Kadrush Radogoshi
NĖ GJAKOVĖN TĖNDE - NĖ
GJAKOVĖN TIME
Nė Gjakovėn tėnde
Kanė rrjedhur lumė
Ajka e mjalti.
Kanė ushtruar tamtamet e fitores mbi armikun
Diē i ngjashėm me mua
Pa ēka se mund tė ketė pasur
Tjetėr ngjyrė tė syve, tė
flokėve
Tjetėr ngjyrė tė zėrit,
Edhe heshtja mund ta ketė pasur
tjetėr.
Nė Gjakovėn time
Helmi e vreri kanė rrjedhur lumė
Nga Veriu nė Jug e nga
Jugu nė Veri,
Muret kanė pasur vesh kanė
pėrgjuar
Gurėt e kalldrėmit kanė
pasur sy
Kanė vėzhguar shtegtarėt
e ėndrrave tė
purpurta.
Nė Gjakovėn tėnde
Ka pasur pallat sportesh, kulture
Teatėr profesionist
Ku ėshtė luajtur qindra herė ,,Magbethi,
Ka pasur hotel me pesė
yje
Pėr elitėn sodomke
Me atė shpirt varrezė tė shembur...
Nė Gjakovėn time
Nė Veri ishte burgu
Nė Jug varrezat e viktimave
Ndėrsa nė secilin njeri
Kishte zemėr pėr tė dashuruar...
SHKOJ TE VARRI I TĖ VETMIT DJALĖ
Shkoj te varri i tė vetmit
djalė
Pėr tė lotuar
Pėr tė lotuar
Shkoj te varri i tė vetmit
djalė.
Shkoj te varri i tė vetmit
djalė
Mė thotė djali si nė
baladė:
Nėnė, unė jam nė lotin
tėnd
Sdua tė rrjedh nga syri
yt
Dua tė mbetem nė atė
sy
Dua tė mbetem nė atė
sy
Ta shoh botėn me dashuri
Ta shoh botėn me dashuri...
Shkoj te varri i tė vetmit
djalė
Nė Ēabrat Antologji
Mė buzėqesh pėrjetėsia
Mė buzėqesh pėrjetėsia
Nga tė shenjtat buzė tė tija
Nga tė shenjtat buzė tė tija...
Shkoj te varri i tė vetmit
djalė
Kėtu jam, thotė gjithėsia
Kėtu jam, thotė gjithėsia
Shkoj te varri i tė vetmit
djalė...
POEZIA E NĖNĖS - NJĖ DITĖ MĖ TĖ RE
U vratė nė pranverėn-ferr
U endėt nėpėr botėn-tmerr
Nėnat pritėm ag e terr...
Nė verėn e ngrirė nga dhembja
U ri varrosėt
Sė bashku me tė gjitha
shpresat
E nėnave, motrave, nuseve
Tė shndėrruara nė gur
Si nė baladėn e lashtė...
Nė varret tuaja do tė ruhet
Kushtetuta e shtetit tė luleve
Testamenti pėr Maratonomakun
Me pishtarin e Prometeut nė dorė.
Punė e madhe se Zeusi i zemėruar
Do tė kėrcėnohet me rrufetė vrastare
Nga lartėsia e Olimpit anakronik.
Kėtu do tė mbeteni
Smund tė vriteni mė!
Ēdo fije bari mbi varret
tuaja
Do ta recitojė refrenin e pėrjetshėm:
I vrari tė vret nėse e nget.
Nė eshtrat tuaja rrėnjėt i ka
Lisi i Shenjtė i jetės,
Bari i blertė
Metaforė pėr tė ardhmen
Qė sdo tė thotė kurrė:
E shkuar e harruar...
NE SHTEGUN METAFORIK
T'i lash nė besim tė
gjitha fshehtėsitė
e jetės qė mund tė ishte e imja...
T'i dhashė shpėrblim dy krahė
tė shpresės shqiponje
po asnjėherė nuk arrite ta
mėsosh
artin e fluturimit...
Anijen e dėshirave ma fundose
nė atė det tė dallgėzuar
lotėsh.
Rrudhat e mbushura pikėllim
fshehurazi m'i skalite nė ballė
duke shkruar kėshtu
abetaren mė tė vjetėr nė
botė
pėr lotėt e ngrirė
nė qepallat e njė DITE TĖ RE...
Nėpėr shtegun metaforik
njė diell i veēantė
po m'i thanė lotėt
e njė trėndafil po ēel...
Paska dėshirė burri i botės
tė bėhet lajmėtar i pranverės
nė planetin e imagjinuar !...
DIELLI
ĖSHTĖ KTHYER SI KRESHNIK
U nisėm sė bashku
nė ishullin e ėndėrruar
pulėbardhat na e tregonin
rrugėn
po
rrufeja shkrepi mbi kokat tona
shpirtrat tanė ua besuam guacave
ato i shndėrruan nė margaritar...
Vetvetės ia trilluam qiellin e ylberin
shpirtrat i varėm ne krahė pulėbardhash
pėr ta ushtruar artin e fluturimit
si Azem Galica ore-e-e-e...
Me siguri nė Kodrėn
e Ēabratit
dielli ėshtė kthyer si kreshnik
nga mejdani me balozin
e zi
tash pritet tė kthehet
Tanusha
te varri i Kreshnikut ...
Kėto poezi botohen pėr herė tė
parė nė www.pashtriku.org
* * *
KUSH
ĖSHTĖS MR.KADRUSH RADOGOSHI
Mr. Kadrush
Radogoshi u lind nė Gjakovė mė 15.09. 1948. Fakultetin Filosofik (Dega e gjuhės dhe letėrsisė shqipe) si dhe studimet posuniversitare i kreu nė Prishtinė. Prej vitit 1969 e deri nė vitin
1981 punoi nė arsim, kur e burgosėn dhe e dėnuan pėr propagandė antijugosllave. Ishte i vetmi gjakovar nė mesin e 237 intelektualėve tė arrestuar mė 28 Mars 1989 e tė dėrguar fillimisht nė Burgun e Leskovcit e pastaj nė Burgun
e Prokuples. Vite tė tėra ka
qenė i papunė dhe i pėrsekutuar, herė-herė gjer nė linē publik. Shkruan poezi, prozė (tregim e roman), dramė, ese, kritikė dhe artikuj studimorė pėr letėrsinė. Ėshtė fitues i shumė ēmimeve pėr poezi e tregim nė konkurset
letrare. Nė mars tė 2005 u zgjodh nėnkryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ndėrsa nė mars 2008 u zgjodh kryetar i saj. Ka botuar
kėta libra: "Nė mes heshtjes
dhe kėngės",
"Nė udhėkryq",
"Nekrologji pėr Sodomėn", "Jeta artistike e Ilir Shkretės", "Interpretime",
"Heraldika e pikėllimit",
"Homo Dardanicus", "Adem Jashari dhe Vdekja", "Nėpėr universin letrar", "Pikon ēati e shpirtit", "Orfeu nga vendenisi",
"Nėpėr rrathėt e ferrit serb", "Pikėllim i buzėqeshur",
"Semantika e bregut
tjetėr", etj. Ėshtė ndėr veprimtarėt dhe shkrimtarėt mė aktiv tė Kosovės.
(Pėrgatiti: "Pashtriku.org")
|
|