė Kosovės, gjegjėsisht Mitrovicės veriore dhe pjesės tjetėr tė veriut tė Kosovės, opsion ky i ofruar nė shumicėn e rasteve nga serbėt, i bazuar nė pretekstin se serbėt nuk duan tė jetuakan nė kuadėr tė shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe se ata nuk do ta njohin sovranitetin e shtetėsinė e Kosovės. Tek e fundit kėto janė pjesė tė planprogrameve tė Serbisė, tė cilat i gjenerojnė pėrmes pakicės serbe nė Kosovė vetėm pėr ta neglizhuar progresin dhe zhvillimin e vendit pas pavarėsimit, pėr tė krijuar njė imazh tė keq nė sy tė botės se shqiptarėt nuk janė tė aftė pėr tė udhėhequr vet.

 

     Mirėpo, plani pėr ndarjen e Mitrovicės nuk ka dimensione edhe aq tė ngushta ngase vet eksterritorialiteti dhe gllabėrimi i njė territori tė madh pėrreth manastireve serbe nė Kosovė dhe qasja e tyre pothuajse nė tė gjitha burimet e ujėrave dhe resurset tjera natyrore paraqesin planet e hapėta serbe pėr gllabėrimin e Kosovės pjesė-pjesė.

 

     Nė shumicėn e dokumentacioneve nė Pakon e Ahtisaarit referohet pėr pjesė multietnike por nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės pothuajse askund nuk ka ndonjė pjesė multietnike nė Kosovė. Miliona euro Serbia po vazhdon t’i investojė nė Kosovė, pikėrisht nė krijimin e enklavave monoetnike. Qeveria e Serbisė ka planifikuar qė vetėm gjatė vitit 2008, tė investojė nė vendbanimet serbe nė Kosovė mbi 400 milionė euro. Legjitimimi i tė ashtuquajturit “pushtet paralel” serb nė Kosovė, sidomos pas deklaratave tė kohėve tė fundit tė politikanėve radikalė e “demokratė” serbė, mund tė ngjallė me tė drejtė aspirata tė njėjta te shqiptarėt nė Kosovėn Lindore, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni, etj.

 

     Nė kėtė aspekt, vet qasja pėrmes aspekteve krahasuese u jep hapėsirė tė dy palėve tė kenė tė drejtė nė zgjidhjen e problemeve, si serbėve ashtu edhe shqiptarėve. Shqiptarėt kanė pėr tė zgjidhur shumė ēėshtje reale me Serbinė kurse nė anėn tjetėr, ato ēėshtje qė Serbia pretendon pėr t’i zgjidhur nė Kosovė, janė ēėshtje tė improvizuara nga pushteti serb mė herėt por edhe pas shpalljes sė pavarėsisė. Radikalėt serbė duan pushtet paralel, duan ta legalizojnė atė, ata nuk e njohin Republikėn e Kosovės dhe nuk duan tė futen nėn ombrellėn e saj.

 

     Nėse nisemi nga kjo logjikė atėherė shqiptarėt e mbetur nė Serbi, tė cilėt janė mė shumė se sa ka serbė nė Kosovė, shqiptarėt nė Sanxhak, nė Mal tė Zi, Maqedoni, Ēamėri etj., po tė vepronin ngjashėm do ta krijonin njė kaos nė Ballkan qė do tė merrte vite pėr t’u zgjidhur. Radikalėt serbė por edhe “demokratėt”, pėrmes pushtetit paralel i cili nuk ka shtrirje vetėm nė Mitrovicė por edhe nė pjesė tjera tė Kosovės po tentojnė ta sfidojnė Qeverinė e Kosovės, UNMIK-un, BE-nė etj. Veprimet e tyre kanė si konsekuencė cenimin e paqes, tė stabilitetit dhe tė sigurisė, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon. Pėrmes sjelljes sė tyre po shkaktojnė destabilitet. Pos tjerash, po i minojnė pėrpjekjet vendore e ndėrkombėtare pėr paqe dhe siguri, duke (ri)imponuar kėshtu gjendje konfuze.

 

     Ėshtė bėrė gabim nga ana e UNMIK-ut, KFOR-it, BE-sė, organeve tona qeveritare etj., tė cilat e kanė lejuar legalizimin e pushtetit paralel serb. Ėshtė e vėshtirė shuarja e tij pa pasoja, madje tė niveleve mjaft serioze, sepse, siē dihet, pushteti unik nė Kosovė dhe funksionimi i pushtetit tė Qeverisė sė Kosovės nė tė gjithė territorin e shtetit tė Kosovės ėshtė kusht dhe garancia e vetme pėr paqe, stabilitet dhe siguri nė rajon.

 

     Analistė tė ndryshėm tė sigurisė shpresojnė se qeveria e Serbisė nuk do tė shfrytėzojė situatėn qė po mbretėron mes rusėve dhe SHBA-ve pėr tė pėrshkallėzuar ēfarėdo veprimi provokativ kundruall Kosovės. Ata shpresojnė se Serbia do tė qėndrojė e qetė dhe nuk do tė pėrfshihet nė kėtė ēėshtje tė Gjeorgjisė si rast “i ngjashėm” me Kosovėn, siē pretendojnė rusėt, serbėt dhe mbėshtetėsit e tyre. Radikalizmi serb ndaj Kosovės nuk ka ndryshuar asnjėherė pa marrė parasysh se kush ka ardhur nė pushtet. Kjo ėshtė parė edhe nė zgjedhjet e fundit, alternativat presidenciale Tadiq-Nikoliq, nuk shprehėn asnjė ndryshim esencial nė qėndrimin e tyre pėr Kosovėn. Ajo qė ndryshonte ishte mėnyra dhe mjetet diplomatike qė mund tė pėrdoreshin pėr tė shmangur apo minuar pavarėsinė e Kosovės.

 

     Pos kėtyre, pėrfaqėsuesit politikė tė pakicės serbe nė Kosovė i kundėrshtuan fuqishėm deklaratat e shefit tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Kosovė, Piter Feith, i cili ka thėnė se Qeveria e Kosovės duhet t’i zgjedhė pėrfaqėsuesit e serbėve qė do tė merren me procesin e decentralizimit. Pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės tė dalė nga zgjedhjet jolegjitime tė Serbisė, tė 11 majit 2008, nuk u pajtuan me kėto vendime. Madje ata u deklaruan haptazi se nėse decentralizimin do ta udhėhiqnin njerėzit qė do tė zgjidheshin nga institucionet e Kosovės, ata janė tė papranueshėm dhe nuk i pėrfaqėsojnė interesat e serbėve tė Kosovės. Pra, pakicės serbe tė Kosovės i ėshtė krijuar njė hapėsirė e volitshme pėr ta bojkotuar pushtetin dhe Qeverinė e Kosovės duke ua mundėsuar edhe funksionimin e pushtetit paralel.

 

     Decentralizimi nuk mund tė funksionon si proces i suksesshėm, pa e qartėsuar nė pikėpamje juridike ēėshtjen e zgjedhjeve tė paligjshme serbe tė 11 majit. Nuk mund tė bėhet decentralizimi nėse mbeten pushtetet lokale konform Kushtetutės sė Serbisė. Ėshtė asimetrike me standardet e Kosovės, sidomos pas shpalljes sė Kosovės sė pavarur tė ketė njė si tė themi “republikė veriore”, siē kanė filluar ta quajnė disa analistė tė huaj dhe serbė. Mitrovica veriore dhe rajonet tjera tė banuara me popullsi serbe nė Kosovė gjer mė sot janė shndėrruar nė territore autonome. Nė Mitrovicė policėt serbė tė SHPK-sė, pos tjerave qė u thanė mė lartė, edhe mė tutje kanė kėrkuar tė veprojnė nė kuadėr tė UNMIK-ut. Burgjet, gjykatat dhe doganat janė ashtu siē i kemi parė pas rebelimit tė rezervistėve dhe forcave paralele qė veprojnė atje - jo funksionale.

 

     Ditė mė parė, i ashtuquajturi sekretari shtetėror pėr Kosovė i Qeverisė sė Serbisė, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se “ne e mbajmė UNMIK-un nė jetė”, se “ekziston njė lidhje e interesit tė ndėrsjellė nė relacionin UNMIK-Beograd” dhe se “serbėt nuk do tė kontaktojnė me EULEX-in nė nivel politik”. Ndėrsa ish-i dėrguari i posaēėm i BE-sė pėr Kosovėn, ambasadori Volfgang Petriē, ka deklaruar se njė ndarje qė do tė krijonte njė etnitet me status special do tė mund tė ishte njė zgjidhje kalimtare pėr veriun e Kosovės. Ai tha se modeli i Bėrēkos nė Bosnje e Hercegovinė do tė mund tė ishte i aplikueshėm edhe pėr qytetin e Mitrovicės. Propozimet e tilla nė kėtė kohė, direkt paraqesin cenim tė integritetit territorial. Deklarimet e tilla i dhanė krah dhe mundėsi elementit serb qė ta mbanė Kosovėn nė njė “konflikt tė ngrirė” mes elementit serb dhe institucioneve tė Kosovės.

 

     Fokusimi i ngjarjeve nė veriun e Mitrovicės edhe pas shpalljes sė pavarėsisė dhe mbajtja gjallė e strukturave paralele nė tėrė Kosovė nė njė mėnyrė paraqet fillimin e zbatimit tė propozimit tė planit tė Ban Ki-Moonit pėr “ndarje funksionale”, sipas propozimit tė Serbisė. Nė Kosovėn e pavarur edhe sot e kėsaj dite janė funksionale ndarjet etnike por edhe territoriale. Kjo ėshtė njė situatė emergjente qė duhet intervenuar sa nuk ka marrė pėrmasa pėlcitėse ngase pastaj pasojat do tė jenė tė pariparueshme.

 

     Retorika e njėjtė e politikanėve tanė vazhdon tash sa vite. Ata vazhdimisht premtojnė dhe garantojnė pėr shtrirjen e ndikimit dhe autoritetit shtetėror atje por nuk ka lėvizur asgjė. Hapi i parė qė duhet bėrė atje ėshtė qė tė rikthehet popullata shqiptare nė veriun e Mitrovicės pa marrė parasysh projektet e qeverisė serbe, qė i ka shpėrngulur ata me dhunė nga ajo pjesė dhe njė pjese ua ka blerė edhe pasurinė. Edhe serbėt, madje tė ardhur si kolonė para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, i kanė shitur pronat e tyre dhjetėra herė dhe prapė janė kthyer. Edhe tash ka ndodhur qė i kanė shitur pronat madje nga 2-3 herė tė njėjtėn, por atyre qė duan tė kthehen, pavarėsisht prej kėsaj, u sigurohet banesė a shtėpi. Kurse nė rastin e shqiptarėve tė veriut tė Kosovės, ata kanė prioritet sepse janė nė vendin e tyre. Nė tė kundėrtėn nėse nuk merren hapa konkretė nė rregullimin e kėsaj ēėshtjeje secilėn ditė autoriteti qeverisės nė vend po zbehet me shumė karshi Serbisė e cila ēdo herė ndėrhyn direkt nė punėt e brendshme tė Kosovės.

 

     Gjatė historisė ka ndodhur qė vendet tė ndahen e copėtohen si ndėshkim pėr agresion kundėr popujve tė tjerė apo pėr mėkate tjera tė rėnda kundėr njerėzimit, ndėrsa nė rastin e Kosovės, tė tjerėt kanė bėrė agresion, e kanė pushtuar ushtarakisht mė 1912 dhe ripushtuar mė 1989. Qė nga fillimi i pushtimit serb e deri nė luftėn e fundit, sa herė u ėshtė dhėnė rasti kanė ushtruar terror, gjenocid e masakra tė papara, dhe ndėrmarrje tė dhunshme tė spastrimit etnik. Populli i Kosovės, pas gjithė kėtyre vuajtjeve, sakrificave e qėndresės pėr tė mbijetuar nuk e meriton tė ndahet mė.

 

·       Autori ėshtė analist pėr ēėshtje sigurie.