Ermonela Jaho e Saimir Pirgu krenaria e Kombit tonė

 

NGJARJA ARTISTIKE E VITIT PĖR SHQIPĖRINĖ

 

Shkruan: EDLIRA DEDJA

 

Dy yjet e lirikės shqiptare, Ermonela Jaho dhe Saimir  Pirgu takohen si protagonistėt kryesorė tė operės “traviata” nė “royal opera hause covent garden” tė Londrės mė 11, 14, 19, 21 e 24 maj 2010.

 

 

 

     Nė 17 janar tė 2008, pas debutimit tė parė tė Ermonela Jahos nė Covent Garden, mediat londineze shkruan ditėn e nesėrme: “Brava Ermonela Jaho; Netrebko u can go home now” (Tė lumtė Ermonela Jaho; Netrebko, tani mund tė kthehesh nė shtėpi..).

     Pas “Idomeneos”“Opernhaus”Zurich’ut nė shkurt 2010, mediat zvicerane shkruan: « …Saimir Pirgu ėshtė njė nga yjet e rinj tė skenės lirike: Tenori qė debutoi pėrpara pak kohėsh nė MET (Metropolitan Opera-New York) dhe kėndoi “Idomeneon” nė Zurich me Harnoncourt-in ishte njė sensacion: bukuria e timbrit tė tij ishte nė funksion tė lojės teatrale dhe pėrmbante tė gjitha aspektet e poezisė e teatrit me njė itensitet tė llogaritur si duhej. Zėri i tij lirik tė kujton Tito Schipa-n dhe nėqoftėse e ruan formėn e tij vokale, vetėm qielli mund tė jetė limiti i tij. Nga Idomeneo, tenori shqiptar 28-vjeēar do tė ngjitet  nė muajin maj nė skenėn e Covent Garden-it  me rolin e Alfredos te “Traviata…”

     Nuk ka se si tė mos ndihesh mirė pasi lexon kėto komente nė shtypin e huaj pėr dy artistėt e mrekullueshėm shqiptarė: Ermonela Jaho e Saimir Pirgu. Ecuria e karjerės sė tyre artistike marramėndėse do t’i bashkojė kėsaj radhe nė njėrėn prej tribunave mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare tė artit operistik, nė “Royal Opera Hause Covent Garden” tė Londrės, si dy protagonistėt kryesorė tė operės “Traviata” tė Giuseppe Verdit.

     Dihet se nė kėtė skenė lirike europiane kanė lėnė gjurmėt e tyre tė pashlyeshme emrat mė tė mėdhenj tė artit operistik, qė prej vitit 1892, nė kohėn kur ky  teatėr hijerėndė me kolonat klasike e formėn ballore tė stilit neoklasik, mori emrin dhe rėndėsinė qė ka edhe sot. Nė skenėn e tij kaluan Maria Callas, Luciano Pavarotti, Carlo Bergonzi, Elisabeth Söderström, Lisa Della Casa, Mary Collier qė interpretoi “Toskėn” mė mbresėlėnėse, Joan Sutherland, etj.

     Nė historinė e kėtij teatri madhėshtor ruhet si relike edhe vėnia nė skenė e “Traviatės” nga regjisori i famshėm italian Luchino Visconti, e tėra vetėm nė dy ngjyra: bardhė e zi. Vetėm njė lule e hedhur pėrtokė nė aktin e parė, qė tė lė pėrshtypjen e njė njolle gjaku nė formėn e kamelias…e mė pas, kjo njollė gjaku pushton dekoret qė e pėrzjejnė pak nga pak me ngjyrėn e bardhė. Mė pas, tė dyja kėto ngjyra pėrpihen nga e zeza, e cila nė aktin e fundit  duket sikur sjell vdekjen mbi skenė qė rrėmben Violetėn…

     Ėshtė pikėrisht kjo hije e Violetės qė ka lėnė Visconti nė skenėn e Covent Gardenit, qė do tė ngjisė pėrsėri shkallėt me forcėn e saj tė pakrahasueshme tė interpretimit: e paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja mė e madhe shqiptare e tė gjitha kohrave, qė me interpretimin e saj tronditės tė Violetės nė skenat mė tė mėdha operistike ndėrkombėtare, i tejkalon tė gjitha sopranot e epokės sė saj. 

     Njė imazh, mjafton njė imazh i vetėm pėr tė ilustruar «Traviatėn» e saj: Ermonela Jaho, mė tronditėsja, mė e zjarrta, mė njerėzorja, thjesht njerėzorja e tė gjitha heroinave tė Verdit… Timbri i saj i ndritshėm dhe harmonik transmeton emocione tė forta, alternuar me njė lojė tė brishtė e njėkohėsisht  sensuale, tronditėse pėr publikun qė e shoqėron kudo me ovacione tė gjata daljen e saj nė skenė nė fund tė ēfaqes.

      Nuk mund ta harroj kurrė «Addio del passato”-n e saj nė aktin e fundit, kur asistova nė njėrėn nga shfaqet e “Traviatės” nė Operėn e Lyon-it. Zėri i saj tronditės mishėroi me vėrtetėsinė mė tė madhe vdekjen qė trokiti nė derė, lamtumirėn e ditėve tė arta tė rinisė dhe Ermonela Jaho, edhe njė herė tjetėr e tėrhoqi me vete tė gjithė audotorin, spektatorėt dhe telespektatorėt qė e ndiqnin, deri nė thellėsitė mė intime tė kėsaj drame romantike, duke pėrcjellė emocionet e gjalla tė dhimbjes mė tė thellė. Ajo u ngrit sublime nė notat e fundit tė operės, me duart qė i vibronin nga dhimbja, ngashėrimat dhe spazmat e brėndshme, duke krijuar pėrshtypjen se u shua nė skenė, sė bashku me personazhin e saj. …”Pėr herė tė parė, pas kaq vjetėsh e pashė Callas-in tė ringjallur pėrsėri nė skenė..." - u shpreh nje artiste e njohur zvicerane.” Spektatorėt e shumtė qė kishin mbushur sallėn e Tetarit, nuk  pushonin duartrokitjet dhe ovacionet kur dilte tė pėrshėndeste nė skenė Ermonela Jaho, e cila edhe pse nė pėrfundim tė operės, ishte ende e mbuluar me mister nėn hijen e vdekjes sė personazhit tė Violetės,  qė vazhdonte tė shuhej ende brėnda saj...

 

Njė BRAVO e pafund pėr kėtė Diva tė skenės shqiptare!

 

     « …Pa diskutim, si njė nga 2 ose 3 Violetat (La Traviata) mė tė mėdha tė kohes sonė, Ermonela Jaho ėshtė shfaqur nė majat e karierės sė saj : paraqitje rinore, rrezatuese nė feminitetin e saj, me njė sensualitet tė pakrahasueshėm. Triumfuese ndaj tė gjitha vėshtirėsive qė paraqet aria «Sempre Libera» dhe me mjeshtėri (ēfarė timbri i artė !), sopranoja shqiptare mundet tė realizojė me lehtėsi gjithshka, madje edhe pėshpėritjen, me njė kontroll tė pėrsosur frymarjeje qė tė lė pa fjalė kur thotė «Dite alla giovine». Ne pėrkulemi pėrpara kėsaj performance, duke shprehur admirimin mė tė madh dhe shpresėn qė nė njė tė ardhme tė afėrt, sopranoja e madhe Ermonela Jaho tė mund t’a shfrytėzojė deri nė maksimum talentin e saj tė mrekullueshėm.”

Shkruar nga Arnaud Buissonin nė ResMusica.com, Paris-Francė .

 

“…Kam patur fatin tė prezantoj pėrpara publikut francez njė kėngėtare-aktore tė cilėsisė mė tė rrallė. Interpretimi i saj karakterizohej nga njė forcė shprehėse spontane dhe natyrale, e cila e bėnte pėr vehte menjėherė spektatorin qė nė skenėn e parė tė operės. E mė pas, zėri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellėsinė lirike e dramatike tė veprės, veshur me emocione dhe njė feminitet tė rrallė, duke shprehur instiktet mė tė holla dhe mė tė thella tė personazhit. E po ashtu, me njė shqiptim tė shkėlqyer tė gjuhės italiane…”

Gérard Korsten, dirigjent orkestre

 

      «Njė prezencė manjetike dhe njė zė hyjnor : kjo grua e re shqiptare mishėroi njė Violetė tė paparė deri mė sot, duke alternuar vokalin e saj tė mrekullueshėm me forcėn e saj tė pakrahasueshme tė interpretimit»

MEZZO  classic

 

*   *   *

     Por le tė kthehemi tek protagonisti tjetėr kryesor i kėsaj opere, Alfredo, interpretuar me aq mjeshtėri, bukuri e pasion nga tenori shqiptar 28 vjeēar, tashmė me fame botėrore, Saimir Pirgu.. Eksperienca e Saimirit me Alfredon, u kurorėzuar nė shkurtin e vitit tė kaluar me ēmimin ndėrkombėtar «Corelli», pėr  realizimin e kėsaj kryevepre operistike me njė thjeshtėsi tė madhe, me njė liri tė shprehuri si dhe me njė autoritet tė veēantė interpretimi. Mund tė them pa frikė se ky rol ėshtė njė nga kulmet e karrierės sė tij operistike. Thjeshtėsia e kėtij djaloshi tė ri shqiptar e mbush plot emocione sallėn e teatrit qė nė ēastet e para tė daljes nė skenė, ku del nė pah buzėqeshja e tij plot dritė, siguria dhe personaliteti i fuqishėm artistik, ndėrthurur me njė zė brilant, plot jetė e ėmbėlsi. ( Shikoni: Saimir Pirgu me Edlira Dedjen )

     Muzika e Verdit ishte magjepėse nė tonet e zėrit tė tij, kur asistova pėr here tė pare nė “Traviatėn” e tij nė Teatrin e Operės nė Lozanė. Atmosfera e teatrit dukej mė e tendosur dhe tė krijohej pėrshtypja se ēdo gjė ndrronte pamje nėn tingujt e kėtij zėri tė ėmbėl e plot pasion. Tė krijohej ndjesia se vetė rryma e jetės ēlirohej prej saj; tė dukej sikur nuk kishte mė kufij, por vetėm shkėlqim, melodi e dashuri. Nė ato ēaste, konturet e sallės shkriheshin me botėn pėrreth dhe harroje se jashtė saj kalimtarėt nxitonin pėr t’iu shmangur temperaturės sė acartė tė dimrit zviceran.

     Mbasi e dėgjon nė skenė Saimir Pirgun, e kupton menjėherė se ke pėrballė njė tenor tė pėrmasave tė mėdha. Interpretimi i tij karakterizohet nga njė ekspresivitet spontan dhe natyral, i cili e bėn pėr vehte spektatorin qė nė momentet e para tė daljes nė skenė. E pak mė vonė, zėri i tij vishet nga njė thellėsi lirike dhe njėkohėsisht dramatike, mbushur me ndjenjė dhe elegancė, duke mundur tė shprehė instiktet mė tė thella personazhit tė Alfredos, me njė ngjyrė vokale sensuale si edhe me njė diksion tė shqiptimit tė shkėlqyer tė gjuhės italiane.

  Frazat e tij shpaloseshin thjeshtė dhe me elegancė, duke integruar vizionin dramatik tė koncentruar nė muzikėn dhe libretin e kėsaj vepre tė mrekullueshme tė literaturės operistike, ashtu siē ėshtė imagjinuar prej Verdit. Por nga ana tjetėr, kėto fraza pasuroheshin me njė shumllojshmėri nuancash, tė cilat i jepnin sensin e plotė sejcilės notė muzikore e po ashtu, sejcilės fjalė e sejcilės heshtje. Saimir Pirgu e pasuroi ketė rol, duke dhėnė prej tij tė gjithė forcėn e ekspresivitetit dhe  origjinalitetit tė tij emocional.

     Duke duartrokitur, m’u kujtua dita e pare kur e takova kėtė djalosh tė dlirė, tek i cili, gjėja e parė qė mė ra nė sy ishe buzėqeshja e ēiltėr dhe thjeshtėsia e madhe e komunikimit, tė cilat mė krijuan pėrshtypjen se e njihja prej njė jete tė tėrė. Rrezatues, modest e njėkohesisht shumė dinjitoz, mė tregoi pėr studimet e tij, pėr hapat e para nė karrierė, qė kishin nisur me vullnetin dhe zotėsinė e tij, pa ndihmėn dhe pėrkrahjen e askujt; mė tregoi pėr takimin dhe miqėsinė e tij tė veēantė me Luciano Pavarotin, i cili i dha edhe shtytjen e parė drejt suksesit, ashtu si dhe bashkėpunimin e tij me Woody Allen, me projektet e tij tė sė ardhshmes, etj.

Por njė gjė mund ta them sot me sigurinė mė tė madhe: Saimir Pirgu, i cili e nisi karrierėn e tij ndėrkombėtare nė moshė shumė tė re, sot bėn pjesė nė mėnyrė tė padiskutueshme nė elitėn e tenorėve aktualė dhe ėshtė mė i suksesshmi i gjeneratės sė tij.

     Do tė ishte e udhės qė edhe telespektatori shqiptar tė njihej me kėtė eveniment artistik tė pėrmasave botėrore, mbasi do tė ndihej krenar pėr kėta dy kolosė tė artit shqiptar, Saimir Pirgun e Ermonela Jahon qė nėpėrmjet talentit tė tyre nderojnė Shqipėrinė dhe shqiptarėt kudo qė ndodhen.

 

( Edlira Dedja - Presidente e “Opéra sans Frontičres” - “royal  opera hause  covent  garden”

( Ilustrimet janė bėrė nga moderatori i pashtriku.org)

 

 

EDLIRA DEDJA:

SUKSESET E TENORIT SAIMIR PIRGU DHE SOPRANES ERMONELA JAHO

_____________________________________________________

 

TA NDIHMOJMĖ

FAMILJEN E „NDERIT TĖ KOMBIT“ PETRO MARKO