Njė historiografi e Sami Frashėrit, e pėrkthyer nga gjuha turke

 

SAMI FRASHĖRI 1850 - 1904

 

     Shemsettin Sami Frashėri, i njohur ndėr shqiptarėt si Sami Bej Frashėri, ka qenė dhe mbetet njė nga figurat mė tė spikatura jo vetėm tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, por edhe tė vetė historisė moderne turke. Me veprat e tij madhore: /Kamus’i Fransevi (1882-1905, fjalor frengjisht - turqisht), Kamus’i Fransevi (1885, fjalor turqisht - frengjisht), Kamus’ul Alam (6 vėllime, 1889 - 1898, enciklopedi e pėrgjithshme), Kamus’i Arabi (1898, fjalor arabisht - turqisht, i papėrfunduar), Kamus’i Turki (2 vėllime, 1899 -   1900),/ Sami Frashėri, si shkrimtar dhe akademik, zuri njė vend tė patjetėrsuar nė historinė e kohės ku ai jetoi dhe punoi. Nė vijim pashtriku.org boton njė historiografi tė Sami Frashėrit, tė pėrkthyer nga gjuha turke. ( * )

 

 

     Pėrgatitės enciklopedish, fjalorėsh dhe shkrimtar turk me origjinė shqiptare. Ky ėshtė shkrimtari i romanit tė parė tė shkruajtur me shkronjat truke “Taashuk-i Talat dhe Fitnat (1872)”, i enciklopedisė sė parė turke “Kamus-ul Alam (1889-1898) dhe i fjalorit tė parė [nė kuptimin e plotė tė fjalės] modern turqisht “Kamus-i Turki (1901). Gjithashtu ka shkruar edhe fjalorėt “Kamus-i Fransevi” frengjisht dhe “Kamus-i Arabi” arabisht. Sė bashku me vėllain e tij tė madh Abdyl Frashėrin, kanė bėrė alfabetin e parė tė gjuhės shqipe duke pėrdorur shkronjat latine dhe ato greke nė 1879. Kurse nė 1886 ka shkruar njė libėr mbi gramatikėn e gjuhės shqipe. Vėllai i tij, Naim Frashėri, pranohet si themeluesi i poezisė shqiptare. Njėkohėshit (Shemsettin Sami) ėshtė edhe babai i Ali Sami Jen, themeluesi i klubit sportiv Galatasaray.

     Ka lindur nė vitin 1850 nė Shqipėrinė jugore, nė njė fshat tė quajtur Frashėr tė rrethit tė Beratit. Ai ėshtė djali i dytė nga gjashtė fėmijėt e Halit’it (i ati) tė familjes Frashėri. Kurse dy prej fėmijėve tė tjerė, Naimi dhe Abduli kanė luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė. Arsimin e mesėm e ka mbaruar nė shkollėn e mesme Zosimea nė Janinė, e cila ndodhet nė Greqinė e sotme. Krahas greqishtes sė vjetėr (dhe te re), frengjistes dhe italishtes, ai mėsoi edhe turqisht, arabisht dhe persisht. Meqenėse familja e tij ishte e besimit bektashi, ai zgjodhi tė ndiqte rrugėn e tyre.

     Ka punuar njė kohė si sekretar (shkruajtės i letrave) i guvernatorit nė Janinė. Nė 1871 shkoi nė Stamboll dhe filloi tė punojė nė njė shtypshkronjė. Gjatė kėsaj kohe gjithashtu u mor me botimin (pjesė-pjesė) e romaneve “Taashuk-i Talat dhe Fitnat (1872-1873)”. Ka punuar edhe nė gazetat “Siraxh” dhe “Hadika” te Ebuzzija Teufik’it. Kėto gazeta mė vonė u mbyllėn meqėnėse filluan tė shkruanin kundėr osmanllinjve tė rinj. Pas famės qė fitoi me shfaqjen e tragjedisė “Majori Plak” tė pėrkthyer nga frengjishtja nė 1874, shkruajti dhe vuri nė skenė shfaqjen “Besa”, e cila trajtonte problemet e Shqipėrisė sė asaj kohe.

     Nė 1874 u dėrgua nė Trablusgarp pėr tė drejtuar punimet nė gazetėn e vilajetit. Shemsettini qėndroi atje, nėntė muaj. Pėrpara kėsaj detyre ai udhėtoi pėr nė Itali. Me t’u kthyer nė Stamboll nė 1876 sė bashku me Mihran Efendi Nakashjan filluan tė botonin gazetėn “Sabah”. Kjo gazetė fitoi njė popullaritet tė madh nė njė kohė tė shkurtėr dhe u arrit tė botohej me tirazh shumė tė madh, gjė qė nuk ishte parė, deri nė atė kohė, nė shtypin turk. 

     Nė 1877 qėndroi pėr njė kohė nė Rodos dhe punoi si mbajtės i vulave tė guvernatorit. Pas kthimit, shkrimin e tij “Shundan Bundan” [Nga kėtu pėr atje] qė shkruante tek gazeta Sabah e vazhdoi tek gazeta Tercuman’i Shark. Gjatė kėsaj kohe u mor shumė edhe me ēėshtjet e Shqipėrisė. Nga njėri krah pėrkrahte “Lėvizja pėr Bashkimin Shqiptar” tė drejtuar nga vėllai i tij Abduli, nga krahu tjetėr dilte kundėr ndarjes sė Shqipėrisė nga Shteti Osman.

     Nė 1880 me urdhėr tė Sulltan Abdulhamid’it u thirr nė pallat dhe filloi punėn nė Komisionin e Kontrollit Ushtarak si sekretar. Kėtė punė e vazhdoi deri nė fund tė jetės sė tij dhe nga pėrfitimet ekonomike qė mori kėtu, pati mė shumė kohė dhe mundėsi pėr t’iu kushtuar edhe mė shumė librave tė tij. Gjatė kėtyre viteve pėrktheu librin “Robinson Kruzo” tė Daniel Defoe’s dhe librin “Tė mjerėt” tė Viktor Hygo’s. Nė vitet 1882-1883 botoi veprėn e tij tė madhe tė parė “Kamus-i Fransevi” (fjalor frengjisht-turqisht) dhe nė 1885 njė pjesė tė po kėsaj vepre nė turqisht-frengjisht. Si rezultat i kėsaj vepre, Sulltan Abdulhamid’i e dekoroi atė me medaljen e nderit. Duke filluar nga viti 1889 dhe pėr nėntė vjet shkruajti (vetė) dhe botoi enciklopedinė “Kamus-ul Alam” pas sė cilės u bė edhe njė nga shkrimtarėt mė me zė nė Turqi.

     Akoma pa e pėrfunduar “Kamus-ul Alam” nė 1896-1897 botoi pjesė-pjesė fjalorin me tė gjerė arabisht-turqisht. Arriti tė botojė vetėm 504 faqe deri tek shkronja “xhim”. Nė 1898 pas rregullimeve qė i bėri Shemsettin Sami, u botuan nėpėr gazeta njė seri artikujsh. Nė 1899 filloi tė shkruaj fjalorin e parė turqisht-turqshit “Kamus-i Turki” sipas parimeve moderne tė asaj kohe. Nė 1901 pasi e botoi kėtė vepėr tė madhe, ia dedikoi veten plotėsisht kėrkimeve mbi gjuhėn turke. Nė 1902 pėrgatiti pėrkthimin e “Kutadgu Bilik” dhe nė 1903 tė “Orhun Abideleri”. Ai ndėrroi jetė nė shtėpinė e tij nė Erenköy, akoma pa e mbaruar veprėn e tij “Ortaēağ Kipēakēası” (Kipēak, ėshtė njė fis turk qė gjatė shekujve XI-XV ka jetuar nė brigjet e Detit tė Zi, kurse nė ditėt e sotme jetojnė nė Egjipt dhe Siri). Edhe pse me origjinė shqiptare dhe i interesuar drejtpėrsėdrejti me ēėshtjet e Shqipėrisė, ka mbrojtur pėrherė modernizimin e shtetit Osman dhe ka theksuar shumė rėndėsinė e turqishtes si gjuhė e pėrbashkėt e perandorisė. Pėr studimin e turqishtes, modernizimin dhe mėsimin e saj nė fusha tė ndryshme, jo vetėm nė kohėn e Shemsettin Samiut, por nė tė gjitha kohėrat kanė qenė tė pakėt personat si ai.

     Fjalori turqisht-turqisht “Kamus-i Turki” ėshtė shkruajtur me turqishten osmane dhe pėrbėhet nga tre gjuhe (turqisht, arabisht, persisht). Fjalėve arabisht dhe persisht, ashtu si edhe nė fjalorėt e vjetėr, i ėshtė kushtuar njė kujdes i veēantė nė pėrdorimin e tyre nė gjuhėn e pėrditshme. Kėtyre fjalėve nuk u ėshtė dhėnė kuptimi i tyre i vėrtetė, por kuptimi sipas gjuhės sė pėrdorur turke. Gjithashtu i ėshtė kushtuar kujdes i veēantė edhe fjalėve tė huazuara nga gjuhėt perėndimore. Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė se kujdesi mė i veēantė i ėshtė kushtuar turqishtes (shtylla kurrizore e osmanishtes) dhe etimologjisė sė saj. Shemsettin Sami ka mbrojtur pėrherė ēėshtjen e thjeshtimit dhe turqizimit tė gjuhės, prandaj pėr kėtė, shumė herė ka kėrkuar qė nėse nevojitet t’i kthehet pėrseri burimeve tė turqishtes sė vjetėr (madje edhe tė turqishtes sė lindjes [Ēağatayca]).

     Libri “Shqipėria ēfarė ishte, ēfarė ėshtė, ēfarė do tė bėhet” pishtari i Rilindjes Kombėtare, i pėrket Shemsettin Samiut. Duke iu mbėshtetur kėsaj vepre, ky bashkė me Naimin dhe Abdulin quhen si kokat e mendjes kombėtare shqiptare. Nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė, nė njėrin prej shesheve tė tij, gjendet edhe busti i Samiut. Libri  “Shqipėria ēfarė ishte, ēfarė ėshtė, ēfarė do tė bėhet” pėr herė tė parė nė 1899 u shkruajt nė gjuhėn shqipe (pa emrin e autorit). Mė vonė u botua nė frengjisht dhe nė 1904 pas vdekjes sė Shemsettin Samit ky libėr u botua nė Sofje (bashkė me emrin e tij si autor) i pėrkthyer nga gjuha shqipe nė turqisht fjalė pėr fjalė.

     Historianėt turq, nė pėrgjithėsi nuk e pranojnė kėtė si vepėr tė Shemsettin Samit, por kėtė ngjarje e vlerėsojnė si njė pėrpjekje e tij pėr tė rritur edhe mė shumė famėn e tij nė Rilindjen Kombėtare (shqiptare). Duke marrė parasysh interesin e madh qė ka treguar Shemsettin Samiu nė ēėshtjet turke dhe ato osmane, mendohet se kjo e vėrteton nė njė farė mėnyre kėtė mendim. Pėrkundėr kėsaj nuk ka asnjė pikė dyshimi pėr autorėsinė e tij nė veprat e tij shqipe.

     Romani “Taashuk-i Talat dhe Fitnat” i Shemsettin Samit qė nga 1872 filloi tė botohej pjesė - pjesė nė gazetėn “Hadika”. Dhe nė verėn e vitit 1873 pėrfundoi botimi i tij. Ky roman qė tregon pėr dashurinė e Talat’it me Fitnat’it, nė letėrsinė turke vlerėsohet si romani i parė turqisht. Vepra e Shemsettin Samit (romani) i shkruar me shkronja turke, ėshtė njė ēėshtje qė nuk ėshtė vėrtetuar plotėsisht nėse ky ėshtė romani i parė ose jo. Por, pėr nga popullariteti qė ka fituar, ky ėshtė padyshim romani i parė.

 

 

V e p r a t

 

- Roman

Taashuk-i Talat dhe Fitnat (1873)

 

- Teatėr

Besa (1874)

Sejdi Jahja (1875)

Gave (1876)

Mezalim-i Endulus (nuk ėshtė botuar)

Vixhdan (nuk ėshtė botuar)

 

- Pėrkthime

Florian, Galatée (1773)

Dumanoir & d’Ennery - Majori Plak (1874)

Daniel Defoe - Robinson Kruzo

Viktor Hygo - Tė mjerėt (1880, mungon vėllimi i fundit)

Ali bin Ebi Talib -  Esh’ar-i Muntehabe (1900, pėrkthime nga Divan’i i Ali bin Ebu Talib)

 

- Fjalor dhe Enciklopedi

Kamus-i Fransevi (1882-1905, fjalor frengjisht-turqisht)

Kamus-i Fransevi (1885, fjalor turqisht-frengjisht)

Kamus-ul Alam (6 vėllime, 1889-1898, enciklopedi e pėrgjithshme)

Kamus-i Arabi (1898, fjalor arabisht-turqisht, i papėrfunduar)

Kamus-i Turki (2 vėllime, 1899-1900)

 

- Librat e gramatikės (gjuhėsore)

Usul-i Tenkit dhe Tertib (1886)

Nev’usul Sarf-i Turki (1891, gramatika moderne turqisht)

Elif-ba Turki (1898, libėr pėr mėsimin e arabishtes, sipas metodės sė re]

Usul-i Xhedid-i Kauaid-i Arabije (1910, libėr pėr mėsimin e arabishtes, sipas metodės sė re)

Tatbikat-i Arabije (1911)

 

     Pėrveē kėtyreve, ka shkruajtur edhe libra tė vegjėl mbi astronominė, gjeologjinė, historia e Islamit, antropologjinė, gratė, mitologjinė, gramatikėn. Ka mbledhur anekdoda nė njė botim me dy vėllime “Letaif”. Ka mbledhur fjalė tė urta nė njė botim me katėr vėllime “Emsal”. Ka botuar pėr ciklet shkollore alfabete dhe libra leximi. Njėkohėsisht ka botuar edhe disa vepra nė shqip sė bashku me librin e gramatikės “Abetarja e Shkronjėtorja”.

 

* ) E pėrktheu dhe e pėrshtati nė shqip: Andi Kallushi, 07. 08. 2010

 

 

     Burimet

   - Shkrimi mė me vlerė i shkruar pėr Shemsettin Samin ėshtė bėrė nga Prof. Dr. Ömer Faruk Akun dhe kjo ėshtė botuar nga Alfa Yayınları Istanbul (1998).

   - Islam Ansiklopedisi, M.E.B. vėllimi i 11’tė, faqet 411-422.

     http://www.turkceciler.com/semsettin_sami.html

 

...