KLIKONI MBI BANER
Me rastin e 15 vjetorit të masakrës së Serbrenicës
![]() SI NDODHI MASAKRA E SERBRENICËS MË 11 KORRIK 1995?! ![]() Moderatori i pashtriku.org, 10. 07. 2010
![]() Pesëmbëdhjetëvjet (15) vjet më parë, saktësisht më 11 korrik 1995 - në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë boshnjak të paarmatosur. Plani për këtë masakër u projektua nga varrmihësi Sllobodan Millosheviç në Beograd, ndërsa realizimi i tij në teren u jetësua nga forcat militare dhe paramilitare serbe në krye me kriminelin Ratko Mlladiç. Kjo masakër bëhet akoma më e tmerrshme, kur kemi parasysh faktin e prezencës së trupave ndërkombëtare të UNPROFOR’it në këtë rajon ku u krye krimi !!! Sipas dokumenteve filmike që disponojmë, në masakrën e Serbrenicës është përfshirë edhe kisha ortodokse serbe. P.SH.,Forcat kriminale serbe „SKORPIONËT“( pjesë e MUP'it serb ) të cilët morën pjesë në masakrën e Serbrenicës, para se të niseshin në këtë operacion kriminal morën bekimin e kishës serbe, e cila historikisht ka qenë promotore shiprtërore për realizimin e projekteve shfarosëse nga shteti serb. S u gj e r i m: Luten të rinjtë nën moshën 18 vjeç, të mos e hapin këtë videofilm, sepse pamjet që tregohen aty janë të papërballueshme për moshën e tyre!
Shikoni me kujdes filmin origjinal:
![]() Për të pasur një pasqyrim real mbi rrugëtimin e forcave kriminale serbe në krye me kriminelin Ratko Mlladiç, gjatë operacioneve shfarosëse në Serbrenicë, në vijim ju ftojë të shikoni videofilmin: “Srebrenica 11/7/95 - Genocide in Europe 1/20“ Edhe pas 15 vjetësh nga masakra e Serbrenicës, krimineli Ratko Mladiç akoma nuk është arrestuar, përkundrazi ai së bashku me shumë kriminelë tjerë jeton i lirë, në Republika Serpska dhe në Serbi. Më 10 qershor 2009, F-TV në Sarajevë, për herë të parë publikon xhirime filmike të kriminelit Ratko Mladiç, i cili shihet duke bërë jetë normale në rrethin e gjerë familjarë…! Shikoni videofilmin:
Për të gjitha lëvizjet e Ratko Mladiçit nëpër teritorin e Republikës Serbska (në Bosnje) dhe atë të Serbisë janë në dijeni jo vetëm shërbimi serbë, por edhe shërbimet e huaja, dhe është e çuditshme, shumë e çuditshme, pse nuk arrestohet ky kriminel. Bashkësia ndërkombëtare, në vend se t’i bëjë presion Serbisë për ta arrestuar Mlladiçin dhe të gjithë kriminelët tjerë, për çudi Brukseli bëri liberalizimin e vizave për Serbinë, ndërkohë që BiH dhe Kosova (ku Serbia ka kryer krime), kanë mbetur jashtë këtij prioriteti! Ky veprim tregon shumë qartë se Brukseli prej kohësh po promovon një demokraci të "frikshme" në këtë pjesë të Evropës!
* * *
FOTO QË “RRËFEJNË” MË SHUMË SE FJALËT! |