Ekskluzivisht
pėr faqen Pashtriku.org Nė
14 vjetorin e Epopesė sė lavdishme tė UĒK-sė, ekskluzivisht pėr faqen pashtriku.org
- botojmė disa fragmente nga libri i ri (nė punim) i shkrimtarit dhe
publicistit Bedri Islami. Pėrmes kėtij libri, edhe njė herė, autori dėshmon pėr
rrugėn qė ka bėrė e gjithė familja e Komandantit tė Pėrgjithshėm Legjendar,
Adem Jashari, sakificat dhe flijimi i vetdijshėm pėr atdheun dhe kombin tonė.
Shikuar nga syri i njė njeriu qė ka pėrjetuar lidhjet e afėrta me familjen
Jashari nė perėndim, dhe njėkohsisht drejtues i Lėvizjes Popullore tė Kosovės
gjatė kohės sė luftės (1998-1999), libri ėshtė ndėrtuar mbi njė strukturė tė
veēantė, nė tė cilin, Prekazi, Drenica, Kosova dhe gjithė trojet shqiptare,
shkrihen nė njė ide tė vetme sublime... Dėshirojmė qė kėtė libėr (tė plotė)
ta kemi sa mė shpejt nė dorė, ashtu si e ka menduar dhe trajtuar autori,
Bedri Islami. ( Moderatori i www.pashtriku.org, Sheradin Berisha - 01.
03. 2012 ) |
LEGJENDA E SAGĖS
SĖ FAMILJES
JASHARI ( Autor: Bedri Islami ) ( Lavdia u takon
atyre qė flijohen pėr vizione tė mėdha ) NĖ
VEND TĖ PARATHĖNIES Tė shkruash njė libėr pėr Familjen Jashari
ėshtė ndėr gjėrat mė tė vėshtira. Pėr disa arsye, mė e rėndėsishmja nga tė
cilat ėshtė nė pėrmasat e jashtėzakonshme tė jetės sė saj, nė dimensionet qė
ka marrė ajo. Vetė jeta e tyre, e secilit dhe e tė gjithėve sė bashku, ėshtė
mė shumė se njė vlerė, ėshtė bashkėsi virtytesh, tė cilat janė tashmė pjesė e
jetės sė pėrditshme tė shqiptarėve, kudo qė jetojnė. Prej shumė vitesh unė
kam shkruar pėr Jetėn e tyre. Duke filluar qė nga shkrimi i parė, A vdiq
Adem Jashari, nė mesin e marsit 1998, pak ditė pas ngjarjes heroike, i cili,
pėr hir tė sė vėrtetės ishte shkrimi i parė publicistik pėr to, por kurrė nuk
kam mundur tė them si duhet atė qė kam ndjerė nė veten time. E kam pasur tė
vėshtirė, ndoshta do e kem gjithnjė, edhe nė tė ardhmen, sepse pak kush mund
t' i rrokė, nė tė gjithė horizontet kah shtrihen, vlerat e pėrjetėshme tė
saj. Edhe kjo qė po paraqes sot, si pjesė e
Triptikut E gjitha nė shqip, ėshtė vetėm njė sprovė tjetėr, njė afresė ndaj
njė dėshire tė herėshme, e cila, besoj, nuk ėshtė vetėm tek unė.Dhe besoj se,
si njė sprovė, edhe do tė vlerėsohet. Sepse nuk ėshtė mė shumė se kaq. Pėr tė
shkruar Librin e Jetės sė Jasharėve duhet shumė mė tepėr. Kurrė
nuk mė ka munguar dėshira, i jam afruar kėsaj teme nė tė gjitha mundėsitė qė kam
pasur, duke besuar se do tė ketė njė tė ardhme tjetėr. Tashmė, disa nga Jasharėt janė kthyer nė
tė pėrjetshėm. Erėrat rrėshqasin butėsisht nė fillimin e Kodrės ku janė
vendosur, nė secilėn pranverė fryen jugu qė vjen nga dheu amė, dhe pemėt
gjallėrohen pėrsėri nga gjethet e blerta, lulėzojnė mollėt dhe ēelin lulet e
qershive; atėherė tė rėnėt patjetėr kanė pėr ta rindjerė ringjalljen e
pranverės. Tė rėnėt tanė janė tashmė pjesė e truallit tė Kosovės: Ky ėshtė
edhe shkaku pse toka e Kosovės kurrėsesi nuk mund tė vdesė. Ashtu si toka qė nuk e di se ēfarė ėshtė
tė vdesėsh, ashtu edhe ata qė mėsuan se ēfarė do tė thotė tė jesh i lirė pas
njė robėrimi, do tė dinė tė kapen fort pas rrėnjėve qė jepen nė emėr tė
jetės. Pėrgjatė luftės njerėzit i mėsuan mirė kėto gjėra dhe do tė kenė
kurdoherė njė arsye tė fuqishme pėr t'i kujtuar. Tė rėnėt janė prore pjesė e
jetės sonė, ata do tė jetojnė po aq gjatė sa do tė jetojė edhe toka e Kosovės.
Kjo do tė thotė pėrjetsisht. Tė rėnėt, qė ndershmėrisht ēlodhen nė dheun e
butė tė Kosovės, dhe nuk ka tė rėnė pėr liri qė tė ēlodhet mė ndershmėrisht
se nėn truallin e saj, ata pa dyshim i pėrkasin sojit tė tė pavdekshmėve. Kjo sprovė ėshtė njė nderim pėr to. * * * Tri kulla tė vendosura pranė njera
tjetrės, rrethuar me njė mur tė ulėt, tė shfaqen sapo merr kthesėn e parė
drejt Prekazit tė Poshtėm. Pėrmes njė porte tė madhe, e cila qėndron thuajse
gjithnjė e hapur, hyn nė oborrin e brendshėm tė shtėpive, shtruar me gurė tė
bardhė. Mysafirėt futen fillimisht nė kėtė rrethinė, shikojnė me vemendje
gjithēka ėshtė rreth e rrotull, si tė duan tė gjejnė gjurmėt e gjithė asaj qė
ka ndodhur, kėrkojnė pėrmes gjurmėve qė kanė lėnė gurėt shenjat e gjakut qė
ėshtė derdhur, pastaj fillimet e vijzimeve tė reja tė kalimit tė njerėzve nga
njėri cep nė tjetrin, dhe ngjiten ngadalė nėpėr shkallėt qė tė ēojnė nė katin
e dytė. Ėshtė e pamundur tė ngjitesh nėpėr kėto
shkallė qetėsisht, si nėpėr shkallė tė zakonshme, ashtu si ėshtė e pamundur
qė tė mos mendosh pėr gjithė atė qė ka ngjarė, jo vetėm nė ngastrat e tri
kullave, por nė tė gjithė lagjet qė pėrbėjnė Prekazin e Poshtėm. Dashje pa
dashje tė ndjek e gjitha ajo qė ke mėsuar deri mė tani pėr Jasharėt, tė duket
sikur ndjen ende gjėmimet qė kanė ndodhur, e megjithatė, je i qetė, ndjehesh mirė.
Qetėsinė dhe mirėsinė, edhe pas kaq viteve, ta japin ata qė ndodhen pėrballė
kullave, nė kodrėn bri fshatit, tė pėrjetshėm dhe njėkohsisht hijerėndė. Nė
fund tė fundit e di se ndodhesh nė njė vatėr ku tė dhurojnė qetėsi, ku
megjithė rrėmetet e pėrgjakshme, asgjė nuk e ka tronditur jetėn e pėrditshme,
tė zakonshme. Ka edhe njė hyrje tjetėr, mė tė vogėl,
bri portės sė madhe. Njė derė e drujtė tė fton tė ngjitesh sipėr, pa shkuar
pėrmes oborrit tė gurtė, drejt pėr sė drejti nė dhomėn e miqve. Por ngado qė
t'i biesh, qoftė nga porta e madhe, apo nga dera e drujtė, do tė ndjehesh
njėlloj i qetė, i mirėpritur dhe mrekullisht edhe mė i mirė. Sepse kėto kulla
kanė edhe ēudinė e fisnikėrimit tė njerėzve. Nuk ka qenė gjithnjė kėshtu. Nė mesin e
qershorit tė vitit 1999, kur isha pėr herė tė parė nė Prekazin e Poshtėm, mik
tek Jasharėt, kullat ishin tė shembura dhe tė djegura, trenėt e kulmeve
kishin rėnė pėrmbys mbi vatrėn ku ngrohej shpirti, vende - vende tė dukej
sikur ende tymrat mbulonin ēdo gjė qė ishte pėrreth, nėpėr oborr kishte ende
gezhonja fishekėsh dhe mbetje tė plasjeve tė bombardimeve, ujėt rridhte nėpėr
ngastrat e vogla dhe ēdo gjė ishte e pazakontė. Atėherė ishte e zakonshme tė
shkilte kėmba mbi coprat e luftės, ashtu si ishte ende e zakonshme qė nėpėr
gjumė tė tė shfaqeshin lemeritė qė sapo kishin shkuar. Mirėpo, kėto ishin gėrmadha jo tė ēdo
lloji, por me njė fat tė ēuditshėm. Po tė gėrmoje poshtė tyre do tė gjeje
gjėra tė pazakonta, fillimisht nėn muranėn e gurėve dhe tė trarėve do tė
gjendej automatiku i Ademit, pastaj, pas luftės, njė ditė fund qershori 1999,
nė gėrmadhat e shtėpive tė bombarduara do tė gjendej automatiku i Hamzės,
diku mė tej armė tė tjera, ende me tytat e nxira nga lufta. Edhe kjo nuk kishte qenė pamja e tyre,
kėtė e kishin bėrė vrasėsit serbė, me gjithė makinerinė e tyre tė furishme,
tė pėrgjakshme dhe tė llahtarshme. Gjurmėt e luftės, qė ishin krejtėsisht tė
pambuluara, tė shfaqeshin befasisht nė ēdo cep,disa prej tė cilave i sheh
edhe sot nė kullėn e parė muze, por nuk ishte vetėm kjo. Kur po i afrohesha
kullave tė gurta, rrafshuar deri nė themelin e tyre, pėrmbushur nga bloza dhe
tmerri i luftės, pėrmes rrėnonjave dhe gurėzimit tė gjithkahshėm,kishin
filluar tė mbinin fijet e parit. Si tė kishte rilindur jeta. Nė ditėt e para, fundqershori 1999,
Jasharėt kishin zėnė vend nė njė banesė tė vogėl nė fundin e oborrit, ku nė
njė dhomė tė madhe, shtruar pėrkohėsisht me qilima, prisnin njerėzit qė vinin
pėr tė ju uruar rikthimin. Me djemtė, Muratin, Lulzimin dhe Bekimin,
kishim udhėtuar sėbashku nga Gjermania deri nė portin e Barit, nė Itali.
Pastaj, sėbashku me Rifat Jasharin, kaluam tė parėt detin, me njė traget tė
shpejtė, ndėrsa djemtė do tė vinin tė nesėrmen. Arritėm disi vonė nė Durrės,
udhėtuam nėpėr muzgun e asaj dite qershori dhe bujtėm tek Shaban Sinani.
Shabani kishte asaj kohe, nuk e di tani, njė banesė tė vogėl, dy dhomėshe,
aty gjetėm edhe Beqir Beqėn, mikun tim gazetar, tė zotėt e shtėpisė, tepėr
bujarisht, si edhe hera tė tjera, na bėnė konak, por mė pėrpara lėvizėn tė
gjitha mundėsitė pėr tė pėrgatitur pritjen e Jasharėve, tė nesermen, nė
portėn e Durrėsit. Ishte vonė, megjithatė pėrmes drejtorit tė pėrgjithshėm tė
RTSH, Eduard Mazi, ndėr mė tė merituarit nė mbėshtetjen e UĒK-sė, u bė
gjithēka gati pėr ditėn e nesėrme. Aty u ndava me Rifat Jasharin, unė
udhėtova pėr nė Kosovė qė nė pikun e mėngjezit, sė bashku me Beqirin, pasi mė
duhej tė isha nė Mbledhjen e Pėrgjithshme tė LPK-sė, qė zhvillohej asaj dite
nė Prizren. Tė pasnesėrmen, sė bashku me Hashim
Thaēin, nė zyrėn e vogėl asaj kohe tė Sami Lushtakut, pritėm ardhjen e
Jasharėve, pastaj, kur nuk po mund tė rrinim mė nė pritje, morėm rrugėn drejt
Prizrenit, pėr t'u rikthyer pėrsėri nė Skenderaj, nė njė apartament tė zakonshėm,
ku pėr njė ditė a dy, kishin zėnė vend Jasharėt. Aty unė takova pėr herė tė parė
Besartėn. E shikoja i habitur dhe nuk mė besohej se ajo vajzė ishte vetėm 12
vjeēare, qė kishte kaluar pėrmes ferrit tė luftės dhe pėrgjakimit tė
tmerrshėm, dhe ishte pėrsėri aty, tepėr e brishtė, njerėzore. Varur paksa nė
krahun e vėllait tė saj, Bekimit, me shikimin e ēiltėr, pėrmes tė cilit mund
tė shikoje se si kishin trashėguar brezat mirėsinė dhe qėndresėn. Kur mirėsia dhe qėndresa vėreheshin tek
ajo vajzė, mund tė them ende fėmijė, ēfarė do tė kishte qenė me prindėrit dhe
tė afėrmit e saj... Pėrpiqesha ta merrja me mend, por nuk
mundja. Megjithėse mendoja se i kisha njohur mirė Jasharėt, ajo vajzė e
vogėl, qė rrinte e heshtur nė dhomėn e miqve, krejtėsisht e qetė, dhe qė herė
pas here fliste diēka me zėrin e saj qė i gurgullonte, mė thonte se nuk kisha
njohur veēse shumė pak. Edhe sot, pas kaq shumė viteve, ende mė tingėllojnė
zėrat e tė mbijetuarve nė Kosovė, tė cilėt, stoikė deri nė skaj, tė qetė deri
nė mbijetesė, kishin kaluar pėrmes provės sė zjarrit dhe shpirti nuk u ishte
djegur. Ndaj edhe Sprovėn time vendosa ta filloj
me vegimin e kėsaj vajze, atėbotė 11 vjeēare. Gjithēka ishte e frikėshme
rreth saj, por vajza e vogėl nuk kishte frikė. Kishte tri ditė dhe dy netė qė shtėpitė e
Familjes, dhe tė gjithė lagjes pėrreth, bombardoheshin pa pushim. Rrėnojat e
kullave ishin shpėrndarė aty kėtu dhe pėrmes tyre ngriheshin flakėt e
zjarrit. Njėra prej tyre ishte ēarė nė dysh, nė tjetrėn ishte hapur njė vrimė
e madhe, mė shumė se dy metra, ndėrsa nga ajo qė ishte krejt nė skaj, kishte
filluar tė shembej ēatia e gjithė. Tjegullat e kuqe ishin stėrpikur nga gjaku
dhe gurėt e themeleve ishin shndėrruar nė tė bronxtė. Kishte pasur vetėm njė
heshtje tė vogėl nė mbarimin e ditės sė parė dhe fillimin e natės, pastaj
asgjė nuk kishte heshtur mė. Vajza e vogėl, e brishtė nė trup dhe qė nuk
kishte ende tė 11 vitet, ishte strukur nėn maxhen e shtėpisė, nuk kishte
asnjė lloj frike nė sytė e saj, priste deri nė fund tė dėgjonte ndonjėrin nga
njerėzit e shtėpisė, nė se po vazhdonte tė kėndonte,ose atė kėngėn e Ēerēiz
Topullit, ose tė Zhujė Selmanit apo Nė Dardani bjen njė tupan dhe kur , pas
heshtjes disi tė gjatė, nuk dėgjoi asgjė, diēka i lėvizi nė kraharorin e saj.
Nė tri ditė e dy netė ajo kishte parė mė shumė se sa shohin burrat shekullarė
nė njė jetė tė tėrė, dhe tani dėgjonte trarėt e shtėpisė kah rrėzoheshin
gjysmė tė djegur ose zhurmėn e mureve kah binin njėri pas tjetrit. Mbylli sytė dhe deshi tė kujtonte tė
gjithė atė qė kishte ngjarė, por nuk mundi, e kishte tė vėshtirė, ndoshta nuk
ishte as ēasti i duhur, megjithatė bėri edhe njė pėrpjekje tė fundit dhe iu
duk se gjithėēka, nė njė moment tė vetėm, kaloi pėrbri saj, vizion qė nuk
mund tė kapej, diēka fluide, e dhimbshme deri nė skajin ku ėshtė e vėshtirė
tė mbajė edhe njė njeri prej guri. Megjithatė, ajo po mbahej, kishte nė tė
gjithė qėnien e saj njė shtjellim tė vrullshėm ndjenjash, tė cilat, ashtu si
ishte, nėn maxhen e shtėpisė, ku po priste, ose tė fillonin kėngėt ose tė
rifillonte lufta ,vetėm tė jetė njėra prej tyre mendoi, nuk dinte me se t'i
bėnte bashkė. Tė fundmin nga njerėzit e saj kishte parė Kushtrimin, ai ishte
vetėm 2 vite mė i madh se ajo, djali i mixhės sė saj, e kishte parė tek
vraponte pėrmes oborrit tė shtėpisė me njė automatik nė dorė, dhe i ishte
dukur, se pikėrisht nė mesin e dy shtėpive, ishte vrarė edhe ai. Heshtja qė po vinte po i rėndonte
pėrherė e mė tepėr. Nė mė shumė se 60 orėt e fundit ēastet e heshtjes kishin
qenė tė pakta, krejt tė pakta, kishte patur momente kur edhe i kishin
dėshėruar ato ēaste, sepse kishte qenė e pamundur tė pėrballoje gjithė
zhurmėn rrokopujėse tė tankeve, bombave, granatave, mitralozėve, pastaj
ushtimat qė vinin nga qielli, tymin e flakėt, krismat, tė gjithėkundshme, tė
paprashme.Kishte qenė tepėr e vėshtirė tė pėrballoje tėrė furinė e asaj
zhurme qė mund tė ēmendte kėdo, veē atyre qė ishin brenda tri shtėpive tė
Familjes dhe njerėzve tė lagjes sė tyre. Tashmė, kur po fillonte tė binte heshtja,
nė fundin e paradites sė ditės sė tretė, ajo nuk e donte mė kėtė. Priste tė
ndodhte diēka, tė rifillonin krismat, kjo do tė ishte njė shenjė jete, ose tė
rifillonte kėnga, edhe kjo do tė ishte shenjė jete, sepse burrat , aq kohė sa
kishin luftuar, po aq kohė edhe kishin kėnduar; e nėse ndodhte kėshtu, kjo do
tė thonte se nuk kishte mbetur krejt e vetme, nėn atė muranė tė
jashtėzakonshme. Mirėpo asgjė nuk po ndodhte. Megjithėse ishin vetėm disa
minuta, asaj iu dukėn sikur kishte njė jetė, dhe nuk e donte kėtė. Pastaj doli nga vendi ku kishte qenė e
mbrojtur, doli ngadalė, e brishtė nėn atė vorbull shkatėrrimi dhe pėrgjakje,
mbi flokėt e saj kishte rėnė pluhuri i luftės, sytė i kishte ende tė skuqur
nga tymrat dhe gazi lotsjellės, shikoi rreth vetes dhe dalloi trupat pranė
saj. Njė kėtu, njė aty. Iu kujtua ēasti tragjik, kur njė bombė e madhe i
kishte rėnė bodrumit dhe e kishte ndarė atė pėrgjysmė, duke e shkatėrruar
krejtėsisht. Aty ishin vrarė disa nga pjesėtarėt e familjes sė saj. Kishte
qenė njė shpėrthim i jashtėzakonshėm, fuqia e tij e kishte hedhur gjyshen e
saj tė mirė nga vendi ku ishin, nė njė dhomė tjetėr, sepse ishin shkatėrruar
edhe muret qė ndanin vendin ku ishin strehuar me dhomat e tjera pėrdhese.Iu
kujtua se sa ishte lufta, e kishte dėgjuar zėrin e babait tė saj, por atė nuk
e shihte, pastaj iu duk sikur pėrsėri nėpėr shkallėt e shtėpive dėgjoheshin
hapat e gjyshit tė saj fisnik dhe tė mixhės. Bėri me kujdes para. Ndjehej era e
barotit dhe e pushkėve pėrzier me erėn e zjarrit. Vajza e vogėl iu afrua
trupit tė parė, qė kishte mė pranė vetes, e preku lehtė me dorė, pastaj i
preku flokėt, faqet, e tundi pak shpatullash, i mori kokėn nė duart e saj tė
vogla, i foli nė emėr dhe priti se mos do tė kishte pėrgjigje. I thėrriste
pėrsėri nė emėr, por pėrgjigje nuk kishte. Atėherė ia ulte kokėn ngadalė,
pėrpiqej tė gjente njė vend tė sheshtė pėr pushimin e tyre, afrohej tek
tjetri dhe pėrsėri e prekte lehtas me dorė, i fliste pėrsėri nė emėr, priste
njė pėrgjigje tė shkurtėr, njė shenjė jete, por pėrgjigje nuk kishte. Pastaj
iu afrua nėnės sė saj, mendoi se aty do tė kishte njė pėrgjigje, cilado qoftė
ajo, por edhe aty, mjerisht, nuk kishte asnjė. Pėrmes pluhurit dalloi dy vajzat qė
ishin pranė njera tjetrės, Hidajeten, vajza e mixhės sė saj tė madh, dhe bri
saj, Fatimen, motrėn e saj mė tė vogėl. Deshi t'u fliste, ishin gjaku i saj,
por pastaj iu kujtua se nga granatimet ata ishin plagosur rėndė. Tė dyja
ishin mbėshtetur pas trupit tė saj dhe ajo, dėgjonte eshtrat e tyre kah
kėrcisnin, sepse ishin thyer nga granatat dhe coprat e tavanit e tė murit qė
kishin rėnė mbi trupat e tyre. Kishin kėrkuar ujė, dhe ajo ishte nisur, ashtu
pėrmes tė rėnėve, pėr tė gjetur qoftė edhe njė pikė ujė, por kur ishte
kthyer, ata, tė dyja , nuk jetonin mė. Ishin mbėshtetur tek njėra tjetra dhe
kishin heshtur. Sidoqoftė ajo u foli edhe njė herė, priti me ankth njė
pėrgjigje, por pėrgjigje nuk kishte. U foli tė gjithėve me emėr, njėri pas
tjetrit, njėzet herė me rradhė, njėzet herė priti prej tė gjithėve njė
pėrgjigje, por heshtje, pastaj, kur nuk po e dinte se ēfarė mund tė bėnte mė
tej, u fut nėn maxhen e shtėpisė, duke menduar se kėshtu mund tė strehohej
disi. Ishte fundi i paradites sė shtatė marsit 1998. Kishte tri ditė e dy
netė qė luftohej dhe vajza ishte e lodhur. Megjithatė nuk i mbylleshin sytė
dhe as qė e kishte bėrė nė mendje tė dremiste. Gjithēka pėrreth ishte
pėrskuqur ose djegur e zhuritur. Erėrat e atij fillim marsi ishin tej e pėr
tej tė mbushura me erėn e veēantė tė barotit, dhe duke lėvizur drejt fillimit
tė bjeshkėve, dukej sikur merrnin me vete pjesėt e luftės. Vajza e vogėl nuk dallonte thuajse asgjė
mė, kur befas, krejt befas, ajo dėgjoi zhurmėn e krismave tė plumbave qė
pėrplaseshin nėpėr gurėt e shtėpisė, rafalle tė njė pas njėshme, njė tym i
dendur pastaj mbuloi gjithēka dhe ajo e diti mirėfilli se nuk ishin njerėzit
e saj qė po qėllonin. Sepse ata nuk mund tė qėllonin kurrė mbi themelet e
tyre. Askush nga Fisi i tyre nuk e kishte bėrė kėtė dhe vajza e vogėl kishte
kohė, shumė kohė qė e kishte mėsuar kėtė. Ajo priti se ēfarė mund tė ndodhte.
Nuk ndjente asnjė lloj frike, nuk kishte tė dridhura dhe as qė kishte kohė tė
mendohej se ēfarė mund tė ndodhte. Sido qė tė ishte, asgjė nuk do tė mund tė
ishte mė e rėndė se sa ajo qė kishte ndodhur. Pastaj dėgjoi hapa dhe zėra tė ēartur nė
njė gjuhė tė huaj qė nuk e kishte mėsuar kurrė. U dėgjuan edhe zhurmat e
plasjeve tė bombave tė dorės dhe ajo e njohu mirė zhurmėn e tyre. Kishte
shumė kohė qė ishte mėsuar tė dallonte tingėllimėn e armėve tė ndryshme.
Ndoshta ishte rritur pėrmes tyre. Kur i kishte dėgjuar pėr herė tė parė tė
pėrplaseshin mbi gurėt e kullave tė tyre, pėrsėri nga kėto njerėz qė po ecnin
si tė ēartur pėrmes gėrmadhave, nuk kishte qenė mė shumė se 4 vjeēe, pra kishte
kaluar fėmijėrinė pėrmes tyre. Tė ēarturit futeshin brenda nėpėr rrėnonjat e
dhomave dhe qėllonin, pastaj dikujt prej tyre i shkuan sytė nėn koritėn e
betonit, aty ku ishte strehuar vajza e vogėl, nė sytė e sė cilės nuk dukej
kurrė farė frike. Ishte mbuluar nga pluhuri, tymrat dhe u pėrpoq tė mos
lėvizte, por tė ēarturit i diktuan frymėmarrjen dhe e kuptuan se ishte
gjallė. Ishte e vetmja qė kishte mbijetuar dhe kur doli nė oborrin mes
shtėpive, aty ku ende preheshin trupat e luftėtarėve, ajo ndjeu edhe njė herė
dėshirėn tė fliste me to. Tė ēarturit e nxorėn nė oborr dhe e
ndaluan pranė shkallėve, ku ishte shtrirė mixha i saj i vogėl. Dukej sikur
kishte rėnė tė pushonte, do tė kujtonte ajo mė vonė, por asaj dite,
ēartėrisht, njėri nga tė ēarturit e pyeti, nė se ai qė ishte aty, pranė
shkallėve, ishte mixha i saj. Ajo e dinte se mixha ishte vrarė, e kishte parė
ēastin kur kishte ndodhur gjithėēka, por tė tė ēarturit nuk ishin tė sigurtė.
Mixha i saj, pak ditė mė parė, e kishte shkurtuar mjekrėn dhe tė ēarturit
ishin tė pasigurtė nė njohjen e tij. E pyetėn edhe njė herė, dhe vajza e
vogėl, krejt qetėsisht, sikur deri atėherė tė mos kishte ndodhur asgjė, iu
pėrgjegj se Ky nuk ėshtė mixha im, ėshtė njė dajė prej Llaushės. Nuk donte
tė pranonte vdekjen apo kishte diēka krejt tjetėr? Qė ishte vrarė, ajo e
dinte, qė njė njeri si mixha i saj nuk mund tė vdiste, edhe kėtė e dinte. Pastaj njė nga tė ēarturit e pyeti pėr
emėrin, por ajo pėrsėri nuk foli. Vetėm ndjeu dėshirėn t'u thonte me tė
gjithė fuqinė e shpirtit tė saj, t'u thonte se ajo quhej Besarta Jashari, se
ishte e bija e Hamzė Jasharit, se ishte mbesa e Shaban Jasharit, se pėr mixhė
kishte balin Adem Jashari. Policėt serbė, krejtėsisht tė ēartur,
ndėrsa shpejtonin tė hiqnin tė vrarėt e tyre, vajzėn e vogėl e sollėn rreth e
rrotull shtėpive. E dėrguan tek njė veturė e bardhė dhe deshėn t'i jepnin njė
injeksion apo diēka tjetėr. Vetėm atėherė ato dėgjuan britmėn e saj, nuk donte
kurrėfarė gjėje prej tyre, donte vetėm tė ishte larg, sa mė larg. Shtėpitė dhe kullat vazhdonin tė
digjeshin. Trarėt vazhdonin tė pėrthyheshin njėri pas tjetrit. Gurėt po
bėheshin gjithnjė e mė tej tė bronxtė. Gjithēka ishte bėrė tashmė e
lemerishme rreth saj, por Besarta
vazhdonte tė shikonte kullat qė digjeshin, qė po ktheheshin dalngadalė nė njė
muranė tė zjarrtė. 15 muaj mė vonė, kur e kam takuar pėr
herė tė parė Besartėn, krejt natyrshėm, e kam pyetur nė se kishte pasur
frikė, e kam pyetur sepse e pėrfytyroja llahtarinė pėrmes sė cilės mund tė
kishte kaluar, kur pranė saj ishin tė pajetė njerėzit mė tė dashur, babai e
nėna, motra e vėllezėrit, gjyshi e gjyshja, bali Adem e nuset e shtėpisė,
kusherinjtė e parė dhe tė tjerėt nga Fisi i tyre. Besarta mė pat thėnė atėherė se, sa
kėndonte bali Adem, kurrėfarė frike nuk kam pasur. Mė tha ashtu dhe unė e besova menjėherė. Ishte 7 marsi i vitit 1998. Ėshtė
momenti kur fillon e ngjizet legjenda, miti dhe e vėrteta e tyre. Dėbornat kishin filluar tė shkriheshin,
ditėt tashmė nuk do tė kishin kuptimin e tyre tė zakonshėm. Mbi Prekazin e
Poshtėm nuk do tė kishte heshtje mė, ajo qė kishte ndodhur do tė ishte tepėr
e pėrkohėshme, aq e pėrkohėshme, sa qė askush nuk do e kishte marrė me mend.
E gjitha kjo kishte pasur njė fillesė, njė fillesė tė herėshme, dhe njė
tjetėr tepėr ngjat. Pėr tė ditur gjithēka qė kishte ngjarė, do tė ishte mirė
tė ktheheshim pak mė pas... Le tė nisim me atė qė ėshtė tepėr ngjat. Tre ditė mė parė Pesha e forcės sė njė burri ėshtė nė
qėndresėn qė ai mposht. Nė orėt e vona tė 4 Marsit tė vitit
1998, kur nata ishte gjithėkund mbi luginat dhe vargėzimet e bjeshkėve
pėrreth, njė grup i vogėl njerėzish, pasi ishte shkėputur nga fshati Ticė,
kishte marrė rrugėn drejt Prekazit tė Poshtėm. Ecnin tė heshtur, tė dukej
sikur vetėm era rrėshqiste sė bashku me to, dhe, krejt normale, dukeshin
shumė mė tė gjatė, se sa do tė ishin nė tė vėrtetė. Kishin njė pėrzgjatje tė
ēuditshme, por vetėm herė pas here,
kur dilnin nėn ndriēimin e hėnės sė ftohtė, dukeshin se kishin armė me vete.
Ishte njė fillim pranvere qė dukej se do tė vinte tepėr shpejt dhe brymėzat e
ngrira tė ngjanin me fillimin e gjurmėve
tė shkrirjes sė dėbornave. Njerėzit lėviznin ngadalė, tė heshtur,
vetėm nganjėherė, njėri prej tyre, ai qė ishte nė mes, i thonte me zė tė ulėt njeriut qė kishte para tij,
tė bėnte kujdes, se toka ishte ende e rrėshqitshme. Ishte pėr to ēdo gjė e
njohur nė atė rrethinė rreth e qark, sa qė edhe po tė kishin patur sytė e
mbyllur, pėrsėri do e kishin pasur fare tė lehtė tė gjenin udhėn nga shkonin.
Mė shumė se njė ecje e detyrueshme, tė dukej sikur po ndodhte njė rikthim nė
shtėpinė e tyre. Ashtu do tė ishte vėrtet, ishte njė ēast kur gjithėēka tė
duket se ėshtė e zakonshme dhe me plot mall, tė duket sikur, pas ēdo kthese
nė mal apo pas bardhėsisė sė bjeshkėve, do tė rishfaqen kullat e fisit,
vendet ku ke lindur dhe ku e di se do tė jesh vazhdimisht. Asnjėri prej tyre nuk e dinte se ky do
tė ishte udhėtimi i tyre i fundit nėpėr rrugėtimet e Kosovės, nuk mund ta
dinte se pas kėsaj nate do tė vinin tri ditė tė jashtėzakonshme, tė cilat do
tė trondisnin gjithėēka. Nuk kishin se si ta dinin, megjithėse pėrherė e
kishin menduar se pas ēdo ēasti tė zakonshėm, mund tė vinte edhe ēasti i tyre
i mbramė, ndaj edhe kishin jetuar nė secilėn ditė, sikur tė ishte dita e tyre
e fundit. Mė saktė, kishin luftuar ēdo ditė, si tė ishte dita e tyre e fundit
e luftės. Ishin nė njerėzit qė e kishin matur kohėn disi ndryshe nga tė
tjerėt. Jo me ditė tė zakonshme, me ditėnetė apo me natėditė, ata e kishin
matur me ditė lufte dhe, pasi e kishin matur njė herė kėshtu, nė njė natė
fund dhjetori tė vitit 1991, e kishin ditur se e kishin mirė dhe kishin
vazhduar. Qetėsisht, pa asnje lloj zhurme e deliri, si pėr ēdo gjė tė
zakonshme qė kishin bėrė deri asaj dite. Njėlloj si tė lėronin tokat qė i
kishin nė blerinat afėr shtėpisė, si tė pritnin dru nė mal, si tė dilnin me
miqtė e me shokėt pėr njė bisedė tė zakonshme, si te kositnin livadhet ku
rritej bari erėmirė i Kosovės, si tė prisnin miq e dashamirė, si tė ngrinin
kulla dhe tė bėnin dasma. Ata ecnin ngadalė. Kishte qenė njė
vendim i papritur ky rrugėtim. Ndoshta njė ēast malli, ndoshta dėshira pėr
njė prehje tė shkurtėr, ku ta dish, malli pėr prindėrit, fėmijėt, e pastaj do
tė vinte krejt normalisht njė ditė e nesėrme, mrekullisht e bukur, sepse edhe
ajo do tė ishte ditė lufte, e njėkohėsisht krejtėsisht e zakonshme, sepse
lufta u ishte bėrė shprehi. - Dajė, a shkojmė sonte nga shtėpia.
Edhe shohim robtė e shtėpisė, edhe ēmallesh me motrėn. Si thua, - kishte
pyetur njėri nga nipėrit dhe Osman Geci, daja i shtėpisė, kishte tundur koken
lehtė, si tė thonte se shkojmė, pse jo. Thuhet se nipi qet pushkė pėr dajėn, e
daja qet top pėr nipin. Kėtė fjalė tė herėshme e kisha dėgjuar pėr herė tė
parė nė bjeshkėt e Dukagjinit, shumė e shumė vite mė parė. Mė ėshtė kujtuar
shpesh herė, sidomos pas kėsaj nate, e cila ishte njėkohėsisht edhe nata e
fillesės sė njė ndriēimi tė jashtėzakonshėm. Nata e 4 marsit tashmė ishte thyer
plotėsisht. Hapat e tyre rrėshqisnin nėpėr natė dhe tė dukej sikur vetėm era
pėrcillte hapėzimin e tyre. Nga larg kishin parė tri kullat e shtėpisė sė
tyre dhe kishin shpejtuar hapat. Po ktheheshin nga njė fillesė lufte, sapo
ishin ndarė me disa nga shokėt e miqtė e tyre, kishin parė plagėt e tė
plagosurve nė luftimet e para pak ditėve, dhe, ndoshta e kishin menduar se
plagė tė tilla do tė vinte koha qė do tė ishin krejt tė zakonshme, ndoshta nė
tė gjithė truallin e Kosovės. Jeta qė kishin bėrė deri atėherė nė fakt
do tė ishte e gjitha. Mė pas do tė nisnin tri ditėnetė, qė aq sa kishin
lidhje me tėrė ditėt e tyre, aq do tė ishin edhe jashtė tė zakonshmes, do tė
ishin tri ditėlidhėse mes asaj qė kishte ndodhur deri ato ēaste dhe asaj qė
do tė vinte mė pas. Kishin mbetur jo mė shume se dyqind
metra larg hyrjes kryesore tė kullave tė tyre dhe bėnė mė tej me ndjenjėn e
ngrohtė qė tė krijon afrimi i shtėpisė. Po bėheshin shtatė vite qė nė kėto
kulla ishin tė pėrkohėshėm, ishin gjysmė miq dhe gjysmė bujtės, ishin , si tė
thuash, dalėzotėsit e kullave, por njėkohsisht edhe tė pėrkohėshmit e tyre. Askush nuk e dinte, aq mė pak nuk e
dinin tre njerėzit qė po ecnin drejt Prekazit tė Poshtėn, se njėkohėsisht me
to, por tashmė nga disa drejtime tė ndryshme, po lėviznin dhjetra makineri
lufte, nuk mund ta dinin se vetėm pak ēaste mė vonė, vetėm pak ēaste pasi ata
tė futeshin nė vatrėn e tyre, do tė lėviznin 200 mjete tė blinduara dhe 15
topa do tė kishin njė objektiv tė vetėm, tri kullat e Fisit tė tyre. Nuk mund
ta dinin se njė ecje e tyre nėpėr natė do tė vinte nė lėvizje njė pėrbindėsh
tė tėrė hekuri, municioni dhe armėsh, tė cilėt, si nė krijimet e
pėrbindėshme, kishin qenė prej ditėsh nė kėtė pritje tė ankthshme. Njė shtab
i tėrė do tė vihej nė lėvizje pėr atė qė ishte pėrgatitur prej javėsh e
ndoshta muajsh, ushtarakė tė lartė, paramilitarė tė pėrēartur, banda ēetnike,
grupe qė kishin pėrgjakur krahina tė tėra nė Bosnje e nė Kroaci, kriminelė tė
tė gjithė llojeve, gjeneralė dhe Arkani i ēartallosur, tė gjithė ata qė mund
tė vinte nė lėvizje njė pushtim i dhunshėm, kishin filluar tani tė kishin njė
drejtim tė vetėm, Prekazin. Ata nuk mund ta dinin se nė fillimin e
mėngjezit qė do tė vinte, pak pas mesnatės, drejt tyre, nga drejtimi i
Mitrovicės pėr nė Skėnderaj do tė arrinte kolona e parė e forcave tė policisė
serbe, nuk mund ta dinin se nė fabrikėn e Municionit, as treqind metra
pėrballė banesave tė tyre kishin zėnė vend forca tė tjera tė pėrqėndruara
serbe, nuk mund ta dinin se pak ēaste mė vonė , nga Prishtina drejt tyre do
tė nisej kolona elitė e forcave serbe nė Kosovė. Ishte vėnė nė lėvizje njė makineri e
pėrgatitur shumė kohė mė parė. E dhunshme, e pėrgjakėshme, e egėrsuar. Kishin
hesape tė herėshme me njerėzit e kėtyre e
kullave dhe, si dukej, kishin menduar se nė njė natė ose nė njė ēast
natėditė do tė merrte fund gjithėēka, e bashkė me to, do tė merrte fund edhe
idea e tyre. Do tė kishte dy humbje tė njėkohėshme, kishin menduar nė
Beograd, tė atyre njerėzve qė ishin brenda kullave dhe prej nga ishin kthyer
tė mundur dy herė, por edhe tė idesė sė tyre. Nuk do tė kishte mė asgjė, pas
rrethimit tė kėsaj nate dhe asaj qė pritej nė fillimin e ditės sė nesėrme, do
tė kishte vetėm heshtje, njė qetėsi mortore, e paskajshme, e aftė pėr tė
vendosur heshtjen pėr dhjetė vitet e ardhshme nė kėtė vend rebel. Dhe nėse
shuhej kryeqendra e rebelėve dhe rebelėt bėheshin tė pakundgjetur, do tė
ishte e natyrėshme qė nuk do tė kishte mė asgjė pas kėsaj. Kėshtu kishin
menduar nė Beograd. Do tė ishin dy herė tė gabuar. Nuk do tė ishte thjeshtė
njė larje hesapesh, e befasishme dhe asgjė tjetėr, e po ashtu nuk do tė kishte
pasur heshtje tė mėtutjeshme. Tė tre udhėtarėt e natės sė 4 marsit
ndėrkohė ishin shmallur me njerėzit e shtėpisė, kishin marrė pranė vetes
nėnėn e tyre, e cila, e strukur nė gjoksin e madh tė bijėve tė saj, dukej
sikur kishte humbur mes tyre. Ishin ulur pranė vatrės, pikėrisht aty ku
kishin qėndruar me dhjetra e qindra herė, kishin dėgjuar natėn qė po fillonte
tė thyhej dhe ishin ndjerė mirė, si ēdo njeri nė vatrėn e tij. Nuk e kishin ditur, dhe nuk do e dinin
deri nė mėngjezin e afėrt, se ishin vėnė njėkohėsisht nė lėvizje, nga njėra
anė disa njerėz tė zakonshėm qė shkonin drejt vatrės sė tyre dhe ,nga ana
tjetėr, qindra e qindra mjete pėr tė shuar jetėn e tyre. Do tė duhej tė
kishte ndodhur diēka e jashtėzakonshme qė njė armatė e tėrė serbe, si kurrė
ndonjėherė mė parė, me pėrmasat e saj oktopodhiane si metastaza tė zeza, ishte
vėnė ashtu nė lėvizje, ose njerėzit qė ishin brenda kullave do tė duhej tė
ishin vėrtet tė jashtėzakonshėm. Nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Nė fakt tė dyja ishin tė vėrteta, pėr
armatėn serbe kishte ndodhur diē e jashtėzakonshme, kishte filluar thyerja e
saj. Deri atė natė thyerja kishte qenė e ngadalėshme, por qė do tė bėhej e
rrokopujshme, dhe thyerja kishte nisur pikėrisht nė kėto vise, nė pikėtakimin
e kėtyre kullave me vazhdimin e bjeshkėve, nga kėto njerėz, qė nė 30
dhjetorin e vitit 1991. Kishte filluar dhe po vazhdonte, gjithnjė e mė shumė,
nėse deri atėherė ajo kishte qenė e pakdukshme, tashmė krisja e thyerjes po
merrte pėrmasa gjithnje e mė tė mėdha, po shtrihej nė hapėsira pėrherė e mė
tė gjėra. Kishin provuar tė ndalonin hemoragjinė e
krisjes, e kishin provuar sėrish nė janarin e kėtij viti dhe pėrsėri ishin
thyer, pėrsėri nė tė njėjtin vend, nga tė njėjtėt njerėz; pastaj kishin
ndodhur thyerje tė tjera, njė herė nė Likoshan, pastaj nė Llaushė, pritej
thyerja nė Dukagjin, nė zonėn e Llapit ku tani po dėgjohej kudo njė kėngė e
re pėr Ali Ajetin, nuk dihej se cila do tė ishte thyerja tjetėr. Pėr to, kjo
thyerje duhej ndaluar, e pėr tė ndaluar kėtė, nė rradhė tė parė duheshin
thyer kėto njerėz, tė cilėt, krejt normalisht dhe pa e kėrkuar, po bėheshin
nė simbol, po niste tė ndėrtohej fillesa e legjendės sė tyre dhe kjo legjendė
duhej shkelur pėrgjakshėm qė nė agun e saj. Duhej ndėrprerė jeta e tribunėve
pėr tė pasur njė pushtim tė gjatė, shumė tė gjatė, mundėsisht sa mė tė qetė
dhe me lojėn e pluralizmit, sa herė qė tė donin. Askush nuk i prishte punė mė
shumė se ky trikėndėsh kullash, nė kėtė fshat qė po bėhej ngadalė kryeqendra
e Kosovės. Nėse nuk do e thyenin kėtė, atėherė ishte krejt e mundur qė kjo tė
bėhej zanafilla e njė kryeqendre gjithėshqiptare, rreth sė cilės njerėzit tė
pėruleshin me pėrkushtimin e duhur, dhe me ndjenjėn se e kishin gjetur tashmė
vendin qė kishin kėrkuar pėr tė ngulur shtizėn e mėvetsisė sė kombit tė tyre.
Duheshin zhdukur flamurtarėt, duhej zhbėrė miti i tyre, ende pa u bėrė i
plotė, duhej treguar se askush, edhe mė i besuari prej tyre,shiftarve, nuk
mund tė i bėnte ballė furisė ndėshkuese tė tyre. Kjo do tė ishte thelbi i lėvizjes nėpėr
natė tė njė armate tė tėrė serbe ndaj njė vendbanimi shqiptar. A do tė ndodhte shbėrja dhe harresa? Ata
ishin tė bindur se po. Nuk do tė ishte hera qė do tė gabonin, por me siguri
qė do tė ishte hera e fundit. Nuk do tė
kishin kohė pėr gabime tė tjera, sepse kishte filluar rrokullima e
pandalshme dhe theqafja e tyre. Njerėzit e rrethuar nė mėngjezin e bardhė tė
5 marsit tė vitit 1998, tashmė kishin bėrė edhe ata rrethimin e tyre. Askush
mė mirė e mė shumė se ata, nuk e kishin ngritur shpirtin e madh tė revoltės.
Megjithatė, ajo qė kishte ndodhur deri me 4 mars do tė ishte vetėm njė pjesė
e jetės sė tyre tė furishme, do tė ishte e pazakontė, por gjithėsesi jo e
plotė. Do tė kishin triditėnetėt e luftės dhe pastaj do tė vinte koha e tyre... Rreth orės 5 tė mėngjezit rrethimi ishte
bėrė i plotė. Ishin zėnė thuajse tė gjitha shtigjet, mbi 200 mjete tė
blinduara kishin rrethuar vendlindjen e tyre, Prekazin, 15 gryka topash ishin
tė gatshėm pėr tė granatuar, njėkohėsisht ishte rrethuar krejtėsisht lagjja
tjetėr pėrbri, ajo e Lushtakėve, Llausha dhe Aēareva ishin nėn rrethim, Vojniku
ishte tashmė nėn presionin e izolimit, tė gjitha rrugėt drejt Prekazit ishin
pėrmbyllur nėn njė rreth tė zjarrtė plumbi, predhash e baroti. Do tė duhej
njė hartė e tėrė pėr tė shtrirė dhėmbėt e kuēedrės. Gjithėēka dėshmonte se
pėrgatitja pėr kėtė natėditė kishte qenė e gjatė, e jashtėzakonshme e
njėkohsisht e pėrbindshme. Telefonat dhe mesazhet serbe nuk pushuan gjithė
natėn. Do tė kthehemi pėrsėri nė kėtė fillim
dite tė pesė marsit dhe nė ēastet para saj. Do tė kthehemi sepse nuk mund tė
bėjmė pa to asnjė histori, jo vetėm historinė e njerėzve tė rrethuar, por as
pjesė tė historisė sė vetvetes, tė kombit. Sidoqoftė kishte qenė njė natė me brymė
tė bardhė dhe nėpėr fillesėn e bjeshkėve pėrreth brymėzat dukeshin tani si
yje tė bardhė qė kishin rėnė aty kėtu. Mė pas do tė ndodhte njė fenomen i
ēuditshėm, i pandodhur mė parė, brymėzat ose do tė shkriheshin nga nxehtėsia
e armėve, ose do tė pėrskuqeshin nga gjaku i derdhur. Mes dy rrethimeve nuk kishte mbetur
asnjė zgjidhje tjetėr. Rrethimi i zi serb kishte nė vete mijra
forca tė ēfarėdollojshme, dhe idenė e ērrėnjosjes nga vatrat. Rrethimi i
bardhėsisė kishte pasur nė vete gjithnje idenė e lirisė dhe sado mund tė
dukej i brishtė, ai ishte nė agun e tij, dhe si ēdo gjė nė ag, do tė kishte tė
ardhmen. Nėse deri atėherė idea do tė ishte e mbrojtur me vitalitetin e njė
kombi, tashmė vitaliteti dhe idea do tė kishin edhe simbolet e tyre. Ishte pėrmbyllur rrethimi i 4 marsit dhe
po hapej dita e pesė marsit. Cilėt ishin tė rrethuarit? Shumė shpejt,
gjithēka do tė bėhej e njohur pėr tė gjithė. Historia ishte nė tė mbrujturin
e saj, magja e legjendės po pėrgatiste mitin e sė nesėrmes. P R E K A Z I Historia ka tė vėrtetėn e saj, legjenda
ka edhe ajo tė sajėn. Jo rrallė e vėrteta historike ėshtė e ndryshme nga e
vėrteta legjendare. Jo rrallė ata ndėrthuren me njėra tjetrėn, deri nė atė
pikė, sa qė ėshtė e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, tė kuptosh
fillesėn e kufijve tė njerės dhe pėrfundimin e tjetrės. E vėrteta legjendare
ėshtė shpesh herė njė mjet pėr tė arritur qėllimin qė njė komb i vė vetes, nė
fund tė fundit, historia dhe legjenda kanė tė njėjtin qėllim, tė ndėrtojnė
nėn njeriun e ēastit, njeriun e pėrjetshėm. Mirėpo, ajo qė po ndodhte nė
fillesėn e ditės sė 5 marsit do tė ishte diēka krejt tjetėr, krejt e
pazakontė, ėshtė ndėr rastet kur historia plotėson legjendėn, ėshtė ndėr
rastet kur historia ėshtė e pėrgjithshmja dhe legjenda ėshtė pėr hollėsitė. E
pazakontė, por e vėrtetė. Prekazi e meriton njė ēudi tė tillė. Prekazi nė
vetvete ėshtė njė ēudi. Nė qoftė se duam tė kuptojmė Prekazin, le tė
parafytyrojmė njeriun qė ėshtė mėsuar tė jetė i lirė, edhe kur tė tjerėt
rreth tij ndjehen tė robėruar, le tė parafytyrojmė nga njėra anė pushtuesin
serb dhe nga ana tjetėr malėsorin e Drenicės; dhe pėrballė kėtyre dukurive tė
pakrahasueshme, qė janė njė kundėrvėnie e pafund e agresivitetit ndaj
mirėsisė, e kėrcėnimit ndaj butėsisė, le tė vėmė kėtė malėsor, pėrgjithėsisht
me flokėt e gėshtenjta, me sy tė qartė dhe shikim tė kthjelltė, i furishėm,
por gjithėherė brenda masės qė i lejon kodi i tij i nderit, nganjėherė i
vrazhdė nė dukje, por gjithėherė me
zemrėn e njė fėmije; le tė vėmė kėtė malėsor, i cili e ka kufirin e tij mes
ēatisė mbi kokė dhe qiellit, qė jeton brenda gardhit tė tij, duke pasur nė
vemendjen e pashuar gjithė vendet ku flitet shqip dhe pėrtej saj, kėtė njeri
qė i falet grurit, qumėshtit, barit tė gjelbėr; qė respekton gjyshėrit e
stėrgjyshėrit, me aq forcė e dinjitet sa pėrulet edhe para varreve tė tė
parėve, kėtė njeri qė e bėn mendjen tė jetojė edhe nė varr , por kurrė tė mos
jetė i palirė; malėsorin qė i falet sė pari parmendės, qė nderon djersėn e
derdhur, qė pėrkulet para gjakut, qė mpreh kosėn dhe harr grurin; qė ndoshta
beson e nuk beson nė perėnditė, por i falet gurit tė lartė qė vesh themelet e
shtėpisė apo qė ėshtė vendi ku janė mbledhur kuvendet e burrave qė shkuan. Prekazi
duket sikur ka dalė nga legjendat pėr tė bėrė histori, ai nuk ėshtė njė
histori pėr tė bėrė legjenda. Kėtej gjėrat kanė rrjedhur ndryshe nga e zakonshmja,
mirėsitė aty janė tė pėrbashkėta, kjo ka bėrė qė edhe lufta tė jetė e
pėrbashkėt. Nėse e ke menduar njė malėsor tė tillė, qoftė edhe nė pėrmasat e
tij tė pėrditshme jetėsore, atėherė e ke mė tė lehtė tė pėrqėndrohesh nė atė
qė mund tė sjellin nė mendje tre prej tyre, tė cilėt janė vetė thelbi i asaj
qė shkruam mė lart, brumi nga i cili ėshtė gatuar njeriu qė e ka bėrė mendjen
tė jetojė edhe nė varr, por tė jetė i lirė. Nuk mund tė gjesh shembulltyrė
mė tė pėrsosur tė kėtij malėsori se sa ajo e Adem Jasharit dhe e vėllait tė
tij, Hamzės. Nuk mund tė sjellėsh nė mendje njė rast tjetėr, ku njeriu i
veēantė ėshtė pasqyrė besnike e fisit tė tij, ku gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit
e treqind viteve jetojnė tek vazhduesit e tyre, njėlloj si tė ishin pjesė tė
ditės sė djeshme. A D E M I Portreti i Adem Jasharit ėshtė ai i
shqiptarit tipik malėsor tė Drenicės. Pamja e jashtme e tij dėshmon pikėrisht
pėr figurėn e malėsorit me shikimin e kthjelltė, tė qartė, dhe, krejt
natyrshėm, ėshtė nė ekulibėr tė plotė me forcat e tij tė brendshme, Shtatin
ai nuk ka as tepėr tė madh, as tepėr tė vogėl, trupin as tepėr tė rėndė dhe
as tepėr tė brishtė: kudo e kurdoherė njė pasqyrė vėrtet shembullore e
harmonisė njerėzore. Ai ėshtė njė burrė i pashėm, njė njeri burrėror, njė malėsor
fisnik me tipare tė rregullta, vėshtrimi i tij i pėrqėndruar tregon se kemi
tė bėjmė me njė njeri tė vendosur deri nė skajin e fundit, fjalėt e tij tė
pakta janė shenjė e qėndresės dhe dėshmi e njeriut tė punėve tė mėdha. Adem Jashari,
kujtojnė bashkėluftėtarėt e tij, e kishte zakon tė ngrinte lehtėsisht kokėn
lart, shikimi i tij ishte drejtuar gjithnjė sė larti dhe kurrė nuk shikonte
pėrdhe. Si pėr tė gjetur oguret dhe zbulesat qė mund tė shfaqeshin ndėr retė
e qiellit. Mund tė thuhej se ishte njė njeri i pasur, nė se do tė llogarisim
tokėn qė kishte familja e tij, pyjet pėrbri dhe livadhet, ujrat dhe gjėnė e
gjallė, mjetet dhe gjithė atė qė mund tė quhej pasuria e tyre. Kjo gjendje
mund ta shtynte drejt tė zakonshmes, tė pėrditshmes, duke hequr dorė nga ajo
qė do tė vinte. Mirėpo, ai nuk kishte lindur pėr njė fat tė tillė, tė
thjeshtė, tė zakonshėm dhe herė pas here, edhe tė errėt. Ndonjėherė imagjinata njerėzore zgjedh
njė figurė, ose disa figura tė sė shkuarės, pėr tė pėrligjur dėshirat e saj.
Ademi thėrret nė ndihmė tė tij figura madhore tė sė shkuarės, nuk ka rėndėsi
se nė cilin cep tė Shqipėrisė ka jetuar figura qė therret, atij i duhet kjo
pėr tė kapėrcyer veten dhe pėr tė mos mbetur thjeshtė njė prekazali ose njė
drenicak i zakonshėm. Nė mė shumė se 15 vite pjesė e strukturave ilegale tė
lėvizjeve ēlirimtare, ai kėrkoi tė sillte njė kohė, qė pėr shumėkėnd tashmė
kishte shkuar. Me gjithė forcėn e tij ai vuri pėrpara syve tė mendjes njė
numur tė madh figurash mitike shqiptare, tė cilat u rrok t'i trupėzonte gjatė
jetės sė tij. Pėrpjekja e tij nuk qe as e para dhe as e fundit, por kurrė mė
parė, e as mė pas, nuk ishte bėrė e nuk do tė bėhej, me kaq zell, pėrkushtim
dhe madhėshti. Kėtė e kanė vėrejtur edhe nipėrit e
bijtė e tij. Tregon nipi i tij, Murati: Thonė se shpirtrat rilindin...shikojeni
filmin e Ēerēiz Topullit, ngjarjet dhe figurat qė kanė lėvizur nė atė film
dhe nė pozicione tė ngjashme ėshtė gjetur Adem Jashari me shokė gjatė luftės.
E njėjta ngjarje ka ndodhur, e njėjta luftė. Ēerēizi ka patur pak fjalė. Edhe
Ademi ka folur shumė pak. Anėn diplomatike nė filmin e Ēerēiz Topullit e ka
udhėhequr Mihal Grameno. Atė rol, ndėrkaq, tek ne e ka pasur Baci Hamzė.... Shembujt e ndjekur nga Adem Jashari kanė
qenė tribunėt, prej tyre, ashtu si nga i ati, ai mėsoi pėrballimin e tė
gjitha dhimbjeve tė botės, vuajtjeve tė mėdha tė luftės, mrekullisht pa e
njohur dėshpėrimin. Dalngadalė, natyrshėm, ndodhi njė fenomen tjetėr. Asnjė
njeri tjetėr, mė shumė se sa ai, nuk ngėrthente nė vetvete kaq shumė pėrsona
tė mbledhur rreth njė qendre, u bė i shumėllojtė dhe i shumėfishtė. Ndėrsa ai
mbledh rreth vetes figurat mitike tė sė shkuarės, drejt tij shkojnė tė
tjerėt, pasi e ndjejnė se kanė nevojė pėr tė, se u duhet shembulli i tij,
qėndresa qė u afron, siguria qė ua jep. Miq tė tij tė luftės do tė jenė tė
gjithė ata qė e kanė bėrė nė mend tė luftojnė, dhe kur e fillojnė luftėn,
atbotė kalojnė nė stadin tjetėr, tė bashkėluftėtarit. Drejt tij shkojnė fillimisht prekazalitė,
qė janė mė afėr se tė tjerėt, tė fisit tė tij tė Jasharėve, apo tė lagjeve tė
tjera tė Prekazit tė Poshtėm, Kodralitė, Lushtakėt, Mehajt, me to dhe pėrmes tyre, ai do tė krijojė
ēetėn e parė, pastaj grupin e parė. I strukturuar nė lėvizjen ilegale
ēlirimtare, ai do tė rritė veten pastaj nėpėr Drenicė, do tė shkojnė drejt
tij djemtė e rinj dhe burrat. Fillimisht do tė jetė njė ujvarė lirie, do tė
kthehet pastaj nė lum qė rrjedh drejt lirisė, pėr t'u kthyer nė det lirie. Si
eci ai pėrmes tri hallkave do e themi mė pas, por e rėndėsishme ishte se ai i
besoi qė nė fillim ujvarės sė lirisė dhe u pėrgatit pėr hapat e mėtejmė. Drejt tij shkon Hashim Thaēi dhe Kadri
Veseli, njėri drenicak dhe tjetri nga Mitrovica, rrethi hapet, i pari ngulmon
nė qendrėn e lėvizjes ilegale ēlirimtare se, domosdo, duhet bėrė furnizimi me
armatim i grupit tė Drenicės, dhe kjo ėshtė nė janarin e vitit 1992. Ai do tė
flasė gjatė me njėrin nga drejtuesit e atėhershėm tė Lėvizjes Popullore tė
Kosovės, Ramadan Avdiun, se duhet bėrė me patjetėr mbėshtetja logjistike e
grupit tė Drenicės, sė cilit edhe i takon. Do tė shkojnė drejt tij Sylejman
Selimi, mė pas Rexhep Selimi, Nait Hasani, aty gjejnė strehė Ilir Konushevci,
Adrian Krasniqi, Iliaz Kodra, Abedin Rexha, Luan Haradinaj, Mujė Krasniqi, Daut
Haradinaj do tė vijė nga Dukagjini, rrethi hapet mė tej; tenton tė shkojė
drejt tij edhe fizikisht Zahir Pajaziti, por i pret rrugėn plumbi i pritės
serbe; atėherė merr rrugėn Rustem Mustafa dhe Rafet Rama, niset drejt tij
Fehmi Lladrovci dhe Xheva, ka njė ngarendje tė vullnetshme. Gjithēka fillon
tė ndryshojė, ai mbetet i njėjti, njerėzori, me synimin qė tė pamundshmen, ta
bėjė tė mundshme. Natyrshėm vjen koha kur ai nuk mund tė
ishte njė njeri i vetėm mė, brenda tij janė disa njėkohshėm, arrin tė kuptojė
ēdo lloj gjendje dhe tė pėrshtatet nė mėnyrėn mė tė zhdervjelltė. Tė gjitha
figurat qė ngriti, jetonin nė ndėrgjegjen e tij, nė krah tė njėra tjetrės. Tė
jetonte me njė peshė tė tillė mbi shpatulla, ishte e vėshtirė, por ai mund ta
mbante, dhe ishte i gėzuar qė mund ta mbante, po qe se kjo fjalė ka vėrtet
ndonjė kuptim; por ai e kuptoi se sa e vėshtirė dhe e rrezikshme ishte. Pjesa mė e madhe e atyre qė e panė nė
veprim, qė e panė nė luftė dhe jashtė saj, qė e ndoqėn pas dhe e dėgjuan tek
fliste, tashti, kur kanė kaluar kaq shume vite dhe ridimensionojnė gjithēka
qė ka ndodhur, e dinė fare mirė se e ndienin se njė lloj pėrmase e padukshme
po binte mbi kėtė burrė, qė jetonte nė kohė dhe pėrtej kohės. Luftonte dhe
plagosej si ēdo vdekatar, bėnte konak dhe jepte miqėsi si ēdo burrė, ndante
vadat e ujit dhe harrte grurin si ēdo bujk, dilte nė pyll dhe luante me
fėmijėt si ēdo prind, kthehej nga lufta dhe pinte ēaj sikur asgjė nuk kishte
ndodhur, nderonte trimin dhe pėrbuzte frikėn si ēdo ndershmėri - por a ishte
vėrtet njeri i zakonshėm? Koha
tregoi se, nė gjithė qėnien e tij jetonin dy vetė, njeriu i zakonshėm dhe i
pazakonshmi. Mrekullisht tė dy kanė ardhur tek ne. Shikoni njeriun e zakonshėm... Sado tė pėrpiqesh nuk mund tė gjesh nė
pamjen e tij tė parė asgjė nga ajo qė ėshtė idealizuar, vetėm mė pas, pasi
vėshtrimi yt ndalet tek sytė e tij, do tė dallosh se prej tyre rrjedh njė
forcė e pazakontė, si njė ujvarė malore, dhe, dashje pa dashje, do tė ndjehesh
se je bėrė qull prej stėrkalave tė saj. Prej kėtij shikimi nuk mund tė
fshihesh, ai tė pėrfshin tė gjithin, tė zhbiron me forcėn e tij depėrtuese,
tė bėn tė ndjesh nė vete mė shumė forcė, nė se je nė miqtė e tij; ose tė tkurresh, nė se
ia ke me tė pabesė. Pėrballja me shikimin e tij i ka ndodhur thuajse tė
gjithėve qė kanė patur tė bėjnė me tė, aty kanė gjetur strehėn dhe sigurinė,
por edhe drojen e mpirjen. Ai ka ecjen karakteristike tė malėsorėve tė
Drenicės, e avashtė dhe e ngulitur mirė nė tokė, si dėshmi se jemi brezash nė
kėtė vend dhe as qė e kemi bėrė nė mendje tė shkulemi prej kėtu, ku kemi
rrėnjėt e varret e tė parėve. Hapi i tij ėshtė i lehtė; edhe kur gjoksi ėshtė
i rėnduar nga armėt, nuk i pėrthyen shpatullat, ata lėvizin si copra bjeshkėsh
sė bashku me tė, gjithėēka e tij tė afron besim dhe mirėdashje. Mund ta shikosh me vemendjen mė tė madhe
pėr orė tė tėra dhe do e kesh tė vėshtirė tė gjesh tė jashtėzakonshmen, deri
nė ēastin kur je ndalur tek sytė e tij. Aty edhe mbetesh. Forca e burrit
ėshtė e shpallur aty, qėndresa po ashtu. Ai ka vėshtrimin e shqiponjės, ka
lindur me kėtė vėshtrim, ndoshta edhe nga qė dita e lindjes sė tij do tė jetė
28 nėntori. Nuk mund ta quaj rastėsi qė lind nė njė ditė tė tillė, nganjėherė
fatthėna ėshtė edhe nė njė ditėlindje, ndoshta vetė pėrcaktimi i tij e ka
kėrkuar njė rastėsi tė tillė. Gjithėēka e Adem Jasharit dėshmon se kemi tė
bėjmė me njė njeri qė ėshtė i pajisur me njė vullnet tė papėrkulur,
depėrtues, ditėt qė kalojnė e bėjnė shikimin e tij mė tė mprehtė, e bėjnė
lėvizjen mė tė lehtė, ai ėshtė, pa e ditur dhe pa e kėrkuar, nė pragun e
kthimit tė historisė nė legjendė. Asgjė e mbinatyrshme nuk ėshtė nė
portretin e kėtij njeriu tė jashtėzakonshėm, e megjithatė, nė se e ke parė
portretin e njohur tė tij , i vendosur nė mesin e fushės, ku sapo ėshtė hequr
gruri, nė uniformėn e tij ushtarake, nė dorėn e djathtė mban automatikun,
supeve ka hedhur pelerinėn e lėkurtė, nė se e ke parė qoftė edhe njė herė, e
ke tė pamundur tė ndahesh prej tij, e ndjen se ajo qė ėshtė pėrshfaqur nė
qėndrimin qė ai mban, nė thjeshtėsinė dhe nė natyrshmėrinė e saj, ėshtė pa
asnjė dyshim diēka qė ka ardhur nga mitet e legjendės, por edhe i pėrditshėm,
njeriu dhe prijėsi njėkohsisht. Ėshtė e vėshtirė tė jesh njeri i zakonshėm dhe
prijės njėkohėsisht. Vetė idea e prijėsit e bėn rritjen e pėrmasave tė
njeriut, mirėpo nė kėtė rast ka ndodhur diēka ndryshe; pėrmasat e njeriut e
kanė bėrė prijėsin. Pėr tė qenė Miti qė njohim, Prijėsi i padiskueshėm, ai u
nis nga Njeriu,kjo e bėn atė edhe sot mė njerėzor se kurrė mė parė. Shikoni njeriun e pazakonshėm... Tani, ne tė gjithė i falemi atij. I
drejtohemi sikur tė jetė i pranishėm, duam tė marrim mendimin e tij, pėrmes
tij pėrpiqemi tė verifikojmė vetveten, tė miratojme nje vendim, edhe kur ai
ėshtė i pėrmasave tė mėdha. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, kudo, nė
ēdo cep tė saj, u dukėn fjalėt Bac' u krye. Tė dukej sikur njerėzit po
kėrkonin edhe fjalėn e tij ose, mė saktė, sikur atij do i jepnin lajmin e
parė. Pastaj do tė prisnin fjalėn e tij. U bė natyrshėm dhe u pranua
natyrshėm, edhe nė se nuk ishe dakord me faktin, nė se ishte kryer ose jo. Pse ndodhi kjo? Tė gjitha ngjarjet mitike qė ndodhėn nga
ai ose rreth tij e mbushėn jetėn e tij tė shkurtėr, e cila u shndėrrua nė njė
fushė tė madhe e tė pakohė, kur janė mbledhur tė gjitha kohrat. E shkuara
hodhi rrėnjė nė shpirtin e tij, e ardhmja u zgjerua tej mase, duke e pėrpirė
tė shkuarėn; edhe e ardhmja ishte aty, gati tė lindte, sepse legjenda, qė do
ia shndėrronte figurėn, po pėrpunohej gjatė jetės sė tij. A D E M I DH E H A M Z A Do tė kthehem pėrsėri nė figurėn e tij
mitike, mirėpo nuk do tė mund tė ishte e plotė ajo, nė se nuk do tė kishte
pranė vetes edhe pjesėn tjetėr tė vetvetes, Hamzėn, vllain, i cili aq sa
ėshtė i ngjashėm me tė, aq ka edhe ai tė veēantat e dallueshme. Hamza ėshtė
mė i gjatė nė shtat, ka njė ecje disi mė tė rėndė dhe ėshtė mė i ēelur, nė
bisedat e odave ėshtė prijės, ai i ngjet burrave tė moēėm qė e nderonin kuvendin
si shenjė tė menēurisė dhe tė fisnikėrisė. Zakonisht nuk ngutet, bėn njė jetė
mė tė gjallė, nė se nė jetėn e
zakonshme ėshtė luftėtar, ka momentet e tij tė dobėsisė dhe i pėlqen
teatri, ai ėshtė pjesa e munguar prej vitesh dhe njėkohėsisht parafytyrimi mė
i saktė i malėsorit drenicak, qė e ndjen se ajo, e cila ėshtė bėrė nga brezat
ėshtė e respektueshme, por ēdo brez ka detyrėn e tij pėr tė bėrė diēka mė tej
se tė parėt. Nuk hedh gurė mbi ata qė shkuan, pėrkundrazi i jep mirėnjohjen e
tij, i lidhur me Fisin dhe me njerėzit nė pėrditshmėri dhe nė momentet e
luftės, ai ėshtė mentari, qė i duhet burrave,kur lufta ende nuk ka filluar
dhe shembulli, kur lufta ka filluar. Ka mjaft shembuj tė vllezėrve, qė kanė
qenė mė shumė se vėllezėr pėr njeri tjetrin. Fundja vetė mitet tona e kanė tė
pėrbashkėt Mujin e Halilin. Megjithatė, nė kėtė rast, ka edhe mė shumė se miq e vllezėr. Ata kanė njė jetė tė
pėrbashkėt, sė bashku me vllain e madh, Rifatin, ata i kanė tė pėrbashkėta 19
hektarėt tokė, livadhe e pyje, kullat e mjetet e punės, kanė ndėrtuar njė
jetė tė pėrbashkėt pėrmes halleve e derteve, nė ēastet e vėshtira e kanė
ndjerė mbėshtetjen nė shpatullat e njėri tjetrit,e pėrsėri e kanė edhe njė
lidhje me shumė, fėmijėt e tyre kanė
dajallarė tė pėrbashkėt, sepse janė martuar me dy motra,nipėrit e mbesat do
tė jenė rishtas risjellės tė ndjenjės sė Fisit dhe tė ngulitjes. Ademi dhe Hamza janė shokė tė njėri
tjetrit, por nė familjen e tyre secili ka hisen e vet. Ademi e respekton
vėllain e tij, jo vetėm nga fakti se ėshtė mė i madh, por ia di zemrėn, ia
njeh shpirtin, e njeh fare mirė botėn e tij shpirtėrore dhe mbėshtetet tek
zemra, shpirti dhe bota e tij. Ademi bėn kujdes kur janė nė tė njėjtėn odė
burrash me tė vėllain, qofshin nė odėn e tyre tė burrave, qofshin mysafirė.
Ia njeh tė drejtėn e fjalės sė parė, e dėgjon mendimin e tij; bėn kujdes tė
zėrė vend, pasi ai tė ketė zėnė vendin e tij, nuk ėshtė shenjė
patriarkaliteti kjo, ėshtė dėshira e respektit. Kur Hamza flet, ai e miraton
fjalėn e tij, ose duke tundur kokėn lehtas, ose duke shtuar diēka tė vogėl, e
di se fjala e Hamzės ėshtė edhe fjala e tij.Tė dy e duan fort vendin amė,
Shqipėrinė, por Ademi e respekton tė vėllain edhe nga fakti se e shkruan aq
bukur gjuhėn shqipe, nė shtėpi janė tė barabartė, por nė barazinė e tyre,
Ademi ia njeh pėrparėsinė vėllait tė tij mė tė madh. Ai bėn kujdes edhe kur
ecin me njėri tjetrin, qėndron paksa mė pas, ndoshta edhe fare pak, njė vijzė
ndoshta e padukshme, por ndodh kėshtu. Nė ēastet kur ata janė nė
rrethrrotullimin e kullave tė tyre, tė duket sikur rastėsisht, krejt
rastėsisht Hamza ecėn paksa pėrpara, por kjo si duket ka qenė e natyrshme,
kod i pashkruar mes vėllezėrve. Ndodh ndryshe nė rrethanat e luftės,
megjithėse nuk ka ndonjė dallim tė madh mes tyre, pėrsėri, ndoshta
vetvetishėm, tashmė pėrparėsia shkon tek vėllai i vogėl. Hamza , po ashtu, e
njeh shpirtin e madh tė vėllait tė tij, e di fare mirė se nė kėtė hapėsirė tė
pafund e tė paanė, ka vend pėr shumėkėnd, ose mė saktė, ka vend pėr tė gjithė
ata qė e kanė bėrė nė mend tė luftojnė. Hamza e di se lufta nuk ėshtė pasioni
i vėllait tė tij, por ėshtė detyrimi. Armėt janė pasioni, por e di krejt
mirė, se vėllai i tij i vogėl, ashtu si ėshtė i lidhur me armėt, ashtu ėshtė
i lidhur me tokėn, me pyjet, me drujtė kah lulėzojnė, me erėn e mirė tė
livadheve tė sapo korrur. Mirėpo nė luftė, si nė luftė. Ai e dėgjon Ademin,
sepse , ndonėse janė tė njė trungu, e di se nė luftė ka vend pėr njė prijės,
e di se vitet qė kanė shkuar kanė gdhendur tashmė tek vėllai i tij, tiparet e
prijėsit. Themeli i lidhjes sė tyre ishte besimi.
Ata do tė besonin verbėrisht tek njėri tjetri, aq sa do tė kishin jetė tė
pėrbashkėt, luftė tė pėrbashkėt dhe pėrjetėsi tė pėrbashkėt. Tek njėri tjetri
ata kishin sigurinė, vazhdimin dhe ngulitjen e idesė, se mund tė ishte e
nevojshme edhe pėr sakrificėn sublime. Nė se njėri prej tyre do tė ishte
tėrhequr nga ideja e flijimit dhe do tė ishte trembur prej saj, asgjė nuk do
tė kishte qenė e plotė. Ata kishin tė pėrbashkėt mbėshtetjen e fuqishme tė
Shaban Jasharit, babės sė tyre, tė nėnės, Zahides,mbesė e fisit tė njohur tė
Shaban Polluzhės, e kishin shtrirė mbėshtetjen tek fėmijėt dhe tė afėrmit, e
kishin shumuar veten brenda familjes dhe Fisit, dhe tani po bėheshin gati ta
shumonin veten brenda gjithė Kosovės. Do tė dukej kjo njė ėndėrr e madhe pėr
dy vėllezėr, mirėpo si u dėshmua, ėndėrrimi i tyre kishte qenė i saktė, biles
kishte shkuar edhe pėrtej asaj qė kishin ėndėrruar nė ditėt mė tė mira, sepse
kishte kapėrcyer kufijtė e Kosovės dhe kishte hyrė nė pėrmasat e ēdo familje
shqiptare. Askush nuk do tė mund tė kishte ėndėrruar se mund tė bėhej kjo,
mirėpo fara e mendimit tė tyre ishte hedhur nė njė tokė tė pllehshme
drenicake, ishte rritur nė tėrė bjeshkėt e luginat pėrreth, dhe befas ishte
bėrė ėndėrr e kombit. Ata kishin qenė tė gatshėm tė
flijoheshin pėr hir tė ėndrrės, kjo edhe sepse ishin sė bashku, sepse nėse
njėri do tė ishte parathėnia e qėndresės, tjetri do tė ishte pėrmbyllja e
saj. Asnjė kohė nuk ka sjellur vėllezėr tė tillė dhe lumturisht qė ajo u bė e
pėrmasave shumė mė tė gjėra se sa kufijtė e Prekazit apo tė Drenicės.
Legjenda e vėllezėrve dhe e vėrteta e tyre, u bė dukuri e zakonshme e luftės
nė Kosovė, ajo kapėrceu pragun e kullave tė Jasharėve dhe doli nė dimensione
tė tjera, deri sa u bė fenomen i zakonshėm. R I F A T I, H A M Z A DH E
A D E M I Rifati ėshtė vėllai i tyre i madh. Nuk
jeton nė Kosovė, prej vitesh ėshtė detyruar tė jetė larg familjes. Banon nė
qytetin e Mynihut, kujdeset qė familjes sė tij tė mos i mungojė asgjė. Ata e
duan, e dinė se nė trungun e tyre familjar ai ėshtė vazhdimi i Familjes dhe i
Fisit, por edhe kanė mbėshtetur shpatullat tek ai. I kanė mbėshtetur si nė
njė shkėmb tė sigurtė. E dinė fare mirė se ėshtė i njėjti brumė lufte,
rrethanat e kanė shtyrė larg vendlindjes, por nuk ia kanė bjerrė tiparet. Pėr
tė shkuar deri nė shtėpi i duhet t'i kalojė tre shtete. I kishte thėnė dikur
i ati i tij, Shabani , se qysh po shkon aq larg, a e di se duhet tri shtete
me i kalue pėr me mbėrri atje?, por nuk kishte pasur rrugė tjetėr. Rifati ėshtė diēka nė mes tė Ademit dhe
Hamzės, ai ėshtė pikėbashkimi i tyre. Ėshtė mė i qetė, ka vėshtrimin e
ngulitur tė Jasharėve, fjalėt i ka tė avashta, dashamirėse. Askush nuk
ndjehet i larguar prej tij. I larguar nga shtėpia, por i lidhur me tė. I
mėrguar, por mė rrėnjėzim nė vendin e tij. Rrugėtimet e tij kalojnė nėpėr tri
faza: legal, gjysėm legal, herė pas here krejtėsisht ilegal. Ėshtė pjesė e
familjes dhe e bėn detyrėn e tij. Ėshtė, si tė thuash , zėri i vėllezėrve nė
mėrgim, por jo vetėm kaq, ėshtė mė tepėr, ėshtė pjesė e asaj qė ndodh nė
Kosovė. Ėshtė magjja nga ku fillon e gatuhet lufta, pasi shumica e mjeteve
luftarake kanė nė themel djersėn e tij. Bart materiale ilegale nga perėndimi
nė Kosovė, dhe kur vjen koha, atėherė kur duhet, shtyn mė tej urėt e
rezistencės. Troket nė disa dyer pėr tė gjetur mbėshtetje, ndonjėra i hapet,
por ėshtė e vaktė, ndonjėra i hapet pėrgjysmė, ndonjėra, ajo qė ka mė shumė,
nuk i hapet fare. Atėherė hap kat mė kat portat e tij, gjen mbėshtetje tek
Fehmi Lladrovci mė shumė se tek kushdo tjetėr, dhe nuk thotė kurrė se ishte
vetė ai. Qėndron nė heshtje, pėr shumė e shumė vite qėndron kėshtu, deri sa
gjėrat bėhen tė ditura nga tė tjerėt. Kur rri me tė, njeriu e ndjen se po rri
mė mirė se me vetveten. Ndoshta kjo ėshtė njė dukuri e Familjes, por e
rėndėsishmja ėshtė se ndjehesh i sigurtė, i qetė, e di se nė fund tė fundit,
e gjithė ajo qė ka ndodhur, ka ecur edhe pėrmes kėtij njeriu tė urtė. Ėshtė njė treshe vėllezėrish qė bėjnė
njė plotėsi tė jashtėzakonshme. Nė dhjetorin e vitit 1991 kthehet pėr
pushime nė familjen e tij. Do tė jetė hera e fundit qė do tė udhėtojė
legalisht, deri nė qershorin e vitit 1999. Nė shtėpi janė tre vėllezėrit,
prindėrit, familjet e tyre. Do tė jetė ndėr ēastet e fundit qė do tė jenė legalisht
tė gjithė sė bashku. Kishte pak kohė qė Ademi ishte kthyer nga stėrvitjet
ushtarake nė Shqipėri. Ndėrkohė nė Kosovė kishin filluar arrestimet. Shumica
e atyre qė ishin stėrvitur nė njė qendėr stėrvitore nė Malin e Dajtit, ose
kishin rėnė nė pranga, ose kishin marrė rrugėn e mėrgimit. Disa kishin
dorėzuar armėt dhe kishin qėndruar nė heshtje, disa i kishin fshehur armėt nė
mal dhe kishin pritur njė kohė tjetėr. Ademi kishte thėnė se armėt nuk i
kishte marrė as pėr t'i fshehur nė mal, as pėr tė ja dorėzuar Serbisė, por
pėr ta luftuar atė. Kjo kishte qenė e kuptueshme pėr tė gjithė ata qė e
njihnin dhe e papritur pėr ata qė e kishin ndėrtuar gjithė kėtė pėrgatitje si
njė lojė. Do tė ishte njėri ndėr pėrjashtimet e rralla. Pėrjashtimi tjetėr do
tė ishte ai i Zahir Pajazitit tė Llapit, por ata do tė ishin dy vargmale, qė
megjithėse e shohin nga larg njėri tjetrin dhe ia dėgjojnė ushtimėn e
orteqeve kah bijnė, nuk kanė rast tė takohen me njėri tjetrin. Jasharėt janė rrethuar tri herė nga
forcat e stėrmėdha serbe. Me to ka ndodhur si me rrethimet e Krujės. Rrethimi i parė do tė ndodhė nė
natėn e 30 dhjetorit 1991. Ėshtė parathėnia e luftės qė do tė vinte. Deri
atėherė, nė odat e burrave tė Drenicės ishte diskutuar disa herė, a po bėhet
me pendė, a po bėhet me pushkė pavarėsia e Kosovės. Pas 30 dhjetorit 1991,
nga tė parėt, Jasharėt, e ndanė mendjen se fjalėn do e kishte pushka. E
kishin ditur edhe mė parė njė gjė tė tillė, kishin pasur njė shpresė tė vakėt
se mund tė ndodhte edhe ndryshe, kishin dashur t'u besonin atyre qė po
quheshin institucione, mirėpo 30 dhjetori do tė tregonte se, megjithėse do tė
kishte njerėz qė mund tė tentonin tė ndalnin luftėn, ajo do tė vinte. Pėr rrethimin e parė kam shkėputur njė
pjesė nga rrėfimi i Rifat Jasharit. Ėshtė njė rrėfim nė vetėn e parė, por qė
i pėrfshin tė gjithė... Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje, qė ditėt kur e kam
dėgjuar pėr herė tė parė kėtė histori, jo nga Jasharėt, por nga Ramiz
Lladrovci, ėshtė hapja e rrethit tė qėndresės, mėnyra se si shtrihet ai, nga
njėra dhomė nė tjetrėn brenda familjes, nga njėra kullė nė tjetrėn brenda
Fisit, nga njėra lagje nė tjetrėn brenda fshatit, dhe nga njėri fshat nė
tjetrin brenda Drenicės. Nė se do tė kishte zgjatur mė shumė, pra nė se nuk
do tė kishte ndodhur tėrheqja e forcave serbe, mund tė kishte ndodhur
shtrirja nga njėra krahinė nė tjetrėn, brenda Kosovės. Por mund tė ishte e
parakohshme dhe njėkohsisht fatale.Lisat kanė kohėn e vet. Nė rrethimin qė do i bėhej Tahir Mehės
dhe babait tė tij, 10 vite mė parė, po nė Drenicė, lėvizja rrethore do tė
jetė pak ose fare pak e dukshme. Ndoshta edhe nga fakti se rrethuesit, krahas
policėve serbė, ishin edhe shqiptarė.Jasharėt do tė jenė ndėr ato qė do tė
lėvizin nė krah tė Mehajve, por kjo nuk do tė ishte e mjaftueshme. Nė 30
dhjetor 1991 ndodh diēka krejt tjetėr, ndodh njė lėvizje qė ka njė pėrhapje
jashtėzakonisht tė shpejtė, mali vjen e mbushet me njerėz tė armatosur, nuk
dihet mė se kush ėshtė prekazali e kush ėshtė drenicak, kush ėshtė mik e
farefisni, e kush ėshtė i panjohur. RR Ė F I M I I R I
F A T J A SH A R I T P Ė R N A T Ė N E 30 DH J E T O R I T 1991
....Arrestimet sė pari
fillojnė nė Deēan, nė disa lagje e fshatra tė kėsaj komune... pėr t'u
zgjeruar pastaj edhe nė rajonin e Prishtinės, atė tė Klinės etj. Erdhėn dy djem tė Klinės sė Poshtme
dhe e kėrkuan Ademin. Ishte 30 dhjetor. Ata ishin tė pėrfshirė nė organizim.
Filluan tė mė tregojnė se policia kishte tentuar t'i arrestonte. Ata kishin
ardhur tė kontaktonin me Ademin pėr tė ditur se ēfarė duhet bėrė mė tutje.
Kur erdhi Ademi, i tregova pėr kėtė dhe ai me shokė u tubuan
shpejt nė kullėn tonė.
Pastaj biseduam me babėn
Shaban, me Ademin e me Hamzėn se ēka tė bėjmė mė tutje.Vetėm pėr sekonda
bėhet fjalė deri sa policia serbe tė vijė tek ne, u thashė unė, ndėrsa Ademi,
duke qeshur mė tha: Jo, nuk vijnė, nesėr ėshtė Viti i Ri, ditė tregu dhe
pritojnė me ardhė. More, i thashė, veē momenti pritet. Ku po mėrzitesh pėr
kėtė punė, mė tha Hamza. Unė e kisha njė parandjenjė dhe mė dukej se veē po
i shihja tė rrjeshtuar policėt serbė. U thashė se nuk ua kisha frikėn fare
atyre, por nuk doja tė na zėnė nė gjumė. Nuk po vijnė jo - kėmbėngulte
Ademi, ndėrsa unė kėmbėngulja nė timen: Pasha Zotin, veē sa nuk po i shoh
rreth oborrit.
- Hajt shko fli e mos u bėj
merak, ma ktheu Ademi, dhe mė urdhėroi qė tė shkoja pėr tė fjetur.
U pėrshendetėm dhe shkova tė
fle. Sa mė kishte zėnė gjumi, Ademi trokiti ngadalė nė derė, duke mė thėnė :
- Ēou Rifat se u
rrethuam...
Unė mendoja se ai kishte
diktuar diku larg policinė serbe se ishte duke ardhur nė Prekaz dhe nuk
nxitova fare, ndėrsa ai mė tha se po shkonte t'i bėnte zė babės. Dy herė ka
shkuar tek plaku dhe ėshtė kthyer kah unė, duke mė thėnė ēou mė, ēka po
bėn. I kam thėnė hajt se deri sa tė vijnė ata, unė bėhem gati, ndėrsa Ademi
ma ktheu shkurt: - Te trafoja nė rrugė janė. Ėshtė zgjuar edhe Hamza, dhe mė tha, gati
jemi. Ndėrsa unė vesha njė pallto dhe mora njė palė kėpucė tė kėqija nė
kėmbė dhe pėr disa sekonda kemi nxituar qė t'i marrim pozicionet. Dolėm kah ana e epėrme e oborrit dhe e
ndezėm luftėn me ta. Hamza ishte nė njė pozicion afėr njė dardhe nė oborr,
unė kisha zėnė njė pozicion nė skaj tė oborrit, pikėrisht aty ku me 6 mars
1998 ka rėnė Fitimi, duke luftuar me mitraloz, ndėrsa Ademi kishte zėnė njė
pozicion tjetėr. I thashė: O djalo, vepro me shumė mend se mos janė futur nė
brendi tė oborrit te kulla, ndėrsa Ademi mė tha: Veē mos e lėsho frontin
aty. Kur Ademi iu afrua kullės pėr t'ua zėnė aty pritėn policėve qė tė mos
depėrtojnė brenda, ata kishin qenė duke hyrė nė oborr. Menjėherė ka hapur
zjarr mbi ta, duke i sharė nė atė serbishten qė e dinte fare pak: Kur po
shkoni he nanėn e ēetnikėve ua... u ka bėrtitur atyre dhe pėr nja 4-5
minuta aty i ka shkuar flakė e verdhė. Unė e kam ndėrruar pozicionin dhe kam
dalė mė poshtė, ndėrsa me vete i kisha disa bomba, njė revole dhe
automatikun. E bėja me mend, nėse arrij t'i shkrep tė gjitha kėto, puna nuk
do tė ishte keq. Pasi i zmbrapsi policėt qė donin tė futeshin nė oborr andej
nga kulla, Ademi u kthye te unė dhe mė pyeti: - A tė mori ndokund? - Jo, i thashė dhe e pyeta se mos e
kishte kapur ndonjė plumb atė? - Kėtu mė ėshtė nxehur pak, tha ai, duke
treguar kah brezi. Kur ia hoqa kėmishėn, nuk kishte pasur
gjė serioze, ndėrsa nė ato momente, nė rrugė u ndez automjeti i ndihmės sė
shpejtė. E paska hėngėr dikush prej tyre, i thashė Ademit. U ngjita nė kullė dhe pėrmes dritareve tė saj i vėrejta policėt,
tė cilėt iu kishin veshur muret poshtė, por nuk guxonin tė bėjnė hapa e tė
provojnė tė futen nė oborr. Biseduam shpejt e shpejt me Ademin dhe vendosėm
tė depėrtojmė nė anėn e kundėrt, andej nga lagjja e Lushtakėve.... ... Ishte njė pjesė nga rrėfimi i Rifat
Jasharit. Ishte 30 dhjetor i vitit 1991. Fund viti dhe fillim lufte. Do tė
jetė hera e fundit qė luftojnė sė bashku. Nuk do tė kenė rast tjetėr,
megjithėse lufta i kishte trokitur herėt nė portat e kullave tė tyre. Prej
kėsaj date edhe ai do tė jetė ilegal nė shtėpinė e tij, herė pas here do tė
kthehet aty nėpėr natė, i shoqėruar nga miqtė dhe shokėt, shumė prej tyre ilegalė,
si ai. Do tė kthehet gjithnjė me ndjenjėn e mallit, fillon e ndjen mbi vete
peshėn e mos qenies sė tij sė bashku me vėllezėrit, mendon tė mos kthehet mė,
nė atė vend tė huaj, pas mė shume se tre shtetesh tashmė, Bisedon me
vėllezėrit. Mendjen dhe shpirtin e ka tek shtėpia dhe njerėzit e tij. E di
krejt mirė se tash ka ardhė njė kohė tjetėr, se asgjė nuk do tė jetė si mė
parė, se dy vėllezėrit e tij e duan edhe njė krah mė shumė, mirėpo fjala e
tyre ėshtė e paktė dhe e saktė , A e bėn mend se 30 antarėt e tjerė tė
familjes duhet tė mbahen. Ėshtė kohė e vėshtirė. Vėllezėrit do ta
duan pėrherė ndihmėn e tij, ai do e ndjejė pėrherė mungesėn e tyre. Ėshtė njė
kohė qė pėrmes telefonit shtohet malli, shtohen pikėpyetjet, ai nuk e di mė se
ku kanė bujtur vėllezėrit e tij, tashmė ilegalė, qė nga 30 dhjetori 1991 dhe
deri nė ditėn e 7 marsit 1998, cila ėshtė vatra qė i ka dhėnė zjarr, konaku
ku kanė rėnė, por e di krejt mirė se cilido tė jetė ai, ėshtė pėr tė mirė. Do i kujtohet shpesh, se pas natės sė 30
dhjetorit, u hapėn pėr to dhjetra e dhjetra shtėpi. Vėllezėrit e tij u
strehuan tek Shaban Shala, nė Negrovc. Afėr Shaban Shalės ėshtė njė familje,
ajo e Krasniqėve. Dy vėllezėr janė aty. Ajeti dhe Shefqeti. Nana e tyre, me
sa i kujtohej, e kishte emėrin Hanė. Njė plakė e dashur, qė i ngjante shumė
nanės sė tyre. Djemve tė Prekazit u lėshon dhomėn e nuses. E brente meraku Ademin se mos iu bante
barrė kėtij konaku, nuk ishte njė ditė a njė natė, nuk ishin njė a dy njerėz.
Kishte merak se mos e pėsonin prej tij, nuk kishte dashur kurrė qė asnjė fije
floku t'i binte dikujt pėr shkakun e tij. I dhėmbshur me njerėzit si ai, i
kujdesshėm deri nė dhimbje. Po i thote Ademi njerėzve tė shtėpisė dhe
shokėve tė tij se po due me shkue nė Prekaz, tė kthehemi nė shtėpi, nuk due
tė rrezikoheni pėr mue. Ishte diku njė javė pas lufte. Po i thotė nanė Hana se, ēfarė tė keni ju, unė ju a dėrgoj. Qoftė
fjalė, a qoftė letėr. Jam plakė nuk dyshon kush tek unė. Prekazi qe, tek
asht, as 30 kilometėr nuk i ka. Unė e di se kush jeni. Shtėpia ime asht shtėpia
juej, djemtė e mi janė vėllezėrit tuaj. Veē njė punė nuk ua kisha ba hallall.
Nėse vjen shkau e nė kėtė kullė mbesin dy gurė nji mbi nji. Pėr luftė i
shkojmė deri nė fund. Nė mbetė kulla nė kambė e ju e leni luftėn, atėherė
jena koritė e hallall nuk ju a baj. Pėr tė tjerat mos kini merak. Tre vėllezėrit do
tė kenė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė me njėri tjetrin. B A C
A SH A B A N DH E D J E M T Ė
Trungu i Familjes ėshtė Shaban Jashari. Nėpėr kėtė trung kanė hapur
degėt e tyre djemtė, nipat e mbesat. Asnjėherė nuk kanė qenė mė tė shumėt,
asnjėherė nėpėr shkallėt e kullave nuk kanė lėvizur mė shumė njerėz. Shaban
Jasharit i gėzohet zemra pėr njerėzit qė lėvizin, pėr jetėt qė bulojnė, zemra
qė ka qenė e qetė pėr gjithēka , nuk ngihet nga zėrat e nipėrve e mbesave. Meraku
i vetėm i Shaban Jasharit ėshtė tė rrosh si duhet.
Tė rrosh si duhet pėr Shaban Jasharin do tė thotė tė jesh i ndershėm
deri nė skaj, tė provosh gjithēka, edhe tė mirėn, edhe tė keqen dhe qė tė dyja
nė shfaqjen e tyre mė tė thekshme.
Dhe ai i ka provuar tė dyja deri nė plotėni. E keqja ka qenė e
skajshme, por nuk e ka thyer. Tė mirat kanė ardhur tė bollshme, por nuk e
kanė ndėrruar. E keqja i ka ardhur prej larg, tė mirėn e ka ndėrtuar vetė. Tė
keqes i ka thėnė plaē, tė mirėn e ka ndarė me shokė e dashamirė. Edhe kur ka qenė i untuem, zemrėn e ka pasė plot. Edhe kur e ka
parė veten njė hap larg vdekjes, ka ditė tė dallojė jetėn. Ka ndjekur Shaban
Polluzhėn nė rininė e tij , sepse e ka ditur se kjo rruga e nderit. Ka
pranuar tė vuajė mė mirė ai vetė dhe robtė e shtėpisė sė tij, se sa tė vuajė
dikush tjetėr pėr fajin e tij. I njeh
urat e bashkimit tė njerėzve, ndoshta mė mirė se askush tjetėr, por kurrė nuk
ėshtė bėrė urė pėr ta shkelur tė tjerėt. E do Prekazin e Poshtėm mė shumė se
sa lagjen e Jasharėve, por mbi Prekazin ka Drenicėn, dhe mbi Drenicėn ka
Kosovėn. Djemtė e vajzat i mėson ta duan Shqipėrinė, nipėrit e mbesat i nis
pėr atje.
Shaban Jashari ėshtė njė njeri qė nuk ngutet. Ka fituar nė kėtė jetė
pėrvojė tė bollshme, ajo rrjedh nė venat e tij, i di punėt mė mirė se tė
tjerėt, e di se vjen dita e ndeshemi me serbin, por pa u ngut, jo pėr ta
filluar sot e pėr ta lėnė nesėr.
Me 30 janar 1991 baca Shaban qėndron tėrė kohėn nė kullė me njerėzit e
shtėpisė. Policia vjen e pėrforcuar me mjete tė tjera luftarake: helikopterė,
tanke, qen tė ushtrisė dhe futen turrshėm nė oborrin e shtėpisė.
Njėri prej kryeoficerėve tė policisė serbe e pyet bacėn Shaban:
- Tė kujt janė kėto shtėpi dhe pasuri?
- Tė miat dhe tė djemve dhe tė nipave tė mi, ia kthen Shaban Jashari.
- A kanė mend kėto djemtė e tu qė po luftojnė, kur i kanė tė gjitha
kėto tė mira?
- Po, i kanė tė gjitha, veē liri nuk kanė - ia kthen baca Shaban.
Nė tė vėrtetė kjo ėshtė edhe deviza e tij. Pėr kėtė u hap rrugė djemve,
megjithėse e di se ėshtė njė rrugė e vėshtirė. Shkon edhe mė tej se kaq, u
ndihmon nė kėtė rrugė. Me tė gjitha. Dhe kur duket se e gjithė ajo qė kishte
bėrė nuk do tė ishte e mjaftueshme, lufton krah tyre. Do tė jetė njėri ndėr
pjesėtarėt e familjes qė u bėn ballė tri rrethimeve tė kullave tė tyre. Jasharėt,
tė gjithė, e adhuronin babėn e gjyshin e tyre. Do tė ishte deri nė fund njėri
nga vendet e shenjta, tė cilit i faleshin dhe e kishin tė vyer fjalėn e tij.
Do tė merrnin me vete qetėsinė e tij tė jashtėzakonshme, qėndrimin stoik,
fjalėn e mėnēur dhe nė kohėn e duhur, respektin pėr mikun dhe pėr kalimtarin
e zakonshėm, do tė dinin tė dallonin se pėrmbi pamjen e tij tė jashtme, nė
dukje tė ftohtė, ishte njė zemėr qė i
miklonte edhe kur ishin bėrė vetė prindėr.
Shaban Jashari i ka tė fuqishme pasionet qė kanė lidhje me kombin e
tij, ata janė pjesė e vlerave dhe e virtyteve tė tij, deri sa bėhen pjesė e
tė gjithėve. N Ė N
A E SH T Ė P I S Ė, R E J A T DH E B
I J A T
Nėna e shtėpisė quhej Zahide, por nipėrit e mbesat, nė shenjė dashurie
dhe shkurt, i thonin gjyshja Zade. Djemtė e thėrrisnin loke, nuset e shtėpisė
e thėrrisnin nanė. Ishte njėra nga mbesat e Shaban Polluzhės, dhe kur e
kishin fejuar me Jasharėt, kishin pasur parasysh, tė dyja palėt, tė bėnin njė
miqėsi tė mirė. Jasharėt thonin asaj kohe , thonė edhe tani, Mos merrni
ēfarėdo miku, sepse po more ndonjė mik qė nuk ėshtė bimė e shėndoshė, tė
tillė do tė jenė edhe nipat e mbesat.
Nėna Zadja, le ta quajmė kėshtu, nuk ishte nga bimėt e zakonshme, ajo
ishte nga trungjet e lista tė familjeve tė Kosovės dhe me vete solli blerimin
e kėtij lisi. E shkurtėr nė trup, me shikimin e butė, dashamirės, ajo
rrezatonte vetėm mirėsi. E gjithė qėnia e saj ishte e tillė, e ngritur mbi
njė strukturė tė fuqishme njerėzore, tė cilat, vitet qė shkojnė, sado tė
dhimbshme tė jenė, nuk do tė mund t'i shpėrfytyrojnė. Ajo lėviz ngadalė nėpėr
shtėpi, ėshtė e para qė ngrihet dhe shkon tė flerė kur gjithēka ėshtė nė
vendin e saj. Nuk i ndan rejat nga bijat, nuk i ndan nipėrit nga mbesat, e
shikon e ngazėlluar se mė tė rinjtė po lidhen fort me zakonet e fisit dhe me
burrin e saj, e ndjen se kjo ėshtė pėr mirė dhe nuk ka asnjė lloj derti pėr
tė ardhmen e tyre.
Nuk ka bėrė kurrė hesape nė jetėn e saj me tė ardhmen e familjes. E
dėgjon tė shoqin kah u thotė njerėve tė shtėpisė qė dy gjėra e mbajnė njeriun
e fortė, morali dhe moslakmia, dhe ndjehet edhe mė e sigurtė pėr ata qė do tė
lerė pas; kanė moral tė lartė e nuk kanė lakmi. E ndjen mallin pėr djemtė,
kur nuk i ka nė shtėpi, dhe i mbushet e gjithė vatra, kur ata e kanė vėnė nė
mesin e tyre. Nėpėr duar ndjen shtėrngimin e duarve tė tyre, nė ballė ndjen
puthjen e tyre, ua dėgjon fjalėt dhe pėrsėri ndjehet mirė. Nganjėherė zemrėn
ia shtėrngon meraku i nanės, kraharori sikur nuk e mban mallin, por gjithēka
ėshtė nė rrugėn e duhur dhe asaj i duhet tė mbaje brenda vetes edhe merakun,
edhe mallin, edhe trazimin qė ia pėrkund era e natės.
Nė jetėn e saj ka parė mjaft, e ka filluar jetėn duke ndjerė njė peshė
tė madhe mbi tė gjithė. Ka parė halle tė mėdha e halle tė vogla, halle qė tė
plakin dhe halle qė e kanė mėrzinė deri sa tė bjerė muzgu i parė i natės, por
asnjėherė , edhe kur kanė qenė halle tė mėdha sa bota, kurrė nuk ka pėrkulur
kurrizin dhe tė fshajė mėrzitshėm. E di mirėfilli jetėn e kėsaj familje qė
para se tė vinte nuse. E dinte se fillli i saj kishte qenė disa herė rrezik
tė kėputej, dhe ėshtė e lumtur kur i fal tetė fėmijė, tre djem e pesė vajza.
Ndjehet e qetė, sepse mė shumė se kurrė, e ardhmja e Familjes ėshtė e
sigurtė.
I sheh punėt e djemve tė saj, ata e kanė nisur herėt rrugėn pėr tė
bėrė diēka tė mbarė, nuk u thotė kurrė jo, mirėpo gjithmonė e ka me vete
merakun e nanės, por njė merak qė e mban pėr vete deri nė ēastin e fundit.
Nisin demonstratat e mėdha tė vitit 1989, ėshtė kohė e ftohtė, mot i
rėnduar nga erėrat dhe bornat dhe klimė e ashpėr politike nga regjimi i
Millosheviqit. Viti 1989 do tė jetė viti i parė i sprovės me pushtimin e ri.
Nė ballė tė provės do tė vihen disa djem tė rinj, shumė nga tė cilėt do tė
jenė tė lėvizjeve ilegale ēlirimtare. Turmat e njerėzve, disa mijėshe, nisen
drejt Prishtinės. Njerėzit nisen nga Skenderaj drejt Prishtinės, mijra vetė
njėherėsh, ajo e dėgjon tė vėrtetėn se atyre u prin i biri, Ademi, ndjen
lehtėsimin, por edhe merakun e nanės. Ky do tė ishte shfaqja e parė publike e
tė birit si lider i ngjarjeve tė mėdha, ndjehet pėrsėri e qetė, megjithėse
gjithēka pėrreth ndillte frikėn.
Nė tri rrethimet e kullave tė saj, ajo ka qenė aty. Rreth saj janė
mbledhur rejat dhe nipėrit e mbesat e vegjėl, ndėrsa tė tjerėt luftonin. Do
tė jetė deri nė fund nė mesin e tyre, e rrethuar prej tyre, qetėsisht e
bindur se ishte e vetmja rrugė dhe se, pėr besė, nuk kishte rrugė tjetėr.
Ėshtė e vetdijshme se mund tė jetė fundi i rrugės sė saj, por e qetė, se ka
bėrė njė rrugė tė denjė pėr t'u jetuar.
Ėshtė stoike nė tė gjitha ēastet e jetės sė saj, edhe kur ata janė
tepėr tė rėnda, nė secilėn rrudhė tė saj ka qenė njė hall a njė dert, ndėrsa
nė ēdo fjalė tė saj ishte njė shpresė. E di se i duhet tė qėndrojė si nana e
Jasharėve, nuk i ul as kapakėt e syve para dhimbjes, e pėrball dhunėn e
pushtuesve serbė me atė ndjenjėn e njeriut qė i kishte pėrbuzur gjithnjė dhe
tani erdhi ēasti t'ua thotė syve, ose, si i thonė nė Drenicė, t'ua thotė nė
gojė.
Njė ngjarje:
Nė fundin e rrethimit tė parė tė Jasharėve, kur tre djemtė e Familjes
tėrhiqen dhe zėnė vend nė Kodrat pėrballė, tė gatshėm pėr t'i shkuar luftės
deri nė fund, policėt serbė marrin peng 27 antarė tė Familjes, sė bashku me
tre nipa, tė cilėt kishin qėlluar atė natė nė shtėpi, ndėrsa tė gjithė
meshkujt, prej Fitimit e lart, pra, tė gjithė ata qė i kishin mbi 13 vjet i
lidhin dhe i nxjerin me duar tė lidhura pėrjashta nė borė, para tankeve.
Policėt serbė e qesin po ashtu nanėn e djemve si mburojė para tyre,
duke dashur tė hyjnė nė shtėpi, sepse kishin menduar se Ademi ishte brenda.
Strukeshin prapa shpindės sė saj dhe nė duar mbanin automatikėt.
Nana po i thotė njėrit prej policėve : -
Hiqmu qafe more qen, ēka po fshehesh pas meje?. -
Kam frikė se njėri prej djemve ėshtė brenda e po mė vret.. -
Kur frikėsohesh dhe nuk ta mban, pse ke ardhė nė Prekaz? - thotė
nana policit serb.
Sa herė qė mė bjen rasti ta rishikoj nė mesin e djemve tė saj, nė
filmimet e kohės qė janė bėrė, me mbetin sytė nė shkėlqimin e syve tė saj, nė
atė dritėzim tė veēantė qė marrin ata kur ėshtė aty, pranė tyre, e lumtur dhe
e trazuar njėkohsisht, por, gjithėsesi, nga ajo e ndjen qė buron ndjenja e sė
mirės, e sė drejtės dhe e mbėshtetjes.
Dhe kur djemtė marrin nga nana e tyre tė mirėn, tė drejtėn dhe
mbėshtetjen, atėherė....
Asgjė nė rrėfimin pėr Jasharėt nuk do tė ishte e plotė nė se nuk do tė
ishte pjesė edhe ajo qė ka lidhje me rejat dhe bijat e kėsaj familje.
Megjithėse nė pamjen a parė do tė mund tė dukej se nėn strehėn e kėtyre
kullave gjendej njė familje e madhe patriarkale, e vėrteta do tė jetė krejt
ndryshe.
Do tė jetonin mrekullisht me njėra tjetrėn e drejta zakonore dhe
koncepti i njė jete tė ngritur mbi realitetin e njė jete tė re, do tė ishin
tė pranishėm forca e fjalės sė burrit dhe fisnikėria e fjalės sė gruas, dhe
kufiri mes njerės dhe tjetrės do tė ishte krejt i padukshėm. Nėn atė strehė
tė madhe nuk kanė jetuar asnjėherė qėnie tė ndrydhura apo tė shtypura, nė tė
kundėrtėn, pas pamjes sė jashtme, qė nuk ishte edhe aq e vėrejtur, ka jetuar
njė familje e madhe, e zakonshme pėr traditėn drenicake , nė tė cilėn
gjithkush kishte vendin e tij , por njėkohsisht kishte edhe tė pėrbashktėn e
tij me tė tjerėt. Tradicionalja ishte e ndėrthurur mrekullisht me pėrceptimin
real tė jetės, dhe mes gjithė kėsaj, do tė jetė pėrherė tejet i nderuar, njė
kult i heshtur, figura e nėnės, e rejave dhe e bijave. F A M
I L J A J A SH A R I
Ashtu si ėshtė e pamundur tė ndash Shaban Jasharin nga djemtė e tij,
po aq, e ndoshta mė shumė, ėshtė e pamundur tė ndash nipėrit e mbesat nga
trungu i tyre. Ata do tė rriten tė gjithė pėrmes tij dhe gjyshes sė tyre, do
tė marrin njėkohėsisht ndjenjėn e bukur tė familjes, por edhe pjesė nga
mendimi i saj. Themelore do tė jetė qė nė genet e tyre, natyrshėm, krejt
njėtrajtshėm, pa asnjė lloj sforcimi, do tė rridhte i njėjti gjak dhe e
njėjta ide, e cila, megjithėse ende e paformėsuar krejtėsisht, do tė kishte
tė njėjtat tipare si ato tė gjyshėrve e katėrgjyshėrve tė tyre.
Do tė jenė brezi i gjashtė apo i shtatė i Jasharėve qė jetojnė nė atė
truall. Kjo nuk ėshtė e rėndėsishme. Ata do tė bėnin ēmos qė tė ruanin tė
njėjtin emėr tė mirė, tė njėjtėn ndjenjė mikėpritje dhe bujarie, fjalėn e
duhur nė ēastin e duhur, mosngutjen dhe respektin; do tė kishin nė vete, si
njė amanet tė lashtė, qė tė qėndronin sė bashku, deri nė mundėsinė e fundit,
dhe mbi tė gjitha, tė dinin tė vendosnin rendin e gjėrave. Dhe rendi i
gjėrave tek Jasharėt fillonte gjithnjė nė lidhjen e tyre me tokėn e Kosovės,
ngastrat e saj dhe vargmalet qė i shtrihen nga njėri skaj nė tjetrin,
rrafshnaltat, ujrat qė rrjedhin, tė rėnėt qė u flijuan, amaneti i tyre.
Nipėrit dhe mbesat u mėsuan tė dėgjojnė fjalė tė ndershme dhe tė urta, u
rritėn pėrmes tyre dhe , njėkohsisht, pėrmes shembullit qė e kishin para
vetes, herė tek gjyshi i tyre, pastaj tek gjyshja, tek mixha dhe tek etėrit e
tyre, tek nėnat dhe tek moshatarėt. Ishte njė rreth i mbyllur, qarkuar
gjithandej me ndjenjėn e sė mirės dhe tė afėrsisė pėr Kosovėn, dhe jashtė
kėtij rrethi, ata nuk mund tė dilnin dhe as qė donin tė dilnin.
Edhe sot, nė pjesėn veriore tė shtėpisė sė Jasharėve ka njė vrimė tė
madhe me diametėr mė se dy metra, e cila ėshtė shkaktuar nga granatimet. Kjo
ndodhi me 7 mars 1998, nė ditėn e tretė tė luftės. Kushtrimi, djali 13 vjeēar
i Adem Jasharit, kishte pak kohė qė nuk i dėgjonte mė krismat e pushkėve nga
kullat e shtėpive, e ndoshta ka menduar se ėshtė mė i fundit nė kėtė valė
qėndrese. Ėshtė 13 vjeēar, mė duhet ta ripėrsėris, qė kushdo tė mund tė ketė
nė parafytyrimin e tij njė djalė tė kėsaj moshe. Ēfarė bėn ai? Ai merr
pėrsėri automatikun nė dorė, me tė ka luftuar qė nė ēastin e parė, ėshtė dita
e tretė e luftimeve, dhe pėrmes asaj vrime, del nė pjesėn tjetėr, nė mes tė
dy shtėpive. Nuk e bėn nė mend tė ndalė luftėn, qėllon prej aty deri sa i
skuqet arma, aty edhe vritet. Ėshtė i fundit qė bie, ka qenė i pari qė e ka
ndezė luftėn.
Nėse pėr dikė tjetėr, qė ishte jashtė, do tė dukej e habitshme, se si
ėshtė e mundur tė luftohet njė ditė, pastaj njė natė, pastaj edhe njė ditė
tjetėr, pėrsėri njė natė e rishtas njė ditė, edhe nga fėmijėt 13 apo 14
vjeēarė, tek Jasharėt kjo ishte krejt e natyrshme, e zakonshme, diēka qė
kishte lidhje me jetėn, me emėrin e mirė dhe me dėshirėn pėr tė bėrė diēka mė
shumė nga sa ishte e mundur.
Nė shtėpi ata dėgjojnė tė flasin pėr gjyshėrit qė kurrė nuk e humbėn
emėrin e mirė, kanė vėnė si Zot mbi kokė gjyshin e tyre, e adhurojnė edhe nga
fakti se nuk ėshtė pėrulur, edhe kur ka qenė keq pėr bukėn e gojės, pėr njė
kokėrr misėr, edhe kur e kanė burgosur apo e kanė pushuar nga puna, edhe kur
e kanė leēitur apo nuk i kanė bėrė vend, si armik i pushtetit serb, as nė njė
gėzim familjar, e pėrsėri nuk ėshtė dhėnė, sepse e ka ditur se ėshtė nė
rrugėn e sė drejtės, se ėshtė nė vazhdėn e ruajtjes sė emėrit tė mirė dhe tė
dhėnies sė shembullit tė duhur.
Jasharėt e vjetėr ishin mėsues tė mirė, Jasharėt e rinj ishin nxėnės
tė denjė.
Shaban Jashari besonte nė pjellorinė e mendjes sė tij tė ēelniktė;
besonte se ēdo gjė ėshtė e drejtė dhe e ligjshme kur ėshtė nė shėrbim tė sė
vėrtetės, kjo gjė e bėnte atė tė zotėronte veten, tė kishte tė drejtėn pėr tė
qenė shembulli qė duhej ndjekur. Ai ishte nė vetdijen e nipėrve e mbesave njė
ndėrgjegje e pastėr, por e butė. Dukej hijerėndė, por ishte i dlirėt, nipėrve
pėrpiqej t'u jepte dlirėsinė.
Leēitja e pushtetit, burgosja, keqtrajtimet, rrethimet e kullave,
kishin dashur qė ta bėnin tė dilte nga populli; por ai kishte hyrė nė popull.
Ky ishte njėri ndėr mėsimet qė ai u jepte nipėrve e mbesave, ua jepte me
fjalėn e urtė, qetėsisht. Ia kishin ndaluar tė jetė i lirė, por nuk ia kishin
arritur, kėtė ia pėrcillte fisit tė tij. Ai urrente gėnjeshtrėn, dhe i
thėrriste me britma tė mėdha sė ardhmes, e parandjente, e pikaste qė mė parė;
e parashikonte atė tė frikshme, por edhe madheshtore, tė frikshme sepse
kishin pėrballė njė kuēedėr , dhe madheshtore, sepse ēlirimi prej saj do tė
ishte i pėrjetshėm. Ai e kishte kuptuar qė moti se pėr zgjidhjen e mjerimit
tė vajtueshėm njerėzor, jo sall tė familjes dhe fisit tė tij, duhej njė
ēlirues dhe i mėkonte nipėrit e mbesat tė ishin krah tė kėtij ēliruesi.
Shaban Jashari do tė ishte kurdoherė pjesė e pėrtėritjes sė madhe
njerėzore, por me logjikė, domethėnė, pėr njė shpirt tė brumit tė tij, nė
mėnyrė tė papėrkulshme. Logjika ka zemėrbutėsinė, ai e donte atė nė jetėn e
pėrditshme, por edhe donte qė njerėzit e tij tė kishin zemrėn e fortė pėr kohėn
qė do tė vinte. Ai nuk ishte asi njeriu qė kishte frikė nga ajo qė do tė
sillte e ardhmja, ai kėrkonte vetėm qė njerėzit e tij tė ishin tė pėrgatitur
pėr tė, sido qė tė vinte, edhe e dhimbshme deri nė palcė. Ai nuk kishte droje
se vigani popull mund tė zgjohej; ai donte vetėm qė zgjimi tė ishte me
logjikė, nė kohėn e duhur dhe me njerėzit e duhur. Kėtė ua mėsoi brezave qė u
rritėn pėrmes duarve tė tij dhe
prehėrit tė gjyshes.
Ndoshta mė herėt se tė tjerėt ai e kishte parė lirinė tė agonte, nuk
kishte frikė nga agimi i saj dhe flijimi qė do tė duhej nė emėr tė lirisė; ky
besim i plotė i kishte dhėnė jetė, dhe megjithėse pothuaj i shtyrė nė moshė,
kur erdhi koha e duhur dhe njerėzit e duhur ( ai ishte i lumtur qė bijtė e
tij ishin aty) kishte filluar tė ndjente se si po rriteshin mė shpejt se sa
duheshin nipėrit e mbesat e tij. Ndoshta do tė kishte dashur qė rrita e tyre
tė ishte e natyrshme, mirėpo koha vetė ishte tjetėrlloj.
Nga viti nė vit i kishte parė ngjarjet tė rriteshin, kishte pasur
droje nė krye se mos gjithēka dėshtonte, si kishte ndodhur shumė herė, e
vėrente rriten e luftės mė shumė se sa vėrente rriten e njerėzve tė tij, e
dinte se lufta kishte arsyen dhe tė drejtėn, dhe sa mė shumė qė ajo, lufta, u
fuste frikėn pushtuesve serbė, aq mė shumė ai e ndjente veten tė siguruar. Nė
22 janar tė vitit 1998, kur pas rrethimit tė dytė tė Jasharėve, ai shikoi se
si trupat serbe po terratiseshin nė agoni, mendoi me vete dhe pastaj u tha tė
tjerėve se nuk kishte dashur gja tjetėr nė kėtė jetė, veē tė shifte
kurrizin e trupave serbe kah ia mbathshin.
Viti 1998 ėshtė njė vit i ngjeshur. Stuhia ėshtė aty, gati, nė tė
gjithė tėrbimin dhe madhėshtinė e saj. Ai ėshtė i qetė tashmė. E di se e ka
kryer njė pjesė tė madhe tė detyrės sė tij: e di krejt mirė si nipėrit e
mbesat e tij, ashtu si bijtė e bijat, rejat dhe dashamirėt, tashmė janė gati
pėr ta pėrballuar atė. Disa qenie njerėzore janė krijuar pėr furtuna tė
mėdha. Shpirtrat e mbrujtura pėr stuhi ekzistojnė nė kėtė botė. Jasharėt janė
njė shembull prej tyre. Kėto ishin
Jasharėt deri nė 7 marsin e vitit 1998.
Por miti, e aq mė tepėr miti kombėtar, kėrkon besim, ndaj dhe nuk
ėshtė aspak e udhės qė t'i paraqesėsh kėto njerėz pėrmes logjikės sė
kristaltė. Nuk ėshtė vetėm ndjenja, ndjenja vėllazėrore ajo qė mund t'
kuptojė. Ėshtė shumė mė tepėr se kaq.
Megjithatė, pėr tė ardhur deri kėtu, ka qenė njė rrugėzim i gjatė...
Si e thashė nė fillimin e kėtij punimi, pėr tė ditur gjithēka qė
kishte ngjarė, do tė ishte mirė tė ktheheshim pak mė pas.. Pasi u kthyem nė
atė qė kishte ndodhur ngjat, le tė kthehemi nė fillesėn e ngulitjes sė
Jasharėve.... F I LL
E S A
Treqind vite mė parė, nga tre vllezėr, Jashari, Kadriu dhe Meha nė
Prekazin e Poshtėm, bri Skenderajt, ngrihen tri lagjet e para tė saj; e
katėrta, mė e vonė, do tė jetė ajo e Lushtakėve. Jashari i madh do tė kishte
tre djem, mė i vogli prej tyre do tė jetė Murati, nga i cili rrjedh Fisi i
sotėm i Jasharėve. Dy herė, vetėm dy herė, nė treqind vite, qė nga fillesa
dhe deri nė marsin e vitit 1998, Fisi i Jasharėve do tė kishte nga tre djem.
Nė fillim, kur nis historia e Fisit dhe nė gjakun e Shaban Jasharit.
Gjithėherė kishte pasė njė djalė tė vetėm, fill peri qė mund tė kėputej,
rrjedhė qė mund tė ndalohej, drejtpeshim qė mund tė prishej. Prandaj edhe ėshtė
e lehtė tė dihen rrjedhat nga kanė ardhur. U ėshtė dashur tė mbajnė mend
vetėm njė paraardhės. Asnjė degėzim tjetėr. Stėrkatragjyshi, katragjyshi,
stėrstėrgjyshi, stėrgjyshi, gjyshi, baba...gjashtė breza...mė pėrtej nuk
dihej, ajo qė do tė vinte do tė ndėrtohej nga vetė njerėzit. Rifati do tė
ishte vllai i madh, Hamza pas tij dhe, mė i riu, Ademi. Pesė motrat e tyre do
tė jenė shkak i miqėsive fisnike. Ishte bėrė hapja e Fisit, si duket ajo qė
po vinte do tė kishte nevojė pėr mė shumė se njė krah tė Fisit tė Jasharėve.
Jasharėt e tjerė, bri tyre ishin shumuar prej kohe, ata ishin aty, rreth e
rrotull, ujė i tė njėjtit burim, gjak i pėrbashkėt, do tė kishte edhe
vazhdimin e pritshėm, qėndresė e pėrbashkėt. Ditėt e 5, 6 dhe 7 marsit
dėshmuan shumė mė tepėr se gjak tė pėrbashkėt.
Tė rrosh siē duhet pėr Jasharėt do tė thotė tė jesh i lidhur me tokėn,
me livadhet dhe pyjet pėrreth, tė jesh njė vatėr e ndershme, bujare, do tė
thotė tė provosh gjithēka, edhe tė mirėn, edhe tė keqen dhe qė tė dyja nė
shfaqjen e tyre mė tė thekshme. Do tė ishte e kotė pėr ēdo lloj regjimi qė tė
ndryshonte tiparet e kėsaj familje dhe tė shpėrfytyronte pėrmasat e Fisit tė
Jasharėve. Ndodhte diēka e ēuditshme, sa herė qė presioni shtohej dhe rėndimi
i tij dukej i pėrbindshėm, pa asnjė rrugė shprese dhe mundėsie, Familja
mblidhej edhe mė tepėr rreth vetvetes, tiparet e saj nguliteshin edhe mė
shumė, deri sa tė dukeshin se ishin ngurtėsuar. Do tė kishte ēaste tė rėnda,
do tė vinin edhe momente kur dukej se ishte e vėshtirė tė vendosej, dhe do tė
ndodhte qė shumėkujt do i dukej e tepėrt, jo vetėm rėndesa mbi kėtė Familja,
por edhe qėndresa e saj.
Ndaj, si kujton Rifat Jashari:
Nė ato kohė tė vėshtira, shumė njerėz i kanė thėnė babagjyshit qė ta
shesė tokėn dhe pasurinė dhe ta lėshojė vendin, sepse kishin menduar se vetėm
ashtu familja jonė mund t'i shpėtojė zullumit tė madh qė po i bėnte pushteti.
Por, babagjyshi nuk kishte dashur ta bėnte kėtė. Nga tė parėt, ai kishte
trashėguar afėr 19 hektarė tokė e mal, dhe kėtė pasuri ne, pasardhėsit e tij,
e kemi edhe sot e kėsaj dite, nė kėtė vend, nė Prekaz.
Kur thashė mė sipėr se, nga dhuna, nė shenjė qėndrese, tiparet e
Familjes dukej sikur ishin ngurtėsuar, nuk e kisha fjalėn vetėm pėr burrat e
djemtė e kėsaj familje. Stėrgjyshja e kėsaj familje, Halimja, nga fshati
Kastriot, atėherė kur njerėzit ngulnin kėmbė qė Familja tė ikte prej vatrės
ku kishte bėrė jetėn e saj, ajo do tė ngulte kėmbė se Pasuria nuk shitet. Nė
qoftė se ky djalė, Shabani, qė na e ka falė Zoti, ėshtė me ymėr, do ta
trashėgojė kėtė vend.
Si vjen dita, si rrotullohen motet, shkojnė vitet e dekadat, dhe nė
kėtė Familje tė duket se nuk ka lėvizur asgjė nga ajo qė kanė lėnė tė parėt,
ėshtė po ajo kėmbėngulje, e njėjta forcė, mentalitet i njėjtė, qė lidhet mbi
tė gjitha me tokėn e vendin ku kanė lindur, me arat e bashtinat, me njerėzit
dhe pyjet, kullotat dhe ujrat qė rrjedhin, me vendin ku e kanė bėrė nė mend
tė vdesin. Dekada mė vonė, si tė ishte pjesė e rikthesės sė kohės, Hamzė
Jashari, kur do i thonin se po afrohet ora e dhunės sė madhe dhe do tė ishte
mirė tė iknin, diku nė perėndim, qoftė edhe sa tė qetėsoheshin dallgėt, do tė
pėrgjigjej njėlloj si stėrgjyshi tij se Nė kėtė vend kemi lerė, prej kėtij
vendi nuk e kemi ndėr mend tė ikim, kėtu edhe do tė vdesim. Tė duket sikur
koha ėshtė sjellė rrotull pėr njėqind, dyqind apo treqind vite dhe ata qė
kanė shkuar, kanė tė lėnė tė njėjtėt nė vatrėn e tyre. Ėshtė rikthim i
mrekulleshėm, riciklimi i vlerave dhe i virtyteve.
Nė tė vėrtetė kjo do tė ishte edhe ndėr ēastet fatlume tė Kosovės.
Nė kėtė truall u lindėn Rifati, Hamza dhe Ademi. Shumė shpejt, jo
ēuditėrisht, shumė shpejt do tė vinte koha e tyre, do tė vinte momenti kur
ata tė ndjenin mbi vete peshėn e dhunės. Do e shihnin fillimisht tek i ati i
tyre, mėsuesi Shaban Jashari, qė nuk lejohej tė jepte mėsim, sepse ishte i
leēitur, i leēitur dy herė, nga pushteti dhe rrjedhojė e tij, edhe nga
njerėzit. Do tė vinte koha e ngushticės, kur portat e kullave tė tyre do tė
hapeshin rrallė herė pėr miq e dashamirė, kur dyer tė tjera do tė quheshin tė
mbyllura pėr to; kur nuk do tė kishin pjesėn e tyre nė gėzimet e dasmave e tė
fejesave, kur do tė fillonin tė ndjenin vetminė, por nuk do i pėrkulte
vetmia. Do tė kishte momente kur regjimi zgjaste kulaēin, bėjuni urė e jona
dhe ju a shtrojmė si tė doni, por ajo ishte njė urė ku nuk kishte kaluar
kurrė asnjė nga Fisi i Jasharėve, dhe pas saj vinte menjėherė kėrbaēi i rėndė
i dhunės serbe, dėbimi nga puna, arrestimi, ngulatja nėpėr burgjet serbe,
ngujimi nė shtėpi sipas urdhėrit tė policisė, tatimet e njė pas njėshme,
pastaj pėrsėri arrestimet, dhe nė fakt, nė treqind vite, thuajse asnjėri nga
burrat e djemtė e kėtij Fisi nuk qėndroi jashtė burgjeve tė dhunės.
Njėkohsisht, asnjėri prej tyre nuk u ndje i thyer dhe nuk kishte pėrse.
Ishte njė fillesė e zakonshme pėr Prekazin dhe nė tė njėjtėn kohė pėr
Drenicėn. Diku ndjehej mė shumė, diku ndjehej mė pak, dikush ishte i huaj, i
ftohtė dhe i largėt me pushtetin, do tė kishte edhe fillesa marrėveshjesh, qė
nuk zgjasnin shumė dhe qė asnjėherė nuk do tė ishin nė gjirin e kėtij Fisi.
Jasharėt hynin tek njerėzit dhe familjet qė i kishin pėrherė marėdhėniet e
ftohta, tė huaja dhe tė largėta me pushtetin serb ose me serbishtet e tyre.
Nuk do tė ndjenin kurrė, nė asnjė moment, keqardhje pse i kishin ngritur
kėshtu kėto marėdhėnie, nė tė kundėrtėn , do tė ndjeheshin mirė. Ata nuk do
tė pėrpiqen kurrė t'i lehtėsojnė marėdhėniert e ngurta dhe tė idhta me
pushtetin, megjithėse e dinė se, pas ēdo refuzimi, do tė kishte shtypje mė tė
madhe. Nė tė vėrtetė ata e kishin tė vetėn devizėn e tė atit tė tyre,
Shabanit, se Ma mirė me hekė e me u flijua vetė, sesa me marrė nė qafė shumė
njerėz tė tjerė. Idea e flijimit ishte e herėshme, askush nuk duhej tė
ēuditej qė ajo do tė vinte krejt natyrshėm disa dekada mė vonė dhe nė ato
pėrmasa qė dihen.
Nėse u larguan gjithnjė e mė shumė e u bėnė tė huaj me pushtetin,
Jasharėt u lidhėn me shumė me tokėn dhe me bukėn. Nėse do tė leēiteshin nga
pushteti, ata do tė ishin tė afėrt me punėn. Nuk e kishin ndėrprerė kurrė
atė, e kishin menduar se do tė kishin dhunė e egėrsi mbi Familjen e tyre, por
kishin menduar po ashtu se, duhej tė kishte njė rrugė mbijetese, e natyrshėm
do tė vinte nga djersa qė do tė derdhnin. Gjithė ditėn nėpėr arat e bashtinat
e familjes, nė darkė, nė dhomėn e burrave, djemtė e rinj do tė dėgjonin tė
vėrtetėn pėr Shaban Polluzhėn, pėr shkakun pse i ishte bashkėngjitur prej
fillimit Shaban Jashari rradhėve tė tij, bisedohet se ēka e bėn tė fortė
Kosovėn dhe pasha ditėt kur kena kenė Shqipni.
Kjo ėshtė fillesa, e cila kalon pashmangshėm pėrmes katėr kėndeve,
traditės sė stėrgjyshėrve, tokės ku kanė lindur e ku e kanė nė mend tė
vdesin, mėsimeve tė babait tė tyre, Shabanit dhe mėsimit qė duhet t'i lėnė
fėmijve tė tyre.
Asgjė tjetėr nuk ėshtė mė e rėndėsishme pėr to, pėr asgjė nė botė nuk
do tė heqin dorė prej tyre, dhe, kur tė vijė momenti, do tė dėshmojnė se
kishin pasur vetėm njė gabim nė pėrllogaritjen e tyre: mėsimi qė do tė kishin
dashur tė lėnė pėr fėmijėt e tyre ishte rritur nė pėrmasa tė pallogaritshme,
ishte bėrė mėsim pėr tė gjithė njerėzit qė e duan vendin e tyre. Nuk ishin
nisur tė bėnin kaq shumė, ata si nė balladat e lashta, ishin nisur tė bėnin
pjesė tė detyrės sė tyre pėr Kosovėn, kurse nė tė vėrtetė, krejt natyrshėm,
ishin bėrė shumė mė tepėr se kaq.
Kthimi tek mėngjezi i 5 marsit...
Kishte filluar tė agonte dhe nuk dukej asgjė e jashtėzakonshme. Ishte
njė fillim marsi, ndoshta si ēdo ditė tjetėr e kėtij muaji, nė tė cilin
pranvera ndahet nga dimri. Gjithė natėn, dy djem tė Fisit, Bashkimi dhe Aliu,
kishin bėrė roje. Ngrica e bardhė dukej ende si shtrojė pėrmbi fushat dhe
vendet pėrreth mbartnin qetėsinė e zakonshme tė mėngjezit. Kishte kaluar ora
pesė dhe njerėzit kishin filluar tė zgjoheshin. Nė oborret e brendshme tė shtėpive
lėvizte qetėsisht Hamza, gjithnjė me ndjenjėn e mirė tė tė qenurit nė shtėpi.
Ishte nė netėt e rralla kur ndodhte njė gjė e tillė. Tetė vite ilegalitet i
kishin larguar me shtėpinė, por i kishte afruar me njerėzit e saj. Pas pak do
tė dukej tymi i magjeve tė bukės dhe do tė ishte njė ditė si gjithė tė
tjerat.
Iku shkurti i dimrave, hyri marsi i luftrave.
Nuk do tė ishte njė mars i zakonshėm dhe kėtė e tregonte njė
mitraloz i vendosur nė njė pikė tė shėpisė. Nipi dhe mixha, Bashkimi dhe
Hamza, po bisedonin me njėri tjetrin, kur nga oda doli Ademi dhe u tha
qetėsisht, tepėr qetėsisht, si tė ishte fjala pėr diēka qė ishte pritur prej
kohe se forcat serbe po rrethojnė Llaushėn. Kishte qenė njė telefonatė nga
lagjja e re e Skenderajt. Dikush i kishte thėnė se i kishin parė forcat serbe
duke ardhur nga Llausha. Shkoi drejt Hamzės, qėndroi pranė tij dhe i tregoi
pėr atė qė i kishin thėnė. Tjetri e shikoi qetėsisht, ndezi edhe njė cigare
tjetėr, kėtij mėngjezi po i shijonte mė shumė se herėt e tjera dhe i tha se Pėr
hajėr na qoftė, ne kemi vendosur kėshtu dhe nuk ka rrugė tjetėr. Pėr besė,
nuk ka rrugė tjetėr, - shtoi pas pak dhe bėri tė futej brenda.
Bėni gati disa armė se po shkojmė nė Llaushė, tha Ademi dhe
njerėzit u vunė nė lėvizje.
Pas pak erdhi njė telefonatė tjetėr, kujton nipi i tij, Bashkimi, dhe
u thanė se forcat serbe nuk po shkojnė nė Llaushė, por drejt Aēarevės. Nuk
kishte ndėrruar asgjė nė qėndrimin e tyre, nuk do tė shkonin nė Llaushė, por
nė Aēarevė. Ishte rritur harta e sulmit tė pritshėm tė forcave serbe, kjo do
tė thonte se ishte rritur harta e rezistencės.
Telefonata tjetėr do tė pėrmbysė rendin e gjėrave, por jo
qėndrimin ndaj tyre. Forcat serbe po vijnė drejt jush, drejt Prekazit.
Tani nuk kishin pėrse tė lėviznin. Tani u duhej tė zgjidhnin dy
rrugė, ose tė iknin, ose tė qėndronin. Ndoshta kushdo do tė mund tė kishte
vėnė para vetes kėtė pikėpyetje, tė ikėsh pėr tė ardhur pėrsėri, apo tė
qėndrosh. Do tė ishte nė fund tė fundit njė pyetje e zakonshme pėr ēdo njeri
tė zakonshėm. Megjithatė nuk ndodh kėshtu. Nga oda, ky po bėhej gati tė
merrte rrugė drejt luftės, nė Llaushė apo nė Aēarevė qoftė ajo, vjen njė kumt
i ri, krejt i thjeshtė dhe krejt i kuptueshėm: Djem, zini pozicionet se na e
paskan mėsyer neve.
Kaq, vetėm kaq dhe asgjė tjetėr.
Zgjimi i 5 marsit do tė bėhej pėrmes tri telefonatave, por nė mes tė
tria do tė kemi tė njėjtin qėndrim, duke ndėrruar vetėm vendndodhjen e rendit
tė gjėrave. Fillimisht ėshtė Llausha, pastaj Aēareva, pastaj Prekazi. Kėshtu
ka ndodhur rendi i gjėrave dhe kėshtu u ėshtė pėrgjigjur ai. Mė saktė, kėshtu
i janė pėrgjegjur ata, tė Familjes dhe tė Fisit.
A kishin mundėsi tė iknin?
Sigurisht qė po, pėr deri sa po bėheshin gati tė merrnin rrugėn pėr
Llaushė ose pėr nė Aēarevė. Ata po shkonin drejt luftės, kudo qė tė ishte
ajo, lufta po vinte drejt tyre.
Pėrse nuk ikėn dhe tė riktheheshin nė njė ditė tjetėr?
Pėrse, nė orėt e para tė mėngjezit, pėrmes agut tė 5 marsit, qė sapo
kishte filluar tė zbardhte, nuk morėn rrugėn e ikjes gratė, pleqtė, fėmijėt?
Do tė kthehem mė pas nė pėrgjigjen e kėsaj pyetje, por njė gjė duhet
sqaruar qė nė fillim. Pėr t'i thirrur pėr luftė, pėr secilin pėr pjestarėt e
familjes, cilindo, do tė ishte e mjaftueshme vetėm njė thirrje e qetė, krejt
e zakonshme, djema, bėhuni gati se na e paskan mėsyer neve, ndėrsa pėr t'i
hequr prej aty, me tė mirė apo me pėrkdheli, me forcė apo me urdhėr, do tė
duhej shumė mė tepėr se njė fjali e
zakonshme. Ndoshta ky ishte i vetmi rast kur pinjollėt e rinj tė Familjes nuk
i bindeshin tė parėve tė tyre.
Si thashė, do tė kthehem mė pas nė pėrgjigjen e kėtyre dy pyetjeve, tė
cilat janė bėrė atyre ditėve, janė bėrė mė vonė dhe nuk bėhen mė. Nė mėngjezin e 5 marsit nuk kishte kohė
pėr pėrgjigje tė tilla. Ishte momenti kur secili qė e dinte vendin e tij, do
tė shkonte drejt atij pozicioni, kur Familja do tė shumėfishohej nga Fisi,
kur njė lagje, ajo e Jasharėve do tė dukej sikur ishte e bashkėrrethuar edhe
me lagjet e tjera tė Prekazit tė Poshtėm.
Askush nuk e dinte se ky do tė ishte 5
marsi i kthimit tė sė vėrtetės nė legjendė. Rrethimi po bėhej i plotė, i
trefishtė, i zjarrtė dhe i hekurtė. Qė prej dekadash nuk ishte parė njė
rrethim i tillė nė Kosovė.
Njerėzit nė kullat dhe nė odat e burrave po prisnin. Pėrtej kthesės sė
parė, aty ku rruga merr nė tė djathtė drejt Skenderajt, u dukėn tanket e
para. Megjithėse ishte agu i ditės, ata dukeshin edhe mė zinj se herėt e
tjera. Pastaj tanket e tjerė filluan tė dalin edhe nė anėn e kundėrt tė
shtėpive dhe drejt pozicioneve qė kishin zėnė dy nga djemtė mė tė rinj tė
shtėpisė, Besimi dhe Fitimi. Njerėzit, sidomos nė Shqipėrinė
londineze, qė janė mėsuar tė dėgjojnė pėr Ademin e Hamzėn, do tė ishte e
natyrshme tė pyesin se kush janė kėto tė dy, Besimi dhe Fitimi. Mund tė themi
vetėm kaq se, tė dy nuk i kishin kaluar tė 14 vitet dhe se kjo qė po
fillonte, pas 22 janarit tė tė njėjtit vit, do tė ishte beteja e dytė e jetės
sė tyre.
Tanku u ndal pėrballė pozicionit tė tyre dhe ngriti tytėn e gjatė dhe
tė hekurt. Tė dy djemtė u pėrulėn mbi mitraloz dhe nga pozicioni qė kishin
zėnė nė qoshen e njė objekti, filluan tė qėllojnė. Filluan tė gjuajnė tė
parėt, pasi forcat serbe ishin afruar shumė. Kishin detyrėn tė mbulonin
pjesėn kah fabrika e Municionit, sipėrfaqen e sipėrme prej nga policėt dhe
paramilitarėt serbė po tentonin tė afroheshin. Ishin krismat e
para tė asaj lufte... I kishin nisur dy djem, trembėdhjetė dhe katėrmbėdhjetė
vjeēarė. Krismat filluan tė
dėgjohen deri larg. Ishte njė ushtimė qė kishte filluar tė zgjaste njė ditė,
njė natė, pėrsėri ditėn tjetėr dhe natėn tjetėr, edhe njė herė nė ditėn e
tretė... Dėgjohej nė tė gjitha
viset pėrreth, herė pas here ajo shkonte shumė pėrtej Prekazit dhe
Drenicės... sė bashku me dėgjimin e ushtimave lindi edhe pyetja, kush po
lufton...
Fillimisht, se kush po lufton e dinin ata qė ishin krah tij,
sepse ishin tė njė llogoreje (tani flitej pėr llogore lufte), pastaj, mė tej
e dinin bashkėluftėtarėt e tij disi mė tutje, tė cilėt, megjithė pėrpjekjet
nuk do tė arrinin t'i vinin nė ndihmė pėrmes njė rrethimi tė trefishtė; tepėr
shpejt do tė fillohej tė bėhej i njohur fakti se cilėt ishin rrethuar dhe ku
po vazhdonte lufta nė tri ditė e dy netė, emėri i Drenicės, edhe njė herė po
bėhej i kahdoshėm, pastaj vemendja u pėrqėndrua tek nocioni i njė fshati, po
ashtu me emėr, Prekazi i Poshtėm, pėr 'u ndalur nė simbolin e gjithė asaj qė
po ndodhte, Adem Jashari. Lufta kishte nisur prej kohe, ajo kishte kėrkuar
njė Prijės, ai ishte gjendur, tani po kėrkonte njė Mit, ai po vinte, do tė
donte edhe njė Legjendė, ajo po ngjizej brenda pak ēasteve. Mrekullisht,
Prijėsi, Miti dhe Legjenda do tė ishin nė njė emėr. (
) |
© Pashtriku.org, Mars'2012 |